HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shpėtimtarėt e Kosovės

-- nga Edita Kuēi-Ukaj

Edita Kuēi-Ukaj Shtatė vjetori i ēlirimit tė Kosovės mbetet moment i rėndėsishėm pėr tė pėrsiatur dhe analizuar kontekstin e shtatė viteve tė mėparshme dhe gjendjen e tanishme, nė prizmin e njė situate qė ēdo ditė e mė shumė po merr fizionominė e zgjedhjes, nė pėrkim me vullnetin dhe dėshirat e kahershme tė shqiptareve pėr sendėrtim tė aspiratave tė kahershme, pėr liri, demokraci, shtet e prosperim. Nė kėtė moment, kur sendėrtimi i kėsaj aspirate duket me afėr se kurrė, asnjė forcė regresive dhe primitive nuk duhet tė bėhet pengesė nė kėtė rrugė, duke hedh gurė mbi shpėtimtarėt e Kosovės, mbi miqtė tanė euro-amerikan. Nė tė vėrtetė, nė kėto momente duhet tė ndodh e kundėrta, duhet bėhet njė pėrafri edhe mė e madhe e vendit tonė me kėtė vende, sepse kjo ėshtė e tashmja, por mė shumė e ardhmja e vendit tonė, pa ndonjė alternativė tjetėrfare.

Para shtatė viteve, kur NATO bombardonte forcat serbe dhe regjimin ēmendurak tė Beogradit, nė Kosovė jeta ndahej nga vdekja vetėm pėr njė qime floku. Nė tė vėrtetė, bombardimi i regjimit diskrimunes, politikės ultranacionaliste dhe represalies gjenecodiale qė bėhej ndaj Kosovės, paraqet momentin dhe kthesėn mė tė rėndėsishme nė historinė e Kosovės. Pėr t’u bėrė, njėherit ky intervenim do tė bėhet pjesė e debateve tė shumta nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

Shpėtimi i popullit tė Kosovės, jo vetėm nga vrasjet, djegiet, por edhe spastrimi etnik erdhi nga NATO-ja, Aleanca mė e fuqishme politike dhe ushtarake nė botė sot.

Duke mos lejuar mė gjenocid, pastrim etnik, aparteid, shkelje masive tė tė drejtave tė njeriut, duke mos lejuar edhe njė Bosnje tė re, duke u vėnė nė shėrbim tė ndjenjave tė thella tė humanzimit dhe etikės, kombet perėndimore, nė krye me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, vendosėn t’i japin fund njėherė e pėrgjithmonė njė politike luftėrash nacionalizamash tė pakontrolluar. Kjo ndėrhyrje, sot e kėsaj dite, vlerėsohet precedent nė historinė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, pas Luftės sė Dytė Botėrore.

Nė planin politik, fuqitė e mėdha, kėtė intervenim e arsyetuan me faktin se lufta kundrejt Serbisė ishte domosdoshmėri, pėrveē tjerash edhe pėr hir tė humanizmit, etikės, mbase edhe pėr t’ia ndalur hovin njė politike hegjeominste e ndjellakeqe, qė shkaktoj aq luftėra e gjak nė Ballkan dhe pėr ta kyēur kėtė pjesė tė europės nė proceset e rėndėsishme integruese dhe nė rrugė tė perspektivės perėndimore.

Nė kėtė rast, bota perėndimore, anashkaloj gjitha normat e shkruara dhe ligjet, shpeshherė tė ngurta ndėrkombėtare, ngase nuk kishte arsyetim qė tė tolerohej dhuna, lufta. Pėr kėtė arsye ndėrmarrja e njė aksioni ushtarak, pėr tė ndalur njė gjenocid nė zemėr tė europės, ishte mė sė e domosdoshme. Ishte hera e parė pas Luftės Dytė Botėrore, qė ku u themeluan Organizata e Kombeve tė Bashkuara, me mijėra njerėz, civil tė pafajshėm tė dėbohen nga vendi i tyre pa as mė tė voglin arsyetim. Andaj kishte arsye tė anashkalohej i ashtuquajtur i “sovraniteti i shteteve” dhe shtetit pėr tė ardhur nė pah ndjenja e etikės dhe e solidaritetit me njė populli. Ky fakt edhe krijoj njė konsensues tė lakmueshėm ndėrkombėtare, veēanėrisht nė marrėdhėniet SHBA- Europė. Edhe me gjithė kundėrshtimet e mėdha tė Kinės e Rusisė, dhe pa mandat tė Kėshillit tė Sigurimit, NATO-ja dhe qeveritė e vendeve Perėndimore, zotimin e tyre e quan nė vend dhe vendosėn tė intervenojnė pėrmes bombardimeve tė fuqishme, qė detyruan tash shtatė vite mė parė, tė zmbrapsėn forcat serbe dhe politika e tyre detyruese. Dhe rajoni tė hyj nė rrugėn e pėrparimit dhe ndėrtimit demokratik. NATO kėshtu solli Kosovės, por edhe rajonit Lirinė, demokracinė, hapi rrugėn e perspektiva tė gjithanshme. Por edhe krijoj ambientin e pėrgjithshėm paqėsor nė rajon. Ndėrsa sot, kur kremtohet ky moment, Kosova ka realizuar rrugėn mė tė gjatė drejtė ecjes nga statusi i ardhshėm politik: pavarėsia fillimi i procesit tė rikthimit tė pėrhershme nė gjirin e Familjes sė madhe Perėndimore.

Nė fund tė shekullit XX, intervenimi i NATO-sė solli njė relacion tė ri nė rregullimin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, duke mos prejudikuar statusin shtetit si tė shenjtė, kur cenohen drejtat e njeriut, kur shtypet njė popull a kur vriten tė pafajshmit. Mosrespektimi i lirisė, dhuna, nuk do arsyetohen nė emėr tė asnjė sovraniteti dhe tė asnjė dokumenti qė rri nė arkiva tė caktuara.

Ndėrsa sot, kur ne kremtojmė shtatė vjetorin mė tė ndritshėm tė historisė sonė mė tė re, duhet tė falėnderojmė shpėtimtarėt tanė dhe duhet kurajojmė pėrkrahjen e tyre nė rrugėn e pėrparimit dhe integrimit tė vendit nė botėn e qytetėruar perėndimore. Ndėrhyrja e NATO-sė nuk ishte dhe nuk duhet kundruar vetėm si njė fitore e shqiptarėve, ishte fitore e vlerave demokratike kundrejt atyre tė errėsirės. Posaēėrisht mbetet, fitore e koncepteve tė shėndosha tė paqes kundėr atyre tė luftės. Pėr tė cilat rajoni jonė ka aq shumė nevojė.

Nė planin ndėrkombėtar, sot rezultat e ndėrhyrjes sė NATO-sė nė Kosovė kanė reflektuar edhe me ndryshime efektive. Asnjė regjim nuk mund tė arsyetoj dhunė, lufėra nė emėr tė normave ndėrkombėtare.

Nė kėtė pėrvjetor, kur zėra tė marrė, politik nė Kosovė, tė fshehur nėn petkun e rrejshėm tė patriotizmit e tė vetėvendosjes, ēirren andej e kėndej kundrejt miqve tanė, duhet anashkaluar dhe mospėrfillur, sepse si tė kėtillė pėrbėjnė destruktiviet pėr tė ardhmen e Kosovės. Dekurajojnė miqtė tanė dhe shpėtimtarėt tanė. Atyre qė sot nuk ju kujtohet kjo ditė me lutė pėr faqe, ata janė prishėsit e lirisė, demokracisė dhe rendit qytetar qė po ndėrtohet me aq mund nė Kosovė.
Kosova dhe shoqėria shqiptare, duhet kuptoj faktin se ishte SHBA, NATO-ja dhe vendet e BE-sė qė na shpėtuan. Pa pėrkrahjen e plotė tė tyre ne asnjė shanse nuk do kishim dhe as do kem pėr rrugė tė integrimit, tė prosperimit dhe zhvillimet tė gjithanshėm tė vendit.

Zhgėnjimi i shpėtimtarėve tanė, con ujė nė mullirin e armiqve tanė dhe bėhet element stagnues pėr prosperim. Kėta miq tanė, tash duhet tė ndjehen kryelartė pėr veprimet e tyre qė kanė bėrė pėr ne, pėr Kosovėn. Kosova duhet ta ruaj me lavdi dhe tė kujtoj pėrherė kėtė datė madhėshtore.

*(Autorja ka mbaruar studimet pėr Shkenca pėr Paqe dhe Konflikte dhe ndjek marrėdhėniet ndėrkombėtare nė Malmo tė Suedisė)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara