HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vdekja e Rugovės
- humbje pikėlluese pėr kombin shqiptar

-- nga Arben ĒOKAJ, Frankfurt 21.01.2006

Arben Ēokaj Ka ndodhur shpeshherė nė historinė e njerėzimit, qė nė momentet mė pikėlluese, kur populli i humb tė gjitha shpresat, njė dorė ndihme vjen nga jashtė, njė i dėrguar i zotit. Pėr kėtė arsye, njerėzit kanė krijuar besėtytninė: zoti ēon gjithmonė tė dėrguarin e tij, qė t'i shpėtojė. Edhe profetėt qė respektohen me fanatizėm nga fetė e ndryshme, erdhėn pėr njerėzimin nė kohėn kur njerėzit kishin nevojėn mė tė madhe pėr ta. Dhe mbetėn nė historinė njerėzore, si njerėz - profetė me ndikim tė madh shoqėror.

Profetėt, shenjtorėt dhe tė dėrguarit e zotit, nuk bėhen, nuk krijohen - ata lindin. Ata lindin aty, ku zoti ua cakton pėr fat qė tė vijnė nė jetė - aty ku populli pret ardhjen e tyre. Shenjtorja shqiptare Nėnė Tereza lindi nė njė familje fisnike shqiptare, nė kohėn kur raca shqiptare vuante nėn turbulencėn e konvertimit. Misioni i saj u pėrmbush vetėm pasi ajo u largua nga familja e saj dhe iu pėrkushtua plotėsisht virtytit mė tė mirė: flijimit tė jetės nė shėrbim tė krijuesit, nė ndihmė tė mė tė vobektėve prej tė vobektėve.

Presidenti Ibrahim Rugova

Dhe askujt nuk do t'i shkonte mendja deri mė sot, se nė njė familje tė fisshme shqiptare, diku thellė nė njė fshat tė humbur shqiptar tė Istogut, pas luftės sė dytė botėrore, do tė lindte njė pinjoll shqiptar, i brishtė nga fiziku por me fuqi shpirtėrore prej vigani - njė i dėrguar i zotit, i cili me qetėsi dhe madhėshtinė e virtytit, do tė pėrēonte fuqishėm tek populli i vet, mesazhin e lirisė dhe tė jetės.

Njerėz si Rugova nuk lindin pėrditė nė gjirin e njė populli. Duhen shekuj qė njė popull tė nxjerrė njerėz tė tillė - ose mė saktė, t'i vijnė tė dėrguar tė tillė. Rugova kaloi nėpėr kalvarin mė tragjik qė mund tė kalojė njė popull, ai pėrjetoi humbjen mė tė madhe qėkur ishte foshnjė, kur ēetnikėt serbė i vranė babain e tij sė bashku me gjyshin. Rugova nuk pati fat tė njohė tė atin e tij, dhe sytė i drejtoi qiellit pėr tė shquar krijuesin e vet.

Vuajtja pjesė e jetės
- mjet pėr tė duruar dhimbjen dhe pėrballuar humbjet

Nė alkiminė e sjelljes sė Dr. Rugovės, tė gjithė vėrenim diēka tė veēantė: aftėsinė e tij pėr tė ngjizur, pėr tė krijuar, pėr tė bėrė pėr vete si pa tė keq edhe kundėrshtarėt, dhe kjo pa u imponuar kurrė. Jo vetėm me shallin qė mbante rreth qafės, nė kujtim tė babait tė munguar, kur u bė figurė publike, por edhe me qetėsinė dhe maturinė e tij, mosmarrjen publikisht me vogėlsira, apo sulme personale, aq tė famshme pėr figura tė tjera shqiptare e ballkanase, jetėn e tij disi tė tėrhequr, qė shpėrndante mister dhe respekt pėr tė gjithė. Rugova ishte intelektual paqėsor, pa rrezikshmėri pėr askėnd, dhe njė bashkėbisedues i besueshėm.

Dhe siē ndodh me ēdo tė dėrguar tė zotit, ai vjen nė jetė pėr tė vuajtur pėr tė tjerėt dhe nė jetėn e tij tė shkurtėr, ai pėrēon tek njerėzit mesazhin e tij tė madh. Por njerėzit nuk arrijnė ta kuptojnė qė nė fillim kriptikėn e liderit tė tyre shpirtėror, se pėr kombin shqiptar Rugova ishte udhėrrėfyesi mė i mirė i rrugės drejt lirisė dhe pavarėsisė, me humbje minimale. Dhe kjo ėshtė njė mrekulli nė vetvete!

Kombet e sotme moderne, qė kanė patur sukses nė rrugėn e tyre, tė gjitha e kanė patur nga njė apo mė shumė udhėheqės shpirtėrorė nė rrugėn e tyre drejt progresit. Ibrahim Rugova do tė hyjė padyshim nė piedestalin e figurave mė tė mėdha tė kombit shqiptar, ai do tė glorifikohet nė vlerat e tij reale pėr popullin e Kosovės, duke u kthyer nė njė figurė themelore pėr fatin e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės dhe pavarėsisė sė saj.

Kundėrshtarėve dhe kritikėve tė Rugovės, t'u vijė turp sot pėr shėrbimin e keq, qė i kanė bėrė vetes dhe vendit tė tyre. Shpresoj qė ata ta kuptojnė dhe tė reflektojnė, siē edhe kanė bėrė disa prej tyre, pėr qetėsimin e gjakrave brenda subjektit politik kosovar dhe tė punojnė bashkėrisht, larg meskinitetit, tė udhėhequr nga shembulli vizionar i Presidentit Rugova.

Rugova vuajti shumė deri nė kėtė ditė, kur u preh nė njė paqe tė pėrjetshme. Por ai pati njė mision nė jetė dhe kėtė e arriti me sukses. Ai e shpėtoi popullin e Kosovės nga njė shfarosje masive; ai me filozofinė e tij tė veēantė paqėsore e ndėrkombėtarizoi Kosovėn e vogėl dhe e solli aq pranė lirisė e shumėpritur. Rugova u bė figura themelore e popullit tė Kosovės, ikona e shpresės pėr liri e pavarėsi. Rugova u bė padyshim liberator i popullit tė vet fisnik e tė shumėvuajtur - njė ndėrmjetės i pazėvendėsueshėm ndėrkombėtar, duke rritur kuptueshmėrinė e tė tjerėve pėr tė vėrtetėn kosovare. Nė koncepte arkaike, Rugova mori nė vetvete rolin e babait tė kombit shqiptar, nė Kosovėn e re qė po lindte.

Gjatė rrugės sė tij 16-vjeēare nė krye tė politikės kosovare, Rugova humbi shumė miq e bashkėpunėtorė tė ngushtė, por ai nuk u dorėzua kurrė pėrballė vėshtirėsive dhe sfidave tė pushtuesit, nė njė Kosovė tė dominuar nga forcat brutale dhe tė paarsyeshme serbe, apo dorės sė tyre vrastare nė Kosovė. Mesazhi i Rugovės ishte gjithmonė shpresėdhėnės, sa tė krijonte pėrshtypjen se besonte nė frymėn e shenjtė, qė i udhėrrėfente atij rrugėn drejt lirisė sė popullit tė tij tė pushtuar e tė nėpėrkėmbur.

Ndjesia instiktive pėrtej asaj qė shquhet

Rugova arrinte tė shikonte pėrtej aftėsisė sė shikimit tė tė tjerėve. Ai kishte njė besim tė madh tek potenciali dhe vitaliteti i popullit tė tij, dhe i kuptonte mjaft mirė edhe dobėsitė e brendshme. Besimi i tij u bė udhėrrėfyes i suksesit tė tij personal dhe i suksesit tė LDK-sė si lėvizje politike. Ai nuk dyshoi kurrė dhe nuk e priste kurrė tė keqen nga populli i vet, ndonėse siē dihet pėr raste tė tjera, shėrbimet jugosllave kishin pėrdorur shpeshherė shqiptarėt pėr tė eliminuar figura tė njohura politike nė Kosovė.

Vdekja e Rugovės tregoi se edhe perėnditė nuk janė tė pėrjetshme - i pėrjetshėm ėshtė vetėm kujtimi i tyre. Se Rugova ishte njė perėndi, njė orakull ndjellamirė pėr popullin e vet. Kur humb njė njeri kaq tė ēmuar, atėherė dhe vetėm atėherė, e ndjen humbjen e madhe. Populli i Kosovės nė ēdo vėshtirėsi, do e kujtojė Rugovėn pėr ndihmė - ashtu sikur thėrrasim "O Zot!" kur kemi nevojė pėr tė. Por tė mos mbeten vetėm me kaq - kosovarėt duhet tė ndjekin shembullin e Rugovės pėr tė fituar pavarėsinė e projektuar nga Presidenti Rugova dhe tė vazhdojnė me sukses ndėrtimin e institucioneve demokratike nė Kosovė.

Nė procesin e negociatave pėr pavarėsinė e Kosovės, Rugova kėshilloi se Pavarėsia e Kosovės ėshtė njė ēėshtje e panegociueshme! Kam shpresė se grupi negociator kosovar do ta ruajė me fanatizėm kėtė linjė themelore nė negociatat e ardhshme, pėr tė pėrmbushur njė detyrim tė madh, qė ata i kanė pėr borxh popullit tė Kosovės dhe liderit tė tyre shpirtėror, Ibrahim Rugova.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara