HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkolla e administratės publike

-- nga Arben ĒOKAJ*, 25 maj 2006

Arben Ēokaj Administrata shqiptare, qoftė ajo qendrore apo lokale, vazhdon tė ofrojė nė pėrgjithėsi njė nivel tė ulėt shėrbimi pėr qytetarėt. Ndėrsa pėr tetė vjet kur pushtetin e kishin socialistėt, korrupsioni u kthye nė motiv qendror i administratės dhe nuk la qelizė pa kompromentuar. Pas ardhjes nė pushtet tė demokratėve, duket se i ėshtė vėnė fré korrupsionit si fenomen, por jo si dėshirė e instinkt. Arsyeja kryesore pse punonjėsit e administratės sonė korruptohen, nuk respektojnė ligjin, apo sillen me arrogancė, ėshtė pikėrisht padija e tyre. Shteti shqiptar ka nevojė pėr njė shkollė administrate, e cila duhet tė pėrgatisė profesionalisht punonjėsit e saj, qė tė njohin mė mirė ligjet e vendit, tė kenė njohuri mbi shtetin dhe ekzistencėn e tij, dhe bashkė me kėtė edhe respektin e duhur pėr punėdhėnėsin shtet dhe pasurinė e pėrbashkėt.

Nga fjala angleze office vjen fjala officer, qė duket se ėshtė adaptuar nė njė shqipe disi mė tė vjetėr nė ofiq dhe ofiqar dhe qė nė shqipen e sotme ka marrė formėn zyrė dhe zyrtar. Punonjėsit e administratės janė zyrtarėt ose oficerėt, tė cilėt drejtojnė punėt e shtetit, nė qendėr ose nė bazė. Nėse i referohemi origjinės angleze tė fjalės, administrata jonė ka nevojė pėr njė shkollė tė sajėn, e cila pėrgatit oficerė (zyrtarė) pėr administratėn. Kuptimi i fjalės oficer tek ne, ashtu si edhe nė gjuhė tė tjera, pėrdoret mė shumė pėr ushtrinė ose policinė. Dhe nėse marrim si shembull policinė e shtetit dhe akademinė e rendit, qė tė jesh profesionist, pavarėsisht shkollimit tjetėr, duhet tė pėrfundosh edhe njė shkollim suplementar profesional.

Ilustrim i gazetės Standard
Ilustrim i gazetės "Standard"

Ėshtė vėnė re gjithashtu se tė gjithė oficerėt e policisė qė kanė kryer akademinė e rendit, ruhen mė shumė nga incidentet publike, goditja (rrahja) e qytetarėve, apo abuzimi me tė drejtat e tyre, pasi ata janė mė tė ditur dhe i respektojnė mė shumė rregullat, ligjet dhe tė drejtat civile tė qytetarėve. Kėshtu do tė ishte edhe pėr administratėn tonė, nėse njė pjesė e madhe e saj, do tė ishte e shkolluar profesionalisht. Arroganca e kapadaillėku, cilėsi tė ulėta kėto, qė janė trashėguar tek shqiptarėt edhe pėr arsye tė pushtimeve tė huaja dhe ndjenjės inferiore qė ata kanė patur kundrejt pushtuesit, luftohen mė mirė pėrmes futjes sė dijes tek punonjėsit e administratės.

Pėr njerėzit qė pėrfundojnė njė arsim tė lartė, dhe qė punėsohen nė administratėn shtetėrore, si fillim do tė mjaftonte njė shkollim administrate prej 3-6 apo 9 muajsh, nė njė shkollė profesionale, pa shkėputje nga puna, siē mund tė jetė shkolla e administratės publike. Ndėrsa pėr njerėzit me shkollim tė mesėm, tė cilėt duan tė punojnė nė administratėn publike, do duhej njė shkollim mė i gjatė, ndoshta 2-3 vjeēar. Pėrveē lėndėve tė pėrgjithshme, njohurive bazė mbi kompjuterin dhe pėrdorimin e tij, njohurive mbi ligjet, mbi kushtetutėn dhe ligjin e administratės publike, do tė ishte me rėndėsi konceptimi i njė lėnde tė veēantė: njohuri mbi shtetin.

Pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri, administrata shqiptare nuk ishte e pėrgatitur qė ta drejtonte vendin nė njė shoqėri tė re, nė njė shoqėri tė ekonomisė sė tregut. Dhe pavarėsisht avancimit nė kėto 16 vjet tranzicion, pėrsėri vėrehen forma primitive tė komunikimit, tė mbajtjes sė protokollit, apo qoftė edhe tė mėnyrės se si shkruhen letrat zyrtare, qoftė edhe nė formatimin e tekstit nė njė letėr zyrtare. Pėr kėtė duhet shkollė, duhet tė tregohet edhe interesimi i nevojshėm.

Pėr mė tepėr, ekonomia shqiptare vazhdon tė funksionojė e centralizuar, dhe komunat e bashkitė, nė vend qė tė fokusohen nė mbledhjen e taksave nga biznesi vendas, ato fokusohen mė shumė nė marrjen e ryshfeteve pėr leje ndėrtimi, pėr tapitė e tokave, dhe pėr pjesėn e buxhetit qė shpėrndahet nga qendra. Nėse ekonomia private nuk pėrbėn 60-80% tė ekonomisė sė pėrgjithshme tė vendit, nėse bilanci ekonomik import-eksport nuk ėshtė pozitiv, shteti shqiptar do e ketė tė vėshtirė tė mbijetojė pa ampula nga jashtė. Dhe ekonomia private nuk mund tė zhvillohet, kur merr vite tė tėra vetėm pėr tė legalizuar njė objekt biznesi, nėse nuk paguan kėstin e kėrkuar nga krerėt e pushtetit lokal apo anėtarė tė KRRT-sė... pavarėsisht propagandės politike qė bėhet. Nė shumė raste, punonjėsit e administratės sillen si pronarė tė kėtij populli, e jo si pėrfaqėsues tė tij, apo punonjės tė njė strukture shtetėrore, qė drejtohet nga pėrfaqėsuesit e zgjedhur me votėn e lirė.

Le tė pėrdorim si shembull pushtetet lokale tė atyre zonave ku prodhohet energji elektrike, pra ku kanė tė ndėrtuar njė hidrocentral, si Fierza, Komani apo Vau i Dejės. Tė gjitha kėto zona malore do tė jetonin pėr mrekulli, vetėm me taksėn lokale qė do tė nxirrnin (disa pėrqind) nga shitja e ēdo kW/orė energji elektrike, pa patur nevojė pėr buxhet nga shteti, apo grante qė tashmė janė bėrė formė e punės nė shtetin tonė. Nėse pushteti decentralizohet, nėse njėsitė vendore vjelin taksat e tyre lokale, atėherė do tė vinim nė gjendjen e njė zhvillimi real tė shoqėrisė, nė pėrputhje me normat e ekonomisė sė tregut, ku shpėrndarja e pasurisė sė pėrbashkėt do tė shkonte nė zonat nė nevojė e jo nė njė ndarje siē bėhet sot gjoja mbi bazėn e numrit tė popullsisė. Nga ana tjetėr, zhvillimi do tė ishte i njėtrajtshėm, siē ėshtė nė Tiranė, edhe pėr zonat e thella, tė cilat shfrytėzojnė resurset natyrore - kėshtu qė shqiptarėt do tė harronin edhe atė lloj diskriminimi, qė ekziston nė mendjet e njerėzve pėr provincialėt apo provincializmin.

Kriteret qė pėrdoren sot pėr t'u punėsuar nė administratė, janė mė tepėr tradicionale-militante-politike-miqėsore-nepotike-tė papėrgjegjshme, etj. dhe nė rastin mė tė pakėt vlerėsohen ato profesionale. Pėr kėtė arsye, ėshtė bėrė zakon, qė me ndėrrimin e pushteteve, nė punė tė hyjnė shpeshherė njerėz jo-profesionistė, jo-zyrtarė se zyra nuk tė bėn zyrtar. Administratorėt e pashkollė kanė idenė e njė pune sa pėr tė marrė rrogėn nė rastin mė tė keq, ndėrsa nė rastin mė tė mirė ata kėrkojnė njė punė ku mund tė marrin ryshfete nga qytetarėt apo nga "nderet", qė kėta administratorė kujtojnė se u bėjnė qytetarėve. Puna mė e vėshtirė ėshtė ajo e ērrėnjosjes sė ideve tė hajnisė dhe korrupsionit, pėr ata administratorė apo punonjės administrate, qė e konsiderojnė mallin e shtetit si madh pa zot, tė cilin mund ta zhvatin pa dhimbje, pasi kontrolli i shtetit nuk funksionon siē duhet. Nėse ekonomia e Shqipėrisė do tė ishte mbi parametra tė tjerė, ku dominon biznesi privat, atėherė puna nė shtet nuk do tė shihej si privilegj.

Administrata shtetėrore ruan formėn e ekzistencės sė shtetit, duke ruajtur interesat e saj. Prandaj edhe shteti pėr rrjedhojė duhet tė ruajė interesat e administratės. Duhet tė tregohet kujdes qė ligjet tė jenė tė qarta dhe tė ruhemi nga burokratizimi i tepėrt i administratės, apo shkėputja e saj nga interesat e publikut, pėr tė cilat sot nuk bėhet fjalė nė Shqipėri - se njė koncept i tillė nuk ekziston pėr shumicėn e administratės shqiptare. Nga ana tjetėr, masat administrative, pėrjashtimi nga puna, dėnimi sipas kodit penal pėr raste tė shkeljeve apo abuzimeve tė rėnda, u kujton punonjėsve tė administratės faktin se "frika ruan vreshtin". Pėrndryshe, tė gjithė tė pandėrgjegjshmit do tė vazhdojnė tė vjedhin shtetin dhe tė abuzojnė me pasurinė e pėrbashkėt. Punėt nuk duhen lėnė nė dorėn apo ndėrgjegjen e njė njeriu tė vetėm, por duhet tė krijohet njė sistem vlerash nė njė shtet, qė ruan interesat e tij.

Administrata jonė, ashtu si edhe politikanėt qė drejtojnė vendin, duhet tė jenė mė tė vetėdijshėm pėr rolin e tyre nė shoqėri. Me ligjin pėr punonjėsin civil, si dhe me mjaft kėrkesa tė tjera pėr punėsimin e njerėzve profesionistė nė administratė, janė hedhur mjaft hapa pozitivė, por njė shkollė e administratės, do tė ishte boshti kryesor dhe hallka fillestare nė krijimin e punonjėsve profesionistė tė administratės. Se si mund tė konceptohet kjo shkollė, njohuritė qė do tė japė ajo, etj. duhet tė merret pėrvojė nga vendet e zhvilluara. Me rėndėsi ėshtė tė kuptohet se njė shkollė administrate ėshtė e domosdoshme!

Me shkurtimin e administratės dhe reformat e ndėrmarra nga qeveria Berisha, punonjėsit e sotėm tė institucioneve qendrore janė tė mbingarkuar dhe jetojnė nė mungesė kohe. Shumė prej tyre punojnė mė shumė se tetė orė nė ditė/gjashtė ditė nė javė dhe nuk kanė asnjė mundėsi, qoftė edhe pėr tė ngrėnė njė drekė tė mirė e tė lirė, e menduar kjo nė njė kuzhinė tė pėrbashkėt, qė mund tė krijojnė institucionet qendrore. Ka nėpunės tė administratės sė lartė qė rrinė gjithė ditėn pa ngrėnė, pasi nuk dinė se ku tė hanė - ndoshta edhe ngaqė nuk kanė njė orė kohė pushim tė programuar nė kohėn e drekės. Kjo e ul ndjeshėm efektivitetin e punės nė pėrgjithėsi, dhe njė administratė e tillė s'mund tė ketė jetėgjatėsi.

Tė gjitha kėto elemente, qoftė edhe tė hollėsishėm, duhet tė merren parasysh, nė mėnyrė qė punonjėsit e administratės tė mos mbingarkohen nga puna e tepėr e stresi, por tė kenė kohėn e mjaftueshme pėr tė bėrė punėn, pėr tė pushuar, pėr tė ngrėnė dhe pėr tė programuar edhe pushimet e vitit. S'ka dyshim, qė brenda kėsaj administrate, vazhdojnė tė mbahen njerėz jo-profesionalė, qė punėn e kanė pushim, dhe qė nuk bėjnė asnjė lek punė pėr tė justifikuar rrogėn qė marrin, por sorollaten gjithė ditėn nga kafja nė kafe e mėrziten nga dembelizmi. Kėto gjėra mund tė vijnė duke u eliminuar me futjen e kriterit tė profesionalizmit nė punėsim, dhe ruajtjen e raportit tė ngarkesės nė punė me sasinė sė punės qė ka njė institucion i caktuar.

* Ish-punonjės nė administratėn daneze

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara