HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Liri e shprehjes apo diskriminim i pafre

-- nga Arben ĒOKAJ, Frankfurt - 21 shkurt 2006

Arben Ēokaj

Sirena e detit

Karikaturat e Muhamedit

30 shtator, gazeta daneze Jyllands-Posten publikon 12 karikatura tė profetit Muhamed.

Tetor 2005, 11 ambasadorė nga vendet myslimane kėrkojnė takim me kryeministrin Anders Fogh Rasmussen (V). Ata duan qė ai tė distancohet nga karikaturat. Kryeministri kundėrshton.

Ēėshtja zgjon indinjatė ndėrmjet myslimanėve nė Danimarkė, dhe njė delegacion myslimanėsh udhėton nga vendi nė vend nė shumė vende myslimane dhe kėrkon dėnim ndėrkombėtar.

Nė janar ēėshtja kalon nė bojkot tė mallrave daneze nė shumė vende arabike. Njėkohėsisht disa ambasadorė danezė thirren qė tė vijnė nė Danimarkė, dhe nė Gaza digjet flamuri danez nė rrugė.

Nė shkurt ndodhin demonstrata brenda vendit, dhe ēėshtja ngjall protesta tė dhunshme nė vende myslimane, ku shumė ambasadave daneze u vihet zjarri. /Politiken

Ka diēka qė nuk shkon nė Danimarkė... sė paku sipas programit "60 minuta" tė CBS dhe agjencisė sė lajmeve Associated Press. Danimarka paraqitet si njė vend i vetėkėnaqur dhe naiv nė TV-nė amerikane. Programi "60 minuta" e pėrshkruan Danimarkėn si vend qė vetėmburret, njė komb biond aventuresk, qė jeton jashtė realitetit tė botės.

Ky ėshtė konkluzioni i gazetės daneze "Politikėn" nė njė shkrim on-line tė 20 shkurtit, lidhur me disa komente tė fundit pėr karikaturat e Muhametit, tė bėra nga emisioni "60 minuta" i kanalit CBS, si dhe komente tė gazetarėve tė agjencisė sė njohur Associated Press.

Danezėt vuajnė tė duken si tė veēantė; nė narcizmin e tyre ata pėrpiqen qė tė tėrheqin vėmendjen e tė tjerėve. Nė psikologjinė daneze tė njeriut tė ishullit, ekziston ideja, qė mė mirė tė pėrmendesh pėr keq se sa tė mos pėrmendesh fare.

Kjo ndjenjė i ēon ata deri nė marrėzi. S'ka dyshim qė ata mund tė ndjehen krenarė edhe me skandalin e tyre tė fundit, nėse kjo nuk u shkakton atyre njė frikė tė papėrballueshme dhe dėm tė pariparueshėm nga pėrmasat e protestave, dhunės, djegies sė ambasadave apo flamurit tė tyre...

Mesazhi ishte i qartė: bota islamike nuk lejon askėnd tė tallet me figurėn e profetit tė tyre, pavarėsisht pretendimit tė lirisė sė shprehjes, qė ekziston nė vendet e konsideruara si demokratike. Liria e shprehjes nuk mund tė kthehet nė diskriminim tė pafre tė tjetrit, dhe tė shkojė pėrtej lirisė sė tjetrit.

Kondensimi i efekteve negative anti-islamike nė politikėn daneze, ka ardhur gradualisht duke u rritur nė dekadėn e fundit, me rėnien e pashmangshme ekonomike qė shoqėron shoqėritė "sociale" evropiane, tė cilat pas luftės sė dytė botėrore themeluan tė ashtuquajturin sistem tė begatisė.

Njė parti e djathtė daneze, e cila drejtohet nga njė grua mediokėr me emrin Pia Kjaergaard, profesioni i sė cilės ka qenė ndihmėse shtėpiake para se tė merrej me politikė, mblodhi 15 % tė votave nė zgjedhjet e fundit parlamentare. Koalicioni i djathtė ka aplikuar nė vend ligje diskriminuese, si marrjen e qėndrimit tė pėrhershėm pėr tė huajt nė Danimarkė nga 3 vjet qė ishte nė 7 vjet; lejimin e martesave pėr qytetarėt, qė nuk kanė shtetėsi daneze, e bėri 24 vjeē (thyerje flagrante e tė drejtave tė njeriut, pasi martesa lejohet pėr persona mbi 18 vjeē), gjoja pėr tė penguar martesat me mblesėri tė myslimanėve qė jetojnė nė Danimarkė. Kėto kufizime dhe tė tjera tė kėsaj natyre, e kanė rritur ndjeshėm tensionin ndėrmjet danezėve etnikė dhe tė huajve, qė nga koha e ardhjes nė pushtet tė koalicionit tė djathtė, qė drejtohet nga liberali Anders Fogh Rasmussen.

Pra, nuk ėshtė aspak e rastit, qė nė Danimarkė, njė nga gazetat mė tė fuqishme publikon 12 karikatura tė profetit Muhamed, madje ėshtė njė majė ajsbergu qė doli nė dritė tani, nė politikėn e izoluar daneze. Politikat kundėr tė huajve nė Danimarkė kanė pėr qėllim gjetjen e njė shkaku tė tretė, e njė rrugėkalimi tė mllefit pėr mossuksesin e sistemit social, tek njė palė e pafajshme, e pafuqishme, e cila diskriminohet pėr shkak tė besimit, ngjyrės sė lėkurės, apo flokėve tė zinj. Tė huajt nė Danimarkė, as mund ta pėrkeqėsojnė apo pėrmirėsojnė gjendjen ekonomike tė Danimarkės, por ata shpeshherė pėrdoren si mish pėr top pėr qėllime tė errėta elektorale, si ftohės i motorit danez me djegie tė brendshme.

Kanibalizėm

Diēitura nė fjalė paraqet njė qytetar danez duke i ngrėnė kėmbėn njė gruaje me ngjyrė...

Mėsimdhėnėsi danez i shkollės sė lartė, Soeren Iversen, shkruante nė vitin 2000 nė gazetėn Politiken, se: "Danezėt janė bėrė kanibalė. Pasi vetėm duke kullufitur ata, qė nxjerrin nė pah mungesėn e identitetit dhe tė personalitetit tonė, ne do mund tė mbajmė gjallė imazhin tonė si individė dhe si popull."

Shkrimin e tij plot mllef, Iversen e ilustron me tregimin "Shqetėsime nė periferi" tė shkrimtarit Leif Panduro: "Njė shtėpi e veēuar, komforte dhe e rregulluar mirė, zihet nga njė person krejtėsisht paqėsor por me pamje tė huaj, i cili kishte nofulla tė fuqishme, mollėza tė stėrzmadhuara, dhe tipare, qė pak ngjanin me ato tė evropianėve nordikė.

Banorėt e lagjes, tė cilėt e kanė karakteristikė mungesėn e identitetit dhe tė personalitetit tė tyre, i kap njė ankth i madh, pasi anonimiteti dhe indiferenca e tyre bėhet papritur e dukshme. Ata vendosin tė bėjnė diēka, pasi "nuk mund tė vazhdojė kėshtu". Duhet vepruar! Dhe historia tregon se ata, nė njė natė tė zezė, futen nė shtėpinė e tė huajit, e vrasin atė dhe mė pas e hanė."

60 Minuta
Danimarka nuk ėshtė vetėm vendlindja e Hans Christian Andersenit - vendi banohet edhe nga aventurat e tij, tingėllon si prelud fillimi i programit "60 minuta" tė CBS, i cili u shfaq nė mbrėmjen e 19 shkurtit.

Ndėrsa shfaqeshin pamje nga Nyhavn (lagje e vjetėr e Kopenhagės) dhe ndėrrimi i turneve nė Amalienborg (oborri mbretėror), gazetari pyet me qesėndi, si ka mundėsi qė ky vend i bukur dhe i vogėl i quajtur Danimarkė tė iniciojė protesta kaq tė dhunshme nė Lindjen e Mesme? Danimarka ka kaluar nė krizėn e saj mė tė madhe, kriza e vetme nė njė gjysėm shekulli. Qė nga Lufta e Dytė Botėrore, danezėt kanė qenė tė lumtur pėr vendin e tyre, pėr sistemin e tyre tė begatisė dhe mbi tė gjitha, tė kėnaqur me vetveten, thuhet mė tej me mirėsjelljen amerikane. Nė ekran paraqitet njė grua bionde me njė buzėqeshje tė madhe dhe vathėt qė i shkėlqejnė.

"Kufijtė ndėrmjet fantazisė dhe realitetit ėshtė vėshtirė tė gjenden nė kėtė vend. Garda mbretėrore pėrpara pallatit mbretėror ngjan me ushtarė lodrash. Simboli nacional i tyre ėshtė njė sirenė deti gjoksjashtė, nė bregdetin Kopenhagės," thotė gazetari Bob Simon. Pastaj paraqitet njė klip nga njė shfaqje mode, ku tė gjitha modelet kanė flokė tė gjatė dhe tė verdhė. Gazetari komenton, se kėshtu u prezantua moda, njėkohėsisht me ndezjen flakė tė ambasadave daneze... Kjo formė sarkazme tregon indiferencėn daneze pėr ngjarjet e rrezikshme qė ndodhin rreth saj. Korrespondenti Bob Simon raporton nga Kongens Nytorv (Sheshi i Mbretit) me njė pamje nė sfond tė selisė qendrore tė gazetės Jyllands-Posten, si "bastion i lirisė sė shprehjes".

"Ne mbrojmė tė drejtėn pėr tė qenė budallenj" - thotė Toeger Seidenfaden, kryeredaktori i gazetės "Politiken" - "Tė jesh budalla ėshtė njė pjesė e lirisė sė shprehjes" - sqaron Seidenfaden. Ai nėnvizon se duhet tė tregohemi tė kujdesshėm nė pėrdorimin e lirisė sė shprehjes pėr sa i pėrket shkeljes sė tė drejtave tė minoriteteve nė lidhje me shoqėrinė myslimane nė Danimarkė, e cila pėrbėn rreth 2 pėrqind tė popullsisė.

"Jyllands-Posten nuk ka qenė e vetėdijshme pėr reagimin e fuqishėm ndėrkombėtar qė morėn karikaturat e publikuara," thekson Seidenfaden, "siē thonė, ata e bėnė kėtė pėr t'u mėsuar myslimanėve nė Danimarkė se, nė shoqėrinė daneze ata duhet ta pranojnė se do tė tallen, imitohen dhe pėrēmohen".

Ndėrsa ish-ministri i jashtėm danez, Uffe Elleman-Jensen - ndoshta njė ndėr politikanėt mė tė zgjuar tė kėtij vendi, thekson: "Kur ti e pėrdor lirinė e shprehjes pėr t'u tallur me fetė e popujve tė tjerė, dhe ti e bėn kėtė me qėllimin e vetėm pėr tė demonstruar se ke tė drejtė ta bėsh kėtė gjė, atėherė ti nė tė vėrtetė po e minon kėtė liri tė shprehjes, me sa kuptoj unė."

"A ėshtė kjo qė ti mendon se bėri gazeta? A mendon se ajo qėllimisht provokoi vetėm pėr tė treguar se kishin tė drejtė pėr ta bėrė kėtė?" pyet gazetari Simon.

"Po. Dhe unė kam reaguar me forcė pasi myslimanėt nė Danimarkė -- posi, ata janė minoritet, dhe minoriteti nuk trajtohet nė atė mėnyrė. Nuk duhet tė njollosėsh ndjenjat fetare tė njė populli tjetėr. Kjo ėshtė njė shije e keqe," thotė Elleman.

Liria e shprehjes pėrkundėr ndjenjave fetare. Forca konfliktuale qė ndeshen nė beteja gjithandej. Danezėt nė pikturėn e tyre tė botės perfekte, mund tė kenė menduar se janė imunė. Tani ata e dinė kėtė gjė mė mirė.

Kritikė edhe nga media me zė tė fuqishėm si Associated Press
"60 minuta" nuk ėshtė i vetmi kanal amerikan, qė e paraqet Danimarkėn si njė vend jashtė realitetit tė botės qė e rrethon. Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press (AP) raporton nga Danimarka me anė tė intervistave tė myslimanėve lokalė dhe duke cituar Soeren Espersen - anėtarin e "Dansk Folkeparti, pėr deklarata anti-myslimane.

Shumica mendojnė, se kriza me karikaturat ka shkaktuar njė dėm tė pariparueshėm besimi ndėrmjet myslimanėve dhe danezėve etnikė - shkruan AP. Gazetarėt e AP-sė citojnė njė mysliman tė ri qė thotė, se ai "provon tė integrohet", por nuk merr asnjė ndihmė nga danezėt. "Ndoshta ngaqė kam flokė tė zinj" - pėrfundon ai.

Konkluzion
Ajo qė ēdo njeri normal, me njė intelekt mbimesatar, vėren kur hyn nė shoqėrinė daneze, ėshtė fakti se danezėt janė njė popull irritues qė nuk pyesin shumė pėr ndjenjat e tjetrit, pėrderisa mendojnė se janė dominantė nė njė terren tė caktuar. Veprimet e tyre tė pakontrolluara, nė atė ftohtėsinė karakteristike nordike, tė shoqėruara me njė mosvarje apo skizofreni hamletiane, marrin njerėz nė qafė, duke mos pyetur pėr njerėzi apo konsekuencė.

Gazetat daneze - tė cilat pėrveē "Ekstra Bladet" subvencionohen tė gjitha nga shteti - nuk janė nė gjendje tė kritikojnė padrejtėsitė qė bėn sistemi nė Danimarkė, as mund tė bėjnė karikatura tė mbretėreshės daneze, e tė tjera tė kėsaj natyre. I vetmi kanal ku liria e shprehjes shfryn nga bllokimi qė i krijon sistemi nė pėrgjithėsi, janė gjėrat pa rėndėsi, apo vlerat e shenjta tė tė huajve, psh. tė myslimanėve, vlera qė danezėve u duken qesharake, meqė ata vetė nuk kanė asgjė tė shenjtė - veē frikės...

Identiteti i vlerave tė sistemit e dominon nė shoqėritė evropiane identitetin individual. Fytyra e sistemit ėshtė fytyra qė duket nė lėkurėn e dhunuar lėmueshėm tė njerėzve qė formėsojnė shoqėri tė tilla. Absorbimi i dinjitetit personal nga dinjiteti i pėrbashkėt shoqėror, ngjan me sistemin e kolektivizimit tė tė drejtave njerėzore dhe shoqėria daneze mban pėrgjegjėsi edhe pėr atė qė njė gazetė qendrore e saj publikon me qėllim. Nė njė shoqėri tė hapur tė konkurrencės sė lirė, kėto absurditete nuk mund tė ndodhin!

Botuar nė gazetat "Albania", "Koha Jonė", "Metropol", "Shekulli" - (27.03.06)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara