HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Poetja shqiptare, nė antologjinė e 28 poetėve bashkėkohorė

Luljeta Lleshanaku nė ritmin e botės, njė antologji poetike amerikane

-- nga Elsa Demo

Elsa Demo “World Beat - International poetry now” quhet antologjia poetike e sapobotuar nga “New Directions” nė Amerikė. Ajo e fton lexuesin e poezisė bashkėkohore botėrore nė njė trevė thesari pėr tė kėnaqur dhe magjepsur adhuruesit e saj. Kjo ftesė joshėse pėr poezinė bėhet nga vetė shtėpia botuese e kėsaj antologjie, “New Directions”. Ai pak lexues qė i ka mbetur sot poezisė do tė gjejė aty edhe poeten shqiptare, e vetmja e pėrfaqėsuar, Luljeta Lleshanaku. Nga poetja jonė janė pėrfshirė njė grup poezish zgjedhur nga pėrmbledhja “Fresco” e botuar nė vitin 2002, nė SHBA, si edhe poezi tė reja tė botuara vitet e fundit ne revistat “Words without borders”, “Literature today”, “Perihelion”, etj, pjesė e njė libri tė ri nė proces. Kjo ėshtė antologjia e dytė amerikane, ku pėrfshihet autorja, pas “Anthology of magazine verse & yearbook of American poetry 1997”, pėrzgjedhur nga Alan F. Pater dhe botuar nga “Palm Springs Monitor book company”. Lleshanaku ėshtė njė zė origjinal nė poezinė shqipe. Ajo ėshtė autore vėllimeve me poezi “Sytė e somnambulės”, “Gjysmė kubizėm”, “Palca e verdhė”. Poezia e saj ėshtė vlerėsuar me ēmimin kombėtar qė jepet nė Shqipėri edhe pėr poezinė, “Penda e Argjendtė”.

Luljeta Lleshanaku “Antologjia ėshtė njė mozaik i 28 poetėve tė huaj dhe amerikanė, njė pėrpilim i jashtėzakonshėm, ndryshe nga tė gjitha antologjitė e tjera, tė poezisė qė shkruhet sot. Pėr rreth shtatėdhjetė vite, shtėpia botuese “New Directions” ka sjellė botėn letrare nė Amerikė, duke prezantuar shumė nga shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm nė botė, dhe njėkohėsisht, edhe shkrimtarė tė panjohur. Sot, nė njė tokė qė zvogėlohet dhe njė Amerikė qė izolohet gjithnjė e mė shumė, dialogu midis kombeve ėshtė dėshpėrimisht i nevojshėm. Nė frontin poetik, ky dialog ėshtė sa i fuqishėm aq edhe urgjent. Nė pėrmbledhjen “World beat” tė pėrzgjedhurr tepėr profesionalisht nga shkrimtari dhe pėrkthyesi i shquar Eliot Weinberger, njė brez i ri i poetėve tė anembanė globit harmonizohet nė njė kor eufonik ndėrkulturor”,- shprehet botuesi. Kujtojmė se pėrkthyesi dhe kritiku Eliot Weinberger, ai ka zgjedhur nga poetėt shqiptarė Lleshanakun pėr nė kėtė antologji, vitin e kaluar ka qenė njė nga tė ftuarit e takimeve “Poeteka” kushtuar letėrsisė e filozofisė.

Pėrmbledhja e antologjisė “Ritmi i botės” (World Beat) hapet me poemėn e fundit tė Octavio Paz, njė punė madhore e pabotuar, dhe pastaj vijon me veprat e poetėve tė huaj dhe amerikanė qė “New Directions” ka botuar nė vitet e fundit. “Nga lirikat e pashlyeshme tė poetes sė re shqiptare, Luljeta Lleshanaku, tek mprehtėsitė e fuqishme politike te poetit Iraken nė ekzil Dunya Mikhail, poeti izraelit Aharon Shabtai, poeti nga Karaibet Kamau Brathėaite, tek bukuria lapidare e poetit hollandez Hans Faverey dhe eksperimentet e egra tė poetit kinez Gu Cheng dhe poetit japonez Kazuko Shiraishi, kandidati per ēmimin Nobel Bei Dao nga Kina, Inger Christensen nga Danimarka, Gennady Azgi pastaj Tomas Transtromer nga Suedia (gjithashtu kandidat pėr ēmimin Nobel) - qė pėrbėjnė sukseset mė tė mėdha planetare.

Gjithashtu pėrfshihen vepra nga kanadezja Anne Carson dhe njė radhė poetėsh amerikanė (Suzan Howe, Michael Palmer, Robert Creeley midis tyre), veprat e tė cilėve marrin njė rezonancė tė re kur lexohen krah pėr krah tė barabartėve tė tyre nė botė”. Ėshtė ky motivi dhe vlerėsimi pse botuesi i “New Direction” ka zgjedhur pikėrisht kėta poetė. Hartuesi i antologjisė ėshtė Ėliot Weinberger, autori i tre librave me ese – “Works on Paper”,”Outside stories” dhe “Karmic traces”- dhe njė pėrmbledhjeje me artikuj politikė “Ėhat happened here: Bush cronicles”. Ai ėshtė hartuesi i “American Poetry Since 1950”, dhe “The New Directions Anthology of Classical Chinese Poetry”, qė ėshtė zgjedhur si njė nga librat mė tė mirė tė vitit 2003 nga TLS, dhe si antologjia mė e mirė e vitit 2003 e zgjedhur nga“Contemporary Poetry Revieė”. Ai ka pėrkthyer shumė libra nga Octavio Paz, po aq sa edhe veprėn e Vicente Huidobro, Xavier Villaurrutia, Jorge Luis Borges, dhe Bei Dao.

Shekulli, 01/02/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara