HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Qiri drite nė pėrkujtim tė 146 - vjetorin tė lindjes

Trimi i pamposhtur Gjeto Coku (1854 –1913), mik i tė gjithė shqiparėve

-- nga Gjon Frani Ivezaj, New York, historian

Kelmendi
tokė e begatė trimash

Gjeto Coku Malėsia e Mbishkodrės, nuk mund tė kuptohet pa Kelmendin, djepi i hershėm i lindjes sė kreshnikėve, qė janė dėshmia mė e hershme e ekzistencės sė popullit shqiptar nė trojet e veta kryekėput e safi shqiptare, duke dhėnė provėn e mbijetesės dhe tė rilindjes sė vijushme. Nė ēdo periudhė dhe brez mbas brezi ēdo shtėpi, katund, vllazni, fis, bajrak ka nxjerrė trima, mendimtarė, prijės tė luftės dhe kuvendeve nė odat e moēme tė burrave tė Alpeve tė Veriut tė Shqipėrisė.

Kelmendi dhe bijtė e saj kreshnikė, kanė mundur tė pėrballojnė furtunat e egra tė pushtuesve shumėshekullorė turq dhe shovinistėve fqinj sllav. Autorė tė ndryshėm, e mė sė shumti studiues albanolog tė huaj, qė kanė vizituar e qėndruar shpesh mes bjeshkėve tė maleve tė thepisura, banesat bujare tė malėsorėve, duke gėrmuar historinė e Kelmendit, saktėsojmė origjinėn e hershme tė saj.
Kėshtu, sipas albanologut kroat Dr. Milan Shuflai: “Njė qytet i kėtillė ndoshta nė shek. IX shtrihej nė bregun e detit afėr Shėn Gjinit dhe shėrbente si pikė mbrojtėse kundėr piratėve arabė.” (Dr. M. Shuflai: “Serbėt dhe Shqiptarėt”, Bargjini, 2002.).

Gjatė fundit tė shekulli XX nė Kelmend, janė zbuluar shumė gjetje arkeologjike, si monedha bronzi tė shek. II - III mbas Krishtit, si dhe nuk mungojnė banesat me njė urbanistikė tė rregullt, mjaft tė avancuar pėr kohėn, tė sė njėjtės periudhė me ato tė stilit romak (Itali) dhe helen (Greqi). Mė vonė mė epokėn e Mesjetės, Kelmendi, do tė ketė emblemen ose Stemen e titulluar: “Arma et Insignia”. Ajo ėshtė botuar pėr herė tė parė nga revista shkencore autoritative tė kohės “L.E.K.A.” (viti 1930), qė drejtohej nga Kuvendi Franceskan nė qytetin e Shkodrės. Pra Kelmendasit dhe bijtė e saj, kanė luftuar brez mbas brezi, pėr liri dhe pavarėsinė e tokave shqiptare nė male dhe zonat fushore.

Nė kėtė truall plot tradita, u mėkuan edhe tė parėt e familjes Coku, qė herėt e lanė Kelmendin e u vendosėn me banim nė zonėn e Bregut tė Matės. Biri kelmendas, Gjeto Coku, nė njė prononcim pėr kohėn, duke luftuar sėbashku me trimat e tjerė u shpreh: “Jam gati me e shkrii gjaan t’eme, e me baa armė e fushekė pėr luftarėt, mjeft qi Turku t’dalin faret.” (Po atje, f. 7).

Ai ndihmoi, me sa mundi tė gjithė komitėt e malit me armė, municione e ushqime. Askohe gjatė kryengritjes, turqit kėrkonin t’i ēarmatosnin malėsorėt e Bregut tė Matės. Luftarėt, jo vetėm qė nuk i dorėzuan armėt mbrojtėse, por i bėnė thirrje taborreve turke, qė tė largohen menjėherė nga tokat shqiptare: “Por kta i bane me dijt turkut, se nuk ishin pula qė tremben prej nji “ish - ish”; “pushkėt e mbushuna nuk lshohen, por t’viin me e marrė vetė.” Pėr afro 17 orė rresht, luftėtarėt shqiptarė i rezistuan ushtrisė mizore turke, e armatosur gjerė nė dhėmbė. Edhe pse me ndihmen e disa trathtarėve shqiptarė muslimanė (qė luftonin nėn flamurin turk pėr nder tė “baba Dovletit”), garnizonet turke, nuk mundėn qė tė gjunjėzonin e mposhtin Gjeto Cokun me shokė. “Gjeto Coku praa kje nji i krishtenė me nam, nji atdhetar i paa shoq. Ktii ja muer kamen vllaj Ded Coku, i cilli i pergiaan e ndjek gjurmat e tii, prandej i krishtenė si i vllaj, atdhetaar si i vllaj. Rrnoftė e kioftė per ndeer t’Shqipniis!” (f. 9)

Kush ishte patrioti Gjeto Coku?

Ky bir i denjė i malėsor, ishte njė nga udhėheqėsit luftarak mė popullor, organizator kryesor i kryengritjeve kundėr Perandorisė Osmane tė vitit 1912, tė malėsorėve nė krahinėn e Bregut tė Matės tė Qarkut Lezhė. Gjeto Coku, ishte i biri i Cok Prekės, qė kishte pesė djemė tė tjerė, si: Tomėn, Nikollėn, Prekun, Markun dhe Gjergjin. Kurse Gjeto Coku kishte vėlla Mashin dhe Dedėn. Dedė Mashi, ka lindur nė Nikē tė Kelmendit, ndėrsa tė tjerėt nė Shėn Koll nė Breg tė Matės.

Cok Preku, baba i Gjetos, ka ardhur nga krahina malore e Kelmendit, e pėrmendur pėr besė, trimėri, burrėri, mipėpritje dhe kryengritje tė njėpanjshme me armė nė dorė, kundėr pushtuesve tė ndryshėm, qė janė pėrpjekur tė nėnshtrojnė Malėsinė e Kelmendit tė panėnshtruar ndėr shekuj. Vajzat fisnike tė Gjeto Cokut ishin: Dila, Maruka, Terezja, Filja. Maruka, ka qenė murgeshė e Kishės katolike nė njė kuvend motrash nė Zagreb tė Kroacisė. Pėr patriotin trim dhe bujar Dedė Cokun dhe Mashin e Cokut, shkruan edhe “Poeti Kombėtar” At Gjergj Fishta (1870 – 1940) nė kryevepren “Lahuta e Malcis”.

Pėr sundimtarin e Lezhės Gjeto Coku, flet revista “Pėrparimi” e vitit 1914 (f. 5 – 7), ku i kushtohet njė artikull i veēantė prej 3 faqesh. Aty ekskluzitivisht trajtohet atdhetari Gjeto Coku si sundimtar nė bajrakun e Nikshit. Nga dokumentet arkivore dhe shtypi i kohės thuhet se ai e drejtoi vendin me drejtėsi, paqe dhe tolerancė.
Gjeto, ishte njė familje me tradita tė hershme atdhetare dhe krishterė i devotshėm nė udhėn e Zotit. Patrioti i zjarrtė ruajti lidhje tė ngushta me Kishėn katolike dhe kishte shumė miq tė shtėpisė priftėrinj dhe ipeshkėvij tė kohės, duke mbetur (deri sa ra dėshmor nga dora trathtare) njė burrė trim, i nderuar dhe respektuar dhe i dashur pėr tė gjithė.

Ndėr tė tjera shkruhet: “Nder Shqyptarė qi maa fort se t’tanė u perkujdesne per miradijet t’komit e s’ditne me kursye kurr farė mundimit, por u munduene saa ku mujtne me e pshtue Shqypniin prej thojve t’pangiishem t’ Mbretniis s’ Turkut, e nder saa e saa Shqyptarė tjerė, qi shkrine mallė e gjaa per Shqypnii, i dejė m’u njoftun e m’u permendė asht Z. Coku. Ah! Per t’ saktė burrnia e atdhedashtnia e ktii shquptarit nuk do t’qitet n’harresė, per se i cilli atdhetarė do t’rreket me e ndjekun e me ecė mas gjurmve t' tia. Gjeto Coku, ishte i Bajrakut t’Nikshit. T’ lemit e pat prej nji babet e nanet qi shkojshin jeten si i perket nji t’krishtenit t’mirė, e prej ktyne xuni hem me i sherbye Zotit, hem me punue e me e dashtė atdheen si duhet e si kaa hije nji atdhetarit t’vertetė.” (f. 5)

Vargu i burrave, qė kanė qenė garant tė insitucioneve tė Kanunit nė Malėsi tė Veriut dhe zonat fushore, ku kėto malėsorė, pėr arsye tė kushteve ekonomike u vendos nė qendrat e reja tė banimit, ėshtė i pafund. Nė ēdo vllazni e katund, ka pasur shumė burra tė tillė, qė ishin krenaria e trojeve shqiptare edhe pėr kryengritje tė njėpanjshme, kundėr ushtrive pushtuese turke e shovinistėve serbomalaziase. Besa e lidhur pėr nder e flamur, nė kėto troje trimash, kishte njė rėndėsi tė dorės sė parė. Atė e vinin nė lėvizje malėsorėt sypatrembur si Gjeto Coku me shokė, sepse nė luftė ai ishte shumė i zoti, pėr t’i bashkuar tė gjithė trimat nė njė qėllim tė pėrbashkėt atdhedashės.

Ndėr kėto burra tė malėsisė, mund tė pėrmendim: Dedė Gjon Lulin, Lucė Nika, Gjokė Luci, Mark Toma, Kolė Gjoni, Ndue Dushi, Dedė Coku, Lush Llani, Gjeto Coku, Sadri Keqi, pjetėr Llesh Nikė Daka, Sokol Djala, Llesh Gjeri, Pjetėr Bici etj. Burra tė tillė tė paharruar nė “Malin” e Kastratit kanė qenė: Dodė Preēi, Gjelosh Gjoka, Shaban Elezi, Gilė Marku, Dulo Staka, Kot Nika, Zenel Shabani, Vuksan Leka, Pjetėr Dulja, Dosh Sadria, Ndrekė Kaēeli, Marash Gjekė Mali, Mirash Luca, Brahim Vuksani, Nikollė Mirash Luca, Prekė Brahimi, Gjeto Shyti, Ndokė Gjoni, Nish Gjeto Daka, Lukė Deda, Cok Zefi, Lucė Tagani, Llesh lekiqi, Nikollė Marku, Gjeto Daka, Nikė Ivani, Dash Preēi, Mark Dashi, Ujkė Gjeto Shyti, Dedė Gjon Ujka, Lucė Gjeka, Dodė prendash Zefi, Smajl Shpendi, Nuk Puli, Marash Vata, Qerim Sokoli, Halil Ujka, Oso Rama, Prek Gjon Rrethatokja, Llesh preluca, Nikė Gjelosh Gjoka, Kolė Gjeloshi, Nikė Gjeto Koti, Mar Gjoni; burrat e Shkrelit, si: Marash Vata, Vatė Marashi, Tomė Nika i Shkrelit, Rrushman Hasani, Zef Tomė Nika, Gjon Deda i Shkrelit, Kanto Marashi, Mark Tomė Pllumbaj Bajraktar i Kelmendit, i cli mori pjesė nė Kryengritjen e vitit 1912 dhe mė pas ngriti flamurin e Pavarėsisė nė trevėn e vet.

Ai me armė nė dorė, mori pjesė nė mbledhjen e organizuar nė Zejmen mė 11 Maj tė vitit 1912, me pėrfaqėsues nga krahinat e tjera fqinje, si: Mirdita, Malėsia e Lezhės, Kthella etj. Ai ishte ndėr tė parėt, qė kėmbnguli tė zbatohen deri nė fund tė gjithė vendimet historike, qė do tė merren nga tė gjithė shqiptarėt e tubuar atė ditė.
Kėsisoj qė nga ajo ditė, Gjeto Coku, u bė njė nga patriotėt mė tė vendosur tė luftės pėr liri e pavarėsi tė popullit shqiptar, qė prej 50 dekada qėndronte i robėruar nga kthetrat e ushtrisė mizore koloniale turke.

Historia e Gjeto Coku, pėrmes
dokumenteve historike tė Arkivit tė Austrisė


Duke shfletuar disa dokumenta, qė janė marrė nga Arkivi i Vienės (Austri), qė disponohen nė Insitutin e Historisė nė Tiranė, shohim se Dokumenti #10, Dosja #20, ka tė shkruar detajet interesante, se: “Ambasadori Zambaur nė Shkodėr, njofton Vjenėn, mė 11 Maj 1910, se mė tha Gjeto Coku, se “rebelėt” po e mendojnė seriozisht punėn me u shkėput nga Turqiq….” dhe mė poshtė njoftonte ai “e porosita, qė tė pėrdor influencėn e tij, qė as shokėt e fisnit, as malsorėt e tjerė mos tė hidhen kundėr Qeverisė.”

Ndėrsa Vjena, i shkruante ambasadorit tė ri nė Shkodėr Zambaur-it, mė 14 Shkurt 1911: “Njė i fortė: Prek Gjeto Coku nga fisi i Kelmendit, i cili kishte marrė pjesė nė emigracionin e malėsorėve tė vitit tė kaluar pėr nė Mal tė Zi, ka disa kohė qė ndodhet nė Monarki dhe nėpėrmjet tė tjerėve ka pasur korelacione… me Dr. Fran Baron Nopēen… na ėshtė drejtuar dhe ka kėrkuar, qė tė lejohet kthimi pėrsėri nė atdhe, duke ndėrmarrė pranė qeverisė turke hapa qė do t’i duken tė pėrshtatshme… mbasiinformatat e pakta qė disponohen pėr lutėsin nuk janė aq tė favotshme edhe se dyshimi nuk mund tė hiqet, se kthimi i tij pėr nė Vilajetin e Shkodrės, ai mund t’a pėrdorė pėr qėllime tė agjitacionit.”

Njė kėngė popullore, qė kėndohet me lahutė dhe ēifteli brez mbas brexi, e ka pėrjetėsuar kėshtu figurėn e Gjeto Cokut, me trimat e tij besnikė nė mbrotje tė trojeve tė vatanit:

Nė ēdo mbledhje kanė ngritur zanin
Me ēdo kusht me mbrojt vatanin
Si nė luftė kundra Turqisė
Nė prag tė Shpalljes sė Pamvarėsisė.

Qenė malėsorėt sokola malit
Nė fshat Shenkollit nė Breg tė Zallit
Qė ja vunė pushkėn nizamit
Shumė ushtarė ja vranė Sulltanit.

Nė krye tė luftės sė Pamvarsisė
Gjeto Cokun kishin prijės
Lėgjandar bashkė me malėsorė
Ngreu flamurin vetė mė dorė.

Disa trima lufta i mori
Me pushkė nė dorė nė mbrojtje kėtij troi
Pjetėr Bici, Gjergj Nikolla
Llesh Nik Dake, Pjetėr Sokola,
Tuj luftua kundra Turqisė
Ranė si trima tė Pamvarsisė.


Nė njė dokument tjetėr top - sekret, njoftohej Viena nga tė dėrguarit e saj nė Shkodėr, lidhur me qėllimin e Preng Pashės dhe rrezikun e atentatit kundėr Gjeto Cokut. Nė dokument thuhet: “Preng Pasha, nxit banorėt kundėr Emzot Kolecit dhe vėllezėrve Coku, Emzot Serreqit, Kolecit e Bumēit… kishin frikė pėr trazira serioze, bile dhe pėr atentat eventual kundėr Emzot Kolecit dhe Cokut…”
Mė 4 Shtator 1913, nga Durrėsi njoftohej Viena, se “Katolikėt e Bizės e tė rethit tė saj, nuk duan qė tė njohin qeverinė provizore tė Durrėsit. Ata duan qė t’i nėnshtrohen vetėm shefit tė malėsorėve katolik tė Bregut tė Matit Gjeto Cokut…”

Dokumenti #177, dt. 17 Nėntor 1013, ėshtė njė letėr e Eqerem Bej Vlorės. Nė tė thuhet, se: “Nė Lezhė e nė Shėn Gjin, ėshtė formuar njė Qeveri Kombėtare nėn drejtimin e malėsorėve tė Lezhės, si armiq tė Bib Dodės. Ata janė edhe kundėr Esat Pashajt… Bib Doda ka siguruar krahinėn e Mirditės… Vrasja e Gjeto Cokut e ka armiqėsuar atė me katolikėt e Malėsisė sė Lezhės…”
Nė Tetor tė vitit 1912, Esat Pash Toptani, mblodhi Redifet e Krujės dhe Tiranės, gjithsej rreth 10.000 vetė. Ai u nis pėr tė shtyp kryengritjen nga Mati deri nė Malėsinė e Madhe. Bregamatėsit, i vunė pritėn nė Kodrat e Pllanės dhe nuk i lėshuan rrugėn pėr 3 ditė. Vetėm pas luftimeve tė ashpra, Esat Pash Toptani, mund tė kalonte, duke kallur gjithė Bregun e Matės, ndėr to edhe shtėpinė e Priftit (Ēelėn). Ai dogji gjithsej 100 shtėpi.

Tė besėlidhurit e Bregut tė Matės edhe mbas 12 tetorit 1912, kur Lufta Ballkanike kanoste copėtimin e Shqipėrisė, luftėtarėt shqiptarė u ngritėn me armė nė dorė, rrethuan garnizonin turk nė Pllanė, ku ndodhej njė batalion dhe e detyruan tė dorėzohej dhe mbasi e ēarmatosen e lanė tė lirė tė largohej.
Asnjėherė shqiptarėt e pėr mė tepėr malėsorėt nuk e kanė patur traditė qė tė vrasin nė nore (nė besė) robėt e luftės. Kėtė pėrjashtim do ta bėj vetėm regjimi komunist nė Shqipėri, qė do tė instalohet dhunshėm nė periudhėn e zezė tė historisė sė popullit martir shqiptar prej viteve (28 nėntor) 1990 deri mė (13 dhjetor) 1990.

Mė 14 Nėntor 1912, trupat e ushtrisė sė kryemonarkut malazias, pushtuan Shėn Gjinin dhe pak ditė mė vonė, trupat serbe tė Krajlit pushtuan Lezhėn. Kryengritėsit gregamtas, bashkė me krahinat e tjera tė Lezhės, krijuan Qeverinė e Lezhės me kryetar udhėheqėsin e kryengritjės sė Bregut tė Matės patriotin kreshnik Gjeto Cokun.
Me shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare, Qeveria e Lezhės, me nė krye Gjeto Cokun, u bashkuan menjėherė me Qeverinė e sapoformuar tė drejtuar plaku i urtė i Vlorės historike, kryeministri i parė Ismail bej Qemali. Ai nuk pranoi propozimet e Preng Pashės dhe Esat Toptanit, pėr t’u shkėputur nga Qeveria e Ismail Bej Qemalit. Pėr kėtė edhe e pagoi me jetėn e vet mė 7 Tetor 1913 nė Lezhė.

Kryengritjet e drejtuar nga
fatosi i lirisė nipi i Kelmendit Gjeto Coku


Nė dhjetėvjeēarin e parė tė fillimit tė shekullit XX, Lėvizja Kombėtare, lufta e gjithanshme e popullit shqiptar pėr liri e pavarėsi mori njė hov tė madh. Kjo u pasua nga kryengritjet e njėpasnjėshme pararendėse tė viteve 1909, 1910, 1911, qė ishin preludi frymėzues pėr kryengritjet e reja, qė do tė vijnė nė vitet nė vijim. Lėvizjet e fuqishme kundėrturke, tronditėn themelet e kalbura tė Perandorisė Otomane, qė kėrkonte dorėn e fundit pėr t’a rrėzuar pėrdhe, duke tronditur serizisht pushtetin e Xhonturqve tė Rinj, qė ndonėse me ambicie pėr pushtet, pretendime reformuese sipėrfaqėsore, ishin baza e Perandorisė sė vjetės otomane.

Nė kėtė situatė tė elektrizuar, me inisiativėn e Gjeto Cokut, u organizuan kryengritje kundėr garnizoneve turke. Beteja ishte e ashpėr dhe e pėrgjakshme. Kėto fitore tė bujshme, ndezėn flakėn e kryengritjes dhe nė krahina tė tjera tė trojeve etnike. Grupi i tė besėlidhurve i udhėhequr nga Gjeto Coku, Zef Harapi etj., goditi forcat armike nė Mirditė, nė Bregun e Matit dhe garnizonin ushtarak nė Lezhė, duke intensifikuar edhe mė shumė veprimet ushtarake me armė nė dorė. Madje shumė patriotė tė mėrguar, po ktheheshin nga vendet e huaja, pėr tė marrė pjesė drejtpėrdrejtė nė luftrat kryengritėse, kundėr pushtuesve kolonialė turq e ēlirimin e Shqipėrisė.

Megjithatė duhet thėnė, se kryengritjet zinxhir, qė plasėn nė disa shtet tė Ballkanit dhe mė sėshumti nė trojet etnike shqiptare, ushtritė turke pėrdorėn forcėn mė tė madhe pėr shtypjen e tyre me njė egėrsi e tėrbim tė pashembullt. Kjo nuk e uli tempin e revoltave me armė nė dorė, por bėri qė shtetet dhe popujt nėn robėri tė jenė pėrherė nė ballė tė pėrleshjeve vendimtare pėr liri e pavarėsi nga suaza e Perandorisė Otomane.

Kėsisoj, qėndresa me tytėn e pushkės dhe luftrat e njėpasnjėshme tė popullit shqiptar, po merrte njė fizionomi tė plotė dhe frymarrje mė tė gjėrė, falė angazhimit nė rritje tė forcave pėrparimtare, qė aspironin prej shekujsh mėvetėsinė kombėtare, sociale, kulturore, gjuhėn amtare, shkrimin shqip, historinė, traditat, doket dhe ruajtjen e vlerave tė paēmuara tė identitetit kombėtar tė trashėguar brez mbas brezi nė tokat e veta ilire. Atdheu ynė, pėrmes bijve tė dashur tė saj, kishte filluar njė rilindje e fryumarrje. Koha kishte thirrė nė skenėn historike amtare, zgjimin pėr liri dhe tė drejta shoqėrore, kthimin tek historia e pararendėsve ilirė arbėrorė tė epokės sė Gjergj Kastriotit.

Tė gjithė shqiptarėt, e privilegjuar nė parlamentin, qeverinė dhe dikasteret e tjera tė Perandorisė Turke treguan njė zell, duke justifikuar shprehjen popullore, se “qeni leh aty ku han bukė”, duke dėrguar taborre tė panumėrta drejt tokave tė tė parėve tė tyre, pėr t’i treguar pushtetit tė perandorėve turq, se ne jemi besnik tė dhuratave dhe xhevahireve verbuese, qė ajo u ofroj njė herė e njė kohė princėve arbėrorė, qė nga koha e Gjergj Kastriotit.

Por kishte edhe nga ato filoturk, qė pas njė pendese tė gjatė, u rikthyen nė tokat shqiptare dhe jetėn politike tė vendit, pėr tė larė mėkatin e shumė viteve mė parė nė shėrbim tė Perandorisė Turke. Nga ana e tjetėr, nė kampin e Perandorisė Otomane, lėvizjet kundėr xhonturqve tė rinj disa herė ishin bėrė shumė shqetėsuese pėr krerėt drejtues, qė e njihnin mentalitetin dhe dėshirėn e zjarrtė e vendit tė shqiponjave, pėr tė qenė i lirė dhe i pavarur.

Pėr mė tepėr, kėtė gjė e dinin edhe 45 ish guvernatorė, qė ishin me origjinė shqiptare qysh nga periudha e Gjergj Kastriotit. Ata herė mbas here kishin qenė nė krye tė Perandorisė Otomane, si governator e z/guvernator tė saj. Ata gjithashtu e njihnin shumė mirė historinė e popullit tė vet, por mė shumė u pėlqente profesioni i mercenarit. Ato ndonėse i shėrbenin verbėrisht ose me ndėrgjegje Perandorisė Otomane (nė saj tė privilegjeve, qė u ofroi si dhuratė verbuese), nuk arritėn tė mposhtin gjakun e pastėr ilir.

I tillė ėshtė rasti i Ismail Bej Qemalit, qė mbasi kishte shėrbyer pėr shumė vite nė Parlamentin turk, kthehet nė vendin e origjinės sė tė parėve tė tij. Diplomati i karrierės, duke gjetur edhe zemėrimin e madh tė popullit e Rilindasve shqiptarė, fillon organizimin e kryengritjeve, duke e kurorėzuar me sukses rezistencėn kundėrturke, me Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 Nėntor tė vitit 1912 dhe ngritjen madhėshtore tė Flamurit nė Vlorėn historike…

Njė rrezik tjetėr asokohe i kanosej kombit tonė. Shetet monarkiste shoviniste fqinje, nė aleanca tė fshehta, me synimin pėr tė larguar influencėn e Perandorisė Otomane nė Ballkan, pretendonin tė ndanin trojet shqiptare mes vedit, a thua se Shqipėria ishte njė plaēkė tregu apo copė torte qė kapėrdihej lehtė.

Lufta me armė nė dorė, e drejtuar nga fatosat e lirisė nė Veri dhe Jug tė Shqipėrisė, kudo ku flitet gjuha shqipe, e drejtuan tehun e lėvizjeve nė dy drejtime: sėpari, kundėr pushtuesve tė Portės sė Lartė Otomane, qė kishte shkatėrruar nė mėnyrė sistematike gjithēka shqiptare dhe kishte bėrė qė njė pjesė e shqiptarėve tė flisnin e shkruanin gjuhėn e pushtuesit e t’i shėrbenin atij, pėr tė shtypur vėllezėrit shqiptarė (pėr tė marrė lavde dhe poste nga Perandoria Turke) dhe sė dyti, kundėr pretendimeve shoviniste tė morkive fqinje, qė mbroheshin nė synimet e tyre nga vetė Fuqitė e Mėdha tė Europės, qė nxisnin dhe pėrkrahin nė rrugė diplomatike synimet e fqinjėve grabiqarė.

Nė situatėn tepėr tė rrezikshme dhe tė vėshtira pėr fatet e kombit, Grupi i Deputetėve Shqiptarė nė Stamboll, i kėrkoi Qeverisė sė Xhonturqve tė Rinj, qė t’i njehte menjėherė popullit shqiptar tė drejtėn kombėtare pėr vetėvendosje. Xhonturqit, tė tėrbuar nga kėrkesat e deputetėve shqiptarė, i hodhėn poshtė pretendimet e tyre njėzėri, duke rritur masat e shtypjes dhe represionit ndaj elementėve tė rrezikshėm pėr vijimin e sundit tė tyre nė Shqipėri.

Nė kushtet pa udhėzgjidhje, popullit dhe trimave atdhetarė, qė mbėshteteshin nė lėvizjet e tyre liridashėse nga shtresat e popullit, nuk i mbetej gjė tjetėr, veēse t’i fitonin kėto tė drejta tė njeriut dhe tė njė kombit qė nuk kishte asgjė me kolonėt turq, qė t’i rifitonte me luftė dhe gjak tė pastėr arbėror. Menjėherė pas kėsaj ngjarjeje, njė grup tė vonuar patriotėsh shqiptarė, u mblodhėn nė Stamboll, nė udhėheqjen e Ismail Bej Qemalit. E gjithė kjo tashmė kishte ndodhur kur Perandoria Otomane ihste buzė greminės, falė grindjeve pėr pushtet pėrmes vrasjeve qė kishin plasur nė klanet e dinnastisė sė pushtetarėve tė lartė. Megjithatė, ujku turk edhe pse i plagosur rėndė me vdekje ishte tepėr i rrezikshėm.

Nė mbledhje u vendos, qė nė vendin e shqiponjave tė rifillonin kryengritjet e njėpasnjėshme, duke rikujtuar, ndonėse me vonė, peridhėn e lavdishme tė Gjergj Kastriotit. Pėr organizmin e kryengritjeve me armė nė dorė nė Veri tė Shqipėrisė dhe pjesėn e Mesme tė saj, do tė vepronte patrioti liberator Luigj Gurakuqi dhe nė Kosovė Hasan Prishtina, ndėrsa nė Shqipėrinė e Jugut, ishte caktuar ish - deputeti nė Parlamentin Turk Ismail bej Qemali, i mbėshtetur nga Rilindasit e tjerė.

Ngjarjet historike, qė paraprijnė shpėrthimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė vitit 1912, lidhen ngushtėsisht me luftėn e ndezur politike dhe pėrpjekjet e para mė armė, qė u zhvilluan gjatė fushatės sė zgjedhjeve pėr deputetė.
Xhonturqit e kishin shpėrndarė Parlamentin, me qėllim qė tė jepnin njė goditje shkatėrrimtare opozitės qė kundėrshtonte gjithnjė synimet e tyre. Nė grupin e deputetėve nė Parlamentin Turk, bėnte pjesė edhe Grupi i Deputetėve Shqiptarė. Ata qysh nė fillim i ishin bashkuar forcave reformatore nė Turqi, qė kėrkon, pėrmes programit tė tyre tė detajuar politik “Liri dhe Marrėveshje”.

Duke parė aktivitetin e madh politik, qė luante forca patriotike shqiptare, tė drejtuar nga Ismail bej Qemali, Bajo Topulli, Hasan Prishtina etj., nė Parlamentin e Pėrandorisė Turke, Xhonturqite Rinj tė Stambollit, synonin qė kėto deputetė shqiptarė tė mos fitonin njė mandat tjetėr nė Parlamentin turk, sepse kishin dalė nga synimet e Xhonturqve si “bukėshkalė tė Perandorisė”.

Pėr t’a ishte mė e mirė tė zgjidheshin deputetė kukull, qė mund tė vepronin sipas porosisė sė Xhonturqve tė Rinj, duke i pėrdorur si vegėl qorre nė synimet e tyre shtypėse dhe zgjatjen sa tė jetė e mundur tė pushtetit tė tyre kolonial nė Shqipėri. Por koha e tyre kishte perenduar, bashkė me tjetėrsimin e ndėrtesės prej rėre tė Perandorisė, qė ishte mbuluar nga korrupsioni, rryshfeti, nepotizmi, intriga, mashtrimi, kulti i madhėshtisė, degjenerimi moral dhe politik, brenda vetė Perandorisė, qė me paterica kėrkohej tė mbahej gjallė nga “reformatorėt” e rinj me emrin e ēuditshėm Xhonturqit e Rinj.

Nė ballė tė kryengritjeve tė njėpasnjėshme

Atdhetari i flaktė Gjeto Coku, drejtoi shumė aksione luftarake tė kryengritėsve nė krahinėn e tij, duke qenė njė shembull konkret i vetėmohimit tė binomit jetė a vdekje. Kryeprijėsi luftarak me mbėshtetėsit e tij patriotė nga krahina e Bregut tė Matės, organizuan me sukses sulmin luftarak kundėr garnizoneve tė taboreve turke tė stacionuar asokohe nė Lezhė, qė nė histori ka mbetur e gdhendur data 29 maj e vitit 1912. E paharruar, mbetėt edhe beteja e pėrgjakshme e organizuar nė nė vendin e quajtur Kodrat e Pllanės dhe Trapin e Gurėzit mė 22 qershor 1912, prishja e vijės telefonike tė komunikimit midis trupave pushtuese osmane mė 5 korrik tė vitit 1912.

Njė muaj me vonė Gjeto Coku, do tė gjendet shumė kilometra larg vendlindjes sė tij. Ai ishte vendosur pėr disa ditė nė qytetin e Durrėsit, nga ku po pėrgatitej tė realizonte planin e detajuar tė sulmit kundėr ushtarave turq, tė stacionuar nė disa qendra tė qytetit. Falė aftėsisė dhe pėrvojės, nė luftėn kundėr ushtrisė turke, Gjeto Coku, sulmon nė mėnyrė tė rrufeshme depot e armėve nė Durrės, mė 16 korrik tė vitit 1912, mbasi kishte elemeinuar fizikisht rojet mbrojtėse tė ushtrisė turke. Kėtu varrohet (plagoset) vėllai i Gjeto Cokut, Deda dhe Llesh Nikė Daka prej Kelmendit. Ata qėndruan si burrat nė fronin e luftimit, duke mos u dorėzuar. Edhe tė plagosur , ku plagėt i pikonin gjak, ata shtinin me armė nė dorė mbi armikun, deri sa shokėt e tyre luftėrarė vijnė dhe i marrin nė krah dhe i dergojnė pėr mjekime nė shtėpitė e tyre…

Ishte merita e patriotit tė zjarrtė Gjeto Coku, qė nė kėshtjellėn legjendare dhe historike tė Lezhės historike ngriti me plot nder dhe lavdi Flamurin e Lirisė tė Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti, atė Flamur Kuq e Zi, tė larė ndėr shekuj me gjak trimash shqiptarė. Kjo ngjarje e rėndėsishme pėr qytetin e vogėl tė Lezhės vinte menjėherė disa ditė pas aktit historik tė Shpalljes sė Pavarėsisė dhe ngritjes sė Flamurit shqiptar nė Vlorėn e Ismail Bej Qemalit mė 28 nėntor 1912.

Ka qenė Ismail Qemali, admiruesi dhe miku i tij i afėrt qė e nxiti tė lartėsojė simbolin e shqiptarėve nė Lezhė, duke i dhėnė njė shembull tė mirė tė gjithė patriotėve shqiptarė qė e kishin mbėshtetur nė luftrat kryengritėse tė organizuar nga vetė Gjeto Coku nė krahinėn e tij dhe nė disa zona tė tjera tė Shqipėrisė.

Fatosi i lirisė Gjeto Coku, me pathosin e pashquar pėr pavarėsinė dhe prosperitetin e vendit tė tij pranė familjes sė vjetėr tė Europės pėrparimtare, bėri qė ai shpesh tė jetė kundėrshtarė pikėpamjesh me disa krerė lokalistė, qė kėrkonin lirinė e vendit me kushtet qė kishin vendosur xhonturqit (Qeveria e Turqve Rinj nė Shqipėri), qė dėshironin tė zvarritej pavarėsia e vendit tė shqiponjave.
Gjeto Coku, asnjeherė nuk u pajtua me procesin e osmanizimit tė detyruar, qė do tė thoshte thellim i metejshėm nė hendekun e shkombėtarizimit tė popullit tonė, nėshtrimin nė tė gjithė rrafshet e jetės sė banorėve autoktonė, duke humbur tė drejtėn pėr tė qenė shqiptar tė lashtė pasues tė denjė tė tė parėve tanė ilirė.

Gjithsesi duhet pohuar, se vendi ynė asokohe gjendej para njė katastrofe ekonomike, sociale, kulturore dhe asgjesimi tė ndėrgjegjes kombėtare nė mėnyrė graduale dhe tė studiuar mirė nga ana e kolonizatorėve tė vjetėr turq, kur vetė Perandoria Otomane ishte pėrfshirė nga tėrmeti i shkatėrrimit tė plotė. Patriotėt e vertėtė shqiptarė, me nė krye Rilindasit diturakė, kishin vite qė pėrmes medias sė shkruar pėrpiqeshin tė zgjonin nga gjumi letargjik ato pjesė energjike tė popullsisė, qė do t’i sillte mė vonė shumė telashe Perandorisė sė kalbur turke, e cila mė vonė do tė t’kurrej nė strofkėn e vet nė Bosfor…

Ai e priti me armė nė dorė pushtimin e Lezhės nga ushtritė serbe nė nėntor tė vitit 1913. Pas largimit tė tyre nga Lezha, nė gjysmėn e dytė tė muajit prill tė vitit 1914, Gjeto Coku, u vu menjėherė nė krye tė lėvizjeve reformatore tė kohės. Kėshtu, ai ishte ndėr tė parėt qė u vu nė krye tė administratės qė u ngrit nė Krahinėn e Matės dhe pranoi njėzėri kėrkesėn e Qeverisė sė Vlorės pėr tė bashkėpunuar me tė. Ai u vra trathtisht nė Lezhė nga agjentėt e qeverisė serbe, tė cilėt me kokė kėrkonin elemnimin e tij fizik, si njė pengesė serioze pėr arritjen e synimeve tė tyre shovinste ndaj tokave shqiptare nė Veri tė Shqipėrisė.

Nė lidhje me kėtė vrasje shtypi pėrparimtar i kohės reagoi menjėherė nėpėrmjet njė sėrė shkrimesh, ku vlerėson rolin e madh patriotik, qė kishte luajtur patrioti i vendosur Gjeto Coku, ku, ndėr tė tjera, analizohet situata politike nė Lezhė dhe Skuraj. Popullsia vendase dhe vetė administratorėt e Qeverisė sė Qarkut tė Lezhės, ishin shumė tė idinjuar pėr vrasjen e atdhetarit me vizione tė pastra pėrparimtare. Duke shfletuar shtypin e kohės,ndėr tė tjera lexojmė:

“Lezhė. – Me 7 tė tetorit, njė rrezik i madh e gjeti Qeverinė e Lezhės, Malėsinė e Madhe e, tė thuesh, Shqipninė mbarė; pse nė kėtė ditė Gjeto Coku, kryetar i Qeverisė sė Lezhės, qe vra nė tradhti prej njėfar Preng Gjakove, njė mirditas, dalė tash vonė nė Gjakovė e shkrue, sė mbami, nė xhandarmėri tė Lezhės.

Gjeto Coku qe i krishtenė imirė, atdhetar i njimendėt e burrė i drejtė e trim. Pa qenė vetė nevoja e kujt e pa sopatė e drapėn kurrė n’e huejėn, qe buka e tė gjithė shekullit (buka e tė gjithė shekullit - kuptimi: qe mikpritės; nė shtėpi tė tij hanin bukė njerėz tė shumtė, shėnimi i redaksisė sė revistės “Hylli i Dritės”); e as iu shit, as iu leēit kujt a pėr me u pri a pėr me u ēelė shteg ushtrive; por, konden (i kėnaqur) nė atė okė e copė, nė tė cilat e pati vu Zoti, qe nderi i fesė, nami i Atdheut e miku i tė gjithė tė mirėve. – Arsyeja, pėr tė cilėn qė vra, nuk dihet. – Nė mort tė tij u mblodh panagjyr i madh. Ndėrsa tė tjerė tė huej, qe P. Severin Lushaj, P. Rrok Vataj, Baron D. Nopēa e Miss Durham. Me 12 tetor u tha Mesha e dritės pėr shpirt tė tij. nė atė Meshė, qe delegati i arqipeshkvit tė Shkodrės, D. Ndre Mjedja, si edhe D. G. Kukula, D. P. Ungrej. P. Engjėll Paliqi tha Meshėn e P. Severin Lushaj bani predkun (fjala fetare qė mban prifti nė meshė)…”(f. 29)

… Skuraj. – Me 27 tė frorit, mbylli sytė pėrgjithmonė Gjin Pjetri i Skuraj, me 28 e vorruen. Prej gjithkah i shkuen nė mort; edhe gjithkujt iu dhimb. Ka qenė burrė i mirė, besnik e shqiptar i vėrtetė. Para nandė vjetėsh luftoi kundėr qeverisė otomane pėr tė drejta tė veta e i gjallė nuk i ra nė dorė edhe atėherė, kur ushtria i dogji shtėpinė e i ia rrėnoi tė gjithė gjanė e pasuninė. Kėshtu edhe ndėr ma tė parėt shqiptarė qe qė doli komitė pėr liri tė Shqipnisė. Bashkė me Gjeto Cokun vojti nė Lezhė e ngrehi flamurin e Shqipnisė, e sa qe vetė gjallė, mbajti paqėn e qetinė nė bajrak tė vet. Kurbini mbarė shkonte mbas fjalės sė tij, e qe i ēmuem edhe prej animqsh tė vet. Dera e tij ka qenė gjithmonė dera e Zotit dhe e miqve. Njeri feje, burrė fjale e shqiptar pune, ka me qenė pėrmendė gjithmonė me nder prej tė gjithėve, e nami (fama, emri i mirė) i tij vonė e vonė ka me u harrue nė Shqipni.” (f. 131) (Revista: “Hylli i Dritės”, 1914/7, Vjeti II i Botimit)

Vlerėsime pėr veprimtari
patriotike tė Gjeto Cokut


Patriotėt e vėrtetė shqiptarė gjatė kohės kur kanė ndodhur ngjarjet janė vlerėsuar me respekt tė madh nga bashkėkohėsit dhe shtypi periodik brenda dhe ai i mėrgimtarėve jashtė trojeve etnike shqiptare. Njė vlerėsim tė tillė, ka marrė herė pas here edhe trimi i Bregut tė Matės Gjeto Coku.

Shtypi, revistat e pėrditshme dhe tė pėrkohshmet e kohės, si: “Hylli i Dritės”, “Perparimi”, “L.E.K.A.”, etj., kanė shkruar pėr kryengritjet e malėsorėve tė Bregut tė Matės dhe udhėheqėsin e tyre atdhetar Gjeto Cokun. Edhe nė shekullin e kaluar studiuesit e historisė, pavarėsisht se nė kohėn e reegjimit komunist historiografia ishte e politizuar, figura e Gjeto Cokut, ėshtė trajtuar sėbashku me patriotėt e tjerė tė lėvizjeve antiturke me armė nė dorė.

Pėr merita tė padiskutueshme, tė dokumentuar nė arkivat shqiptare dhe tė huaja, ish - Presidiumi i Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė, i ka dhėnė me dekret #6660, Tiranė 17.11.1982, Gjeto Prek Cokut medaljen, “Pėr veprimtari patriotike”, nė motivacionin e sė cilės ėshtė shkruar: “Pėr ndihmesėn e dhėnė nė Luftėn pėr Ēlirimin Kombėtar dhe pėr Mbrojtjen e Tėrėisė sė Tokave Shqiptare”.
Tashmė nė panteonin e burrave tė shquar tė kombit shqiptar, njė vend tė merituar nderi dhe krenarie ka marrė edhe patrioti i flaktė i lirisė dhe pavarėsisė sė Shqipėrisė Gjeto Coku, nderimi pėr te ėshtė vlerėsim, pėr tė gjithė familjen dhe krahinėn e tij tė dashur sė cilės iu pėrkushtua deri sa mbyllit sytė.

Sot nipat e mbesat e tij nė Lezhės (Shqipėri) dhe diasporė krenohen, pėr birin e madh tė Kelmendit, qė u bė pėrherė pushkė e grehur pėr armikun turk e malazias dhe bujar e i dashur pėr mikun, nė sofrėn e madhe tė zemrės sė tij, tė shtruar pėrherė me bukė, krypė e zemėr tė bardhė.

* Shėnim: Autori i shkrimit, ėshtė nga Gruda historike e Malėsisė sė Madhe.

Literatura

1. At Gjergj Fishta, “Vepra Letrare” #9.
2. At Gjergj Fishta, “Lahuta e Malcisė”, Kanga e Njizetėt – “Lekėt (Ribotim II) Romė, 1963, f. 262 – 265, Kanga e Njizetetėt – Dedė Gjo’ Luli, f. 482 – 485.
3. At Shtjefen Gjeēovi, “Atdhetarėt e vėrtetė” tek libri: “Shtyllat e Kombit”, Publicistikė, f. 32 - 37.
4. “Gjeto Coku Atdhetar” Revista: “Hylli i Dritės”, 1913, f. 7 – 9.
5. “Lezhė”, Revista: “Hylli i Dritės”, 1914/7, f. 222 – 228.
6. Cyta Haimelit, “Z. Gjeto Coku sundimtari i Leshit”, Revista: “Perparimi”, Shkodėr, Viti 1914, f. 5 – 7.
7. Library announcement American friends about Albania, George Fred Ėiliams (1852 – 1932).
8. Gazeta: “Liri e Shqipėrisė”, Viti 1912, #55, f.1.
9. Vendimi i Rrethit Lezhė, #107/1, datė 15.10.1984.
10.Dekret #6660 i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, pėr dhėnien e Medaljes Patriotike, Tiranė, 17.11.1982.
11. “Kryengritja e Kurveleshit”, f. 560 – 561.
12. Dokumente nga Arkivi Shtetėror i Vjenės Austri. Dokumenti #10, Dosja 20.
13. Dorėshkrim nga Nikė Prela (Hasani), Rrilė, Lezhė.
14. Myftar Mema, “Kryengritja e Pėrgjithshme e 1912 - s”, Revista: “Shkenca dhe Jeta”, Akademia e Shkencave e Republikės Popullore Socialiste e Shqipėrisė, Tiranė, f. 12 – 13, 24.
15. “Gjeto Coku”, Enciklopedi, Tiranė, 1990.
16. Nikolla Spathari, “Malėsia e Madhe siē e njoha unė”, Monografi, Shkodėr 2001, f. 336 – 337.
17. Dom Ndoc Nikaj, “Shkodra e rrethueme”, “Lufta”, Shkodėr, f. 104 – 113.
18. Kolė Progni, “Malėsia e Kelmendit”, Monografi, Shkodėr, 2000.
19. Marash Mali, “Ngjarje historike dhe figura tė shquara shqiptare”, Detroit, 2003.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara