HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė vend tė njė reportazhi nga njė takim poetėsh

Turner - njė kthesė pėr nė vendlindje

-- nga Arben ĒOKAJ, gazetar & analist, shtator 2006

Arben Ēokaj Dėshira pėr tė shkelur mbi gjurmėt e sė kaluarės
Poetėt dhe krijuesit shtegtojnė. Edhe nė diktaturat mė tė egra, mendimi i tyre tė paktėn ėshtė i lirė. Kjo liri e shenjtė, qė buron nga konstrukti i ndėrtimit tė qenies sė tyre, nga njė idil i veēantė strukturor i mendimit, sjell me vete substancėn, krijimin... Aklimatizimi i poetit me botėn qė e rrethon ėshtė sa i vėshtirė, aq edhe mbijetues. Poetėt e mėdhenj i ngjajnė elefantėve, ata nuk mund tė largohen shumė larg vendit tė lindjes - dhe nėse rrethanat i detyrojnė ta bėjnė diēka tė tillė, atėherė, ata gjejnė gjithmonė arsye tė kthehen, herė pas here, dhe s'ka dyshim qė fundin e ditėve tė tyre duan ta kalojnė nė vendlindje.

Poeti i mirėnjohur Gjekė Marinaj u largua nga Shqipėria nė shtator 1990 - katėr muaj para se nė Shqipėri tė shpėrthente njė lėvizje e fuqishme popullore, duke u nisur nga qyteti i studentėve (dhjetor 1990), ku banonte edhe autori i kėtyre radhėve. Marinaj u largua sepse kishte bėrė (pėr kohėn) njė mėkat - kishte shkruar njė poezi, e cila u kthye shumė shpejt nė kumt, nė njė revoltė anti-regjim, nė njė ideal rebelues, qė mė vonė do tė tregohej nė formėn e njė legjende. Pakkush nga shtresat intelektuale tė kohės nė Shqipėri mund tė ketė mbetur pa e lexuar, ose tė paktėn, pa dėgjuar pėr kėtė poezi, me tė cilėn identifikohet shpeshherė edhe autori i saj.

Marinaj me Mujė Bucpapaj dhe Eda Bramati
Marinaj me Mujė Bucpapaj dhe Eda Bramati

"Kuajt" e Gjekės, u mėsuan njerėzit tė thonė... Njė poezi e brishtė, nga pena elegante dhe e qetė, por imponuese, e njė autori tė ri malėsor, shprehte revoltė. Poezia "Kuajt", nė rrjedhėn e saj natyrale, ishte njė curril i pastėr uji bjeshke, qė binte mbi njė tokė tė pėrzhitur pėr liri. Poezia metaforike "Kuajt", njė lule me petale tė bardha nė dimrin e egėr shqiptar, nuk mund tė kalonte pa rėnė nė sy. As autori i saj, as botuesi i gazetės "Drita", nuk mund ta kuptonin pėr kohėn, madhėshtinė e brishtėsisė sė atyre vargjeve tė thjeshta, por tė sinqerta. Nuk mund tė jesh poet, nėse esenca e shpitit tėnd nuk ėshtė e sinqertė. Siē duket, ndershmėria e sinqeriteti janė kundėrshtarėt mė tė fuqishėm tė ndrydhjes sė trurit nė regjimet despotike, tė cilat e mbėshtesin pushtetin e tyre mbi strategjinė e mashtrimit.

Marinaj me poetin Preē Zogaj
Marinaj me poetin Preē Zogaj

Poeti Marinaj u detyrua tė ikte pėr shkak tė njė poezie, vegjetoi nė vende larg atdheut, pėr t'u kthyer njė ditė me njė grusht poezish tė kalibrit botėror. Ai u kthye, dhe na mblodhi tė gjithėve, nė njė mbrėmje tė qetė pranvere, ku njė shi i ėmbėl pikonte nga qielli, nė njė nga sallat e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės (QNK), pėr tė promovuar librin me poezi tė poetit anglo-amerikan Frederick Turner. Qielli shqiptar lėshonte lotė pėrmallimi pėr kthimin nga larg tė poetit Marinaj. Siē shprehet ai nė parathėnien e librit, "arti i pėrkthimit ėshtė njėra nga provat mė tė mėdha tė poetit", Marinaj me modestinė e tij tė pashembullt, me delikatesėn e sjelljes, qoftė fizike apo letrare, na dhuron njė libėr poetik me mjaft vlerė edhe pėr letėrsinė dhe letrarėt shqiptarė. Pra, Marinaj u largua pėr shkak tė njė poezie dhe u kthye nė mjediset letrare tiranase me njė grusht poezish, po aq domethėnėse, po me aq vlera. Nė kohėn e duhur, nėn qetėsinė e tij karakteristike, poeti Marinaj, "njė thesar i kombit" - siē do ta cilėsonte poeti Agim Doēi, tė ngacmon me nervin e tij, me kulturėn e lindur dhe tė kultivuar, me gjerėsinė e mendimit letrar dhe botėn e tij shpirtėrore, tė thjeshtė, tė pasur e tė pastėr si kristal.

Marinaj, Zogaj, Ēokaj
Marinaj, Zogaj, Ēokaj

Rastėsitė qė ndjekin poetin
Poezia e Frederick Turner-it nuk frymėzoi vetėm pėrkthyesin e tij, Gjekė Marinaj. Ajo ishte edhe sipari i hapjes sė javės kulturore amerikane nė Tiranė. Ndonėse ishte rastėsi, ashtu si nė vitet '90-tė, qė mbrėmja kulturore "Nė shpellėn e Platonit" tė organizohej nga drejtuesit e QNK-sė vetėm dy ditė para kėtij evenimenti tė kulturės amerikane nė Tiranė. Shqipėria ka kohė qė ėshtė hapur, dhe mundohet vazhdimisht tė absorbojė kulturė perėndimore, pėrvoja aksidentale, qoftė nė art e letėrsi, qoftė nė biznes e politikė. Ritmi i kėtij procesi, ndonėse ndodh nė mėnyrė tė vetvetishme, ėshtė i vrullshėm nganjėherė, por edhe i avashtė nė raste tė tjera. QNK ėshtė me fat qė drejtohet sot nga njė poet, qė rrjedh prej njė familje poetėsh, si Mujė Buēpapaj, i cili bėri njė organizim tė shkėlqyer tė kėsaj mbrėmjeje poetike. Dhe nėse besojmė tek rastėsitė, duhet tė pėrmendim se nė vitin 1990, kur poezia "Kuajt" e Gjekė Marinajt u botua nė gazetėn Drita, njė tjetėr Buēpapaj ishte kryeredaktor i saj, poeti dhe gazetari i mirėnjohur Skėnder Buēpapaj.

Poeti Dalan Luzaj duke folur
Poeti Dalan Luzaj duke folur

Nėn magjinė e tingujve tė njė violonēeli, tė porositur enkas pėr kėtė eveniment, mbrėmja letrare u hap nga studentja simpatike e letėrsisė, Eda Bramati. Postera tė mėdhenj me fotografinė e Turner-it dhe poezinė e fokusuar "Snobėt", ishin vendosur nė sfondin e podiumit. Pasi bėri prezantimin e rastit, studentja nė fjalė ia dha fjalėn gazetarit Arben Ēokaj, qė tė lexonte letrėn e poetit Frederick Turner, tė cilėn poeti e kishte shkruar pėr tė pėrshėndetur kolegėt dhe miqtė letrarė nė Shqipėri:

Pėr kolegėt e dashur dhe miqtė letrarė nė Shqipėri
dhe nė shtetet rreth saj

Arkitekti italian Francesco Chirchirillo
Arkitekti italian Francesco Chirchirillo

Dy net pas njė emergjence mjekėsore, qė mė ndaloi tė vij pėr vizitė nė Shqipėri kėtė vit, pashė njė ėndėrr. Nė ėndėrr isha nė njė pijetore, ndoshta nė njė Tempull, diku nė njė librari tė madhe, ose nė njė dhomė mė tė lartė, si ajo e Leonardo da Vinēit nė Darka e Fundit. Para meje, nė shumė sofra, por tė rreshtuar si shenjtė apo si filozofėt 'Nė Shkollėn e Athinės' tė Rafaelit, ishit tė gjithė ju, qė s'ju kam takuar kurrė, por qė shpresoj tė njihemi njė ditė.

Ju do ma falini mendjen e pavetėdijshme, por u pashė tė gjithėve si unikė dhe ekscentrikė, miqėsorė nė argumente dhe gazmorė nė bisedat me njėri-tjetrin, disa me mjekėr si tė priftėrinjve a hoxhallarėve, disa me mustaqe burrėrore, tė tjerėt estetikė dhe tė rruar pastėr, femrat me fytyra tė fuqishme inteligjente, tė rinj e tė vjetėr, secili me njė soj tė veēantė nė veshje dhe sjellje, tė cilat pėrbėjnė domethėnien e elementėve specialė tė stilit tuaj letrar e personal. Aty ishin madje disa shkrimtarė nga epokat e tjera tė sė kaluarės sė largėt, tė cilėt ishin thirrur pėr tė marrė pjesė nė atė takim nė tokėn jetėsore. Aq urtėsi, aq zgjuarsi, aq dashuri pėr fjalėn-e dija se doja tė gjendesha midis jush, por nuk e flisja dot gjuhėn tuaj dhe mė shkėputi nga ju akti i zgjimit.

Pamje nga salla
Pamje nga salla

Kam filluar tė mėsoj rreth letėrsisė shqipe nga miku im Gjekė Marinaj, poeti i ekstazės poetike dhe i imagjinatės vallėzuese, njeriu qė e pėrfaqėson nė formėn mė tė pastėr qė kam njohur deri mė sot, idealizmin dhe devotshmėrinė e njeriut tė vėrtetė letrar. Shpresoj se ju qė nuk e njihni do e pėrshėndesni me miqėsi, dhe ju qė e njihni do tė gėzoheni pėr suksesin dhe njohjen e tij nė kėtė anė tė atlantikut.

Ka qenė njė surprizė vėrtetė e madhe pėr mua, qė emri im dhe letėrsia ime qenė tė njohura nė Ballkan, njė zonė qė e kam vizituar kalimthi dhe jam dashuruar menjėherė me tė, por qė dukej nė njė farė mėnyre-kam qenė atje nė 1989-njė botė tjetėr. Nė tė njėjtėn kohė mendoj se disa nga shqetėsimet e mija nuk janė shumė tė ndryshme nga shqetėsimet tuaja. Politikat ju kanė mbajtur pėr shumė vite larg kontaktit tė plotė me botėn post-moderne; dashuria ime pėr tė kaluarėn dhe pėr tė ardhmen e palindur me ka mbajtur edhe mua tė shkėputur prej saj, kėshtu ne sė bashku ndoqėm diēka pėrmbi horizontin e kulturės perėndimore, e cila ėshtė njėherėsh njė kapėrcim pėr tek e ardhmja e re dhe njė ripohim i idealeve tė mėdha tė sė kaluarės.

Pamje nga salla
Pamje nga salla - tė ardhur nga Shkodra

Unė besoj se Evropa Lindore do tė jetė njė burim i madh i ripėrtėritjes dhe vitalitetit tė Perėndimit shpesh tė rraskapitur, tė papėrqendruar dhe tė idealizuar. Unė besoj se rrėnjėt historike dhe parahistorike tė civilizimit Perėndimor nė zemrėn tokėsore tė Ballkanit prapė e ruajnė zhvillimin origjinal tė arritjeve kulturore dhe artistike tė Evropės. Patėm shpresuar se do tė mund tė mbledhim dhe pėrkthenim disa nga poezitė tradicionale gojore tė vendeve tuaja; Gjekė Marinaj do tė vazhdojė punėn pa mua, por mė vjen keq qė nuk mund tė vij atje nė burim.

Ju lutem mė falni, miq dhe kolegė, pėr mungesėn time; dhe pranoni nga larg pėrshėndetjet e mia dhe shpresat qė ushqej pėr t'u takuar njė ditė, kur shėndeti im tė pėrmirėsohet.

Frederick Turner

Pamje nga salla
Pamje nga salla

Fjalėt e Turner-it duket se elektrizuan disi sallėn e kinemasė tė QNK-sė, pėr mė tepėr pasi ai iu drejtohej direkt kolegėve tė tij shqiptarė dhe atyre ballkanas.

Pastaj e mori fjalėn, poeti i njohur Preē Zogaj, u cili ndėr tjera tha:

"Gjeka ėshtė kthyer sot pas 16 vjetėve me njė Autor Amerikan, ku mund tė ishte kthyer me librat e veta, me krijimet e veta vėrtetė cilėsore qė i ka shkruar dhe botuar, nė anglisht edhe nė shqip, tė cilat i kemi njohur nėpėrmjet librave, shtypit dhe internetit, por ėshtė kthyer pėr t'i dhėnė vendit tė tij njė autor, qė deri mė sot i mungonte. Ne gjithmonė kemi nevojė tė dimė pėr poezinė e re, tė dimė se si mendohet poetikisht sot nė botė, si shkruhet, cilat janė imazhet, metaforat e mendimet e reja poetike.

Dhe si gjithnjė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė vazhdimėsi tė traditės sė shekullit XIX dhe XX, qė nxorėn talente tė mėdhenj nė letėrsi, po na japin edhe njė poet tė tillė siē ėshtė Frederick Turner, qė vjen nė shqip pėr herė tė parė nga pėrkthimi i poetit tonė Gjekė Marinaj. Turner ėshtė njė poet qė i pėrballon me mjeshtri tė gjitha sfidat poetike, duke na dhėnė njė krijimtari ku mbizotėron thellėsia dhe thjeshtėsisė poetike."

Pamje nga salla
Pamje nga salla

Nėn njė pėrqendrim tė plotė tė pjesėmarrėsve nė sallė, mė pas pėrshėndeti poeti Mujė Buēpapaj, drejtor i QNK-sė dhe organizator i kėsaj mbrėmjeje promovuese, i cili ndėr tjera u shpreh:

"Ardhja e Frederick Turner-it nė letėrsinė shqipe ėshtė vėrtet njė eveniment i rėndėsishėm. Unė do tė flas pak pėr shkaqet qė e kanė bėrė tė mundur ardhjen e kėtij poeti, qė ėshtė vėrtet poet i elitės botėrore. Nė vitin 1990, kur kishte filluar era e ndryshimeve nė Shqipėri, mė saktė nė Gusht tė vitit 1990, nė gazetėn Drita botohet njė poezi qė bėhet shumė e njohur, jo vetėm nė rrethet letrare dhe intelektuale tė Tiranės dhe provincave tė saj, por nė tė gjithė masėn popullore.

Poema "Kuajt" e shkruar nga poeti Gjekė Marinaj u bė shkak i pėrndjekjes sė autorit. Poezia ndihmoi nė trazirat kundėr regjimit komunist nė Shqipėri, tė cilat kishin filluar qė mė parė nė Evropėn Lindore. Pra, mund tė themi, se pa poezinė "kuajt" ndoshta nuk do e kishim sot nė duar librin "Nė shpellėn e Platonit". Poezia "Kuajt" e Gjekė Marinės, e prezantoi atė jo vetėm si njė talent tė lindur, por edhe si njė autor me njė pjekuri tė rrallė sa artistike aq edhe filozofike. Unė dua ta uroj poetin Gjekė Marinaj pėr kėtė pėrkthim mjeshtėror qė i ka bėrė poezisė sė poetit Frederick Turner, si dhe pėr poezinė e tij tė klasit tė parė, qė Gjeka krijon."

Autografe pėr pjesėmarrėsit
Autografe pėr pjesėmarrėsit

Nga njė letėr e shkruar me dorė, zoti Buēpapaj lexoi poezinė "Kuajt" tė Gjekė Marinajt, pėr tė na sjellė nė ato momente retrospektive tė njė kohe tė lėnė mėnjanė. Poeti Xhevahir Spahiu gati sa nuk ngrihej nga karrigia ku ishte ulur pėr tė absorbuar mė mirė melodinė e vargjeve tė kėsaj poezie, qė pati fatin e madh tė merrte njė jehonė tė pashoqe dhe tė bėhej pararendėse e lėvizjeve tė mėdha shoqėrore nė Shqipėri.

Njė surprizė e kėndshme i pėrshkoi tė pranishmit nė sallė, kur kompozitori i njohur Gjon Kapedani, recitoi poezinė "Kuajt", tė cilėn e kishte kompozuar nė muzikė Moderato (Tempo Rubato), njė kopje tė sė cilės ia dhuroi mė kėtė rast autorit Gjekė Marinaj. Me kėtė krijim dashamirės tė tij, kupton realisht se poezia "Kuajt" kishte marrė qė nė fillim pėrmasat e njė legjende. Nė sallė kishte njė numėr tė konsiderueshėm pjesėmarrėsish (rreth 148 vetė), shumica e tė cilėve e shihnin poetin Marinaj pėr herė tė parė, sidomos pas 16 vjetėsh emigrimi nė ShBA. Ata kishin treguar interes qė tė vinin e tė shihnin poetin e talentuar, qė i parapriu para tė gjithėve, me njė poezi, zhvillimeve tė mėtejshme demokratike nė Shqipėri. Kot s'thonė se poezia ėshtė arti mė sipėror i tė shkruarit!

Autografe pėr pjesėmarrėsit
Autografe pėr pjesėmarrėsit

Edhe nga Italia kishin ardhur enkas pėr kėtė mbrėmje simpatizantė tė poetit Marinaj. Ishte ndėr tjera edhe arkitekti italian, Francesco Chirchirillo, i cili ndėr tjera tha:

"Nė dhjetor tė vitit 1990 miku im arbėresh Giozefet Caparelli ma pat pėrkthyer poezinė "Kuajt" nga njė gazetė Shqiptare. Nga qė nė Shqipėri gjėrat akoma ishin nė tė "kuqe", Giozefet i pat dėrguar Marinajt njė kartoline urimi me rastin e vitit tė ri, 1991, por qė e pėrgėzonte edhe pėr poezinė "Kuajt". Fati e deshi qė nė Itali tė njihem edhe me njė tė kushėri tė poetit, i cili kur e kishte marrė vesh se Gjekė Marinaj do tė bėnte njė promovim libri nė Tiranė, as njėri as tjetri nuk mund ta humbnim shansin pėr ta takuar. Jam shumė i gėzuar qė tani kam 4 libra me autografin e Gjekė Marinajt. Pėr Gjekėn dhe poezinė e tij mjafton tė them vetėm kaq: Shqiptarėt e njohin botėn, por bota nuk i njeh sa duhet shqiptarėt."

Poeti dhe studiuesi Agron Tufa, njė mik i hershėm i poetit Marinaj, e mori fjalėn dhe me elokuencėn e tij tė njohur filloi tė fliste pėr poezinė e Turner-it, duke na lexuar dhe komentuar edhe dy nga poezitė e tij, tė cilit i kishin bėrė mė shumė pėrshtypje:

"Frederick Turner ėshtė njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm bashkėkohorė botėrorė, qė ka bėrė njė punė kolosale, siē e ka thėnė edhe Gjeka nė hyrjen e librit, mbi formulimin e idesė mbi poezinė, si pėrfaqėsues i poezisė nė pėrgjithėsi, i zbutjes sė lidhjeve tė saj me lexuesin, i zbutjes sė tonaliteteve tė saj me njerėzimin. Duke shfletuar librin disa here unė kam formuar njė ide mbi rėndėsinė e kėtij poeti, pavarėsisht se, siē thotė Gjeka, poezitė e tij nė kėtė libėr nuk janė me doemos mė tė mirat, por gjithsesi ato na mjaftojnė tė dimė se ēfarė poeti na ofrohet. Ky poet na bashkon me traditat e harruara tė poezisė: me poezinė klasike-por me njė mbushje tė re, apo me poezinė meditative. Nga kjo natyrė poetike na del njė ndėrgjegje tepėr e ndėrlikuar, e koklavitur, na del pėrfytyrimi poetik i njė kulture tė tė gjithė shekujve, dinjiteti dhe mitet moderne, nga religjioni pėr tek zbulimet shkencore. Pra Frederick Turner ėshtė njė poet qė kėrkon njė lexues tė kualifikuar sepse jo kushdo e ka tė mundur pėrshtatjen e kėtij lloj kualiteti artistik. Ky poet i pėrkthyer me kaq delikatesė nga Gjekė Marinaj, hyn krejt natyrshėm dhe do tė bėhet pa diskutim njė pjesė e natyrshme e pėrvojės poetike shqiptare. Ai tashmė ėshtė pjesė e paluajtshme e pasurisė sė poetikes tonė kombėtare."

Nė sallė ndodhej edhe gazetari i Radio Tiranės, Jaho Margjeka, i cili ndėr tjera shtoi:

"Gjekė Marinėn nuk e njoh nga afėr, para dy-tri ditėve rastėsisht, pas punės sė madhe qė po bėn pėr t'na njohur me botėn dhe vetveten poeti Mujo Buēpapaj, qė ėshtė edhe drejtor i QNK-sė, u pėrshėndetėm shkurt me Gjekėn. Ai mė pėrshėndeti sikur tė ishim njohur shumė kohė mė pėrpara. Ky ishte kontakti i parė me Gjekėn personalisht. Ndėrsa me tė si poet isha njohur nė vitin 1990 nėpėrmes poezisė sė tij sė famshme "Kuajt". Kam njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme t'i them Gjekės: Mirėserdhe nė Atdhe pas kaq vitesh!"

Mes tė tjerėve, nė sallė ndodhej edhe njė poet shqiptaro-amerikan, Dalan Luzaj, i cili kishte njė bagazh njohjeje disi mė tė zgjeruar pėr poetin Marinaj, ndėrsa jetonin tė dy tashmė nė tė njėjtin vend, nė ShBA. Ai e mori fjalėn, duke na treguar se:

"Nuk dua tė them ato qė u thanė, ndonėse Gjeka e meriton. Desha tė shtoja se Gjeka nuk e la atdheun me njė trastė tė mbushur me bukė e djathė, por kur u nis, ai e mbushi trastėn me libra. Ju te dashur motra dhe vėllezėr nuk e dini aktivitetin e kėtij djali. Gjekė Marinaj ėshtė krenaria e shqiptarėve nė Amerikė. Pa ju mėrzitur po ju them njė eveniment tė shkurtėr. Ishim nė Ēikago nė promovimin e njė libri, dhe kėshtu, pak a shumė si sonte, edhe aty kishte shkrimtarė e artistė tė ndryshėm. Dikush pyeti, "more djema, a e dini se kush e ka shkruar atė poezinė Kuajt?" Ndonėse unė u thashė se atė e kishte shkruar Gjekė Marinaj, miku im, shkrimtari Imer Ēelaj, qė ishte nė tavoline me mua dhe Pandi Sikun, nxori njė kompjuter dore, dhe ashtu doli poezia... Nuk e besoni, por ėshtė aq e vėrtet sa ē'jemi ne sonte nė kėtė sallė, njerėzit me ta lexuar filluan ta shkruanin nėpėr napkine (shami), nėpėr letra e ēfarėdo gjetėn. Unė nė tė njėjtėn kohė i bėra telefon Gjekės dhe i thashė se edhe pas kaq vitesh po na ve nė punė dhe po na jep kėnaqėsi poezia e tij."

Impresione tė rralla kėto, qė sidoqoftė tregojnė pėr madhėshtinė e poetit Marinaj, i cili me modesti dhe vetėmohim, rikthehet nė Shqipėri me njė pėrkthim brilant, duke i kryer njė shėrbim tė vyer jo vetėm poetit tė talentuar Turner, por edhe vetė arkivit poetik tė letėrsisė shqiptare.

Poeti dhe intelektuali i talentuar, autor i dhjetėra teksteve tė famshme tė kėngėve nė festivalet shqiptare dhe mė gjerė, Agim Doēi, pėrmes njė humori intrigues, e bėri tė gjithė sallėn tė qeshte me batutat e tij tė natyrshme. Diēka pėr tė cilėn tė gjithė pjesėmarrėsit kishin nevojė nė njė mbrėmje si kjo, ku ndjenjat dhe emocionet marrin njė mprehje estetike, dhe ku dashuria pėr fjalėn e shprehur bukur, ngjall mirėkuptimin dhe kėnaqėsinė e tė gjithėve. Sa mirė tė ndodhesh nė njė ambient tė tillė poetik!

Pak nga pak, koha kalonte nėn kėtė ritėm melodioz tė fjalėve tė shprehura me shije dhe tingujve tė violonēelit, tė porositur enkas pėr kėtė eveniment. Nė fund, e mori fjalėn poeti dhe pėrkthyesi Gjekė Marinaj, i cili ndėr tjera tha:

"Tė jesh poet nuk e di nėse ėshtė mė shumė meritė apo fat, sepse ose je ose nuk je poet, ngaqė shumica e poetėve pėr mendimin tim janė tė lindur, por kur njė poet pėrkthen njė poet tjetėr, atėherė dimensionet njerėzore zgjerohen. Mė kujtohet kur jetoja nė Bajzė, e mė parė nė Brrut tė Kastratit; shtėpia ku jetoja jo gjithmonė kishte mbulesė tė rregullt, dhe sa herė qė binte shi ēatia pikonte. Nė kėsisoj rastesh gjėja e parė qė bėja ishte marrja e ndonjė ene nga kuzhina pėr tė mbuluar jo jastėkun apo jorganin ku flija, por librat qė kisha nė bibliotekėn personale, pra midis tjerash, librat e tė gjithė juve qė jeni sonte kėtu. Kam pasė fatin qė nė Amerikė, midis tjerat, tė jap edhe lėndėn e letėrsisė botėrore, dhe fare mirė mund tė flisja me gjuhėn e njė profesori, por njohuritė e para i kam marrė kėtu prej jush, dhe nuk mendoj kurrė se unė mund tė jem profesor para jush, sepse edhe njė herė, embrionin e njohurive tė mija e kam dhurate nga ju.

Pasi lexova njė poezi tė poetit Frederick Turner, pastaj edhe njė tjetėr, pastaj edhe disa tė tjera, kuptova edhe njė herė se njeriu duhet tė shkėputet nga interesi personal... Dhe mendova; a ėshtė mė mirė tė shkruaj dhe tė botoj edhe njė apo dy libra tė tjerė nga krijimtaria ime, apo t'i jap lexuesit shqiptar diēka vėrtetė madhėshtore, diēka qė letėrsisė shqipe i mungonte aq shumė, pra njė pjesė tė poezisė sė poetit Frederick Turner. Dhe kėshtu, pėrktheva Turner-in, sepse tek ai gjeta poetin e dimensioneve tė mėdha poetike, si nga ana estetike, ashtu edhe nga ekspertiza e pėrdorimit tė formave tė reja dhe tė vjetra poetike. Mėsova se kishim tė bėnim me njė poet qė e njihte poezinė nga brenda dhe jashtė-me tė gjitha kodet e saj poetike. Poezia e tij mė bėri tė mendohem edhe njė herė se fatkeqėsisht disa nga ne mendojmė se poezia ėshtė e lehtė pėr t'u krijuar.

Poezia nuk ėshtė e lehtė, ajo ėshtė si njė lumė-ėshtė shumė e lehtė tė hysh brenda por shumė e vėshtirė tė dalėsh matanė, sidomos nėse nuk di tė "notosh" sa e si duhet. Pasi studiova Frederick Turner-in, tek ai gjeta poetin qė kisha ėndėrruar tė gjej, atė poetin qė poezia e tij do mė sillte mė pranė Shqipėrinė, sepse Shqipėria pėr mua ėshtė njė poezi nė vetvete. Dhe nuk u zhgėnjeva. Turner ėshtė njė poet me njė imagjinatė tė jashtėzakonshme.

Imagjinata e tij ndėrthuret, siē mė kishte thėnė njė herė njė bashkėfshatar i imi, Fran Zef Therēaj, i cili tek po bėnte njė kosh u shpreh: "Gjekė e di se ju shkruani poezi, dhe poezia kėshtu duhet tė jetė, pra duhet tė thuret me thupra tė pastra e tė zgjedhura, tė ndėrthuret bukur dhe me shije, dhe nė krye, tamam si ky koshi im, tė ketė vend pėr frymėmarrje", pėrfundoi ai duke i hedhur njė sy tjetėr koshit tė tij vėrtet tė bukur. Tė tillė e gjeta poezinė e Frederick Turner-it. Ajo ėshtė e ndėrthurur me fjalė tė bukura dhe tė zgjedhura me kujdes. Pashė se si imagjinata, filozofia, ndjenja, fuqia dhe ritmi i brendshėm i vargjeve tė tij pėrbėnin sė bashku njė fuqi shpėrthyese pėr lexuesin. Unė nuk kisha opsion tjetėr, pėrveēse ta jetoja realitetin-nuk duhej t'i jepja lexuesit njė poezi nga Gjekė Marinaj, kur mund tė pėrktheja dhe t'i jepja atij njė libėr me poezi tė zgjedhura nga njė poet Amerikan kaq tė madh.

Unė mendoj se para jush nuk duhet folur shumė, ndaj po pėrfundoj duke ju falėnderuar tė gjithėve, dhe duke ju siguruar se ju nuk mund ta ndjeni kurrė se sa pėr nder ua di, qė keni ardhur kėtu sonte, sepse pjesėmarrja juaj jo vetėm mė nderon, por mė emocionon, dhe mė frymėzon qė tė bėj sa me shumė pėrkthime pėr ju nga ajka e poezisė botėrore. Faleminderit."

Duke njohur natyrėn disi tė heshtur tė poetit Gjekė Marinaj, ai nuk mund tė kishte zgjedhur njė motiv mė tė mirė pėr t'u rikthyer nė atdhe me dy nga librat e pėrkthyer prej tij, dhe tė botuar nga shtėpia botuese "Marinaj Publishing" (www.marinajpublishing.com), tė cilėn Gjekė Marinaj e ka themeluar nė Dallas tė Teksasit, SHBA. Marinaj kishte sjellė me vete edhe disa kopje tė librit "Ora e paqes" me autor poetin e talentuar me origjinė gjermane Rainer Schulte, ku poezia ofrohej nė tė dyja gjuhėt, anglisht dhe shqip. Kopjet e librit tė tij, si dhe qindra kopje tė dy librave me poezi tė vetė Marinajt "Mos mė ik larg" dhe "Infinit", u pėrpinė nga tė pranishmit, sė bashku me librin me intervista "Ana tjetėr e pasqyrės" tė poetit dhe gazetarit Gjekė Marinaj. Natyrisht qė nuk mbeti pa u marrė as edhe njė kopje nga e gjithė ajo sasi librash (250) me poezi "Nė shpellėn e Platonit" tė Frederick Turner-it.

Ky duket se ėshtė fati i poezisė sė vėrtetė, i poezisė cilėsore, i poezisė me vlera universale. Shpirti i poetėve zemėrgjerė prodhon art, prodhon kulturė, e cila absorbohet vazhdimisht nga lexuesit, ndonėse ēmimi i saj i vėrtetė ėshtė parathėnė tė mos paguhet kurrė... Nė kėtė marrėdhėnie tė pėrjetshme njerėzore "jap-marr", duket se poetėt kanė njė feedback pozitiv. Ata japin mė shumė se sa marrin nga shoqėria njerėzore; ata japin pasi kanė se ēfarė tė japin!

Gjekė Marinaj lindi si poet ndėrmjet poetėve, nė njė shoqėri ku fjala e lirė kėrcėnohej nga thundrat e njė politike mizore. Fati e deshi qė ai tė mbijetonte nė njė botė ku poetėt janė tė rrallė, dhe ku shoqėria nė pėrgjithėsi, shpeshherė ėshtė mosmirėnjohėse pėr vlerat universale e shpirtėrore, qė poetėt i sjellin asaj. Talenti i poetit Marinaj, gjeti rrugėn e shprehjes nė njė mėnyrė tė veēantė, si currili i ujit tė kristaltė tė bjeshkėve, qė ndjehet nė poezinė e tij. Me thjeshtėsinė dhe modestinė e tij, Marinaj e bėn veten tė dukshėm, imponues, dhe nuk ka dyshim se ai pėrsėri do rikthehet nė hapėsirat shqiptare me po tė njėjtat vlera tė veēanta, unike dhe autentike, pėr letėrsinė shqiptare.


Fakte:

Pėr ardhjen e poetit Gjekė Marinaj nė Shqipėri, gazeta Shqip i kishte kushtuar atij dy faqe (Shqip, Nr. 75, e premte, 26 Maj 2006, faqe 18 dhe 19).

Ndėr 148 pjesėmarrėsit e mbrėmjes poetike (pa pėrfshirė mediat) ishin edhe:
Xhevahir Spahiu, Preē Zogaj, Agron Tufa, Agim Doēi, Mujė Buēpapaj, Uk Zeneli, Pjetėr Pepa, Angjelin Shtjefni, Gjon Kapedani, Bislim Ahmetaj, Tomė Therēaj, Ramiz Lika, Andon Andoni, Bujar Karoshi, Dalan Luzaj, Jaho Margjeka, Francesco Chirchirillo, Arben Ēokaj, etj.

Pėr Takimin shkruan:
1. Gazeta Shqip (tri here)
2. Gazeta Tema (dy here)
3. Gazeta Shekulli (dy here)
4. Gazeta Sot
5. Gazeta Korrieri
6. Gazeta Ballkan
7. Gazeta Panorama
8. Gazeta Metropol
9. Gazeta Koha Jone
10. Gazeta Albania
11. Gazeta Tirana Observer, etj.

Intervista tė plota me poetin Marinaj u publikuan nė:
RTSH
Gazeta Tema
Radio Tirana
Ribotim tek "Illyria" i intervistės marrė nga "Tema", etj.

Aktiviteti u dha nė lajmet e ditės nga:
RTSH
Top Channel
Vizion plus
News24

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara