HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A do tė arrijė ndonjėherė ordinatori tė kalojė njeriun?
Ja se ē‘thonė filozofėt, matematicienėt dhe ekspertėt e informatikės

Truri apo kompjuteri do jenė mė tė ditur nė tė ardhmen?

Sfidėn e inteligjencės do ta fitojė mendja e njeriut, apo makina e prodhuar nga ai vetė?

Computer Ishte viti 1842. Lejdi Lovelace, ose Ada Augusta, vajza e poetit anglez Lord Bajron, komentonte mundėsinė qė nė atė kohė dukej fantastiko-shkencore se disa "makina" ishin nė gjendje tė "mendonin" tė bėnin veprime tė ndryshme dhe tė "gjeneronin muzikė". Mjete tė sofistikuara, qė ndiqnin me rreptėsi tė gjitha urdhrat qė i jepeshin. Lejdi Lovelace, dyshonte. Dhe me njė kapacitet intuitiv tė jashtėzakonshėm tregonte se nuk ėshtė e thėnė qė nė ēdo moment njeriu mund tė parashikojė sjelljen e njė "makine" tė ndėrtuar prej tij. Sepse, ėshtė e vėrtetė qė mund t‘u bindet urdhrave tė tij, por ndonjėherė mund tė nxjerrė edhe rezultate qė njeriu nuk i ka menduar. Duke dalė kėshtu jashtė kontrollit, siē ndodhi pėr shembull nė vitin 1992. Golem, njė kompjuter qė po merrej me kėrkimin e strukturės sė proteinave, papritur zbuloi njė ligj tė natyrės, qė biologėt nuk e kishin konsideruar tė tillė. Atėherė kjo do tė thotė vėrtet se kompjuterėt nuk e ndjekin me pėrpikėri programin qė u ėshtė instaluar, por janė nė gjendje tė pėrballem me probleme tė papritura, duke i zgjidhur ato...

Megjithatė, ndeshja e shahut nė vitin 1997 mes kampionit tė botės Gary Kasparov dhe kompjuterit IBM "Deep Blue", nė version tė pėrmirėsuar, mund tė bėnte tė mendohej se qeniet njerėzore nė fund do t‘ia dorėzojnė superioritetin e tyre njė "krijese" tė tillė. Kasparov u zu nė befasi nė njė sfidė intelektuale absolutisht tė re. "Nė ndeshjen e dytė pashė diēka qė po shkonte pėrtej parashikimeve tė mia. Kompjuteri refuzoi tė lėvizte njė gur, njė lėvizje qė i jepte njė avantazh tė dukshėm, duke dhėnė prova tė njė perceptimi tė hollė njerėzor", tregonte Kasparov. Kėshtu, nėse nė vitin 1960 kompjuteri mė i mirė nė atė kohė "mundej" nga njė djalosh, atėherė 10 vjeē; nė vitin ‘97 ishte kompjuteri qė mundi njeriun me rezultatin 4-2. Njė rezultat vėrtet tronditės, sepse tregon qė kompjuteri ka dhėnė prova inteligjence.

Megjithatė, nė vitet e fundit teknologjia e kompjuterėve ka bėrė hapa gjigandė, aq sa vėrtet shtrohet pyetja nėse inteligjenca artificiale do ta barazojė ose do ta tejkalojė atė njerėzore. Ideja se mund tė replikohen proceset e mendimet jashtė trurit njerėzor, ėshtė fryt i njė evolucioni kultural, i cili nis nga shumė larg. Filozofi dhe shkencėtari gjerman Gottfried W. Leibniz, nė mesin e viteve 1600 kishte pėrdorur despozitivin e tij automatik pėr tė ndjekur disa veprime llogaritjeje. Po ashtu, pėr makinat nė gjendje tė mendojnė, flitej qė nė vitet 800 nėpėr librat imagjinarė tė shkrimtarit anglez Samuel Butler. Pėr Marvin Minsky, pedagog i inxhinierisė informatike nė "Mit" (Machasutes Insitute of technology di Boston), objektivi nuk ėshtė aq i largėt, pėrkundrazi, kompjuterėt do ta tejkalojnė shpejt njeriun. "Do tė vijė dita kur kompjuterėt do tė kenė mė shumė fleksibilitet e gjithanshmėri dhe do tė mėsojnė mė shpejt, thotė Minsky. Brenda kokės sė njeriut janė ngjeshur me qindra sisteme tė mrekullueshme zhvilluese dhe akumuluese nė miliona vjet".

Po diferenca mes inteligjencės artificiale dhe natyrale? "Ėshtė vetėm sasiore. Mendja ėshtė njė kompjuter e bėrė prej mishi. Vetėm kaq", pėrgjigjet Minsky. Por pavarėsisht progreseve tė mikroelektronikės; qė kanė qenė tė jashtėzakonshme kėto vitet e fundit, aq sa evolucioni teknologjik ėshtė krahasuar me atė biologjik, qė ka sjellė jetėn mbi tokė; mendimi ngelet njė privilegj njerėzor. Nuk ėshtė i bindur matematicieni anglez Roger Penrose. "Diferenca mes trurit dhe kompjuterit nė fakt ėshtė cilėsore. Inteligjenca e vėrtetė kėrkon vetėdije dhe kjo nuk ka tė bėjė me proceset llogaritėse", tregon Penrose. "Ndėrgjegjja ėshtė njė fenomen kaq i rėndėsishėm sa nuk mund tė mendosh se ėshtė vetėm njė produkt i rastėsishėm i njė llogaritjeje tė komplikuar". Mendja, me pak fjalė, nuk ėshtė njė program.

Kėtė tregon edhe filozofi John Serle: "Kompjuterėt mund tė arrijnė deri aty sa tė manipulojnė simbolet formale sipas rregullave tė njė programi e nuk kuptojnė domethėnien e atyre qė bėjnė. Shprehjet verbale tė njė kompjuteri, edhe pse mund tė jenė tė ngjashme me ato njerėzore, nuk bazohen nė gjendjet mendore korrespondente". Kėshtu, analogjia mes kompjuterit dhe trurit ėshtė e nxituar? "Po, sepse edhe pse mund tė ndėrtohen kompjuterė shumė tė fuqishėm, nuk do tė arrijmė gjithsesi tė ndėrtojmė njė ‘makinė‘ me ndėrgjegje ose mendime krijuese", thotė Alberto Rovetta, i Universitetit politeknik tė Milanos. "Nė kompjuterė kodifikohen njohje njerėzore dhe ndonjėherė ata japin rezultate qė na duken tė jashtėzakonshme.

Pas fitores nė shah me kompjuterin "Deep Blue" pėr shembull, ka pasur njė ekip superekspertėsh qė e furnizojnė kompjuterin me miliarda informacione tė dobishme pėr zgjedhjen e lėvizjes qė do t‘i jepte suksesin. Pėrveēse kompjuterėve inteligjentė, inteligjentė janė edhe programuesit", saktėson Rovetta.

Nė fakt, pėr tė kuptuar nėse inteligjenca mund tė riprodhohet artificialisht, duhet tė dimė se si truri mendon. Nė vitet e fundit shkenca ka zbuluar shumė gjėra mbi strukturėn biologjike dhe fizike tė trurit. Shumė ide tė gabuara pėr funksionimin e tij janė hedhur poshtė. Njihen proceset qė i lejojnė neuronet tė komunikojnė. Njihet struktura e tyre dhe dihet se si ndėrveprojnė mes tyre. Edhe pse korja e trurit ka zona tė caktuara me njė shkallė tė caktuar specializimi me funksione tė ndryshme, secila vepron nė mėnyrė paralele, domethėnė tė ndara. Megjithatė, nė tru, nė njėfarė mėnyre, gjithēka shėrben pėr gjithēka. Plasticiteti i madh lejon tė gjejė rrugė tė reja dhe tė riorganizohet vetė.

Ndėrsa te kompjuterėt veprimet janė planifikuar dhe vendosur gjatė programimit dhe ndėrtimit, veprimi i neuroneve ėshtė njė proces dinamik. "Por mrekullia, ajo qė nuk njihet akoma nga truri njerėzor, ėshtė se si gjithė kėto procese (shikimi, dėgjimi, shija, njohja e formave dhe ngjyrave) nė njė farė mėnyre duket se takohen nė njė pikė virtuale tė trurit. Nė fakt, kjo pikė nuk ekziston", tregon Edoardo Boncinelli, biolog molekular nė spitalin e Milanos. Ky ėshtė njė kompleksitet jo vetėm i planifikuar gjenetikisht, por dhe i prodhuar nga ambienti, eksperienca, kultura, stimujt, emocionet, aq sa nuk ekzistojnė dy tru tė njėjtė. Por, ēfarė rezultatesh ka dhėnė puna e shumė studiuesve dhe shkencėtarėve?

"Nė mėnyrė paradoksale programimi mund tė jetė ‘mjeti‘ mė i fortė qė disponon shkenca pėr tė simuluar dhe kuptuar funksionin e trurit, si dhe pėr tė shpjeguar ndryshueshmėrinė e universit tė mendjes", thotė Gerald Edelman, fituesi i ēmimit "Nobel" pėr mjekėsinė nė vitin 1972. Megjithatė, nė nivelin e tė mėsuarit evidentohen edhe diferencat kryesore mes trurit dhe kompjuterit. "Inteligjenca artificiale pėrfaqėson njė prodhim metodologjik, qė nuk do ta eliminojė kurrė mendimin njerėzor, por do tė stimulojė tė bėjė zbulime shkencore dhe do tė rrisė mundėsinė e mendimit intuitiv dhe kreativ. Inteligjenca artificiale pėrfaqėson gjithashtu njė mjet me dobishmėri tė madhe. Zhvillimi i kompjuterėve nuk do ta tejkalojė kurrė inteligjencėn njerėzore, por do ta shtyjė atė drejt zbulimeve tė reja. Nė fund tė fundit, kompjuterėt programohen nga njerėzit", thotė Donald Gillies, filozof i shkencės nė Universitetin e Londrės. Ėshtė njeriu ai qė vendos dhe heq spinėn e kompjuterit nga priza. Sfida do tė fitohet nga kompjuteri vetėm kur tė jenė ata qė do t‘i heqin spinėn njeriut.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara