HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Si mund tė vetė-pastrohet administrata shqiptare nga njerėzit e
paaftė dhe tė korruptuar, kur ata abuzojnė nė emėr tė partisė?!

Taksa "Loli" - "Jam krahu i Jozit"

-- nga Arben ĒOKAJ, gazetar & analist, tetor 2006

Arben Ēokaj Henri Kisinger nė librin e tij "Diplomacia" citon njė thėnie tė Ruzveltit: "Toka ėshtė pronė e tė aftėve, kur ata kanė forcė." Shtetet e Bashkuara janė ndikuar ndjeshėm nga mendimtarėt dhe drejtuesit e mėdhenj, prandaj janė bėrė edhe shteti drejtues i botės. Nė betejėn shekullore mes tė diturit dhe tė paditurit, kėtu tek ne ka fituar shpesh i padituri dhe fryma e budallait; gjėrat e menēura e kanė vėshtirė tė gjejnė treg shitje tek ne, prandaj jemi kėtu ku jemi. Ajo qė shohim nė sferėn e politikės shqiptare, atė qė njerėzit prekin mė shumė nė vendin tonė, ėshtė treguesi mė i mirė i prirjeve tona.

Pushtetarėt e paaftė nuk janė nė gjendje tė kuptojnė keqadministrimin e pushtetit dhe humbjen qė ata i shkaktojnė ekonomisė sė vendit, apo edhe vetė partisė sė tyre, pasi ata ndodhen nė anėn e sė keqes, nė anėn e shtrembėr. Kleptomania instiktive e njė pjese tė administratės shqiptare, i ka ardhur nė majė tė hundės kėtij populli, i cili mė 3 korrik 2005 besoi tek "Koha pėr ndryshim" e Partisė Demokratike, pėr tė provuar njė shans tė madh nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, nismė kjo qė megjithatė mbetet njė "mision i pamundur", nėse krimi dhe abuzimet nuk goditen pamėshirė, pavarėsisht ngjyrės qė kanė.

Shumė gjėra kanė shkuar pėr mirė nė qeverisjen e kėtij vendi, qė nga ardhja nė pushtet e PD-sė, dhe ndonėse pushteti qendror ėshtė mė i rregullt dhe mė kontrolluar (dhe kjo shihet nga tė gjithė), pushteti lokal, ai periferik, nuk e ka ndjerė akoma si duhet frymėn e re qeverisėse. Tė ndodhur nė njė klimė surrealiste telenovelash banale meksikane, disa pushtetarė mediokėr nuk kanė mundur t'i largohen vesit qė mėsuan nė kohėn e Nanos. Ndonėse kėta pushtetarė lokalė, janė edhe pėrfaqėsues tė PD-sė, ata nuk e kanė marrė akoma mesazhin e njė qeverisje "me duar tė pastra".

Kjo ka mundėsi tė ketė ndodhur ngaqė ata kanė njohje me dikė atje "lart", qė i mbron, nuk kanė besim tek shteti i tyre, pėrderisa thonė "na lini tė vjedhim, se deri nė 2007-n e kemi..." (siē bėjnė disa krerė tė PD-sė nė Mbishkodėr), ose u ėshtė bėrė zakon tė shohin nė kėto15 vjet tranzicion, qė ata tė cilėt kanė abuzuar me paratė publike, kanė shpėtuar pa u dėnuar, ose kanė marrė dėnime qesharake. Njė mundėsi tjetėr mund tė jetė: kėta tipa pushtetarėsh janė kaq tė "sėmurė", sa nuk janė nė gjendje tė kuptojnė kohėn nė tė cilėn jetojnė dhe ndryshimet qė vijnė bashkė me tė.

Partia Demokratike pėrballet tani me njė sfidė tjetėr nė zgjedhjet lokale qė po afrojnė. Aftėsia menaxhuese e lidershipit tė saj ėshtė pėrcaktuese nė fitoren, apo humbjen e kėtyre zgjedhjeve, tė cilat pėr nga rėndėsia dhe impakti qė mund t'i japin shoqėrisė sonė, mund tė konsiderohen po aq tė rėndėsishme, sa ē'ishin zgjedhjet qendrore tė 3 korrikut. Por, a do ta ndjekė Partia Demokratikė nė zgjedhjet lokale tė njėjtėn rrugė siē bėri edhe nė zgjedhjet qendrore? A do t'i afrojė PD figurat e reja dhe me kredibilitet tė shoqėrisė sonė, nė mėnyrė qė jo vetėm tė fitojė zgjedhjet, por edhe tė ofrojė nė pushtetin lokal njė cilėsi shėrbimi mė tė lartė, me njerėz kompetentė dhe tė aftė pėr tė menaxhuar qeverisjen e vendit? Kjo mbetet pėr t'u parė...

Tė vjedhėsh nė emėr tė Partisė
Fatkeqėsia shqiptare vjen si pasojė e formatimit tė administratorėve tė kėtij shteti me njė format tė gabuar. Pothuajse secili qė dėshiron tė hyjė nė punė nė shtet, synon nė fund tė fundit tė vjedhė shtetin e vet. Pasi shpesh dėgjohet tė thuhet: "Nuk hyj nė punė pėr njė rrogė...". Nėse ideja e vjedhjes shtrihet me njė shembull nė sektorin privat, mund tė shtrohet pyetja: Sa gjatė i shkon njė lokali privat pa falimentuar, nėse psh. tė gjithė kamerierėt vjedhin? Kuptohet fare thjeshtė, se ditėt do tė ishin tė numėruara pėr kėtė lokal, ashtu siē janė tė numėruara edhe pėr njė qeverisje, nėse i lė administratorėt e saj qė tė abuzojnė me paratė publike.

Mė kujtohen raste nė perėndim, kur ka ndodhur qė ndonjė kosovar, i cili merrej me drogė, arrestohej nga policia. Ai gjente njė mėnyrė tė poshtėr justifikimi: "merrem me drogė, pasi na duhen para pėr pavarėsinė e Kosovės...". Po ku ka komb, apo moral njė njeri i tillė qė merret me drogė? Pėr mė tepėr, ai komprometon njė ndjenjė kaq tė shenjtė dhe fisnike si pavarėsia e Kosovės - si rrugėkalim pėr tė justifikuar punėn e tij kriminale.

Pothuajse nė tė njėjtėn mėnyrė kanė vepruar edhe disa nga drejtuesit e Qarkut tė Shkodrės dhe ndonjė nga kryetarėt e komunave nė zonėn e Mbishkodrės, tė cilėt qenien e tyre nė PD nuk e shohin si mundėsi pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė qeverisėse tė kėsaj partie. Se duke krijuar diēka tė mirė pėr vendin dhe pėr grupimin e tyre politik, ata krijojnė diēka tė mirė edhe pėr veten e tyre. Por jo, ata janė mė tė trashė se e lejon ligji, ata kanė hyrė nė PD vetėm pėr tė arritur tė kapardisen para popullit tė tyre tė varfėr, dhe nuk pengohen tė flasin hapur pėr abuzimet dhe aventurat qė bėjnė "nė emėr tė partisė", me paratė e kėtij populli, me paratė publike. Sipas logjikės sė tyre, pushteti nuk fitohet, ai blihet!

Njė kryetar komune, i gjatė si stekė bilardoje, ka pėrvetėsuar kėto vitet e fundit rreth 100 dynymė tokė "nė emėr tė partisė", njė pjesė tė mirė tė saj nė zonėn turistike tė Razmės, pėr tė mos pėrmendur abuzime tė tjera tė tij, deri edhe nė pėrvetėsimin e parave tė ndihmės ekonomike, tė atyre qė nuk kanė as kafshatėn e gojės. Shteti duhet ta bėjė mė transparente, me lista tė shpallura publikisht kėtė ndihmė ekonomike, ose tė gjejė forma tė tjera tė shpėrndarjes mė tė drejtė. Ndėrsa kryetari i komunės Gruemirė, ka abuzuar nė bashkėpunim mbi 60 % tė fondeve, qė i janė dhėnė kėtė vit pėr rrugėt rurale dhe shkollat, dhe ėshtė vėnė nė shėnjestėr tė kontrollit tė shtetit pėr abuzime, por nuk e di, nėse vetėm kjo ėshtė e mjaftueshme pėr t'i ndalė rrugėn abuzimeve tė tij?!

Targa e makinės sė paregjistruar tė kryetarit tė komunės Gruemirė
Targa e makinės sė paregjistruar tė kryetarit tė komunės Gruemirė.
Kryetari i kėsaj komune ka mbajtur njė makinė me targa tė parregullta (e ndoshta tė vjedhur) pėr vite me radhė - si shembulli mė "i mirė" pėr banorėt e komunės sė tij. Motoja: "Bėhu kryetar qė tė shkelėsh ligjin", i ngjan njė filmi me skenar tė vjetėr, por jo pėr kryetarin "kryelartė". Pėrfaqėsues tė PD-sė, qė manipuluan listat pėr interes tė PS-sė nė zgjedhjet e fundit, synojnė tė kandidojnė pėrsėri nė zgjedhjet lokale. Nėse PD u beson atyre kėsaj radhe, kjo do tė ishte pjesa tragjike e kėsaj historie!...

Pėr tė kuptuar mė mirė shkallėn e kleptomanisė tė kėtyre prototipave, nuk ėshtė nevoja tė thuhet se ēertifikatat jepen me njė ēmim 10 herė mė tė lartė se nė Tiranė, por e vėrteta ėshtė se nuk ka investim nė komunė, ku tė mos futen duart e kryetarit... Dhe paratė e rrugėve, shkollave, apo tė ndihmės ekonomike pėrfundojnė fatkeqėsisht nė bankat e Malit tė Zi (se mė larg nuk mund tė shkojnė), ku njė pjesė e tyre harxhohet edhe me prostitutat e vendit fqinj. Pra, paratė e kafshatės kthehen nė lekė prostitutash nga krerė tė pushtetit lokal, qofshin kėta tė majtė, apo tė djathtė... Tė na rrojė populli! Ky shtet duhet tė rrisė shkallėn e kontrollit, nėse do qė tė mbijetojė!

Investimet nė rrugėt e komunės Gruemirė, kėtė vit, kanė patur njė rritje tė ndjeshme me ardhjen nė pushtet tė PD-sė, por fatkeqėsisht, cilėsia e punės ka qenė mjaft e dobėt - jashtė moralit tė sotėm tė qeverisjes. Nė rrugėn e fshatit Grudė-Fushė, janė vjedhur mbi 60 % e fondit tė caktuar pėr kėtė rrugė dhe cilėsia e saj siē mund tė shihet ėshtė njė katastrofė nė vetvete. E njėjta gjė ka ndodhur edhe me rrugėt e tjera tė kėsaj komune...

Rruga pėr nė fshatin Grudė-Fushė
Rruga pėr nė fshatin Grudė-Fushė

Tregojnė gjithashtu se, kryetari i njė komune nė Mbishkodėr, pėrfaqėsues i PS-sė, ka marrė njė fond prej 7 milionė lekėsh pėr njė shkollė tė re. Ai nuk ka ndėrmend ta ndėrtojė shkollėn fare, ngaqė ka njė fushatė tė cilėn duhet ta financojė... Ironia e radhės ėshtė se, nė njė mbledhje tė Kėshillit tė Qarkut, ai ankohej pėr paratė qė nuk i janė dhėnė pėr bankat... Kėta njerėz nuk ngopen, jo... ata duhet tė paktėn tė ndėrrohen! Si mund tė shmanget ky abuzim kaq ekstrem, nė njė vend ku dikush nuk ka ushqim tė mjaftueshėm, ndėrsa tjetri vjedh paratė publike dhe i shpėrdoron ato?! A mos ka diēka qė nuk shkon nė mėnyrėn e tė menduarit shqiptar, nė atė formatin e trurit, qė pėrmendėm mė lart?!...

Krahu i "thyer" i Jozit
Tregojnė njė histori nė Shkodėr, ku pėrfaqėsuesi i njė firme ndėrtimi, ka shkuar tek kryetari i Bashkisė dhe ka kėrkuar njė tender, duke thėnė se kėtė ia kishte premtuar znj. Topalli, qė shkurt i thirrin Jozi. Servilėt e Bashkisė ia kanė dhėnė tenderin pa njė pa dy. Disa ditė mė vonė, krerėt e Bashkisė e pyesin znj. Topalli pėr tenderin nė fjalė, dhe ajo e mohon faktin se i ka premtuar ndokujt diēka tė tillė, kėshtu qė Bashkia ia bllokon tenderin gėnjeshtarit. Ky i fundit, shkon dhe zihet me pėrfaqėsuesit e Bashkisė, duke i sharė ata pėr ndarjen e tenderėve nė mėnyrė selektive, sipas preferencave tė politikanėve tė lartė.

Ka mundėsi qė i "gjori" biznesmen, tė ketė dėgjuar kryetarin e Kėshillit tė Qarkut Shkodėr tek thotė se ėshtė krahu i Jozit. Njerėzit e thirrin atė "Loli", "Lori", "Loro", etj. por emrin e vėrtetė e ka Lorenc Luka. Nė shpurėn e tij, ai ka ofruar njerėz tė sėrės sė vet, tė cilėt "ia lidhin" mė lart se ligjet e kėtij vendi. Prandaj, po flasim pėr taksėn "Loli", e cila i vihet ēdo njeriu qė kėrkon tė ndėrtojė, apo tė bėjė njė investim privat nė Qarkun e Shkodrės. S'ka rėndėsi nėse ligjet janė nė anėn tėnde, shpura e Lolit qeshėn kur ato pėrmenden, ndėrsa Loli vetė thotė me habi: "Kush ėshtė PD?". Dhe kjo ėshtė zhgėnjyese! Paaftėsinė e tij, mediokritetin, mungesėn e shkollimit dhe kapacitetit tė duhur intelektual, ai mundohet ta kompensojė me pretendimin "jam krahu i Jozit". Duket se kjo shprehje ėshtė bėrė e modės, dhe jo vetėm nė Shkodėr.

Njė gjė duhet tė jetė e qartė, pėr tė mos vėnė nė siklet zonjėn e nderuar Jozefina Topalli, pėr tė cilėn njerėzit kanė respekt. Si nėnkryetare e PD-sė, ajo ėshtė e detyruar qė tė mbajė lidhje me ēdo titullar tė PD-sė kudo nė Shqipėri, e jo vetėm nė Shkodėr, tė cilėn e sheh me mė shumė pėrkujdesje. Por qė t'i japėsh pushtet dikujt, qė nuk di tjetėr veē tė serviloset, dhe ligjet e kėtij shteti i shikon me neveri e pėrbuzje, ky ėshtė njė investim pa tė ardhme dhe humbje e madhe pėr PD-nė dhe administratėn shqiptare. Njerėz mediokėr e tė paaftė nuk duhet tė marrin poste drejtuese. Nėse ata kanė dhėnė kontribut partiak, atėherė t'u gjendet ndonjė punė e rangut tė dytė.

Krahu i pretenduar i Jozit (ata qė e shohin znj. Topalli nė TV apo nė ndonjė takim me publikun), duket se ėshtė njė krah i thyer nga korrupsioni dhe paaftėsia. Disa drejtues mediokėr tė PD-sė nė Shkodėr dhe Malėsi tė Madhe sulmojnė me fanatizėm ēdo demokrat me integritet. Ata e kanė gangrenizuar veprimin politik tė PD-sė lokale dhe nuk kanė kredibilitetin e duhur, qė tė marrin as njė minimum votash nga elektorati ku ndodhen. Pėr mė tepėr, ata abuzojnė nėn emrin e njė zonje tė nderuar - ikonė e politikės shkodrane - dhe kėshtu e lėnė Qarkun e Shkodrės nė njė gjendje dhe mentalitet provincial. Ėshtė e pamoralshme dhe jetėshkurtėr, qė tė marrėsh kredit politik nė emėr tė tjetėrkujt, pasi nė kėtė mėnyrė i bėn dėm partisė, tė cilėn pretendon se e pėrfaqėson.

Ora e Bashkisė Shkodėr - ka kohė qė ka ndalur
Ora e Bashkisė Shkodėr - ka kohė qė ka ndalur

Bashkisė sė Shkodrės i ka "vdekur ora"
Sapo hyn nė Shkodėr, shikon se rrugėt janė shtruar si mos mė keq, trotuaret edhe aty ku nuk janė zėnė nga rruga, zihen nga ndėrtimet pa leje, ose nga baret qė ndodhen anash. Njerėzit, si nė asnjė vend tjetėr, ecin nė mes tė rrugės, duke u bėrė njė rrezik i pashmangshėm pėr aksidente. E kupton menjėherė, se kėtė qytet e ka lėnė koha prapa; kėtė qytet nuk e sundon ligji dhe rregulli. Dhe fajin nuk e kanė qytetarėt, por ata qė drejtojnė keq!

Rruga nacionale, qė lidh Shkodrėn me Malin e Zi, nė hyrje tė Shkodrės, ėshtė kthyer nė gėrmadhė. Drejtori rajonal i rrugėve sqaron se ky segment rrugor i pėrket Bashkisė. Por Bashkia e Shkodrės ka rrugėt e saj, tė cilat i ka shtruar me asfalt, duke i bėrė kanalet kulluese nė sipėrfaqe (pėr tė "kursyer" asfaltin). Njė shpikje e Bashkisė kjo, e huazuar ndoshta nga ndonjė vend i humbur arab. Pėrveēse rruga ėshtė ngushtuar ndjeshėm nė tė dy krahėt nė lagjen Kiras, kanalet qė do tė mbushen me papastėrti dhe do tė bllokohen shumė shpejt, do tė shėrbejnė edhe si burim infeksioni dhe ere tė keqe gjatė gjithė kohės. Njė inxhinier i Bashkisė tregon se kėto rrugė do tė rregullohen pėrsėri... Po ēfarė tė rregullohet mė parė nė Shkodėr?! Diēka qė bėhet keq, ashtu do tė mbesė... se Shkodra nuk lundron nė para; ndoshta kryetari i Bashkisė po!

Rruga nacionale nė hyrje tė Shkodrės
Rruga nacionale nė hyrje tė Shkodrės

Elektorati shkodran voton djathtas. Nė njė sistem demokratik mungesa e njė krahu kundėrshtar tė fortė, ul konkurrencėn brenda partisė sė votuar, pasi edhe nėse del si kandidat Xan Gallata, ai ka pėr tė fituar. Zgjedhjet nė Shkodėr nuk janė njė sfidė e madhe vetėm pėr PS-nė, ato janė njė sfidė mė e madhe pėr vetė PD-nė. Shkodra, ky qytet i kulturės tradicionale, ka universitet, por njė pjesė e drejtuesve tė saj kanė diploma shterpė, ose nuk kanė diploma fare. Kjo ėshtė e pafalshme jo vetėm pėr klasėn intelektuale shkodrane, por edhe pėr vetė PD-nė, qė nuk ka zgjedhur figurat e duhura pėr tė drejtuar qytetin nė njė mėnyrė bashkėkohore.

Zgjedhja e prefektit Kolombi nė Shkodėr, u prit nė fillim me skepticizėm nga njė pjesė e militantėve tė PD-sė. Por z. Kolombi nė Prefekturėn e Shkodrės ka treguar konsistencė nė respektimin e rregullave dhe ligjit, me aq mundėsi sa ka. Ndryshe ndodh me Bashkinė e Shkodrės, apo me Kėshillin e Qarkut. Njė koleg i imi gazetar mė tha njė ditė, se "Bashkia duhet tė kthehet me kokė poshtė pėr tė shkulur korrupsionin", ndėrsa njė punonjės i Prefekturės mė pati thėnė: "Duhet tė ikė Loli, qė tė shuhet korrupsioni nė Qarkun e Shkodrės". I takon PD-sė qė tė gjejė njerėz mė tė aftė si pėrfaqėsues nė Shkodėr, pasi durimi i zgjedhėsve mund tė marrė fund.

Do tė ishte gjithashtu e kėshillueshme, qė shteti shqiptar tė krijojė njė mekanizėm kontrollues revizionimi pėr ēdo njėsi prefekture, i cili do tė kontrollonte nė vijimėsi mbarėvajtjen dhe pėrdorimin e buxhetit dhe parave publike pėr ēdo komunė, bashki dhe qark tė pushtetit vendor. Ky mekanizėm do ta plotėsonte punėn e kontrollit tė shtetit, i cili vepron nė tė shumtėn e rasteve, vetėm kur ka shkelje apo abuzime. Ndoshta "frika do ta ruajė vreshtin", se kėshtu nuk bėhet!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara