HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Jozefina Topalli
  - njė zonjė e hekurt nė politikėn shqiptare

-- nga Arben ĒOKAJ, 26 shkurt 2006

Arben Ēokaj Nė vitet 80-tė, njė dimėr i acartė nė Shkodėr. Kishte rėnė shumė dėborė. Kushdo qė kalonte rrugicave tė Shkodrės rrezikonte tė gjuhej me topa dėbore, aq mė tepėr vajzat. Shkodranėt hokatarė, me topat e dėborės, gjenin rastin pėr tė shprehur nė mėnyrė indirekte edhe intensionet e tyre tė heshtura kundrejt vajzave...

Rrugės afėr shtėpisė sė saj kalonte njė vajzė elegante, e bukur (padyshim e bukur) dhe plot besim nė vetvete. "Atė nuk guxojnė ta gjuajnė me topa bore", i thotė shokut tė tij, njė fqinj i vajzės nė fjalė. "Pse?", pyet shoku. "Nuk e njeh?!... Ajo ėshtė Jozefina, njė vajzė serioze, me karakter dhe shumė e edukuar." Rreth dy dekada mė vonė, vajza qė dikur nė Shkodėr nuk i jepte shkas as djemve mė lozonjarė qė ta gjuanin me topa dėbore, pėr arsye tė karakterit tė saj serioz, gjuhet sot me "gurė" nga socialistė tė korruptuar, nė kohėn kur ajo ėshtė bėrė Kryetarja e parė femėr e Kuvendit tė Shqipėrisė. Ky ėshtė morali i kohės, morali i politikės.

Jozefina Topalli Jozefina Topalli (Ēoba) trashėgon traditat mė tė mira tė njė familjeje fisnike e tė pasur shkodrane, e cila ndonėse jetoi nėn njė diktaturė tė egėr, diti tė ruajė mirė nderin, dinjitetin dhe fisnikėrinė, duke i pėrcjellė kėto cilėsi edhe mė tej nė brezat pasardhės. Familja e Jozefinės vajzė (Ēoba), ashtu si edhe familja ku Jozefina shkoi nuse (Topalli), kanė qenė familje tė kamura dhe tė respektuara nė Shkodėr. Pėr kėtė arsye, ato u persekutuan nė mėnyrė selektive nga regjimi komunist nė Shqipėri.

Traditat patriotike, atdhedashėse dhe shtet-formuese tė familjes, Jozefina mundohet t'i pėrēojė mė tej, me kontributin e vet, edhe nė kohėt e sotme. (Kujtojmė se gjyshi i Jozefinės ka mbajtur fjalėn e hapjes sė parlamentit tė parė shqiptar.) Karakteri, fisnikėria dhe roli drejtues nė shoqėri trashėgohet, ashtu si ēdo gjė tjetėr. Kėto vlera morale dhe cilėsi njerėzore nuk janė shuar pėr dekada me radhė, edhepse regjimi komunist i pėrdori tė gjitha mjetet pėr tė shuar fisnikėrinė e familjeve mė nė zė tė Shqipėrisė.

Zonja Topalli nuk ka shfaqur asnjėherė urrejtje kundėr krahut tė majtė politik, as kur ishte nė opozitė, as tani nė rolin e Kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė. Por ajo nuk mund tė rrijė pa mbėshtetur fuqimisht politikat qė ajo beson. Nė fjalėn e hapjes sė saj, ajo premtoi se do tė ishte avokate mbrojtėse e opozitės shqiptare. Por "ta mbash gjarprin nėn sqetull - ai tė pickon". Kėshtu duket se ndodhi me kryetaren e Kuvendit - zemėrgjerėsia e sė cilės duket se u mor pėr dobėsi, dhe nuk u kuptua nga socialistėt, tė cilėt filluan ta "gjuajnė me gurė".

Socialistėt e kanė keqkuptuar premtimin e kryetares sė parlamentit. Duke dėgjuar termin "avokat mbrojtės", ata kanė kujtuar se ky premtim shkon pėrtej parimeve tė zonjės Topalli, saqė ajo do tė dilte mbi veten dhe do tė bėhej mbrojtėse edhe e lidhjeve tė tyre korruptive apo kriminale, etj. Por jo! Edhe pse e gjendur nėn presion, zonja Topalli deklaron se ajo nuk do tė dorėzohet pėrballė presionit tė atyre, qė dalin nė mbrojtje tė korrupsionit dhe krimit.

Kjo ishte arsyeja kryesore pse socialistėt kėrkuan njė mocion shkarkimi tė kryetares sė kuvendit, dhe ngatėrresat qė ata shkaktuan pėr gjoja procesin e votimit, me kuti apo elektronik, s'janė gjė tjetėr vetėm njė farsė kėrcėnuese e radhės.

Shumė zhurmė pėr asgjė
Ideatori i kėtyre incidenteve nė parlamentin shqiptar nga ana e opozitės socialiste, gjoja pėr tė testuar "numrat" e pozitės nė parlament, komentohet tė jetė Ben Blushi. Tė paktėn kėshtu thonė disa nga analistėt qė rrinė afėr tij. Protagonisti i sulmit agresiv ndaj sistemit elektronik tė parlamentit shqiptar, u bė papritur Blendi Klosi - ky djalė i mefshtė, qė edhe kur flet seriozisht, nuk ta mbush mendjen se e ka me gjithė mend... Papritur ai u bė heroi i ditės, heroi i sė keqes...

Nė emisionin "Zonė e Lirė" tė sė premtes, zoti Klosi tregoi strategjinė socialiste nė opozitė. Citoj "detyra e opozitės ėshtė qė tė sulmojė pikat e dobėta tė pozitės". Tingėllon si diēka paradoksale dhe e mėsuar pėrmendėsh. Shikoni ēfarė konceptesh shtet-formuese kanė socialistėt e sotėm nė opozitė?! Ata sulmojnė kot sė koti sa pėr tė bėrė rrėmujė. Dhe ne tė gjithė pyesim, ku ėshtė defekti i kėtij tranzicioni tė stėrzgjatur shqiptar? Kush e ka fajin pėr mossuksesin e Shqipėrisė? Pėrgjigjia ėshtė e thjeshtė, ndėrsa zgjidhja mbetet e ndėrlikuar.

Fakti qė socialistėt shqiptarė, si pasardhės sė punistėve (komunistėve) tė djeshėm, i kanė krijuar ndjenjėn vetes se kanė lindur pėr tė qeverisur, dhe nė kohėn qeverisjes ata zhvatin barbarisht pronėn e pėrbashkėt, tė bėn tė mendosh se janė pikėrisht ata arsyeja kryesore e dėshtimit tė demokracisė nė Shqipėri. Ata nuk pranojnė qė dikush tjetėr mund ta qeverisė kėtė vend mė mirė, prandaj ideatorėt e tyre politikė, iniciojnė sulme tė tilla ndaj pozitės, "nė pikėn e saj mė tė dobėt" - siē edhe shprehen. Por Jozefina nuk ėshtė pika mė e dobėt e pozitės, ajo ėshtė nė tė vėrtetė njė nga pikat mė tė forta tė saj!

Me anė tė mocionit kundėr zonjės Topalli, socialistėt nė fakt po inkriminojnė vetveten, duke u bėrė mbrojtės tė krimit dhe korrupsionit, ashtu siē u inkriminuan edhe gjatė fushatės sė 3 korrikut, kur po mundoheshin t'ia faturonin PD-sė tragjedinė e '97-s. Menjėherė sapo zonja Topalli u shpreh nė atė kohė se faji i vetėm i Berishės ishte qė nuk u dha njė plumb nė kokė tė gjithė politikanėve qė qėndruan pas grupeve kriminale, socialistėt nė mjerimin e tyre moral e politik, viktimizuan vetveten, duke e marrė thėnien e zonjės Topalli si personale - si akuzė kundrejt tyre (socialistėve). Me kėtė veprim, socialistėt treguan se ishin pikėrisht ata qė sollėn tragjedinė e '97-s, ashtu siē edhe po kėrcėnojnė kėto ditė pėrsėri, se viti '97 do tė pėrsėritet... Pėr ironi, socialistėt e parlamentit kėrkojnė qė pjesa e korruptuar e tyre tė ketė liri pėr tė pėrdorur paratė e vjedhura gjatė 8-vjetėve qeverisje, qė tė sabotojnė reformat e ndėrmarra nga shteti demokrat shqiptar.

Me anė tė incidentit tė fundit, socialistėt provuan tė bėjnė shumė zhurmė pėr asgjė. Zonja Topalli dhe PD (qė ka mazhorancėn), kanė patur mundėsi qė ta zvarrisin kėtė mocion pėr javė e muaj tė tėrė, pasi ai nuk ishte kaq i rėndėsishėm pėr fatet e vendit. Ka shumė gjėra tė rėndėsishme qė duhet tė zgjidhė ai parlament, dhe jo tė kthehet nė arenė konflikti pėr veprime tė stisura qėllimisht, gjoja pėr luftė politike. Por PD e lejoi mocionin tė bėhej nė 1 javė, pėr t'ju treguar socialistėve se shteti i sotėm mbron tė drejtėn e gjithsecilit para ligjit, ashtu siē mbron edhe tė drejtėn e tyre pėr tė ngritur mocione kot sė koti.

Nga ana tjetėr, socialistėt nė filozofinė dhe botėkuptimin e tyre marrin kredit, kur bėjnė potere dhe shkaktojnė rrėmujė nė njė parlament, ku mazhoranca ėshtė e djathtė. Ēdo fatkeqėsi qė krahu i majtė i sjell kėtij vendi, nė historinė 50-vjeēare, pėrbėn sukses pėr kėto vemje tė partisė socialiste, tė cilėt nuk e duan njė Shqipėri tė zhvilluar dhe integruar, nuk duan njė shtet funksional, por e duan Shqipėrinė tė ndarė nga bota, injorante dhe tė varfėr, qė ata tė kapardisen me fatkeqėsinė e kėtij populli. Se vetėm pėrmes kėsaj fatkeqėsie, pėrmes dėshtimit tė shtetit shqiptar, injorantėt socialistė mund ta bėjnė veten tė dukshėm.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara