HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė arkivol pėr Vorio Epirin

-- nga DALIP GRECA,
Editor i gazetes “Illyria”, Nju Jork.

Dalip Greca Kriza e zhvarrimeve, incidenti i radhės i grekėve nė marrdhėnie me Shqipėrinė, duket se pėrkohėsisht ėshtė arkivuar. Futja e prokurorisė shqiptare nė valle duket se qe njė zgjidhje e pranueshme pėr tė qetėsuar gjakrat. Thonė se prokuroria dhe ekspertėt janė ende duke hetuar dhe sė shpejti do tė konfirmojnė rezultatet. Politika shqiptare pas njė zhurme tė lehtė(LSI) heshti, media duket se u lodh, ndėrkohė qė nė fillim tė javės sė shkuar 44 shoqata, regjistruan formalisht njė protestė duke u mbledhur nė Muzeun Historik kombėtar tė kryeqytetit, por gjithėsesi protesta duket se pati thjesht vlera arkivore.

Ėshtė pėr tė theksuar se shtypi grek nė fillim heshti duke ndjekur shembullin e qeverisė sė vet, por kjo ishte veēse njė heshtje e rreme. Qeveria e theu heshtjen pas njė pyetje qė korrespondenti i Illyria-s nė Athinė, Dritan Haxhia, nė Press Room me 6 qershor 2006, i drejtoi zėdhėnsit tė Qeverisė greke, dhe Ministrit tė Shtetit pranė kryeministrit, Theodhori Rusopulos. Pyetja qė i ėshtė drejtuar ka qenė e drejtėpėrdrejtė: A ėshtė biseduar ndonjėherė me ish qeverinė Nano apo me qeverinė e tanishme shqiptare, qė kryeson z. Berisha pėr zhvarrimet e ushtarėve grekė tė rėnė gjatė Luftės Italo-Greke, pėr vendosjene tyre nė Mauzoleume dhe a ka ndonjė marrėveshje pėr kėtė problem?

Zoti Rospulos ka shprehur fillimisht habinė e tij dhe ka thėnė se po e dėgjonte pėr herė tė parė kėtė problem, por e garantoi gazetarin se shumė shpejt do tė kishte njė pėrgjigje tė konfirmuar. Dhe pėrgjigja ka ardhur publikisht pėrmes zėdhėnsit plotėsues tė qeveris greke, Evangelos Andonaros, i cili ka thėnė se:"Bėhet fjalė pėr njė nismė private. Ministria e Punėve tė Jashtme tė Greqisė dhe Pėrfaqėsia Konsullore nė Shqipėri nuk kanė ndėrhyrė aspak pėr kėtė ngjarje. Zhvarrimi ėshtė bėrė me nismėn e tė afėrmėve qė kėrkojnė eshtrat e ushtarėve tė vrarė nė tokėn shqiptare gjatė Luftės Italo-Greke."

Le ta besojmė se kėshtu ėshtė e vėrteta, po pėrse z. Evangelos Andonaros, nuk gjeti sė paku njė zgjidhje formale pėr ekuacioni me njė tė panjohur: Pėrse ditėn qė ka dashė tė hyjė nė Kishėn e fshatit tė Kosinės nė Pėrmet pėr tė verifikuar tė dhėnat, policia shqiptare, ka gjetur brenda edhe konsullin grek?! Ē’donte zoti Konsull nė njė kishė tė njė fshati tė Pėrmetit, qė ishte shumė kilometra larg Konsullatės sė tij nė Gjirokastėr? Mos vallė ishte ndihmėsi i priftit qė udhėhiqte zhvarrimet, apo vetė ky ishte nė krye tė shfaqjes me maska?
Kriza e zhvarrimeve ėshtė patjetėr njė njollė e re nė marrdhėniet greko-shqiptare dhe futja e eshtrave tė fėmijėve apo femrave tė vdekur shqiptare nė to, ėshtė mė shumė se sa incident; ėshtė njė akt i pamoralshėm qė fyen sė pari qytetarėt shqiptar, por jo mė pak dhe shtetin shqiptar.

Kohėt e fundit edhe shtypi grek e theu heshtjen. Gazetat filluan qė tė mos i mbanin gjatė sytė mbyllė, kur shtypi shqiptar, i cili tregtohet edhe nė Athinė e qytete tė tjera greke, e kishte dhėnė alarmin me kohė. Pozicioni i medias greke ishte natyrisht ai i avokatit tė palės greke. Nė vend qė tė ekspozonte aktorėt qė luanin pas perdes, shtypi grek ia plasi tė gjithė fajin shqiptarėve tė cilėt na qenkishin ekstremistė dhe tė gjithė hallin e paskėshin qė tė hiqkėrkan Janullatosin nga kreu i Kishės Orthodokse Shqiptare. Skenari i shtypit grek u ndėrthur me prokurorė dhe me agjentė tė SHIK-ut, natyrisht tė besimit mysliman!!!

Kėshtu, gazetari Panagis Galiatasatos shkruan nė gazetėn TANEA tė 6 qershorit 2006: "nė shėnjestėr tė qarqeve nacionaliste shqiptare qė tentojnė tė kutivojnė tensione nė marrdhėniet shqiptaro-greke, ndodhet Kryepeshkopi i Shqipėrisė, Anasatasios. Sipas gazetarit grek, ky shqetėsim qenka shprehur edhe nė takimin e Kryepeshkopit me Kryeminsitrin Karamanlis nė Athinė, nė fillim tė qershorit.
Pyetja mė naļve qė mund t’i bėhet gazetarit tė TANEA-s, mund tė ishte edhe kjo: Pėrse Kryepeshkopi Janullatos i kthen kishat shqiptare nė magazina arkivolesh dhe si mund tė justifikohet fakti qė njė prift, i pėrgatitur nga Hirėsia e tij Janullatos, kthehet nė njė tregtar eshtrash (Jep 100 Euro pėr tė njė arkivol tė mbushur me eshtra tė vdekurish), kthehet nė varrmihės pa moral duke futur eshtra shqiptarėsh nė arkivole greke?!

Kėtu mund tė vinte nė ndihmė dhe njė pyetje e dytė: Ky ėshtė kontigjenti i priftėrinjėve tė shkolluar qė ka pėrgatitur Hirėsia e tij pėr 15 vjet nė Shqipėri? Furrxhiu Agron Thomollari duket se nuk ka shumė ndryshim nga prifti Vasil Thomollari!
Gazetat greke pėrpiqen qė ta injorojnė incidentin duke i dhėnė ngjyra fetare antiorthodokse problemit. Pėr gazetarėt grekė shkaktarėt qenkan myslimanėt fanatikė shqiptarė, tė cilėt duan qė tė tensionojnė marrdhėniet mes fqinjėve.
Si padashje, gazeta TANEA nxjerr edhe njė sekret tė vogėl: Ajo shkruan se Shqipėria duhet tė mbajė fjalėn dhe tė ndėrtojė 5 varrezat qė duhen pėr ushtarėt e vrarė gjatė konfliktit tė Luftės Italo-Greke nė vitet 1940-1941.

Gazeta TANEA shkruan se sipas burimeve zyratre, qeveria greke manifetsoka kohėt e fundit njė qejfmbetje se qeveria shqipatre nuk e paska mbajtur fjalėn pėr tė pasur gati marrveshjen mes dy vendeve dhe paska qenė shkaktare pėr dėshtimin e vizitės sė Minsitrit grek tė Mbrojtjes, z. Vangjelis Meimarakis me 9 maj 2006 nė Tiranė. Arsyeja e mospėrgatitjes sė marrveshjes teknike ka qenė arsyeja e anullimit tė vizitės dhe gazeta fajson palėn shqiptare qė nuk ka realizuar ato qė vetė ka marrė pėrsipėr.
Gazeta paska zbuluar se ndaj qeverisė sė tanishme shqiptare u ushtrokan presione tė fuqishme nga nacionalsitėt, por qeveria kėrkon tė ruaj marrėdhėnie tė mira me Greqinė.

Siē marrim vesh po nga gazetat greke Kryepeshkopi Anastasios qenkish ankuar tek kryeminsitri grek Karamanlis, sikur tė qenkesh guvernatori i Shqipėrisė. Vetė shtypi grek shkruan se Kryeminsitria e pranon faktin se Anastasios, mes tė tjerash ka informuar Kryeminstrin Kostas Karamanlis sepse ēėshtja dikton njė ndėrhyrje energjike nga ana e Greqisė.Spias burimesh diplomatike nė Athinė vlerėsohet se vetėm kryeministri Karamanlis mund tė marrė kėtė ēėshtje nė dorė dhe mund tė japė zgjidhje, si ēėshtjes sė krijimit tė varrezave, ashtu edhe luftės qė po i bėhet kryepeshkopit Anastasios. Pėr tė treguar se "gurėt" e Athinės peshojnė mė shumė, gazeta greke kujton se vizita e kryeministrit tė Greqisė nė Tiranė qėndron pezull qė nga vera e vitit 2004! As mė shumė e as mė pak, pėrmendja e kėtij fakti ėshtė njė shantazh fare i hapur, njėsoj si fantazma e Ligjit tė Luftės: O bėni ato qė ju kėrkon dhe i intereson Athinės, ose ndryshe ne nuk ju mbėshtesim!…

E gjithė kriza qė ka marrė emrin e zhvarrimeve duket se ka dy palė aktorė, njė palė janė ata qė enden nėpėr maja dhe gryka malesh nė njė pjesė tė kufijėve imagjinarė tė Vorio Epirit; fantazuar nga qarqe helenike brenda dhe jashtė Greqisė (pėrfshi kėtu edhe varrmihėsit e udhėhequr nga prifti naiv shqiptar qė duket se shitjen e shpirtit nuk e ka pėr gjė, pėrfshi edhe konsullin grek tė Gjirokastrės, qė shfaqet si hije nėpėr kishat ku janė strehuar arkivolet, komisioni i veteranėve minoritarė, ku secili paguhet rregullisht me 300 Euro nė muaj nga Athina, pa harruar dhe Hirėsinė e Tij, i cili jo vetėm bekoi eshtrat nė Mauzoleum nė Grykėn e Kėlcyrės, por qė padyshim ėshtė dhe regjisori i gjithė kėsaj vepre), ndėrsa pas perdes janė ithtarėt e vėrtetė tė Vorio-Epirit; doemos aktorė kryesorė, qė mund tė jenė dhe qeveritarė qė luajnė me maska.

Nė gjithė kėtė shfaqje tragjikomike, shteti grek mori njė pozė serioze tek deklaroi se nuk kishte gisht nė kėtė maskaradė dhe se gjithēka ishte inisiativė private e tė afėrmėve tė ushtarėve tė rėnė nė Luftėn Italo-Greke, ndėrsa shteti shqiptar, pėr ta bėrė mė tė besueshme kėtė qė tha homologia greke, e pohoi me gojėn e kryeministrit tonė: Shteti grek nuk ka gisht nė kėtė ēėshtje, por ata qė kanė bėrė zhvarrimet do tė hetohen dhe do tė mbajnė pėrgjegjėsi penale. S’mbetet gjė tjetėr veēse shteti shqiptar tė mbajė fjalėn dhe tė kryejė hetime rigoroze e t’u gjejė vendin shkaktarėve, ndėrsa shteti greke ka nevojė urgjente pėr njė arkivol, ku tė varrosi njė herė e pėrgjithmonė ēėshtjen fantazmė tė Vorio Epirit; padyshim dhe Ligjin Fantazmė tė Luftės me Shqipėrinė!

Marrė nga Illyria 17 qershor 2006, Nju York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara