HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lidhur me polemikėn e Qoses kundėr Kadaresė dhe mė gjerė

Paaftėsia pėr tė kuptuar realitetin objektiv

-- nga Arben ĒOKAJ, 18 qershor 2006

Arben Ēokaj Shoqėria shqiptare postkomuniste e kishte vėshtirė tė orientohej nė njė realitet tė ri - nė njė realitet tė shoqėrisė sė hapur. Inercia qė kishte fituar individi shqiptar, si njė "thėrrmijė e mbyllur nė njė tavė me presion", ishte tepėr e madhe. Hapja e kapakut, do e bėnte ketė individ qė tė rrokullisej me shpejtėsi marramendėse (nė mėnyrė figurative kjo), dhe nė tė shumtėn e rasteve, kėto individė nuk ditėn tė menaxhonin lirinė e tyre tė lėvizjes (nxorėn nė pah anėt negative duke vjedhur, duke bėrė kriminalitet, trafikim, etj.) - prandaj pėr qytetarėt shqiptarė filluan pengesat nga vendet fqinje, sidomos nga vendet e zhvilluara evropiane. Kot s'thonė: njė dru i shtrembėr prish gjithė turrėn!

Pengesat nė lėvizjen e lirė tė shqiptarėve vazhdojnė tė ekzistojnė edhe sot - mė shumė pėr faj tė njė pjese tė shqiptarėve, qė nuk dinė tė orientohen si duhet pėrballė njė realiteti objektiv tė botės qė na rrethon (duke futur kėtu individė qė nuk respektojnė ligjet, politikanė qė nuk dinė tė bėjnė mirė punėn e tyre dhe bashkėsinė nė tėrėsi, qė bie pre e padijes, mentalitetit komunist tė ngjyruar edhe nga telenovelat latine-porno).

Kėta individė kanė patur dhe kanė nevojė tė heshtin paksa, t'ia vėnė mendjen lėvizjeve tė botės pėrreth, tė kuptojnė lėvizjet e saj dhe tė fillojnė mė pas ta hedhin vallen nė pėrputhje me kėtė lėvizje tė madhe, ndikuese, globale. Njė pjesė e shqiptarėve, pėr hir tė inercisė, pėr hir tė zierjes me veten, pėr hir tė njė mendimi, qė duket se e ka gjenezėn tek barku, fillojnė dhe e kundėrshtojnė kėtė lėvizje tė pėrgjithshme, japin mend, fillojnė dhe krijojnė kundėrshti me rrjedhjen e jetės nė mėnyrė tė natyrshme dhe nė pėrputhje me ligjin universal tė efektit tė dominancės sė natyrės njerėzore.

Ndėr kėta shqiptarė, me kontribut tė konsiderueshėm letrar, kritik, studimor dhe intelektual, ėshtė edhe akademiku shqiptar nga Prishtina, Rexhep Qosja. Ndryshimi i tij me shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, i vėrejtur nga trajtesat e tyre tė bėra publike kohėve tė fundit, vjen mė tepėr nga kuptueshmėria qė ata kanė pėr botėn reale, nė pėrgjithėsi. Ndėrsa Kadare gjendet i pėrballur mė shumė me realitetin objektiv, pasi jeton nė Paris dhe udhėton sa nė njė vend nė tjetrin, ėshtė mė pragmatik, mė realist nė konceptet e tij jetėsore dhe nė ato tė shprehura publikisht. Qosja nga ana tjetėr e shpatit, nga lagjia Bregu i Diellit nė Prishtinė, ndoshta nga pamundėsia e lėvizjes sė lirė, nga njė lloj izolimi fizik, mbetet metafizik, i ngurtė nė mendime dhe disi kundra-pedal.

Nė shoqėrinė shqiptare ekziston njė lloj mendimi provincial, relativisht meskin, i cili pa ndrojė mund tė thuhet se dominon njė pjesė tė mendimit tė shoqėrisė, dhe shfaqet nė formėn e vet primitive qoftė nė shoqėrinė shqiptare nė tėrėsi, qoftė nė politikėn shqiptare dhe pėr mė tepėr edhe nė disa nga mendjet e kultivuara intelektuale tė shoqėrisė sonė. Ky lloj mendimi koncentrohet nė njė tip smire pėr t'i parė tė tjerėt keq. Njė dėshirė a epsh i brendshėm, i palogjikshėm, qė nuk buron nga truri i ditur. Njė prirje e vobektė e individit shqiptar (nė shumė raste), pavarėsisht nga shkalla e njohjes sė tij, pėr tė mos patur asgjė pėr vete, vetėm qė tė mos e lėrė fqinjin e vet tė ketė. Tregohen edhe barcaleta pėr kėtė fenomen. Absurdi nė kėtė rast ėshtė, se si ka mundėsi qė ky lloj mendimi dominon deri nė lartėsinė e mendimit intelektual e politik shqiptar?!...

A mos vallė, kjo vjen nga njė inferioritet i brendshėm e i fuqishėm, shoqėruar me njė lloj servilizmi tė paskaj kundrejt tė huajve, qė predominon racėn shqiptare? Me kėtė analizė duhet tė merret akademiku Rexhep Qosja, qė tė na sjellė njė produkt pozitiv e tė dobishėm pėr kombin.

Duhet theksuar se nė pėrgjithėsi, shqiptarėt janė treguar historikisht tė paaftė pėr tė kuptuar realitetin objektiv qė i rrethon; pėr tė shfrytėzuar mundėsitė qė kanė nė marrėdhėnie fitimprurėse pėr veten dhe vendin e tyre; pėr tė pėrdorur pragmatizmin si filozofi pėrshtatėse me tė tjerėt; dhe pėr tė pėrmirėsuar jetėn e vet, qoftė edhe duke kopjuar e pėrdorur praktikat pozitive zhvilluese qė kanė shtetet e Evropės, ku ne gjeografikisht bėjmė pjesė. Shqiptarėt janė treguar dhe po tregohen tė paaftė pėr tė mbrojtur veten. Shqiptarėt e Kosovės, duke qenė se kanė njė traditė mė tė hershme pėr tė dalė jashtė dhe pėr t'u pėrballur me realitetin evropiano-perėndimor, instinktivisht kanė qenė nė gjendje ta kuptojnė shoqėrinė e zhvilluar, dhe nė fillimet e viteve 90-tė, pas hapjes sė Shqipėrisė, shqiptarėt e Kosovės ishin relativisht mė tė orientuar se shqiptarėt e Shqipėrisė, pavarėsisht ndryshimit qė mund tė ekzistonte nė pikėpamje tė shkollimit.

Dhe ndonėse shoqėria shqiptare brenda Shqipėrisė vazhdon tė jetė e fokusuar nė kryerjen qoftė edhe fiktive tė njė numri shkollash tė larta, shpeshherė pa rezultat, gjė qė vjen pikėrisht nga mbyllja relative, qė vazhdon tė ketė Shqipėria, shqiptarėt e Kosovės po pėrballen me njė nga ēėshtjet politike mė tė rėndėsishme tė historisė sė tyre. Dhe meqė Qosja kėtu nuk mund tė japė njė kontribut real, atėherė ai, meqė edhe ėshtė mplakur, i ka shkuar mendja tė merret me tespitė. Nė perėndim jam ndeshur me myslimanė, sirianė, turq apo arabė, dhe kam vėnė re se tė gjithė janė inferiorė pėrpara zhvillimit perėndimor. Ndjenja tė tilla shoqėrojnė edhe njė pjesė tė shoqėrisė shqiptare, ku Qosja bėn pjesė. Koha ka pėr tė vlerėsuar mė shumė ata njerėz, qė kanė orientim perėndimor, pasi edhe vetė populli shqiptar ėshtė i prirur drejt perėndimit.

Akademiku Rexhep Qosja - ky intelektual i formatuar dhe formuar nė kohėn e komunizmit jugosllav, del ēuditėrisht kundėr vullnetit tė popullit tė tij, kundėr instinkteve orientuese tė tij. Nėse nė Ballkan flitet pėr integrim evropian dhe nėse Shqipėria e Kosova shohin njė tė ardhme jo tė largėt nė Evropėn e Bashkuar, duhet qė ēdo kokė e zgjuar e vendit tė shqipeve tė punojė nė kėtė drejtim, e jo tė fusė shkopinj nėn rrota. Dhe nėse synojmė Evropėn, ku bėjmė pjesė, nuk do tė thotė se shqiptarėt po shajnė lindjen, po shajnė myslimanizmin, pasi nuk po aspirojnė pėr t'u integruar nė Emiratet e Bashkuara Arabe. Nganjėherė tė qėnit fort i zgjuar si nė rastin e Qoses - edhe tė prish punė!

Me njė fjalė, jo ēdo gjė qė lihet pa thėnė, i jep tė drejtė Qoses tė supozojė se ėshtė e kundėrta e asaj qė ėshtė thėnė. Nėse pėlqehet Evropa, kjo nuk do tė thotė se Kadare, autori i kėtij shkrimi, apo autorė tė tjerė qė dolėn krah Kadaresė nė debatet e fundit, janė kundėr njė bashkėpunimi me vendet e lindjes, apo kundėr fesė myslimane, e cila para 500 vjetėve u ngul me majėn e shpatės si njė rrobė ataviste mbi trupin e zhveshur arbėror.

Ka shumė probleme qė mund tė diskutohen nga polemika e Qoses - tė cilat kanė lėnė hapėsira tė mjaftueshme pėr tė thėnė diēka kundėr autorit tė tyre. Ndoshta ky ka qenė edhe qėllimi i polemikės sė tij. Qosja hap njė rrjetė ku mund ta goditėsh, tė fut brenda rrjetės sė tij dhe pastaj tė mbyt me argumenta - se ti nuk dėshiron tė merresh me tė dhe argumentet e ngurta e demagoge tė tij. Nė fakt, kemi tė bėjmė me paaftėsinė e Rexhep Qoses pėr tė kuptuar nevojat dhe interesat e shoqėrisė shqiptare nė kohėn qė po kalojmė, paaftėsinė e tij pėr tė kuptuar realitetin objektiv. Ky mos-perceptim si duhet i realitetit, duket se i ka zbritur atij edhe shumė vota nė Kosovė. Por duke qenė njė njeri me kontribut intelektual - shtypi dhe opinioni publik merret me ato qė ai shkruan, gjė qė ai duhet tė tregohet mė i kujdesshėm dhe tė mos abuzojė shumė.

Pėrkundėr kėsaj, Ismail Kadare ėshtė mė koshient, dhe mė i ndjeshėm ndaj realitetit shqiptar pėrballė zhvillimeve ndėrkombėtare. Kadare arrin ta ndjejė mė nga afėr ndjenjėn e pashprehur evropiane. Ai di tė lexojė edhe heshtjen e tyre. Jo gjithēka qė nuk thuhet, nuk ekziston. Besimi kristian i evropianėve ėshtė sidoqoftė fundamental pėr secilin popull evropian, dhe ne duhet tė mos tregohemi gogolė qė t'i trembim me ngurtėsinė tonė tė mendimit a besimit, por tė tregojmė maturi e takt, qė tė mund kuptohemi dhe pranohemi prej tyre. Nė situatat e reja tė zhvillimit shoqėror, pėr njė botė shqiptare tė hapur, duhet tė jemi mė praktikė, mė pragmatistė. Kadare tregon zgjuarsi edhe nė rastin konkret, kur nuk tregon interes publik pėr tė debatuar me Qosen. I duket nonsense!

Nėse Rexhep Qosja pėr njė moment nuk tregon entuziazėm, qė pas kaq kohėsh i lėnė disi nė harresė, i tėrė shtypi shqiptar po merret me sprovat e tij, por ai nė heshtje mediton, jo me pezm e inat kundėr bashkatdhetarėve qė nuk i dhanė votėn, analizon me kujdes arsyet reale tė humbjes sė tij politike, jam i sigurtė se ai do tė arrijė nė pėrfundimin se: populli shqiptar ka orientim perėndimor, ėshtė pro-amerikan dhe pro-evropian dhe dėshiron zhvillimin ekonomik si nė vendet e perėndimit. Dėshira e Qoses pėr tė na veshur njė identitet mysliman, ėshtė e barazvlefshme me dėshirėn e cilitdo shqiptar qė do pushtimin serb nė Kosovė - pra ėshtė njė dėshirė e pėrdhunuar. Osmanėt na kanė pushtuar pėr shekuj me radhė - mirė qė ne ruajmė akoma gjuhėn shqipe pėrkundėr metodave mė ēnjerėzore, qė ata praktikuan pėr shekuj kundėr nesh, dhe njė rrobė tė grisur qė na e kanė lėnė, tani Qosja po mundohet tė na e kthejė nė identitet.

Njė pyetje e thjeshtė mund tė bėhet: Ēfarė identiteti serb ka sot Qosja nė Kosovė? Veē gjuhės qė i lanė peng dhe e detyruan ta mėsonte me zor... Ēfarė respekti ruan sot Qosja pėr serbėt, qė ne duhet tė ruajmė identitet islamik nga osmanėt?! A nuk futemi kėshtu nė njė qerthull paradoksal, ku njė intelektual i nivelit tė lartė, nuk synon qė tė shkruajė pėr ta zhveshur rrobėn e prapambetjes dhe pėr tė veshur rrobat e pėrparimit, por sulmon ēuditėrisht atė penė tė fuqishme shqiptare, qė shkruan pėr "Identitetin evropian tė shqiptarėve". Ku e shpie mushka kėshtu Rexhep Qosen?!

Arsyeja politike pse populli i Kosovės ndoqi presidentin Rugova dhe rrugėn e tij e tė LDK-sė drejt pavarėsisė, ishte pikėrisht ai instinkt qė ka sot shoqėria kosovare. Nė njė emision dokumentar pėr luftėn nė Kosovė tė televizionit kryesor danez, njė qytetar kosovar sqaronte: "Fėmijėt duan tė hanė... ata nuk arrijnė ta kuptojnė se si ka mundėsi, qė ne nuk mund t'ju sigurojmė atyre pėr tė ngrėnė..." Pra, jo tė gjithė shqiptarėt nė Kosovė i kanė patur mundėsitė dhe dijet e Rexhep Qoses. Njerėzit duan bukė mbi tavolinė, jo broēkulla.

Populli shqiptar e do prosperitetin perėndimor mė shumė sesa xhamitė, qė janė ngritur nga fondacione arabe nė ēdo lulishte apo qoshe tė rėndėsishme rruge, dhe ku nė pesė vakte dite kumbon zėri i amplifikuar i myezinit "Allah Ykber!", pėr tė treguar se shqiptarėt janė myslimanė dhe se i pėrkasin identitetit, qė parapėlqen Qosja. Nuk kanė qėllim arabėt e myslimanėt qė tė investojnė nė ndonjė projekt, qė i jep biznes e bukė popullit, por tė ndėrtojnė xhamia tė shkėlqyera, me kupola tė mbuluara me bakėr e tė lara me ar, nė njė vend ku rrugėt e qyteteve janė mbushur me baltė e gropa dhe ku pisllėku rrezikon epidemi. Nuk janė tė interesuar arabėt, se po tė ishin, do tė kishin rregulluar njė jetė mė tė mirė pėr veten, nė harmoni me tė drejtat dhe liritė e individit.

Me tėrė respekt pėr fenė myslimane, nė kohėn e tij, profeti mysliman nuk rekomandonte amplifikimin e zėrit, pėr tė shurdhuar veshėt e jo-myslimanėve pesė herė nė ditė. Si duhet tė sillet njė shoqėri civile kundrejt fenomeneve tė tilla, kur edhe intelektualė tė kalibrit tė Qoses nuk arrijnė ta kuptojnė, se ėshtė thyerje themelore e tė drejtave tė njeriut ta shqetėsosh tjetrin me zė tė lartė nė njė gjuhė tė huaj, pesė herė nė ditė! Edhe nė Gjermani ka xhamia tė tilla, me minare tė larta e tė bukura, si nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni, por askush nuk thėrret zėrin jashtė dyerve tė xhamisė. Feja aplikohet pėr komunitetin qė beson, brenda objektit fetar, e jo tė bėhet shqetėsuese pėr tė tjerėt.

Nė kontekstin e tolerancės fetare, qė e karakterizon popullin shqiptar, duhet gjetur edhe mėnyra e duhur e kompromisit me myslimanė tė arsyeshėm. Me zhvillimin e shoqėrisė, ashtu siē po shfrytėzohet teknologjia moderne me altoparlantė tė fuqishėm, mund tė shfrytėzohet nga myslimanėt edhe sjellja moderne nė shoqėri, duke pėrdorur politesė dhe mėnyrė mė tė qetė komunikimi, pėr tė arritur tek besimtarėt e tyre. Drejtuesit myslimanė duhet ta kuptojnė, se po e paraqesin edhe shoqėrinė shqiptare, si jashtė kohe... Njė qytetar sirian, mė pati thėnė para disa vitesh, se drejtuesi i tyre mė i lartė fetar, i cili kishte qenė pėr vizitė nė Evropė, u kishte thėnė pas kthimit, se Kur'ani respektohet mė shumė nė Evropė sesa nė Siri. Nėnkuptonte me kėtė gjė, se zhvillimi shoqėror e ekonomik i evropianėve tregon mė shumė zbatim tė normave tė fjalės sė shenjtė, sesa nė vendin e tyre, ku aplikimi i njė besimi tė madh, i zinte frymėn zhvillimit...

Vendosjen e figurave tė Papa Gjon Palit II apo tė Nėnė Terezės nė institucione shtetėrore apo partiake nė Kosovė - njė kritikė kjo kundrejt Dr. Ibrahim Rugovės nė kohėn e tij - por edhe kundėr emėrtimeve tė aeroportit tė Rinasit, etj., Rexhep Qosja e konsideron si tė panevojshme, pasi ata janė thjeshtė figura fetare. Ibrahim Rugova ishte i madh, sepse pėrdorte me mjeshtri, jo pėr vete, por pėr interesat e popullit tė tij, tė gjitha simbolikat e nevojshme pėr tė orientuar si Moisiu, popullin e vet drejt perėndimit, aty ku edhe bėn pjesė. Ndėrsa Qosja harron dimensionin humanist dhe ndikimin e madh shoqėror, qė kishin dy personalitetet e mėsipėrme. Rexhep Qosja e thekson disa herė nė sprovėn e tij, se Kadare ėshtė racist, por harron pėr vete, se tė injorosh rolin bamirės tė Nėnė Terezės dhe kontributin e saj nė tė mirė tė njerėzimit, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse verbėri fetare, ėshtė racizėm fetar!

A po i zihen sytė Rexhep Qoses, se nė tėrė historinė e vet myslimanizmi botėror nuk ka qenė nė gjendje tė nxjerrė asnjė figurė kaq unikale, siē ishte Nėnė Tereza, ku u shkrinė nė njė person virtyti, vuajtja dhe bamirėsia?! Jo se gratė myslimane nuk janė tė devotshme, por sistemi i aplikimit tė fesė myslimane tė kthen nė vitet 600 tė erės sonė, tė kthen nė ligjet e sheriatit (para se anglezėt tė njihnin Magna Karta-n), ku po gėnjeve tė pritet gjuha, po vjedhe tė kėputet dora. Masa ekstreme kėto, qė janė shprehje e mungesės sė lirisė dhe zhvillimit tė kulturės sė mendimit, nė pėrputhje me ligjet dhe respektin e plotė pėr tė drejtat dhe liritė e njeriut, qė aplikohen nė kohėn e sotme.

Tė vjen keq kur sheh se brenda intelektualit Rexhep Qosja, ngėrthehet njė inat i brendshėm e i papėrmbajtur, i cili shprehet edhe nė replikėn e zgjatur kundėr Kadaresė. I vetmi personalitet i njohur kosovar, qė nuk u vu re me rastin e vdekjes sė presidentit Rugova, ishte pikėrisht akademiku Rexhep Qosja! (Qofsha i gabuar, nuk e kam vėnė re, qė ai t'i bėjė homazhe presidentit). Arsyen e sigurtė nuk e di, do ishte mirė qė zoti Qosja, i cili zgjedh fjalėt dhe presjet nė vendin e duhur, ta komentojė edhe kėtė dukuri.

Pėr tė pėrfunduar, duhet thėnė se debati Qosja versus Kadare nuk i sjellė asnjė tė mirė shoqėrisė shqiptare nė pėrgjithėsi, as mendimit intelektual e letrar nė veēanti. Polemika e Qoses kundėr Kadaresė ėshtė konflikti i pėrjetshėm i shoqėrisė shqiptare: lindor versus perėndimor. Studiuesi Krist Maloki nė punimin e tij "Perėndimor apo lindor" mė 1937, sqaron njė numėr vesesh karakteristike tė lindorit shqiptar, ku shpirtėrisht hyn edhe Qosja, dhe qė fatkeqėsisht i vėrejmė edhe sot tek shumė figura publike dhe politikanė shqiptarė. Shqipėria dhe shqiptarėt nuk do tė kenė zhvillim, nėse mendimi dhe konceptet perėndimore nuk bėhen vlerė cilėsore dhe predominante nė shoqėrinė tonė!

"Populli em' u bį rob se nuk pati dijen" - pati thėnė Papa Klementi XI -Albani, rreth tre shekuj mė parė. A mos padija dhe tė tjera tė lidhura me tė, po nxjerrin krye edhe kėsaj here, pėr tė penguar zhvillimin tonė si komb, pėr tė dobėsuar logjikėn e shėndoshė dhe orientimin kah vlerat e jo kah fjalėt e kota; orientimin drejt perėndimores korrekte e zhvilluese, e jo drejt lindores sė prapambetur, inferiore e apatike?!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara