HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dy-tre histori dhe lideri i lindur...

-- nga Arben ĒOKAJ, 02 gusht 2006

Arben Ēokaj Kur krenaria i prin dėshtimit
Nė veprėn e tij "Jeta ime", Bill Klinton thekson njė thėnie filozofike: "Krenaria ėshtė pararojė e dėshtimit". Ai e mbyll me kėtė fjali sqarimin pėr pėrpjekjen e madhe tė administratės sė tij pėr tė arritur njė marrėveshje ndėrmjet stafit tė ish-kryeministrit izraelit Ehud Barak dhe ish-presidentit tė autoritetit palestinez Jaser Arafat.

Ndėrsa administrata amerikane, nisur edhe nga zemėrgjerėsia e presidentit amerikan Bill Klinton, ushtroi njė presion tė kuptueshėm mbi qeverinė e Izraelit dhe arriti qė tė sigurojė pėrfitimin mė tė madh nė histori tė territorit pėr palestinezėt nė Jeruzalem dhe nė Rripin e Gazės, ish-presidenti Arafat i tha jo kėsaj marrėveshjeje. Bill Klinton habitet me faktin, se si ka mundėsi qė presidenti i njė autoriteti nėn pushtim t'i thotė jo njė oferte kaq joshėse, sa shprehet, se nė histori palestinezėt nuk do tė kenė kurrė njė shans kaq tė madh qė tė marrin diēka tė tillė nga Izraeli.

Ilustrim i gazetės Standard
Ilustrim i gazetės "Standard"

Pėr ata qė s'e dinė, ēifutėt u detyruan tė shpėrngulėn nga vendi i tyre, aty ku sot ėshtė Izraeli, rreth dy mijė vjet mė parė. Ata emigruan dhe e mbajtėn nė emigrim konsistencėn e tyre nacionale, pėrmes sė njėjtės fé dhe martesave deri vonė vetėm me njėri-tjetrin. Kėshtu qė pas luftės sė dytė botėrore, pas asaj masakėr tė paparė tė Hitlerit kundėr ēifutėve, vendet e aleancės menduan qė t'i japin mundėsi ēifutėve qė tė vendosen nė tokat e tyre, tė cilat ishin tė banuara nė pjesėn mė tė madhe nga palestinezėt. Pasi ēifutėt ishin shpėrngulur, palestinezėt kishin populluan vendin e tyre. Tani, konflikti i gjatė ka ardhur pikėrisht se tė dyja palėt zihen me njėra-tjetrėn se kujt i takon toka e premtuar: ēifutėve qė kanė qenė dikur, apo palestinezėve qė e kanė populluar mė pas.

Ėshtė karakteristike pėr vendet koloniale apo tė pushtuara, qė tė krijojnė njė bosht tė qėndrueshėm rezistence me njerėz tė aftė e tė shkolluar, tė cilėt dinė t'i hapin rrugėn vendit tė tyre drejt pavarėsisė. Jaser Arafat ishte njė lider i lindur, por i pashkolluar si duhet dhe ndoshta i manipuluar, e pėr rrjedhojė nuk pritej mė shumė prej tij. Nuk duhet lėnė mėnjanė edhe diferenca fetare qė ekziston ndėrmjet tė dyja palėve.

Kosovarėt e zgjuar
Ndryshe nga palestinezėt e viktimizuar, tė cilėt e ndjejnė nė nėnndėrgjegje se Izraeli ėshtė mė i fuqishėm dhe i mban nėn kontroll ata, dhe qė nuk ishin nė gjendje tė nxirrnin njė lider qė t'u printe drejt njė suksesi tė mundshėm maksimal, kosovarėt vepruan me mė zgjuarsi. Dhe kjo e gjitha falė njė njeriu me kulturė solide dhe orientim perėndimor, siē ishte presidenti Ibrahim Rugova. Nė politikėn e tij, Rugova zgjodhi perėndimin si mundėsi zgjidhje pėr popullin e vet, ai ishte lider i lindur dhe i shkolluar. Kundėrshtarėt politikė e kritikonin Rugovėn sepse i dha dorėn Millosheviēit, ndėrsa nė Kosovė bėhej luftė, por Rugova si evropian qė ishte i dha dorėn kasapit tė Ballkanit, qė vetė tė bėhej president i Kosovės sė lirė, ndėrsa Millosheviēi tė pėrfundonte nė Hagė. Anglosaksonėt thonė: "Me armikun rri, pėr interesin tim!"

Isa Boletini trim dhe krenar
Pėrkundėr kėsaj mund tė pėrmendim historinė e Isa Boletinit, luftėtar i lirisė, karriera politike e tė cilit fillon me tė qenit roje personal i njė pashai. Kur Isa Boletinin e ftojnė qė tė shkojė nė Londėr, mikpritėsi anglez i thotė me qesėndi: "Tė ēarmatosėm, o Isė?!" dhe historia tregon se Isa Boletini nxjerr alltinė fėshk nga ēorapi nėn tirqe dhe thotė me krenari se "Isa Boletini nuk ēarmatoset!". Kėtė histori tė mėsuar ndėr shkolla e kemi treguar si trimėri shqiptare, ngaqė nė historinė tonė tė pėrvuajtur nė sundimin e tė huajit, nuk kemi shumė gjėra, me tė cilat tė krenohemi. Duket se edhe nė kėtė rast, krenaria ishte pararojė e dėshtimit. Por nuk mund tė pritej mė shumė prej Isės, jo!

Njė njeri me kulturė, shkollė, pėrvojė dhe finesė evropiane, nė vend tė Isa Boletinit, do tė kishte qeshur me dashamirėsi, duke i thėnė mikpritėsit anglez fjalėn e urtė: "Si ėshtė vendi, bėhet kuvendi!" - "unė respektoj zakonet e mikpritėsit", dhe nuk e kishte ekspozuar fare alltinė nėn tirqe, tė cilėn nga krenaria u detyrua pėrsėri ta dorėzonte, por do e kishte mbajtur tė fshehur deri nė fund tė takimit, pėr tė papriturat qė ai dyshonte se mund tė ndodhnin. Por Isa Boletini ishte njė lider i lindur dhe jo i shkolluar...

Duke vuajtur nėn njė pushtim tė gjatė osman, shqiptarėt krijuan kode kanunore nė formė ligjesh, tė cilat i zbatuan nėn idenė e marres (turpit). Edhe sot, nė shoqėrinė shqiptare, sheh njė dozė tė lartė sforcimi pėr t'u dukur, pėr tė rėnė nė sy tė tė tjerėve. Madje, kjo ndjenjė nė disa raste e zona ėshtė aq e thellė saqė mund tė supozohen njerėz qė jetojnė pėr hir tė tė tjerėve, pėr sytė e tė tjerėve, pėr hir tė "dynjasė". Ky ėshtė morali kolektiv, i shtrirė nė njė formė disi primitive - njė rudiment i mbetur nga kaluara... Mbyllja e Shqipėrisė nė vetvete dhe pamundėsia e lėvizjes sė lirė e bėn edhe mė tė theksuar kėtė karakteristikė shqiptare.

Pėrkujdesje dhe besė pėr armikun
Duke lexuar librin me kujtime tė At Zef Pllumit, "Rrno vetėm pėr me tregue", mė bėri pėrshtypje tė madhe njė histori e ēuditshme. Gjatė luftės sė dytė botėrore, diku nga viti 1941, ushtarė serbo-malazezė pushtojnė zonėn e dukagjinit. Kur Beogradin e pushtojnė gjermanėt, ushtria pushtuese tėrhiqet, por malėsorėt e atyre anėve kishin pėrshtypje se ushtritė nė tė ikur janė mė tė rrezikshme se ushtritė qė pushtojnė. Kėshtu qė vendosėn t'u zėnė pritė. Njėri prej prijėsve tė ushtrisė pushtuese kishte qenė mjaft i pėrgatitur dhe erdhi duke vrarė nga dy-tre vetė nė secilėn pritė qė i dilte para; e ēau rrethimin dhe ashtu i plagosur nė kėmbė iu afrua pėr ndihmė shtėpisė sė parė nė fshatin e parė qė ndeshi.

Thirri nė gjuhėn e tij nashke 1) , dhe mori si pėrgjigje njė zė gruaje: "Hajde bujrėm!". Gruaja e Deli Dedės hapi derėn, se burri i kishte vdekur dhe djemtė i kishte nė mal, duke luftuar kundėr ushtrisė pushtuese. Ajo e futi brenda tė plagosurin, i bėri vend pranė vatrės dhe filloi t'i mjekonte plagėt qė kishte marrė nė kėmbė, duke dėmtuar edhe njė palė brenavekė (mbathje tė brendshme tė gjata) tė reja tė tė birit.

Nuk vonoi shumė dhe nė shtėpi erdhėn dy malėsorė, se lufta kishte pushuar. Serbo-malazezėt ishin dorėzuar dhe ishin dėrguar pėr nė Shkodėr, ndėrsa njėri nga djemtė e shtėpisė ishte vrarė pikėrisht nga dora e kėtij tė plagosurit, qė malėsorja nė fjalė po e strehonte nė shtėpi. Megjithėse dy malėsorėt qė erdhėn i treguan se ai ishte vrasėsi i djalit tė saj, kufomėn e tė cilit po e sillnin nė vig nga mali, zonja e shtėpisė tha: "Mos e kėrcėnoni ushtarin e plagosur, se nuk jam nė gjendje tė pėrballoj edhe vdekjen e djalit edhe marren (turpin) e prerjes nė besė..." tė armikut...

Ajo e mbajti ushtarin e ushtrisė pushtuese nė shtėpi, ia mjekoi plagėt derisa iu shėruan dhe nė fund e pėrcolli shėndosh e mirė pėr nė Kolashin tė Malit tė Zi, ku ai kishte shtėpinė. Kjo ėshtė mikpritja shqiptare e kultivuar ndėr shekuj, pėr tė cilėn ne tė gjithė krenohemi! Dhe kur themi ne, nėnkuptoj njė pjesė tė mirė tė popullit shqiptar...

Sapo e lexova kėtė histori, gjėja e parė qė mė shkoi nė mendje ishte kuptueshmėria e vėrtetė e arsyes se pse ne shqiptarėt kemi humbur kaq shumė troje, kaq shume toka. Dhe kushdo e sheh qartė se pse fqinjėt tanė janė kėnaqur me marritė tona... dhe prénė qė kanė marrė nga ne. A mos ndoshta vazhdojmė tė jemi gjė naivė nė kėtė besim tė verbėr, qė tregojmė kundrejt tė huajit, kundrejt tė panjohurit?!

Dhe kthehemi nė ditėt e sotme
Ndikimi i kėtyre kodeve zakonore vazhdon edhe sot tė shfaqet diku mė shumė e diku mė pak, deri nė politikėn mė tė lartė tė kėtij vendi. Shqiptarėt vazhdojnė tė zgjedhin njerėz tė papėrshtatshėm qė t'i drejtojnė, qoftė nė politikėn qendrore, qoftė nė atė lokale. Pastaj fillojnė e ankohen... Pėr kėtė arsye gjėrat kanė shkuar kėshtu siē janė dhe ne po vuajmė njė tranzicion tė stėrzgjatur.

Njė zv/ministėr mė tha njė ditė se i kishte thėnė deputetit tė Shkodrės, z. Astrit Bushati, se "Shkodra ka njerėz, por nuk ka drejtues!". Dhe nė fakt, vihet re se njė pjesė e deputetėve tė Shkodrės edhe nėse kanė ndonjė shkollė tė caktuar, nuk kanė pėrvojėn e duhur politike. Por mė tė dallueshmit ndėr ta janė njė hidraulik dhe njė elektricist...

Ta mbyllim me Shkodrėn, ku hunda (krenaria) vlen shumė
Konkurrenca ndėrmjet feve nė Shkodėr, dhe paragjykimet katundar e qytetar lėvizin pendulin e pėrzgjedhjes sė drejtuesve vendorė e qendrorė, dhe na jep njė produkt qė lė shumė pėr tė dėshiruar. Vihet re njė tendencė kėnaqėsie nė zėnien me njėri-tjetrin pėr arsye fetare apo me koncepte arkaike "katundar", "qytetar", sesa tė vihet truri nė punė, tė shfrytėzohen njerėzit e zgjuar, tė cilėt dinė ta drejtojnė qytetin mė mirė. Kjo natyrisht qė bėhet pėr efekt tė njė dominance primitive: Mė mirė i pari i fshatit, sesa i fundit i qytetit!

Po diskutoja njė ditė me disa zyrtarė tė Prefekturės Shkodėr, dhe pėrmenda atė qė mė pati thėnė zv/ministri. Kur njėri nga zyrtarėt aty mė tha: "Lideri lind, nuk ka nevojė pėr shkollė!" Ka mundėsi qė ai po mbronte veten... Dhe njėri nga pjesėmarrėsit aty iu kundėrvu duke thėnė: "Prandaj e kemi Shqipėrinė kėshtu. Prandaj e kemi Shkodrėn kėshtu, se vuajmė nga liderit e lindur - ndėrsa bota i ēon ata nė shkollat mė tė mira, pėr tė zhvilluar vendin e tyre..."

Shkodra njė arenė e konflikteve tė heshtura, pushton ende pasionet e egra tė atyre qė mbahen pėr intelektualė. Kėtė e sheh tek disa koka tė nxehta, qė i kundėrvihen pa kriter shkrimtarit Ismail Kadare, nė ėndrrėn e tyre pėr ta penguar atė qė tė marrė ēmimin "Nobel". Ndoshta ngaqė e kanė tė vėshtirė tė krahasohen me shkrimtarin e madh, ndoshta ngaqė e kanė mė tė lehtė tė shajnė se tė shkruajnė...

Le tė shpresojmė se Shqipėria do tė ecė, Shkodra do tė ecė pėrpara... Disa nga krerėt e Kėshillit tė Qarkut nuk i kanė shkollat e duhura, por janė lider tė lindur... Dhe politikisht dėgjojmė ankesa, se Shkodra ėshtė lėnė pas dore. A i shkon mendja dikujt se njė pjesė tė fajit duhet ta kenė edhe drejtuesit e papėrvojė tė Shkodrės, tė cilėt nuk dinė se si tė thithin investimet?! Shqiptarėt jetojnė nė shanse tė humbura...

Dhe nuk duan tė mėsojnė... se vjelja e mendimit mė tė mirė, duket se i nxjerr jashtė loje... Ndonjėri prej tyre, njė herė e njė kohė ka drejtuar edhe qetė e kooperativės... kėshtu qė realisht, ai i sheh mundėsitė e mbyllura, kur nė drejtim afrohen njerėz tė aftė, me shkollė e pėrvojė jete. Bėje Zot mirė, thonė njerėzit, nė kėtė qytet tė balancuar nga fetė dhe paragjykimet, e jo nga menēuria e zotėsia... do tė shkojnė edhe disa kohė tė tjera, derisa drita e arsyes, prakticiteti e pragmatizmi tė kapin tempin e kohės.

Kėshtu ėshtė kur politika i lihet rastėsisė... dhe kur liderit e lindur nuk kanė shkollė, as pėrvojė jete...

1) Nashke, shkianisht, term dialektor pėr gjuhėn sebo-malazeze

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara