HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Thjeshtėzimi i adresave dhe numri postar

-- nga Arben ĒOKAJ, 10 maj 2006

Arben Ēokaj Nė faqen e internetit tė Ministrisė sė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT) gjejmė fjalėn e ministrit Basha lidhur me strategjinė e zhvillimit tė postės shqiptare. Fjala e ministrit ėshtė e shkurtėr dhe ngre disa pikėpyetje nė formė retorike, aq sa ē’mund tė thuhet nė njė fjalė ministri, pėr njė rast tė caktuar.

Nė fillim ishte fjala! Pas saj vjen veprimi, ose strategjia... Posta shqiptare nuk e ka vėshtirė tė pėrcaktojė njė strategji zhvillimi, duhet veē vullneti, pasi mjafton t’u referohesh vendeve tė zhvilluara dhe nga pėrvoja e tyre nė kėtė fushė, mund tė pėrcaktohen edhe linjat e duhura, se nė ē’drejtim duhet tė ecė zhvillimi i postės shqiptare. Dhe pėr tė respektuar normat e zhvillimit nė njė ekonomi tregu, duhet tė kuptojmė se edhe zhvillimi i postės duhet tė respektojė kėto norma dhe kritere ekonomike, pėr mė tepėr qė ajo duhet tė operojė nė parametrat e njė sipėrmarrjeje private. Pavarėsisht se cila ėshtė dhe mund tė jetė statusi i postės shqiptare, drejtuesit e saj duhet tė jenė tė interesuar pėr vendosjen e kėtij institucioni mbi baza moderne tė zhvillimit qė kėrkon koha.

Si nė ēdo fushė tjetėr tė zhvillimit tė ekonomisė nė shtetin shqiptar, si ēdo gjė e trashėguar nga koha kur shteti i kishte futur duart ēdo institucioni (dhe shteti tek ne vazhdon t’i ketė duart e gjata), edhe posta shqiptare trashėgon njė prapambetje tė tillė, saqė vepron disi jashtė kohe. Dhe padashur tė hyjmė nė kritere ekonomike tė fitimit dhe aseteve qė ka posta e sotme shqiptare, veprimtarisė sė saj, duhet ajo t’i shpėrndajė apo jo gazetat etj. duhet t’i bėjmė njė pyetje vetes, sa e besueshme dhe e sigurtė ėshtė sot posta shqiptare? Nėse dėrgon njė letėr pėrmes saj, nė varėsi tė vlerės dhe rėndėsisė qė ka letra, a shkon ajo nė destinacionin e duhur, nė kohėn e duhur? Nė traditėn e saj, posta shqiptare nuk shfaqet se ka ofruar njė shėrbim tė besueshėm...

Ministri Basha pėrmend dy gjėra themelore nė fjalėn e tij, saktėsimin e adresave dhe numrin postar (ose kodin postar), ndėrsa kredibilitetin dhe mbarėvajtjen e punėve ua lė nė dorė drejtuesve tė postės. Duke u nisur nga ndarja e detyrave sipas pushteteve dhe institucioneve nė kėtė rast, duhet thėnė se saktėsimi i adresave dhe krijimi i njė kodi (numri) postar ka rėndėsi kombėtare. Me njė buxhet tė pėrcaktuar nga MPPTT dhe nė bazė tė njė bashkėpunim ndėrinstitucional me pushtetin vendor, nėn njė mbikėqyrje dhe interes nga financuesi, pa ia hedhur fajin apo ngarkesėn e punės askujt, por ku secili merr pėrsipėr detyrimet qė ka, qytetarėt shqiptarė mund tė marrin frytet e njė pune tė domosdoshme: vėnien e shėrbimit postar mbi baza bashkėkohore.

Adresat duhet tė jenė tė sakta, tė thjeshta, qė mbahen mend lehtė nga qytetarėt, ndėrsa numri postar bėhet i domosdoshėm pėr modernizimin dhe lehtėsimin qoftė tė adresės, por edhe tė punės pėr shpėrndarjen e postės. Ēėshtja e besueshmėrisė ėshtė njė kriter i domosdoshėm morali, qė posta shqiptare duhet ta shohė me pėrparėsi, pasi dėrgimi i postės nė rregull, ėshtė njė virtyt i respektuar pėr shekuj me radhė nga shėrbimi postar nė vendet e perėndimit.

Thjeshtėzimi i adresave
Nė kohėt e sotme, ėshtė bukur tė jesh i thjeshtė. Pėrkundėr dėshirės sė shumė shqiptarėve pėr tė qenė tė ndėrlikuar, qė duket se u jep atyre njė tendencė vetė-rėndėsie apo madhėshtie, nė vendet e perėndimit, thjeshtėzimi dhe paraqitja e gjėrave sa mė qartė ėshtė mė trendi. Adresat e internetit nė Shqipėri, qoftė edhe pėr disa gazeta qendrore, nė vend qė tė jenė veē emrit edhe prapashtesa .al (shkurtesa e vendit dhe tėrheqje nga nacionalja), ato marrin orientalisht edhe shtesėn e ndėrmjetme .com (komerciale), gjė qė ėshtė e panevojshme dhe nuk pėrdoret nė vendet e perėndimit. Psh. gazetat nė Gjermani e Danimarkė kanė vetėm prapashtesėn .de ose .dk pas emrit tė gazetės.

Kėtyre dy vendeve do u referohem pėr tė treguar edhe thjeshtėzimin e adresave postare (tokėsore). Nėse domain-emri nė internet pėrcaktohet sipas dėshirės sė klientit dhe mundėsisė, adresa tokėsore pėrcaktohet nga njė rregull i pėrgjithshėm, i vėnė nga njė institucion shtetėror. Adresa postare nė Gjermani paraqitet mė thjeshtė, nė krahasim me disa vende tė tjera tė zhvilluara tė Evropės, pėrfshirė edhe Danimarkėn. Kjo s’do tė thotė se vende tė tjera nuk e kanė po kaq tė thjeshtėsuar adresimin. Pėr tė arritur nė njė sistem tė tillė adresimi, duhet mė parė tė pėrgatiten disa parakushte.

Secila shtėpi apo ndėrtesė e banuar nė Gjermani ėshtė e pajisur nga njė kuti postare nė hyrje tė saj, ku shėnohen edhe emrat pėrkatės. Ky ėshtė njė detyrim i vėnė nga posta, e cila nuk merr pėrsipėr dorėzimin e postės, nėse nuk e gjen njė kuti postare nė hyrje tė adresės me emrin e marrėsit. Pra, posta gjermane e bėn shpėrndarjen e postės mė tė lehtė pėr punonjėsit e saj. Prandaj, adresa postare nė Gjermani paraqitet nė dy rreshta:

Emri i rrugės + numri (pa shkruar nr.)
Kodi postar + Emri i qytetit apo fshatit

Njė adresė nė Gjermani mund tė jetė:

Dieselstrasse 100
DE-60555 Frankfurt am Main

qė mund tė mbahet mend mjaft lehtė (pėrveē kodit postar!)

Para kodit postar mund tė shėnohet shkurtimi i emrit tė shtetit (pėr Gjermaninė DE), dhe kur letra dėrgohet nga jashtė Gjermanisė, mund tė shtohet nė fund edhe emri i Gjermanisė (rreshti i tretė). Ky pėrcaktim adresash ėshtė uniformė, i njėjtė si pėr fshatin ashtu edhe pėr qytetin.

Nė Danimarkė, postieri dhe shpėrndarėsi i gazetave duhet tė hyjė nė pallat (pra, tė pajiset me gjithė ēelėsat e pallateve tė lagjes – se dyert e pallateve janė me ēelės, gjė qė ka filluar tė aplikohet edhe tek ne) dhe ta dėrgojė postėn deri nė hyrjen e apartamentit. Por danezėt i bien mė shkurt se shqiptarėt. Nė vend qė tė shkruajnė Pallati kaq e aq, Shkalla kaq apo aq, danezėt marrin shembull nga gjermanėt dhe shkruajnė:

Emri i rrugės + numri (pa shkruar nr.) + kati (me shifra romake ose latine) + drejtimi (majtas ose djathtas, me shkurtime).
Numri postar + qyteti + emri i lagjes (shkurt), ose emri i fshatit

Njė adresė nė Danimarkė mund tė paraqitet:

Tuborgvej 15, IV th (sqarim: kati i katėrt djathtas)
2300 Kųbenhavn NV (sqarim: Kopenhagė Nord-Vest (veri-perėndim))

Ndryshimi ėshtė i thjeshtė pėr t’u kuptuar. Ne shqiptarėt duhet tė fillojmė me emėrtimin e rrugėve... pastaj tė krijojmė njė rregull tė pėrgjithshėm, ashtu siē mund tė duket mė e lehtė.

Numri postar
Numri (kodi) postar ėshtė njė numėr qė i korrespondon njė lagjeje tė caktuar, njė fshati apo njė zone, nė varėsi tė shtrirjes gjeografike apo numrit tė banorėve. Numri postar duhet tė caktohet nga vetė drejtoria e postave pėr lehtėsi manovrimi nė shpėrndarjen e postės. Kjo ėshtė diēka qė duhej tė ishte bėrė me kohė, por duket se kushdo qė hyn nė punė nė shtetin shqiptar, i mjafton tė bėjė punėn qė ka dhe frikėsohet nga zhvillimet e reja, tė cilat nuk i njeh mirė dhe qė mund t’i hapin “telashe” me eprorėt... Duket se edhe drejtuesit e postės shqiptare kanė rėnė viktimė e kėtij paragjykimi, ose duhet tė besojmė se zhvillimi vjen ngadalė pėr disa njerėz.

Se kush e merr pėrsipėr pėr tė reformuar sistemin e shėrbimit postar, duke krijuar lehtėsi mjaft tė preferuara pėr qytetarėt shqiptarė dhe lehtėsi manovrimi nė shpėrndarjen e postės pėr vetė Postėn Shqiptare, dhe kur do tė bėhet kjo gjė e mundur, mbetet pėr t’u parė, si shumė gjėra tė tjera qė duhet tė ndryshojnė pėr mirė. Veē mungesės sė emėrtimeve tė rrugėve dhe saktėsimit tė adresave, nė Shqipėri kemi edhe toponime nė gjuhė tė huaja, tė cilat kanė ardhur si rezultat i pushtimeve tė huaja, dhe fatkeqėsisht nuk janė parė seriozisht nga shteti, qė tė shqipėrohen, as nė kohėn e komunizmit dhe as tani nė vitet e tranzicioni demokratik.

Fatkeqėsisht, shqiptarėve nė pėrhumbjen e tyre tė pėrditshme, u duket qesharake tė merren me gjėra tė tilla qė tregojnė shkallė civilizimi dhe respekt pėr vetveten. Tė mos u vėmė faj apo hakėrrehemi atyre qė nuk dinė mė mirė. T’i japėsh vetes njė adresė tė saktė, tė rregullosh dhe adresosh rrugėt e vendit tėnd, ėshtė njė shenjė parėsore civilizimi, ashtu siē janė tė domosdoshme edhe tabelat treguese nė rrugėt nacionale, sidomos pėr vizitorėt e huaj.

Nė fund tė kėtij shkrimi, pyes veten, ēfarė na pengon tė jemi si tė tjerėt, tė jemi tė barabartė? A mos ne vetė nga neglizhenca apo efekte tė apatizmit, po e frenojmė tė drejtėn tonė pėr tė qenė tė zhvilluar, pėr tė qenė evropianė?!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara