HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KULTI I SAKRIFIKIMIT NĖ LĖVIZJEN PAQĖSORE TĖ DR. IBRAHIM RUGOVĖS

-- nga Shefqet DIBRANI

Shefqet Dibrani HYRJE:
Miti i sakrifikimit, si kult karakterizon Lėvizjen Paqėsore tė udhėhequr nga dr. Ibrahim Rugova. Pėrcaktimi i tij deri nė vetėflijim pėr njė qasje mė ndryshe, e panjohur pėr vendet e hasmėruara ballkanike, do ta bėjnė atė si udhėheqės e vizionar qė kishte shenja profetike, tė cilat do ta karakterizojnė jo vetėm jetėn e tij reale por tėrė lėvizjen "pacifiste", ideator dhe kreator i sė cilės ishte vetė ai. Rrėfimet, pėrkatėsisht mitet dhe mitizimi pėr personalitetin e tij do t'i tejkalojnė kufijtė e reales edhe pse dr. Rugova jetoi nė kohėrat tona, e njihnim sikurse tė gjithė njerėzit e zakonshėm. Rrėfimi pėr te u shndėrruar nė njė mitomani, ngase nisen t'iu besojnė trillimeve tė veta edhe sajuesit, kritikuesit dhe tė gjithė kundėrshtarėt e pikėpamjeve tė tij.

Padyshim mitomania mbetet dukuria qė i shoqėroi kundėrshtitė dhe kundėrshtarėt e kėsaj Lėvizjeje Paqėsore, e cila do tė pranohet edhe nga mitomanėt, pėrkatėsisht nga kundėrshtarėt e pa princip tė pikėpamjeve tė tij. Ndonėse ishin tė fundit, megjithatė mitomanėt i besuan "mitit tė sakrifikimit" duke e pranuar Lėvizjen Paqėsore tė udhėhequr nga Dr. Rugova si njė veprim i menēur qė solli mė sė shumti rezultate.

FĖMIJĖRIA E HERSHME DO T'IA DEDIKOJĖ KULTIN E SAKRIFIKIMIT:
Qysh me lindjen e tij nė fshatin Cerrcė tė Istogut mė 2 dhjetor 1944, Ibrahim Rugovėn do ta shoqėron kulti i sakrifikimit. I ati i tij, Uka, do tė pushkatohet mė 10 janar 1945, nga komunistėt jugosllavė qė bashkė me Partin Komuniste tė Jugosllavisė, po instalonin Pushtetin Popullor edhe nė Rrafshin e Dukagjinit, duke vrarė e pushkatuar tė gjithė luftėtarėt qė nuk ishin pajtuar me ardhjen e Komunizmit nė Pushtet. Nė kėtė rrafsh politik ka pėsuar babai i tij, Uka, i cili bashkė me gjyshin Rrustė Rugova do tė pushkatohen, sepse kishin qenė luftėtarė tė njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e Rugovės.

Me pushkatimin e babit, pėr nėnėn e tij Sofė Rugovėn, do tė lindin dilemat pėr t'u martuar sipas zakonit me ndonjėrin nga meshkujt e shtėpisė Rugova, ose pėr ta lėnė djalin nė familjen Rugova pėr tė kėrkuar fatin tjetėr, sepse rrethanat e patriarkalizmit nuk lejonin qė djali tė merret pėr t'u rritur te prindėrit ose nė familjen e burrit ku do tė martohej. Ajo nuk e zgjodhi as njėrėn dhe as rrugėn tjetėr, por vendosi qė me pėrkushtimin e saj amėnor ta rrisė djalin e saj, Ibrahimin. Pėrkushtimi i saj dhe sidomos sakrifica e nėnės si njė veprim sublim do tė nguliten thellė nė ndėrdijen e Ibrahimit tė vogėl qė po rritej. S'ka asnjė dyshim, ai do tė jetė ndikuar nga pėrkushtimi i nėnės pėr ta rritur fėmijėn dhe do tė jetė frymėzuar nė sakrificėn e njė gruaje, e cila ka privuar vetėn nga ēdo e drejtė jete pėr t'i qėndruar pranė tė birit, pėrkatėsisht pėr t'u rritur ai nė prehrin e saj. Kulti i sakrificės do ta shoqėron I. Rugovėn edhe nė veprimet e mė pastajme.

JETA INTELEKTUALE DHE KONCEPTI LETRAR:
Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin fillor nė Istog kurse tė mesmen nė Pejė mė 1967. Diplomoi (1971) nė Degėn e Albanologjisė tė Fakultetit Filozofik nė Universitetin e Prishtinės. Pėr njė viti akademik (1976-77) qėndroi nė Paris, nė Ecole Pratique des Hautes Etudes, nėn mbikėqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me pėrqendrim nė teorinė letrare. Ibrahim Rugova doktoroi nė letėrsi nė Universitetin e Kosovės nė Prishtinė nė vitin 1984. Ishte pėr shumė vite kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, kurse nė vitin 1996, do tė zgjidhet anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe tė Shkencave tė Kosovės.
I takon Qarkut letrar tė Prishtinės, duke hyrė me seriozitet nė kėtė fushė. I pasionuar pas studimeve pėr Pjetėr Bogdanin, do tė shquhet pėr njė shprehje tė re, ku do tė aplikojė njė metodologji moderne me shprehje figurative qė do tė marrė hov nė vitet e 70-ta tė shekullit qė lamė pas. Mėnyra e qasjes dhe trajtimit tė letėrsisė, sidomos kritika e tij do tė ndikojė te brezi i ri, qė tashmė i takonin Qarkut letrar tė Prishtinės dhe qė aplikonin figurat dhe shprehjet moderne duke e avancuar letėrsinė shqipe nė sfondin e letėrsisė moderne qė kishte marrė hov nė vendet e Evropės dhe aty kėtu edhe tė Rajonit.

Nė ato vite Kosova nuk kishte qendra tė tjera tė ndonjė lėvizje reformatore edhe nė fushėn e kritikės letrare. Qarku i Prishtinės vjen pas Qarkut letrar tė Beogradit, sepse e gjithė shtresa elite e Kosovės vinte nga shkollimi nė Beograd, kurse hapat e parė letrar i kishin bėrė atje, qoftė nė gjuhėn serbishte ose shqip nė revistėn "Pėrpjekja", e njohur pėr nisma tė reja letrare. Nuk pėrjashtohej ndonjė individ qė krijonte nė zonat provinciale tė Kosovės, por deri nė atė kohė mund tė llogaritej diēka edhe nė qarkun letrar qė vepronte nė Shkup, kurse me krijuesit nė Tiranė nuk kishte komunikim tė lirė, pėrveē tė atyre shkėmbimeve ndėr shtetėrore.

I shkolluar krejtėsisht nė Kosovė dhe i specializuar nė Paris, Ibrahim Rugova do t'i prijė njė lėvizjeje tė re letrare, e cila nga njė Qark Letrar do tė ndahet nė disa qerthuj letrarė, tė cilėt kush mė shumė e kush mė pak do tė ndėrtojnė identitetin e tyre qoftė krijues e qoftė servil ndaj politikave tė kohės. Ibrahim Rugova do tė luajė rol vendimtar nė kėtė lėvizje letrare, e cila thellėsisht dhe krejt pozitivisht do t'u prijė zhvillimeve letrare, ndikimi i tė cilave do tė reflektohet edhe te shtresa elite e politikės qė bėnte zapt Kosovėn nė tė gjitha sferat e jetės.

NDĖRTIMI I STRATEGJISĖ POLITIKE
Rugova do tė dijė tė mos pėrsėrisė gabimet qė ndodhėn nė kohėn e Rilindjes Kombėtare, sepse atėherė pat tendenca pėr tė pėrkrahur njė forcė qė po vdiste, kurse Rugova pėrkrahu dhe anoi nga njė forcė qė po lindte, e cila do t'i gjendet nė momente mė dramatike qė po kalonte kombi. I pajisur me dije nė fushėn e letėrsisė dhe filozofisė sė saj dhe i brumosur nė luftėrat dhe pėrpjekjet e shumta qė kombi ynė i ka bėrė ndėr shekuj, I. Rugova do tė sakrifikoj karrierėn letrare pėr tė ndėrtuar konceptin e njė lideri politik. Kjo rrugė ishte me plot rreziqe dhe dėshtimi i tij do t'i kthehej bumerang, sepse nga njė letrar i pranuar do tė katandisej nė njė politikan tė dėshtuar, por falė gjenisė sė tij, i arriti synimet e pėrcaktuara qė mė parė.

Te Ibrahim Rugova shihet ndikimi i tejdukshėm i eposit tė luftėrave qė i stilizoi dhe u dha famė prifti shkodran Gjergj Fishta. Nė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė promovuar njė Lėvizje Paqėsore, te I. Rugova do tė dallohet ndikimi i elementit fishtian, i cili nė gjithė eposin letrar, veēmas te "Lahuta e Malėsisė" ua njihte meritat kundėrshtarėve, me tė cilėt pėrballej Heroi i tij Epik. Sipas Krist Malokit - Fishta i njihte trimėritė e kundėrshtarėve, se duke e ēmuar aftėsinė e tyre, ua rriste famėn betejave dhe heroizmave shqiptare, kurse te I.Rugova e ndeshim elementin e njėjtė, atė tė respektimit, por mėnyra e veprimit ishte e kundėrt, sepse karshi eposit heroik ai zgjodhi rrugėn e qėndresės dhe tė durimit pėr t'i zgjedhur problemet nė mėnyrė paqėsore, pėrkatėsisht pacifiste.

Por si studiues i letėrsisė ai e njihte metaforėn dhe kuptimin e saj, prandaj kishte mundėsinė e shprehjes me dy kuptime, me nėntekste dhe interpretime artistike tamam ashtu siē e pėrcakton profesor i Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare dr. Enver Hasani, se Rugova ishte i pajisur me njė sfond nėnkuptimesh edhe nė fushėn juridike qė nė takimet diplomatike i kanė shėrbyer, ngase sipas autorit tė cituar Rugova kėrkonte "Vetėvendosje dhe pavarėsi", kur dihet se raporti i kėtyre dy faktorėve ishte nė varshmėri tė plotė me njėri tjetrin, d.m.th. s'kishte, vetėvendosje pa pavarėsi ose anasjelltas. Kėtu kemi diskursin metaforik tė nėnteksteve i futur nė funksion tė qėllimit real tė strategjisė politike dhe diplomatike tė njė lėvizjeje paqėsore.

NDIKIMI DHE ZHVILLIMI I KONCEPTEVE PAQĖSORE:
Nė konceptin paqėsor te Ibrahim Rugova dukshėm ka ndikuar Lėvizja Paqėsore e Nėnė Terezės, e cila nė njė fushė krejtėsisht tjetėr ka krijuar famė tė papėrsėritshme, madje duke u bėrė sinonim i mishėrimit tradicional pėr paqe e mirėsi nė tėrė globin tokėsor. Kėtė element paqėsor te I. Rugova e gjejmė mė tė sforcuar mbi tabanin nacional, njė formė krejtėsisht tjetėr pėr tė krijuar paqe tė qėndrueshme nė rajon.

Por, pacifizmi i dr. Rugovės sa do qė ėshtė kritikuar si njė lėvizje e kotė qė predikonte paqe me ēdo kusht, duke mohuar ēdo lloj konflikti dhe ēdo luftė nė rajon, prapė se prapė mbetet opsioni mė i qėndrueshėm dhe forma mė e mirė qė i ka avancuar proceset drejt njė progresi dhe njohje me pėrmasa ndėrkombėtare. Mjeti kryesor i kėsaj filozofie mbetet "durimi" jo vetėm si nocion figurativ, por si njė mjet filozofik pėr ta aftėsuar e kalitur njeriun qė tė mos rrėmbehet, t'ua shtojė mundėsinė dhe aftėsinė e pritjes me pėrmasa tė gjata kohore, i vetėdijshėm se nė kėto pritje njeriu do tė pėrballet me skamjen dhe dhunėn, me nėnēmimin dhe persekutimin, me bastisjen dhe izolimin dhe madje me format e ndryshme tė dhunimit dhe poshtėrimit moral, kode tė shenjta pėr karakterin e shqiptarėve. Pėrmes filozofisė pacifiste dhe pėrmes durimit si nocion filozofik, dr. Rugova do ta zhvilloj, pėrkatėsisht avancojė nė pėrmasa tė paparashikueshme kultin e sakrifikimit, jo vetėm pėr vete, por pėr njė popull tė tėrė, i cili me tė gjitha vėshtirėsitė nuk ėshtė ligėshtuar, pėrkundrazi i ka mbajtur shpresa sa do tė ngadhėnjejnė dhe nga kjo shpresė nuk janė rrėmbyer, sepse kėshtu donin tė respektonin parimet (e pa shkruara dhe tė pa kodifikuara), tė njė lėvizje qė i printe njė misionar, ngase dihet misionarėt janė nė mesin e popullit.

Kjo veti e lindur dhe e kalitur nė krajatat dhjetėvjeēare do ti bėjė shqiptarėt mė tė matur, mė racional dhe mė gjakftohtė. Koncepti pacifist i dr. Rugovės, sado qė i kritikuar, do tė dėshmohet si njėra nga lėvizjet mė tė suksesshme, ngase ai jetonte nė Ballkan dhe kishte njė kundėrshtar tė pa princip qė i kishte nėnshkruar tė gjitha konventat ndėrkombėtare pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut, madje duke u proklamuar si shembull i mirė nė njėrėn anė, kurse nė anėn tjetėr bėnte shtypjen kolonialiste kundėr shqiptarėve nė Kosovė dhe nė hapėsirėn ballkanike. Le tė rikujtojmė "Lėvizjen e Vendeve tė Painkuadruara" qė udhėhiqej nga Tito-Naser-Nehru dhe tė analizojmė ndikimin e tyre nė OKB ku mbi 50% tė kėtyre vendeve participonin nė forumet politike e diplomatike tė kėsaj organizate me ndikim botėrorė.

Ibrahim Rugova ishte njohės i mirė i raporteve tė forcave, qoftė atyre qė mbanin pushtetin nė Federatėn Jugosllave, por i njihte mirė edhe raportet e forcave ndėrkombėtare, baraspesha e sė cilės kishte filluar tė ndryshonte. Vetėm shkathtėsia e tij prej njė vizionari do tė dijė qė interesat e veta dhe tė kombit qė pėrfaqėsonte, t'i lidhė me vendet qė kishin pushtuar globin nė aspektin foljor dhe zhvillimor. Por pėr tė vėnė nė lėvizje gjithė ato procese duheshin mjete, kurse mjeti i tij i vetėm ishte durimi dhe rruga paqėsore, pėr tė cilėn lutej dhe kėmbėngulte vazhdimisht.

Se kishte diēka hyjnore nė qenien e tij s'ka dyshim, konferencat pėr shtyp i mbante ditėve tė premte nė ora 11.00, pikėrisht nė kohėn kur bėhej njė lutje, njė ritual te popullsia myslimane qė mė duket pėrcaktimi pėr kėtė moment do t'i ketė prirė qėllimit paqėsor, ngase besimtarėt e mbėrthyer nė ritualin e lutjeve tradicionale do tė harrojnė pėr tė menduar dhe bėrė keq pėr Lėvizjen qė udhėhiqej nga ai. Me kėtė veprim ai do t'i ketė shėrbyer qėllimit tė tij paqėsor qė e udhėhiqte nė rrethana specifike pėr rajonin dhe mbarė Evropėn.
I rritur nė zonėn e Ballkanit Perėndimor aty ku takohen dy kultura dhe ku ndahen dy botėra tė mėdha, aty ku ėshtė kufiri nė mes Oksidentit dhe Orientit, nė mes tė tė cilave ka qenė njė rrip ortodoks i pa studiuar sa duhet nga studiues dhe shkencėtarė tė kėtyre fushave. Pastaj ai ka qenė i vetėdijshėm se krishterimi ėshtė njė koncept mė i pėrparuar, mė i zhvilluar dhe qė do tė ketė ndihmėn e tij nė njėrėn anė, dhe, nė anėn tjetėr, e ka ditur ndikimin e tij nė drejtimin e botės edhe pėr disa shekuj me radhė.

Por kur flasim pėr orientin, tė mos ngatėrrojmė Lindjen e Afėrt me popullsi kryesisht myslimane, karshi vendeve tė zhvilluara siē janė Japonia, Koreja, Tajvani, Hong Kongu apo Kina me miliarda banorė qė kanė besimin e krishterė. Gjithsesi pėr Ibrahim Rugovėn qė ėshtė rritur nė Kosovė me popullatė shumicė myslimane, e cila me as mė tė voglin rast nuk ėshtė identifikuar me fundamentalizėm islamik, do t'i ketė mundėsuar pėr ta zgjeruar filozofinė paqėsore. Roli i fesė nė kėto hapėsira duhet tė studiohet mė mirė dhe tė prezantohet ashtu si ishte tolerante dhe bashkėvepruese nė tė gjitha sferat e jetės, ashtu sikurse nuk duhet hezituar pėr t'u kritikuar tendencat nė rritje (sidomos pas luftės) qė askush nuk mund tė garantojė pėr njė tė nesėrme ngatėrrestare, ngase siē dihet janė cenuar kultet e besimit tradicional, sidomos kjo dukuri vėrehet te monumentet e kultit, tė cilat nė emėr tė restaurimit, iu kanė ndėrruar pamjet e njė ndikimi tradicional mjaft tolerant nė ndikimin tjetėr mė radikal dhe konfliktuoz.

Shikuar nė kėta parametra qė i analizuam, nuk mund tė themi se Rugova iu ka hakmerrė Serbisė pėr pushkatimin e tė jatit a tė gjyshit, por te ai ka ndikuar thellėsisht Kulti i Sakrificės, i cili nė tė gjitha zhvillimet dhe etapat kohore do tė dalė nė dukje si fenomen, si veēori specifike qė do ta karakterizojė personalitetin e tij intelektual, krijues dhe politik, por jo kulti i hakmarrjes, pasi qė dihet ai asnjėherė qoftė edhe me njė fjalė tė vetme, nuk iu ka hakmarrė dikujt. Kulti i hakmarrjes nuk ka pasur vend te Rugova, kulti i faljes, miqėsisė dhe tolerancės kurdoherė. Ai ka falur vazhdimisht dhe nga gjithė ato falje ka pėrftuar nė famėn e tij qė rrezatonte paqe e harmoni mes njerėzve, mes kulturave dhe mes besimeve.

Ibrahim Rugova vazhdimisht e ka vlerėsuar drejt rolin e Ipeshkvisė sė Kosovės, e cila pėr te ishte njė derė e vogėl qė ia ka mundėsuar pėr tė hyrė nė Portėn e Madhe tė Vatikanit, pikėrisht te Papa Gjon Pali i Dytė, tė cilin e ka pasur mik dhe i cili ėshtė lutur vazhdimisht pėr Kosovėn dhe pėrgjithėsisht pėr shqiptarėt, duke ushtruar ndikimin e tij tė pakontestueshėm edhe te diplomacia dhe ēarqet vendosėse tė politikės botėrore. Sigurisht nė kėtė sfond kritikash hynin atakimet qė i bėheshin pėr konvertimin e tij fetar, ku ėshtė sulmuar nga mitomanėt, tė cilėt qėronin hesape politike para njė pėrcaktimi shpirtėror, personal dhe individual tė njeriut, mbase me tė gjitha konventat botėrore, besimi fetar i individit konsiderohet si ēėshtje private e pėrcaktim individual qė ėshtė e rezervuar me Kartėn e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut si ēėshtje personale e individit.

Nė kėtė rast, kur ėshtė atakuar pėrcaktimi i tij fetar, drejtpėrdrejt ėshtė atakuar njė normė e pėrcaktuar nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara, ku do tė cenohen tė drejtat personale tė individit dhe me kėtė janė shkelur paragrafe qė garantojnė tė drejtėn dhe lirinė e individit. Por te rasti i konvertimit fetar te dr. Rugova ne shohim dy ēėshtje themelore. E para kthimin nė identitetin e vjetėr fetar, qė mund tė kenė ndikuar studimet e tij pėr Bogdanin dhe letėrsinė e hershme ose ndjenja jo aq e largėt e krahinės sė Rugovės, e cila ėshtė nga Krahinat mė tė vona qė ėshtė konvertuar nė fenė myslimane dhe sė dyti del nė pah "Kulti i Sakrifikimit" qė e kishte trashėguar nga e ėma qysh nė vegjėli, e cila siē kemi theksuar edhe mė lart i kishte privuar tė gjitha gėzimet e jetės sė saj pėr ta rritur tė birin e saj Ibrahimin. Kulti i Sakrificės si sublimim i vetėmohimit tė skajshėm, sigurisht do tė trajtohet mė mirė nga njohėsit e mitologjisė si njė qasje mė e thellė qė e gjejmė te personaliteti i Ibrahim Rugovės.

NDIKIMI I FAKTORĖVE HISTORIK TE LĖVIZJA PAQĖSORE E IBRAHIM RUGOVĖS
Ndėr faktorėt e parė historikė mund tė llogariten luftrat dhe pėrpjekja e Gjergj Kastriotit pėr bashkimin e tė gjitha forcave tė vendit gjatė viteve 1405-1468. Dihet se Gj. Kastrioti u kthye nė Krujė mė 1443 dhe ēliroi pjesėn ma tė madhe tė vendit. Mė 2 mars 1444 thirri nė Lezhė njė kuvend kombėtar, qė krijoi njė Lidhje politike-ushtarake me ushtri tė pėrbashkėt. Nėn udhėheqjen e Gjergj Kstriotit shqiptarėt pėr 25 vjet nuk u thyen kurrė nga ushtria osmane. Ishte Gjergji qė krijoi njė shtet tė pėrqendruar, bėri flamurin e tij dhe elementet pėrcjellėse qė e identifikonin shtetin si shtet. Pas vdekjės sė tij lufta vijoi deri me rėnien e Krujės nė vitin (1478), Shkodrės (1479) dhe Ulqinit (1511).

Pas thyerjes sė kryengritjeve dhe rėnies sė Shqipėrisė nėn sundimin osman, kemi fluksin mė tė madh tė emigracionit shqiptar pėr nė Itali, sidomos Arbreshėt e sotėm. Pastaj nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XVII janė me rėndėsi tė pėrmendėn kryengritjet qė u bėnė nė Kosovė, tė prira nga kryepeshkopi i Shkupit Pjetėr Bogdani (1630-1689).
Kryengritjet shqiptare nė viset e Kosovės mė 1688 u zhvilluan pėrpara se kėtu tė vinin forcat austriake qė zbritėn drejt jugut. Sipas tė dhėnave tė dokumentacionit tė kohės, nė fillim tė muajit nėntor, kur forcat austriake hynė nė Prishtinė, u priten nga 5000 kryengritės shqiptarė, kurse nė Prizren nga 6000 kryengritės tė tjerė qė udhėhiqeshin nga Pjetėr Bogdani. Pas thyerjes sė kėtyre luftrave do tė fillonte konvertimi i dhunėshėm dhe masiv i shqiptarėve, sidomos kjo gjė ka ndodhur nė Kosovė dhe Rrafshin e Dukagjinit.

Njė pėrpjekje tė organizimit tė shqiptarėve do ta ndeshim gjatė shek. XVII-XVIII, kur nisi rėnia e Perandorisė Osmane dhe shthurja e sistemit tė timareve. Feudalėt shqiptarė, sa do qė u forcuan, siē ishin Bushatllinjėt nė Pashallėkun e Shkodrės dhe Ali Pashė Tepelena nė Pashėllakun e Janinės, nuk arritėn tė krijojnė njė unitet politik-ekonomik tė vendit, qė ishte nderprerė nė shek.XIV. Sa do qė u bėnė hapa pėr pėrgatitjen e terrenit pėr bashkimin kombėtar, qarqe turkofile do tė lajmėrojnė Portėn e Lartė, e cila do tė arrinte t'i shtypte me forcė, mė 1822 Ali Pashė Tepelenėn dhe mė 1831 Bushatllinjėt nė Pashallėkun e Shkodrės.

Kėto elemente i pėrmenda pėr tė nxjerrė nė pah anėn tradicionale, mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar koncepti paqėsor, ėshtė ndėrtuar strategjia politike dhe janė nxjerrė mėsime qė tė mos pėrsėriten gabimet e kėtyre tri pėrpjekjeve qė kanė ndodhur, sado qė vdekja e tij nė prag tė njohjes formale tė Pavarėsisė mund t'i shqetėsojė tė gjithė njohėsit e kėtyre rrethanave. Por njė eveniment i suksesit tė lėvizjes paqėsore tė I. Rugovės do ta vėrejmė nė ditėt e zisė kur do tė pendohen mjaftė kundėrshtarė tė tij, tė cilėt tė rikujtonin Lek Dukagjinin, i cili sa ishte gjallė Skėnderbeu, ka qenė njė kundėrshtar i tij, por me tė marrė lajmin se ka vdekur, do t'i shkul flokėt e veta nga dhembja e trishtimi. Ky element ndodhi nė Kosovė kur mitomanėt shfajėsoheshin para Zotit dhe kombit pėr mėkatin qė kishin bėrė, pse kishin shpifur e intriguar kundėr Lėvizjes Paqėsore dhe personalitetit tė Dr. Rugovės.

DUHET TA RUAJM KULTIN E RUGOVĖS
Po sikur tė mos ishte prifti shqiptar Shtjefėn Gjeēovi, i cili i mblodhi dhe i kodifikoi nė ligj, pėrkatėsisht nė Kanun, doket dhe zakonet e shqiptarėve dhe pėr t'i bėrė mė tė pranueshme, i emėrtoi sipas princit mesjetar Lek Dukagjini, pasi besohej se kėto tradita e mbajtėn gjallė popullin tonė qė nga mesjeta e deri nė ditėt e sotme. Tash shtrohet pyetja: po sikur tė mos ishte Kisha Katolike pėr tė gjallėruar ndėr ata shekuj tė sundimit Otoman, dhe po tė mos ishte edukimi dhe shkollimi qė bėhej pran tempullit tė Zotit, a do t'i kishim ato zakone tė pėrmbledhura dhe tė kodifikuara nė librin tashmė tė njohur dhe tė pėrkthyer edhe nė shumė gjuhė tė botės. Nė kėtė sfond mund tė pėrmendim edhe kontributin e don Lush Gjergjit pėr t'i pėrmbledhur dhe botuar librat me biografinė dhe pėr jetėn e Nėnė Terezės, pa tė cilat emri i Nėnė Terezės dhe sidomos Lėvizja e saj Paqėsore pėr ne shqiptarėt do tė kishte tjetėr kuptim, pėrkatėsisht do tė njihej e pranohej shumė mė pak se sa njihet dhe pranohet nė hapėsirėn shqiptare. Shembulli i Gjeēovit (dhe sė fundit edhe i Lush Gjergjit), na obligon qė tė bėjmė mė shumė nė mbledhjen dhe kodifikimin e parimeve themelore tė kėsaj Lėvizje Paqėsore pėr ta themeluar njė lloj "Kanuni pėr Paqe e Mirėsi", nga i cili do tė merrnin shembull edhe popujt e rajonit, po sidomos popujt e shtypur dhe tė nėpėrkėmbur nga perandorė e perandori shtypėse.

PĖRFUNDIM:
Mbėshtetja nė filozofinė e Ibrahim Rugovės nuk mund tė kuptohet naivitet. Pėrkundrazi filozofia e tij paqėsore ishte njė koncept i thellė filozofik, politik dhe strategjik i ndėrtuar mbi tabanin e lėvizjeve nacionale qė e kanė frymėzuar dhe motivuar vazhdimisht si njohje e thellė e kėtij botėkuptimi pėr t'i avancuar proceset e tashme dhe tė mė pastajme. Dhe krejt nė fund mund tė pėrkufizojmė se filozofia paqėsore e Rugovės ka marrė udhėn e njė mitizimi. Ajo sigurisht do tė rritet e zhvillohet, sepse tė gjithė udhėheqėsit e lėvizjeve tė mėdha botėrore i kanė korrur rezultatet e famės vetėm pas vdekjes. Andaj na mban shpresa se Lėvizja e tij Paqėsore do tė rritet, zhvillohet dhe emancipohet vetėm tashti pasi shpirti i tij ka shkuar nė qiell.

Zvicėr, mars 2006.

Botuar nė "URTIA", Revistė fetare - kulturore 1/ 2006, faqe 267-274, qė e boton Misioni Katolik Shqiptar nė Zagreb - Kroaci, www.Rugova.net, 30.05.2006.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara