HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zhgėnjimi ballkanik 62

NJĖ FUND NĖ FUND TĖ VITIT 2005

-- nga Shefqet Dibrani, Illyria

Shefqet Dibrani 1.
Fundi i njė viti kalendarik matet me rezultatet e punės dhe me tė arriturat e proceseve tė ndodhura nė atė vit kalendarik. Gjithēka ėshtė mrekulli edhe jeta e gėzuar edhe jeta e pėrmbushur pėrplot halle. Prandaj themi: “qofshin bekuar vuajtjet” sepse ua dimė vlerėn arritjeve dhe mrekullive. Shkrimet publicistike tė kėsaj natyre janė shkrime tė angazhuara qė me hir ose pahir do t’ia mbajnė krahun njėrės palė kundruall tjetrės, prandaj shkrimet e kėsaj natyre mbesin pėrpjekje tė angazhuara nė funksion tė njė qėllimi. Nė kėtė rast publicisti mbetet mjeshtėr i njė ceremonie, tamam si njė dirigjent nė korin e madh, por rezultatet korren nga tė tjerėt, nga hazardėt. Ata edhe mund tė mohojnė rolin e kėsaj simfonie naive qė krijoi zhurmė e bollshme pėr t’u kryer veprimet e pazaret e dhembshme, kurse protagonisti i ngjarjes dmth. dirigjenti apo vet autori do tė marrin vesh vetėm kur tė bien mbi kurrizin e tyre qė ua ka puthitur tokėn e bukės, ndoshta atėherė do t’i shohin edhe yjet nė pikė tė ditės, ndoshta atėherė do tė pendohen pėr pėrkrahjen e bėrė, pėr simfoninė qė vet orkestruan, por fal Zotit ēdo gjė do tė tejkalohet, madje mund tė ndodhin pėrplot rezultate nė punėn krijuese, publicistike sidhe nė jetėn private, kėto janė fshehtėsi dhe ne mund tė flasim vetėm mbi paragjykime.

Sigurisht ata qė mė kanė pėrcjell gjatė kėtij viti kalendarik duhet ta din se kjo ėshtė pėrcjellja e fundit, prandaj le tė mė pėrkujtojnė duke freskuar kujtesėn e kėtyre shkrimeve tė cilat me tė gjitha mangėsitė dhe naivitetet krijuese kanė qenė tė sinqerta dhe shpresėdhėnėse pėr njė shoqėri tė tėrė qė po prosperon drejt pavarėsisė sė saj dhe qė i duhet fjala dhe mendimi i qytetarėve tė saj.

Gjithmonė kam menduar se lexuesit e mi po largohen, pėrkatėsisht shkrimet e mia nuk janė duke tėrhequr vėmendjen e dikujt, por jo ka ndodhur e kundėrta dhe nė kėtė tė kundėrt jam mrekulluar, jam fascinuar prandaj kam gjallėruar. Jo rrallė kam menduar se kėto shkrime mė kanė krijuar armiqėsi, por jo sepse papritmas nė nėntorin e sivjet u gjenda nė Prishtinė dhe preka realitetin me dorė, e pash moralin njerėzor me sy, edhe kjo gjė mė ka emocionuar dhe mė bėnė mė tė vetėdijshėm pėr t’u ndėrgjegjėsuar, ngase qytetari kosovar kishte kaluar mė shumė paragjykime se sa kam menduar. Ai vlerėsonte drejt edhe punėn time edhe sjelljen e tė tjerėve. Nė kėtė plan sikur kam bėrė ēapje mė pėrpara, sepse pavarėsisht nga ato qė janė thėnė vazhdimisht gjithmonė jam pėrpjekur pėr tė paragjykuar pėr tė arrirat nė fushėn e jetės, nė tė kundėrtėn kam kritikuar ato vese pėr tė cilat kam gjykuar se janė tė dėmshme. Nė vazhdėn e kėtyre predikimeve politike sikur i ka ardhur fundi njė dorėzimi, dhe krejt nė heshtje dua t’i lė vend edhe mendimit tjetėr, tė krijoj hapėsirė e mundėsi pėr tolerancė si nocion mjaft i kėrkuar pėr qytetarėt e Kosovės qė t’i plotėsojnė standardet e kėrkuara nga ata qė ia prolongojnė lirinė dhe tė drejtėn me jetuar.

E kuptoj se tė gjithė mund tė pajtohen me “fundin e kėtij zhgėnjimi?!”, por ajo qė unė nuk pajtohem ėshtė vazhdimi i mėtutjeshėm i zhgėnjimeve, qofshin kėto edhe shkrime tė kėsaj natyre nga tė cilat po largohem jo pse nuk mė ka mbetur asgjė, pėrkundrazi pėr tė mos krijuar neverinė e lexuesit tė gazetės Illyria e cili mė dha mundėsinė pėr ti shfaqur shqetėsimet e mia nė kėto gjashtėdhjetė e dy javėt e shkuara. S’kam bėrė asnjė mungesė, jam pėrpjekur tė jem i rregullt sepse kjo ishte pėrgjegjėsi morale pėrpara lexuesit, mbase shembull i njė virtyti fisnik qė mė ka shoqėruar tėrė jetėn, andaj ėshtė balsamosur si ves i mirė nė shpirtin tim i dalė nga dhembjet e kombit tim tė pėrvuajtur.

2.
Pse zhgėnjim dhe a ka vend pėr njė gjė tė tillė nė mua dhe shkrimet e mia, sigurisht jo, ngase ky vit mė ka shoqėruar me shumė rezultate dhe arritje nė fushat private. U botua libri me kritikė letrare “Libra dhe mbresa” nė tė cilin janė pėrfshirė tė gjitha angazhimet e mia nė fushėn e kulturės dhe tė librit nė pėrgjithėsi duke kapur njė gamė trajtimesh prej mė tė ndryshmeve. Mbi dhjetėmijė faqe tė lexuara e hulumtuara pėr tė sajuar njė libėr prej 674 faqe brenda tė tė cilit pėrveē trajtimit tė kompletit tė veprave tė prof.dr.Fehmi Aganit qė ishte njė korpus i vėrtet prej tetė vėllimesh me mbi 3200 faqe, janė folur e pėrfolur edhe 100 vepra tė tjera letrare e publicistike qė mė kanė bėrė tė gėzuar dhe lumturuar tej mase. Pastaj nė njė vėllim prej mė se 200 faqesh janė botuar edhe 35 shkrimet e para tė “Zhgėnjimit ballkanik”. Janė edhe disa realizime nė jetėn private qė mė kanė bėrė edhe mė tė lumturuar dhe mė tė besueshėm nė jetėn dhe nė sfidat e saj. Por, “zhgėnjimi im” lidhet me mundėsit kolektive dhe me dėshtimet e njėpasnjėshme qė i ka bėrė shoqėria shqiptare, veēmas ajo kosovare me tė cilėn jam ballafaquar mė shumė. Mendoj se ky shkrim mbyll njė etapė tė dėshiruar dhe tė ėndėrruar prej kohėsh pėr tė mbajtur njė ditar pėr zhvillimet e ngjarjeve politike nė Kosovė dhe pėrgjithėsisht nė Ballkan.

Nė vazhdėn e kėtyre reformave morale lexuesi i dėshiruar do tė has pak e mė pak shkrime tė angazhuara tė kėsaj natyre, kėto shėnime le tė mbeten si ditar, mbase njė dėshmi pėr angazhimin tim, tė trajtuara me pėrgjegjėsi e sinqeritet pėr lexuesit e gazetės Illyria qė botohet nė New York tė Amerikės.

3.
Krejt nė fund pasi mu dha mundėsia pėr tė mbajtur kėtė rubrikė tė rregullt qė nga 1 nėntori i vitit tė shkuar (2004), e falėnderoj nga zemra stafin e gazetės Illyria e nė mėnyrė tė posaēme kryeredaktorin e gazetės z. Dalip Greca, i cili vazhdimisht mė mbėshteti pėr tė dalė kėto shkrime me rregull dhe mjaft tė realizuara, ndėrsa personaliteti im sikur ėshtė kompletuar mė mirė dhe ka marrė pėrmasa shumėdimensionale.

Nė fund tė fundit kėto shkrime do tė mbesin njė kronologji mendimesh e shqetėsimesh, kurse mua nuk mė mbetet tjetėr vetėm tė kėlthas: Urime Viti i Ri 2006! Fat e fatbardhėsi pėr tė gjithė lexuesit, miqtė e njohur dhe tė panjohur, veēmas ata qė i kanė lexuar mė me ėndje kėto shkrime.

Pėrqafime nė kėtė fund tė vitit kalendarik dhe nė kėtė fund tė ciklit “Zhgėnjimi ballkanik”!

E shtunė, 31 dhjetor 2005.

© All Rights reserved: [email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara