HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė KESH apo tė mos KESH?!

(Kjo ėshtė ēėshtja!)

-- nga Arben ĒOKAJ, 16 mars 2006

Arben Ēokaj Liēensimi i firmave private pėr shpėrndarjen e energjisė elektrike dhe mbledhjen e parave nga konsumatorėt, do tė ishte njė hap shpėtimtar pėr nxjerrjen e vendit nga kriza energjetike

Do tė kenė shqiptarėt energji elektrike tė mjaftueshme nė shtėpitė e tyre nė kėtė fillim tė shekullit 21, apo jo? Kur do tė kemi drita 24 orė nė ditė? Kur do tė ndalohen abuzimet me energjinė elektrike, apo kufizimet e saj? Ėshtė kjo njė ėndėrr e parealizueshme pėr shqiptarėt pėr disa dekada me radhė, apo ekzistojnė mundėsi qė nuk janė provuar akoma?... Njė mori pyetjesh janė diskutuar dhe po diskutohen vazhdimisht, pėr njė ēėshtje kaq problematike nė kohėn e sotme.

Diskutimeve pėr energjinė elektrike duket se iu mungon njė element thelbėsor: pėrballja reale e KESH-it me normat e ekonomisė sė tregut. Energjia elektrike ėshtė mall, i cili shitet si ēdo mall tjetėr. Kjo nuk thuhet pėr tė bėrė moral - ta lėmė mėnjanė bamirėsinė, apo moralin. Problemi njihet dhe nuk ėshtė padija ajo qė e lė kėtė gangrenė kombėtare, tė na ngėrthejė ekonominė tonė dhe ta paralizojė jetėn normale tė qytetarėve.

Diēiturė nė gazetėn Koha Jonė
Diēiturė nė gazetėn "Koha Jonė"

Pa energji elektrike nuk ke investime, nuk ke ekonomi, nuk ke zhvillim, nuk ke kthim tė emigrantėve pėr tė investuar nė vendin e vet. Pa energji elektrike, nuk ke internet nė shkolla, nuk ke rrugė tė standarteve tė larta, nuk ke vende tė reja pune, nuk ke prodhim dhe nuk mund ta ruash prodhimin tėnd. Pa energji elektrike, nuk je qytetar!

Ministri Ruli lajmėroi nė njė emision televiziv para disa javėsh, se KESH humbet rreth 150 milionė dollarė nė vit, shumė kjo e barabartė me vlerėn e ndėrtimit tė njė hidrocentrali tė ri. Humbjet vijnė kryesisht nga abuzimi me energjinė, nga mospagesa prej konsumatorėve, dhe nga korruptimi i vetė punonjėsve tė KESH-it, nė qendėr ose nė bazė. Nė xhepat e dikujt kanė hyrė (dhe ndoshta hyjnė) shumė para, ndėrsa nga ana tjetėr, ka shumė qytetarė qė kanė vite, qė nuk e paguajnė asnjė lek pėr energjinė elektrike, tė cilėn sidoqoftė e marrin tė kufizuar... Dhe ne vazhdojmė tė gėnjejmė veten, pa gjetur njė zgjidhje tė qėndrueshme.

Krerėt e rinj tė KESH-it nuk po e tregojnė veten se dinė tė menaxhojnė mė mirė furnizimin e qytetarėve dhe biznesit me energji elektrike, por vazhdojnė me kufizime kolektive, e njėjta metodė qė kemi parė tė pėrdorė KESH-i, nėn qeverisjen socialiste. Edhe nė "Kohėn pėr ndryshim", strukturat e KESH-it kanė njė ngėrē, ose i kanė duart e lidhura, ose janė tė paaftė pėr t'i dalė nė krye punės qė kanė marrė pėrsipėr. Situata energjetike pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, paraqitet e pashpresė, pėrderisa unė nė shtėpinė time, vazhdoj tė kem drita vetėm maks. 10 orė nė ditė. Kur dhe si do i vijė fundi kėtij problemi kaq madhor pėr shoqėrinė shqiptare?!

Para disa ditėsh pata rastin tė rri me njė prej drejtuesve tė lartė tė KESH-it. Ai mė tha shkurt, "nuk jemi nė gjendje ta zgjidhim situatėn - pra, nuk garantojmė se sigurojmė energji tė mjaftueshme, pėrderisa nuk jemi nė gjendje qė tė mbledhim paratė!" dhe paraqiti disa arsye se pse. Unė i tregova atij historinė time me elektricistin e lagjes, i cili, sa herė qė diskutonim pėr dritat, mė thoshte: "Kėtė miell kam, me krimba, pa krimba, nuk kam se ē'bėj...". "Atėherė na e lėshoni ne!", - ia ktheja unė nė mėnyrė figurative elektricistit, "ne mund tė sjellim miell pa krimba...".

Punonjėsi i lartė i KESH-it, tregoi se borxhet e korporatės kundrejt Bankės Botėrore, kanė krijuar njė bllokim tė privatizimit tė kėtij sektori tė rėndėsishėm energjetik, i vetmi operator i energjisė elektrike nė Shqipėri. Edhe ai ishte i mendimit se nė Shqipėri duhej tė kishte tė paktėn edhe njė operator tjetėr. Ngėrēin me energjinė elektrike duhet ta zgjidhė shteti i sotėm shqiptar.

Mendoj se sipėrmarrjet e formave vullnetare, tė strukturave lokale pėr mbledhjen e parave pėr energjinė elektrike, apo tėrheqja aforfe e parave nga rrogat e punonjėsve shtetėrorė, nuk janė metoda efikase qė mund ta zgjidhin situatėn energjetike pėr njė afat tė gjatė. Ka shumė evazion dhe moskorrektėsi, qoftė me mbledhjen e parave, apo tė drejtat e qytetarėve. Vetėm reformat, qė bazohen nė parimet e konkurrencės sė lirė tė ekonomisė sė tregut, dhe jo nė vullnetin e mirė tė x-njerėzve, apo y-drejtuesve politikė, janė mekanizma afatgjatė pėr daljen nga kriza e pėrhershme.

Duhet gjetur mėnyra pėr tė bėrė njė privatizim tė plotė tė sektorit tė shpėrndarjes sė energjisė, nė mėnyrė qė duke mbledhur paratė pėr energjinė e konsumuar, KESH-i mund tė vijė duke rregulluar borxhin e madh qė ka, dhe duke rikuperuar humbjet nė rrjet, pasi mbledhja e parave, i jep KESH-it mundėsi, qė tė investojė mė shumė nė modernizimin e rrjetit shpėrndarės, apo riparimin e defekteve teknike, qė mund tė dalin nė hidrocentrale, transformatorė, rrjet, etj.

Konkretisht, firma tė ndryshme private mund tė marrin pėrsipėr shpėrndarjen e energjisė nė njė qytet, rreth apo qark tė caktuar, me privatizim 100% tė shpėrndarjes dhe grumbullimit tė parave, por pa privatizim tė rrjetit. Firma private lidh kontratė me KESH-in, (ashtu siē bėn kontratė psh. Korum) pėr blerjen nga KESH tė njė sasie tė caktuar energjie nė 24 orė, me oraret e pėrcaktuara qartė tė kufizimeve, duke llogaritur edhe humbjet nė rrjet. Shkeljet e kontratės nga secila palė janė tė dėnueshme, nė bazė tė ligjeve tė shtetit shqiptar.

Nga ana tjetėr, firma private e shet kėtė energji pėr konsumatorėt (natyrisht, diēka mė shtrenjtė pėr tė siguruar fitimin, plotėsisht e negociueshme me pėrfaqėsuesit e shtetit), dhe nėse synon tė ekzistojė, duhet tė mbledhė 100% tė parave pėr energjinė e shpėrndarė, pėrndryshe nuk mund tė mbijetojė nė treg. Derisa firmat private tė fuqizohen, defektet nė rrjet dhe investimet e mėdha vazhdon t'i mbulojė KESH-i. Mė vonė, gradualisht, kėto firma private, mund tė blejnė edhe rrjetin ekzistues tė KESH-it nė zonėn ku operojnė, nėnstacionet e tij, etj. Burimet e energjisė nė Shqipėri, mund tė rrinė pronė shtetėrore (pra e KESH-it), nė bazė tė atyre parametrave qė parashikon Kushtetuta, apo ligjet e tjera nė fuqi.

Ky lloj privatizimi kėrkon njė studim mė tė madh dhe tė detajuar tė mėnyrės sė shpėrndarjes sė energjisė nė perėndim, pasi pėrvoja e ekzistencės sė kėtyre firmave nė tregun evropian apo amerikan, do tė ishte me mjaft interes pėr privatizimin, qė duhet tė bėjė Korporata Energjetike Shqiptare, ose nė tė kundėrtėn, do ndeshemi pėrsėri me dėshtime dhe me diskutime tė pafundme stresuese, kemi apo nuk kemi drita?

Me anė tė privatizimit, shteti shqiptar nga ana tjetėr, heq nga vetja njė kokėdhimbje tė madhe, dhe paralelisht me tė minimizon ndjeshėm mundėsinė e abuzimit me kėtė mall, kaq tė ēmuar tė ekonomisė sonė. Pėrveē kėsaj, nė arkėn e shtetit hyn rregullisht TVSH-ja mbi energjinė e shitur/konsumuar dhe tatimi qė paguajnė punonjėsit e KESH-it nga rrogat qė marrin.

Lind pyetja, si do tė bėhet me ata individė a familjarė, qė nuk janė realisht nė gjendje qė tė paguajnė energjinė? KESH-i nuk fal dhe nuk duhet tė falė energji. Korporata duhet tė ekzistojė mbi parimet e njė kompanie private. Pėr familjarėt, qė pėr arsye tė nivelit tė ulėt ekonomik, nuk janė nė gjendje tė paguajnė energjinė, shteti me anė tė sistemit bashkiak a komunal, pėrcakton njė shumė minimale tė energjisė sė domosdoshme, dhe ashtu siē jep ndihmė sociale pėr familjet e vobekta, mund tė japė ndihmė edhe duke iu paguar njė minimum energjie.

Nė Gjermani dhe Danimarkė vetėm njė herė nė vit shikohet matėsi i energjisė elektrike - dhe kjo edhe nga vetė konsumatori. Nė bazė tė konsumit fillestar 3-6 mujor pėrcaktohet sasia e konsumit tė energjisė pėr njė mesatare njė mujore, dhe konsumatori e paguan mė pas kėtė shumė aforfe. Nė fund tė vitit, kur bėhet leximi i matėsit llogaritet energjia e shpenzuar nė total dhe nė bazė tė arkėtimeve, nxirret shuma pėrfundimtare qė duhet tė paguajė konsumatori. Nėse konsumatori ka paguar mė shumė, i kthehen paratė.

Kam dėgjuar se nė Angli kanė pėrdorur sistemin e pagesės me kartė energjie - si nė rastin e telefonit nė rrugė. Qė tė flasėsh, duhet tė paguash. Nė rastin e energjisė elektrike, vendosja e aparateve tė tilla pėr elektricitetin mund t'i detyrojė qytetarėt shqiptarė qė tė paguajnė pėr tė pasur drita. Dhe kur energjia paguhet, ajo ėshtė e vėshtirė qė tė shpėrdorohet, se askujt nuk i kanė tepruar paratė. Kėshtu qė i japim fund gradualisht edhe moralit qė bėn KESH-i pėr kursimin e energjisė.

Nė Itali, kanė instaluar njė sistem mė tė avancuar. Nuk jam i sigurtė se sa ėshtė i aplikueshėm njė sistem i tillė, aq mė tepėr nė Shqipėri - pasi duhet tė jetė njė sistem i kushtueshėm. Matėsit e rinj elektrikė, tė cilėt janė instaluar nė njė pjesė tė mirė tė Italisė sė Veriut, kanė njė ēips, i cili mban tė dhėnat e numrit tė matėsit, adresės dhe pronarit tė shtėpisė ku vihet matėsi. Pėrmes njė lidhjeje me kompjuterin qendror, bėhet matja nė kohė reale e sasisė mujore tė harxhuar tė energjisė, kėshtu qė nė fund tė muajit, tėrhiqen nga banka e klientit paratė pėr energjinė e harxhuar.

Natyrisht, qė mundėsitė janė tė shumta, veēse duhet vullnet i mirė dhe real pėr ta stabilizuar njė herė e mirė kėtė gjendje. Procesi i zgjidhjes sė krizės energjetike nė Shqipėri kėrkon njė trajtim mė tė gjerė dhe mė tė detajuar, nga specialistė qė merren me kėtė fushė. Kėtu, unė hodha njė ide, pasi e shoh tė pamundur zgjidhjen afatgjatė situatės energjetike nė Shqipėri, pėrveē privatizimit si fillim tė sektorit tė shpėrndarjes, e mė pas kalimit nė privatizim mė tė gjerė.

Botuar nė gazetat "Albania", "Koha Jonė" dhe "TemA"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara