HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mexhit Haxhiu - mjeshtėr i madh i futbollit shqiptar

-- nga Teki Gjonzeneli

Mexhit Haxhiu _Figure e paster dhe krenare e futbollit Shqiptar.
_Futbollist i shquar i Vlores dhe i gjithe Shqiperise.
_Fitues i anketes Kombetare ne vitin 1972, ne 10 sportistet me te mire te vitit.
_Nderuar me medaljen e "Arte" nga fitimi i ketij konkursi Kombetar.
_"Mjeshter i Merituar" i sportit Shqiptar.

Lindur ne Vlore ne vitin 1943, i mbetur pa babe, po thuaj jetim, por me prinder gjalle. Mbasi e lindi nena, i ati u largua nga Shqiperia, fill kur komunizmi erdhi ne fuqi, dhe Mexhiti ishte vetem dy vjec. Por hieja e t'atit do ti dilte si barjere per 47 vjet rradhazi.

Pra, i lindur ne nje nder familjet me fisnike dhe patriotike te Vlores, mbasi gjyshi i tij Osman Haxhiu ishte nje nder kryesoret ne "Luften e Vlores" kunder fashizmit Italian me 1920-en, gjithashtu edhe nga e ema e cila rridhte si bije nga Velajt e Kanines. Keto dy familje fisnike ishin edhe antikomuniste, dhe Mexhiti gezonte kete origjine dhe kete prejardhje, te cilen do ta deshmonte me se miri gjat tere jetes se tij,si nje sportist i mire i permasave Europiane dhe si nje qyttar model.

Shkaku i ketij shkrimi eshte te njihet jeta e tij sportive,mbasi eshte teper interesante dhe talenti i tij si futbollist i shquar dhe i rralle perbejne ne vete-vete nje histori te dhimbeshme e cila nder vite u tregua e pameshireshme,ku mbi te dhe te afermit e tij ra lufta e klasave e Enver Hoxhes, me egersine e saj prej nje bishe. Rezistenca ndaj kesaj lufte te vazhdueshme,qendresa,karakteri, e lartesojne figuren dhe vepren e njerit nga futbollistet me te shquar te Shqiperise Mexhit Haxhiun !

Jemi rritur ne nje lagje ne Ujin e Ftohte te Vlores dhe ishim shume miq mbasi kishim edhe tre gjera te perbashketa qe nuk do na ndanin kurre: Lagjen, afersisht moshen, dhe rethanat familjare (im ate ishte ne burg si ballist, edhe ne te shtypur nga ajo lufte klasash gjithe jeten)

Mbas orarit te shkolles fillore,mblidheshim shume bashkemoshatare ne bregdetin e bukur te Ujit te Ftohte dhe per cdo mbasdite loznim futboll,gjat veres, kur nuk kishim shkolle loznim edhe paradite,ne ahere s'ishim me shume se 12-13 vjecare dhe si te tille loznim me plot energji dhe nerva,mbasi per reth kishim edhe shume shikues("spektatore").

Me kujtohet kur sajonim portat me dy kallama duke i ngulur ne rere dhe zbathur (mbasi ishim fukarenj) loznim gjithe diten, por edhe ishim "miqesuar" me reren..!

Mexhiti, ishte me i shkatheti nder ne,ai lozte me nje zhdervjelltesi e zgjuarsi sa kushdo habitej me moshen qe kishte ne ate kohe. Ishte pranvere e vitit 1957, nje inxhinjer Rus, i apasionuar mbas futbollit i cili banonte ne Vilat e Ujit te Ftohte nje dite na dhuroi nje top futbolli, Inxhinjeri Rus punonte per ndertimin e fabrikes se Cimentos. Keshtu qe kur Rusi na beri dhuraten e buku e flakem topin e leckes!

Nje dite te diel nga muaji qershor ne nje diell te nxehte me kujtohet kur Mexhiti gjuajti nje ence,te cilen e kthu ne gold he shikuesit e shumte bertiten dhe duartokiten, aty per aty hyn ne fushe nje burre shume elegant plot buzeqeshje e dashamairesi,mbasi na pergezoi te gjitheve ai ju drejtua Mexhitit,sit te quajne i tha, dhe po qe se don te mesosh si luhet futbolli,hajde te hwnwn nw shtepine e pionerit dhe takome mua,mbasi une jap mesim mbi futbollin. Me quajne Vasillaq Ndini !

Bizeten e Vasillaqit e nderpret nje plak i gjate me pamje melankolike,ai ju drejtua Vasillaqit,te lutem lerma nipin,dhe dua te lozi para syve te mi e prane shtepise se tij... se ashtu e kemi hallin. Ky ishte gjyshi i Mexhitit babai i nenes se tij. Ne e donim te gjithe xha Ahmetin dhe kishim shume respekt per te,por edhe ai kujdesesh shume per te gjithe ne por edhe per nipin me shume.

Mbas nje jave Mexhiti nuk erdhi me te lozte me neve ne plazh,ai,filloi te mesoje e te luaje futboll nga nje mesonjes dhe edukator. Pra Vasillaq Ndini,eshte i pari qe spikati talentin dhe firmosi perfundimisht madheshtine e Mexhit Haxhiut ne futboll,ai do te punonte me dekada me te dhe me ekipin e Flamurtarit si futbollist dhe me pas si trainer.

Une, njifem mire me zotin Vasillaq, dhe ketu nga Amerika i dergova te me niste disa te dhena per ish nxanesin e tij,dhe mikun tim Mexhit Haxhiu, z. Ndini u tregua i gatshem dhe me shkroi: (fragmente nga letra e tij)...

I nderuar z. Teki Gjonzeneli, ne shenje respekti e mirenjohje, me rastin e shkrimit tuaj botuar ne gazeten "Illyria"kohe me pare per skuadren e fubollit Vlonjat.

Ju aty ne megrim keni shkrojtur me pasion e dashuri per Vloren tuaj dhe tonen, ju e keni cilesuar ate sit e shtrenjte ne mbresat dhe kujtimet tuaja, e ke cilesuar si nje ure lidhese me c'ka keni lene pas.
Pra,une si vlonjat si ish sportist e trainer per shume vite me Flamurtarin, s'me mbetet gje tjater vec t'ju falenderoj e t'ju pergezoj per ate shkrim, por ne te njejten kohe e ndiej detyre dhe obligim me shume krenari, t'ju falenderoj per interesimin qe beni duke portretizuar nxanesin bashkesportistin e talentuar dhe trainerin, mikun tim Mexhit Haxhiu.

Me kenaqesi,po ju dergoj disa mbresa dhe kujtime te miat per Mexhitin, per te cilin si per fatin e tij. ashtu edhe per timin me ka takuar te jem trainer i pare i tij. Mesuesi i tij ne kete sport te bukur, pse jo edhe kujdestari iafert i jetes se tij sic me ka cilesuar ne shume bizeta e intervista qe ka dhene vete AI...

Mexhitit, i jepja mesim futbolli qysh ne moshen 14 vjecare prane shtepise se pionerit, ndersa ne moshen 16 vjecare Mexhiti, filloi te luaje me te rinjte e Flamurtarit. Mexhiti kishte nje talent te pa pare, ai kuptonte dhe kapte me nje sgjuaresi te ralle cdo mesim teorik ose praktik e teknik, ahere luante sulmues i majte,me pas filloi te luaje ne qender dhe shume shpejt perdorte te dya kembet njesoj.

Te rinjte e Flamurtarit per tre vjet rrjesht ishin nenekampion te vendit mbas 17 Nendorit te Tiranes, ne vitin 1962 te rinjte tane u ndane vetem me dy pike nga vendi i pare, duke manifestuar nje futboll teknik e model dhe kishin nje ngritje teknike cilesore me te gjithe komponentet,ndersa Mexhiti si individ po shpaloste nga muaji ne muaj dhe nga ndeshja ne ndeshje aftesite e rralla te tij,per nje futboll mbi mesataren per moshen qe kishte.

Ndersa ne vjeshten e vitit 1962 Mexhiti rrjeshtohet me ekipin e pare dhene krah te tij ka fubollistin tjater te talentuar Musa Ferkon (babacen) i cili ishte nje futbollist plot elegance e pjekuri,dhe per cudi une jam perseri trainer i skuadres se pare vazhdon Vasillaqi, keshtu nisi karjera e e futbollistit Maxhit Haxhiu qe me vullnetin dhe talentin e tij arriti te perfaqesoje denjesisht fubollin Vlonjat, ate te Partizanit, por jot e afrohesh me kombetaren,arsyen e se ciles ti e di me mire se uen. Perkuufizimi im per te, shkruan Vasillaqi eshte ky:

_ Mexhiti ishte nje figure e paster morale dhe me nje edukate familjare te shkelqyer.
_Ishte teper i zgjuar ne cdo drejtim,dhe teper inteligjent.
_Ishte nje nxanes gjimnazi me nota te shkelqyera.

_Karakterizohej si nje njeri qe kishte komunikim te vecante, midis shokeve, pedagogeve, trainerave, ne sport e ne jete.
Kishte nje vullnet te celikte dhe teper i perkushtuar, kembengules per te pervetesuar cdo gje qe i nevojitej si ne teknike dhe ne teori e praktike,per te mbijetuar e per te perballur veshtiresit e kohes qe tek ai ishin te shumta e pa mbarim !

_Si futbollist ka qene sportist dhe njeri model, symbol per te aritur nivele me te larta ne kete fushe, nga kushtet dhe veshtiresit qe u rrethua gjat gjithe karjeres se tij.

I perballoi ato,me maximumin e mundshem,dhe une si trainer i pare i tij e kam cilesuar ate si nje figure e vecante e futbollit Shqiptar,konkretisht kam njohur te madhin Loro Borici,dhe kam thene: ... ne se do t'i ishte dhene mundesia Mexhit Haxhiut,vetem ai mund te afrohesh me te !

Kaq ishin te dhenat e z. Vasillaq !

Para nje muaji isha me pushime ne Shqiperi,duke pire kafe me Mexhitin nje dite,prane tavolines sone n'a afrohet nje burre i beshem dhe si me te qeshur na thote..."e paskeni gjetur njeri tjetrin"... i themi te ulet e te bejme pak muhabet dhe sa nisem bizeten direkt kalojme tek plaget, tona tek e kaluara jone e hidhur...ky burre ishte Ladi Balluku,ish futbollist i sporklub Partizanit,njekohesisht djali i ish ministrit te Mbrojtjes, Beqir Ballukut,une me te isha njohur ne burg. Me beri pershtypje thenia e Mexhitit ne kete bizede kur thote:...une jam thire dy here ushtar...une qesha,por ai kembenguli dhe vazhdoi.

...Ne muajin Korik1963 me thiren ushtar dhe me mbajten dy muaj me Partizanin dhe larguan para se te fillonte kampionati,duke me thene ...ike se do te flasim perseri. Mexhiti i drejtohet Ladit, a te kujtohet qe te dhashe nje leter t'ja jepje babait tuaj ? Po thote Ladi,me sa me kujtohet ishim ne plazh te Duresit...dhe kur e lexoi im ate...tha:.."s;meret vesh se c'behet.
Mexhiti kthehet ne Vlore i deshperuar tej mase, por kurre i dekurajuar. Nisi praktiken sikur te mos kishte ndohur gje,por njekohesisht kuptoi se reth personit te tij...luheshin te tjera gjera.

Plot kurajo dhe me passion,pa e haruar kujdesin,ai, i kushtohet i teri futbollit,tani ai eshte teper i kompletuar nga cdo kend veshtrim si njeri dhe si futbollist,prandaj shume ekipe kryesore te vendit duan t'a kene ne perpberje te skuadres se tyre,por dore te lire ka "Partizani"i cili ka te drejten e mobilizimit si ushtar. Ne vitin 1963,e therasin ushtar dhe nuk e kthyen me,por e federuan ne ekipin e "Partizanit"ku luan ne sulm perkrah te madhit Panajot Pano,elegantit Robert Jashari. Keshtu qe Mexhiti ne kushtet e nje klubi profesionist e me lojtare te zgjedhur nga i gjithe vendi shpalosi vlerat e tij intelektuale e sportive fale talentit dhe punes se tij kembengulese,ai ishte vetem 20 vjec,dhe eshte futbollist i formacionit baze per dy vjet rrjesht.

Por edhe ketu... "qetesia" i mungon,nga mesi i vitit 1964 e cojne ushtar ne Plug te Lushnjes ne brigate pune per nje muaj.Me pas e rrikthejne perseri ne klub,nder kohe duke shikuar keto fenomene "Dinamo" lakmon per t'a pasur ne sportklubin e saj dhe perpiqet t'a mari,por e pati veshtire nga rethanat qe u krijuan,pra s'i mbetej gje tjater "Dinamos" si ekip i Min. Brendeshme, t'a raportonte e t'a largonte nga Partizani si bir i nje familje te deklasuar dhe me babe te aratisur, te cilen e argumetonte,sic ndodhi edhe me Selim Gjocin, si i deklasuar.

"Raportet" e sigurimsave kunder Mexhitit,nuk i perfillen gjeneralat e kuq te asaj kohe,te cilet ishin shume te dhene mbas qejfeve si edhe mbas sporteve. Keshtu qe Mexhiti e mbaroi sherbimin Ushtarak duke lozur ne formacionin baze te "Partizanit".
Me kembengulje te K.Partise Vlore,mbas ushtrie e kthejne ne Vlore,shoqeruar me fjalet me te mira dhe me nje motivacion te nje sportisti e njeriu shembullor,per "Partizanin" Mexhiti,do te jete dhe do ngelet njeri model,dhe futbollist i madh,dhe dera e klubit per te, do te ngelej e hapur.

Me shume isistim nga K. Partise, Mexhitin e kthejne ne qytetin e tij te lindjes . Aty ben kerkese te ndjeke studimet e larta,mbasi kishte edhe nje mesatare shume te larte me mbarimin e gjimnazit para ushtrie,por kjo e drejte me se elementare j'u mohua nga "kasta e kuqe" e diktatures.

Fillon pune si elektricist, ne te njejten kohe luan edhe futboll,mbasi sportistet e ahershem benin nje 5 oresh ne pune.
Tani Mexhiti,luan me ekipin e "Flamurtarit"si nje lojtar i cilesise larte, shume korrekt dhe me nje eduKate sportive qe ishte e admirueshme ne gjithe Shqiperine.
Ne vitin 1966,gjithe Shqiperia bie ne nje kaos te vertete,si rrjedhim i aplikimit te te ashtuquajturit "Revolucion Kulturor" i aplikuar edhe nga Kina_"moter"!

Klasa e Mexhitit ishte ne qender te godtitjes se ksaj lufte te tmereshme,shumq qytetare internoheshin familjarisht neper fshatera pa as nje te drejte kthimi ne qytet,e shume te tjere burgoseshin pa as me te voglen arsye ose motivacion..!
Pra, ne kete shtet policor s'kish s'i te mos binte fshikulla edhe tek familja e Mexhitit,i vellai pushohet nga puna,Mexhitit i mbyllet dera e stadiumit,dmth,perjashtohet nga ekipi dhe i mohet e drejta te lozi futboll,kjo e rrendoi me shume nga cdo gje,s'kish s'i t'a fyenin me shume, ai, beri emer ne gjithe Shqiperine...!

...Ishte,mbas dite e nje dite te enjte ku zhvillonim ndeshje kontrolli, thote Mexhiti,une beja nxemje me Beniamin Nelen,i cili ishte mbrojtes dhe kapiten i ekipit, drejt meje me vjen kepucari i stadiumit,Thomai,dhe si me drojtje me thote: Mexhit te dua pak dhe me tha...Mexhit me thane qe te largohesh nga stadiumi ...jeni i perjashtuar nuk do luash me futboll,dhe duke me perqafuar i rrodhen lote...Thomai kishte gjithe jeten ne stadium dhe si Vlonjat me njfte mire se kush isha...! I them Benit me fal...por do te largohem,ai me mer per qafe me perqafon e me thote... mos e caj b... keta perseri do te lepijne,se Mexhit nje ka Vlora dhe gjithe Shqiperia...mbama mend fjalen.

Me revoltoi menyra harbuce e komunikimit vazhdon Mexhiti, por c'mund te prisje nga gjithe kjo harbuteri komunistesh e komitetesh Partie e te Deges se Brendesheme qe u tur si bisha kunder te pafajeshmeve ? Shkova ne shtepi, dhe perplasa canten me materialet e sportit,sikur me kishin fajin ato...nena, u habit kur pa fytyren time te tej vrare shpirterisht, me njehere shume e shqetesuar me pyet pse erdhe kaqe shpejt...mos je gje i semure ? I thashe me plot gojen me pushuan nga sporti mamaaa...! Nena qe me kishte rritur me aqe mundime e fiku cigaren dhe me rroku me mallengjim per qafe...duke me thene : "beju i forte se keshtu te dua me shume" Mexhiti i thoshte e dashur nene... nuk eshte kaq e lehte, me prene ne mes, me hoqen gjene me te shtrenjte une e kam pasoin futbollin me te cilin edhe u rrita.

Ka me keq or bir dhe mos e kujto se edhe une e kam te lehte te pres kete gjeme, se kam kaluar dhe hequr shume nga "keta"...me 1945 me c'pronesuan, me debuan nga shtepia, me rrembyen qindra rrenje ullinj e qindra hektare toke,ngela vetem pa burre babane tend.dhe kma mbi njezet e ca vjet qe punoj ne ndertim me lopate per te rritur e shkolluar juve,dhe perseri jam e forte, keshtu te dua edhe Ty biri im, dje vazhdoi ajo internuan vellane tim i cili eshte ende ne burg.Pra komunistet po hane njeri tjatrin e jo neve qe na kane hale ne sy! Mbasi ndezi nje cigare te cilen e pinte qysh qysh e re kur i rane hallet e medhaja u ngrit dhe se bashku me te birin pine nje kafe te mblidhnin zemren..!

Kane kaluar mjaft kohe,por shija e hidhur e tyre per mua e Mexhitin kane lene gjurme,se pikerisht ahere mua me internuan me gjithe familje me debuan ne Vlora qytei ku Linda,prandaj brezi im e i Mexhitit ishte brezi me fatkeq qe humbi shume.
Futbolli Vlonjat vazhdon " Odisene" e tij,por mjaft duket i cunguar,ata humbasin kater ndeshje rradhazi,gje qe ishte e rralle per traditat ne futbollin Vlonjat,e aqe me teper publiku u irritua dhe menduan se largimi i Mexhitit ishte e vetmja arsye me e sigurte dhe kryesore, dhe me metoden Kineze qyteti u ndez nga "Flete rrufete" me ankesa.

K Partise,Dega e Brendeshme,te shqetesuar nga gjendja dhe per te mbylle gojet e spordashesve qe ne cdo qender ne pune e kudo qe ishin, lakonin emrin dhe padrejtesine qe ju be Mexhitit dhe futbollit Vlonjat,skuadres se zemres ata,provokuan nje mbledhje "te rralle"ne pallatin e sportit "Flamurtari". Mbledhjen e drejtuan dy fytyrat me te ndyra dhe me te urryera te qytetit Janaq Syko, e Petrit Broka,por kjo mbledhje ishte sa per sye faqe sepse agjentet e sigurimit te cilen ishin te pa numurt ne ate system totalitar,benin poshtersira me te medha,dhe jo ajo qe ishte shume e thjeshte,per karakteret e tyre te ndyra.

Mbas orientimit qe i beri mbledhjes ku ishin mbi 1500 persona perfaqesuesi i K. Partise xhuxhi famekeq Janaq Syko,me ate fytyre te zeshket e me syte e vegjel sit e nje gjarperi,s'kish sit e kishte shpirt te mire e zemer te madhe,se edhe vete natyra e kishte shemtuar...pyet kush ka ndonje gje te flase dhe t'ja thote Partise... hapur e pa ndrojtje...por frika ishte ne gjithe popullin dhe ata, te hanin ne pabesi, me gjithe ate nga mezi i salles ngrihet nje sportdashes i apasionuar i Flamurtarit e auanin Sae gera me origjine came, shofer autobuzi, shume trim, dhe thote: mbas humbjes qe beri flamurtari me Fierin nuk kam fjetur gjithe naten nga nervat, Ju lutem edhe kete argetim qe kemi pse na I prishni... ktheni serish Mexhit Haxhiun yllin e fitbollit Vlonjat e ktheni Ju lutem.. kaq kam tha Saqja dhe une po largohem... Jo ! I thote nje civil nga ata qe ishin ne tribunen e mbledhjes... mos u largo degjo c'fare do thone edhe te tjeret...perseri fjalen e mori njeri nga mezi i salles,kishte pamje druvari dhe as nje here s'qe pare ne radhet e stadiumit as dinte c'eshte futbolli,sic mesuam ishte nje koperativist nga kooperativa e Terbacit si polic I fshehte...ai e nisi bizeten keshtu: ...me lini edhe mua te them dy fjale...me mire le te rrime pa futboll se sa te shkelim "parimin"dmth vijen largpamese te Partise !

Te nesermen Saqe Geres,ja hoqen autobuzin duke e paralajmeruar qe do ta rrasnin edhe ne burg...dmth mbledhja u karakterizua e tera ne terror...spordashesit dhe vlonjatet i pikelloi largimi i Mexhitit nga futbolli por populli ishte si gjithmone i pa fuqishem ne ate shtet dhe ne ate diktature.
Mexhiti, luftohesh kaqe shume nga pushtetaret,sa aqe me shume i ngriheshin vlerat dhe domosdoshmeria e nevoja per te lozur serish futboll ishte ne zemrat e cdo Vlonjati. Keshtu qe morali i tij qendronte shume lart dhe shume i forte,ate, e donte nje popull.

Me nje biciklete te vjeter,me nje vullnet dhe kembengulje te pa pare filloi te vete stervitej ne rreren e plazhit te Ujit te Ftohte atje ku nisi per here te pare lojen e tij te dashur qe u be nje me te ne jete "Futbollin"por tashi jo me femije,por nje futbollist i madh dhe shume i formuar is njeri si intelektual dhe si qytetar. Stervitja vetjake ishte shume intensive per cdo mbas dite shi kohe e ftohte Mexhitin e gjeje ne plash me topin e futbollit per disa ore... here vetem here e shoqeronte ndo nje shok nga ata me "plage politike".!

Sigurimi priste dhe pergjonte ndose i irrituar nga perjashtimi dhe nga futbolli, Mexhiti do nxirte ze te shprehte pakenaqesine e shpirtit te tij dhe me pas ata, dinin cdo te benin me te, Por Mexhiti, ishte Mexhit dhe kurre nuk ran e nje kurth te tille, ai u mbyll ne vet-vete dhe blonte brenda shpirtit,qe vetem em nje stervitje dhe me nje mund mund te fitonte te paken qetesine shpirterore tash me te rrembyer padrejtesisht.Stervitje dhe vetem stervitje as gje tjatwer kjo ishte motua e tij,ai kurre nuk rra ne kurthin e tyre. Avash avash,spordashesit Vlonjate, shkonin cdo mbas dite me bicikleta, me autobuza dhe ndiqnin stervitjen e tij, ai, me shume magjepste me ato fantazira dhe xhoglinime qe bente me top atje ne rere.

Kjo e forcoi me shume Mexhitin, dhe u be me i sakte, mbas pune bente stervitje dhe mbas stervitjes ju afrua studimit,ai filloi te mesonte gjuhe te huaj si Italisht dhe Anglisht, mesime keto qe i mori nga avokati "armiku i Pushtetit" i denuari Kudret Kokoshi,sot Mexhiti i ka te mbrojtuara keto dy gjuhe.
Punen e dashuronte, ne bobinazh ku punonte si elektricist, shume shpejt u kualifikua si specjalist i kategorise se larte,gezon respektin dhe dashurine e shokeve te punes.

Por sistemi ishte me te vertete si hakmares,i pa bese por edhe shume i poshter,ata duke pare opinionin Vlonjat qe benin be per Mexhitin,dhe ndiqnin nga afer stervitjen e tij individe, nje dite aty duke bere stervitje ne rere me nje shok te feminise Hasanin, ne prani te dhjetra e dhjetra njerezve e sportdashesve i afrohet nje polic e i thote: Mexhit, mos hajde te lozesh me ketu...kam udher. Hasani i thote qe une ketu kam shtepine mbas kallamave...Po e di i thote polici...por keshtu eshte urdheri... ! Keshtu qe Mexhiti nuk nderpreu stervitjen por nderoi vendin nga pylli me pisha i sodes,nga "plazhi i vjeter"!

Mexhiti, vazhdonte regullisht cdo dite stervitjen pavaresisht nga moti deri sa erej, kete e bente te mos lejonte vetes si rritjen ne peshe dhe plogeshtine dhe humbjen e reflekseve e shkathesise,por mbi te gjitha dashuria per futbollin dhe s'kish si ndahej nga ai.

Ndersa kur luante me Partizanin le te shikojme nje ngjarje tjater, Mexhiti ishte shume shok me Muharem Kariqin,Kavajas,edhe ky futbollist i Partizanit, mes muajit shtator 1967 "Besa e Kavajes" luan per kupen "UEFA" kunder "Endiburgut" te Skocise,ndeshja do te zhvillohesh ne Dures, kapiden i ekipit Kavajas ishte Kariqi, kurse trainer ishte Muhamet Vila, ish futbollist per shume vite me "Dinamon" e Tiranes, ne e ndiqnim ne radjo kete ndeshje, une me disa miq te mite. Spikeri i ben nje koment dhe nje prezantim ketij takimi,sa mijera spordashes ne mbare vendin dhe mijera te tjere qe ndiqnin ndeshjen, pjesa e pare mbyllet 1 me 0 per skocezet.

Ne minuten e 10' te pjeses se dyte,komentatori flet shume i entusiazmuar se ekipi i Kavajes po pregatitet per nje nderim..., te shikojme flet komentatori se kush do zevendesohet,...le te presim se cili lojtar do hyje ne fushe, dhe kur ai, pa nje lojtar me nr 10, beri nje koment sa mijera spordashes ne mbare vendin brohoriten me te madhe dhe sportdashesit u ngriten te gjithe me kembe kur ne fushe u fut i madhi Mexhit Haxhiu, une me shoket e mi,jo vetem qe na ra si shok dhe u befasuam dhe kujtdo ju duk e pabesueshme...!

Por ngjarja ishte me se e vertete...Mexhiti. Komentatori vazhdon me entusiazem dhe me pathos thote qe me hyrjen e nr 10-te "Besa" eshte zot i fushes, kur ekipi jone fiton nje faull jashte zones se skocezeve... para topit jane pikerisht Kariqi dhe Haxhiu,ish futbollista te Partizanit edhe miq njekohesisht.Haxhiu mer vrull ...dhe Gol ! Topi i goditur me mjeshtri te rralle ijep mundesi kariqit per ta siguruar duke e shoqeruar ne rjeten e skocezeve. Loja mbyllet 1-1.

Ne perfundim te ndeshjes traineri Skocez,duke pare talentin dhe madheshtine e Mexhitit i dhuron nje fanele te klubit te tij me Nr.10, ate fanelle ai, e ruan edhe sot, dhe kur skocezi takohet me trainerin Kavajas e pyet pse nuk e futet ne fillim nr 10te ?...Met Vila i thote perkthyesit te thote... se nr 10 kishte pase nje "traume",porn e fakt kete "traume' e pati vete sistemi qe mohoi nje qytetari e sportisti model, te drejtene te ushtuarit sport,bile nje lloj sporti pa shperblim e jo si tani. Shtypi ne ate kohe e anashkaloi meriten individuale te Mexhitit ne kete ndeshje, por sportdashesit Kavajas dhe ne mbare Shqiperine, brohoriten per "Labin" me nr 10 !

...Nderkohe K. Partise dhe traineri i Kavajes, i dergojne nje mesazh K. Partise se rrethit Vlore, ku i thone me force dhe duke ngritur zerin, ose do luaje me Ju ose na i jepni ne ! Keshtu qe presioni i Kavajes "Demokratike"i thyen fanatiket e luftes se klasave ne Vlore,se dhe populli Vlonjat e shifte Mexhitin si idhullin e tij. Keshtu me nje vendim te posacem nga lart Mexhit haxhiut i jepet e drejta te rikthehet prane ekipit te zemres se tij Flamurtarit,per te cilin ai sakrifikoi vitet me te mira te rinise se tij duke dhuruar sportdashesve te qytetit dhe mbare Shqiperise lojera te ralla dhe te pa para,aqe sa ai e perdorte topin si nje"magjistar"!

Ndeshjen e pare mbas rrikthimit,Mexhiti e lojti ne Vlore para sportdashesve dhe tifozave te tij me "Vllaznine" e Shkodres,hyrjen ne fushe te Mexhitit,Vlora e priti me brohoritma dhe gjithe stadiumi cohet me kembe,ishte nje skene sa renqethese aqe dhe e dhimbeshme,populli qante per brenda pa bere ze per te...ai e donte Vloren,por edhe Vlora ate,loja e pare mbyllet me nje rezultat interesant 2-0 per Vloren...dy pasime nga Spiro Curi dhe haxhiu i ktheu ne gola,aqe sa stadiumi deri sa mbaroi ndeshja qendroi ne kembe duke brohoritur...Mexhiti ...Mexhiti..Mexhiti me duar lart.Mbasi mbaroi ndeshja Din Zhega dhe Ramazan Ragam,dy titullaret e Vlaznise,fusin ne mes Mexhitin dhe te tre me duar lart te bashkuar pershendesin Tribunen Qendrore dhe gjithe stadiumin rethe e qark,nje manifestim i vertete,turma vetem brohoriste Mexhiti...Mexhiti. Pra, Mexhiti Yne si zakonisht por me shume kesaj rradhe i shokoi Pushtetaret.

Ai, me teper se kurre si nje I ringritur I kushtohet me shume stervitjes regjimit dhe educates sportive,ai, desheron qe t'ja shperbleje sportdashesve te tij respektin qe kane per te, ashtu sic thote edhe profesori i futbollit Vlonjat,futbollisti dhe traineri i talentuar Skender Ibrahimi,mik dhe shok i Mexhitit,i cili edhe ai e pa te fshikulloje mbi te ajo lufte klasash por motua e tij ka qene se : ..."talenti eshte ai qe te ngre lart ndersa vullneti te mban lart"thenie kjo qe Mexhiti e pati si moto, prandaj mban nje regull dhe discipline sportive te pa pare,ne saj te ketij talenti e vullneti.

Kudo ku ka lozur Mexhit Haxhiu,si me Flamurtarin, Partizanin cdo qytet i Shqiperise e ka duartrokitur e ka simpatizuar dhe e ka pare me nje sy si nje futbollist i madh qe pa drejtesisht "shpata e Demokleut" ra mbi te.
Gjat viteve me pas Mexhiti,e ktheu ne spektakel dhe art lojen e tij, aqe sa gjithe sportdashesit ne mbare atdheun ndjekin me interes lojrat e tij.

Ndersa, pala tjater, njerezit e klases se tij, dmth.. te "deklasuarit" antikomunistet e shifnin Mexhitin si idhull te tyre qe me artin e futbollit po luftonte ata,komunistet,kjo pale qendronte me kembe gjat gjithe ndeshjes.
Ne vitin 1972,Mexhiti,u jep edhe nje goditje tjater..."komunistave te Laberise"...fiton anketen e 10 sportisteve me te mire te vitit...nje ngjarje qe beri jehone,bile u kerkon te drejten te ndjeke shkollen e larte...po perseri ajo "pale" eshte me e forte...ata i mohojne edhe te drejten per t'u shkolluar.

Nje dite nga pranvera e vitit 1973 duke ndenje ne plazh me Mexhitin si mik dhe shok te vjeter, me thote shume i pezmatuar...Teko,s'ja vlen me te bej kerkese per shkolle te larte,do ndjek kshillen qe me ka dhene nena jote e mire kur ishim ende femije...e cila na tha qe te mos merziteshim se nuk do jeer gjithmone shi...do dale dielli edhe per Ju ! Dhe me te vertete,dielli doli edhe per ne ...ndosha shume i vonuar!

...Ne pranveren e vitit 1976 ne Vlore eshte trainer i ekipit Flamurtari, Bejkush Birce, vlonjat por i rritur ne Tirane,me shume culture sportive por edhe i njofur per reforma. Grumbullon shume te rinj per nje kohe te shkurter, qe te japi perkrahje elementit te ri me futbolliste,si Kreshnik Cipi, Rapo Taho,Spiro Curi etj,dhe kejo gje gjeti perkrahjen e veteraneve te fubollit vlonjat si te Mexhit Haxhiut, Koto Ziles, Mond Licos, Uran Xhafes, Leonidha Curit, Kapitenit legjendar Beniamin Nelaj, te cilet perkrahen pa rezerva keta te rinj dhe riperteriti moshen vete ekipi, nje ekip i cili u be dhe u ngrit ne nivele te futbollit Europian, sa qe nga vitet '80, luajti si i barabarte me keto ekipe Euriopiane.

Per plot vite 16, Mexhit Haxhiu, eshte mare me sportin me popullor, ate te futbollit,nje jete plot sakrifica,mund e djerse,ne nje segment te gjat kohor, ku ju desh, te perballte stuhira dhe dallge e urrejtje te papara, te cilat i luftoi me ndershmeri pa u gjunjezuar kurren e kurres. Jeta e tij sportive ka aqe vlera sa ai, mbahet si "etalon"dhe misherim I se mires,si njeri dhe sportiest model Natyrisht ai, ka pejetuar edhe gezime edhe emocione, edhe faza lumturie kur me intuiten dhe zgjauresine por edhe kembet e tij te arta dhuronte njerezve hare e gezim, a ka lumturi me te madhe kur te dashuron populli, masa ?

Ne kulmin dhe ne majen me te larte te karjeres se tij sportive ai, var kepucet ne garderobe me shume modesti ne vitini 1976,mbasi perfundoi edhe kampionati kombetar,ai si nje prind I mire dhe i respektuar i kushtohet jetes se familjes,behet trainer dhe mesues i femijeve te tij te dy djemve te cilet me vone veshin edhe ata fanellat e Flamurtarit, bile njera nga djemte vesh edhe fanellen e Partizanit si i ati,po pa aritur madheshtine e tij,me gjithe kushtet e mira qe paten me pas.

Karjera e tij sportive mbyllet me krenari dhe me plot lavdi.
Eshte me te vertete per t'u habitur me "parine" e Vlores, te cilet per kete person qe djersiti, u mundua, sakrifikoi per mese 16 vjet rrjesht duke dhuruar art, te mos behesh me largimin e tij qofte edhe nje ceremoni e thjeshte "pershendetese", ose te propozonin per nje "titull" ose "trofe", bile kane kaluar dhe njezete kampionate dhe kurre nuk u thirr ky YLL, te shkelmonte nje top ne ceremonine e celjes se ndonje kampjonati, sic eshte tradita e futbollit Shqiptar dhe Boteror.

Duhet qe te gremisej nje here e pergjithmone bisha komuniste qe t'i jepesh e drejta e studimit, dhe ndoshta mbi tej moshe u dipllomua ne vitin 1993 kur ishte plot 50 vjec, ne Instutin e Fiskultures, te cilin e pati ender per gjithe rinine e tij, dhe kur mori diplomen rektori i Universitetit njoftoi se sot diplomohet ne kete institut edhe i biri.
Mexhitit i shkuan lote gezimi, dhe ju erren syte ate dite, pa folur as nje fjale, nga emocioni perqafoi djalin dhe thote me plot shpirt dhe me ze te larte autidorit "Rrofte Demokracia" !
Auditori, studenta, prefesore e komisioni e perqafuan dhe lotuan bashke me te... dhe ahera u binda se me te vertete nuk ka shi gjithmone, ja dielli, dielli i Lirise dhe demokracise.

Mexhiti sot punon prane federates Shqiptare te Futbollit, si nje njeri nderuar duke dhene per futbollin Shqiptar gjithe Jeten e tij.
Pata fatin t'a vizitoja ne zyren e tij, dhe mbeta i befasuar dhe beja analogjine e viteve, Mexhiti, ne krye te Futbollit Shqiptar, me zyre moderne, me njerez dhe me bashkepunetore me kulture dhe me emer, ai me priti me dhe me perqafoi me shume dashuri dhe plot respekt. U ndava nga ai, dhe zyra e tij moderne duke bere fotografi dhe duke patur mbresa te pa shlyesheme.
E urova, shendet dhe jete te gjate, O "Mjeshter i Madh", Mexhiti dhe e qeshura e tij nuk kishte ndryshuar...

TGJ, USA Korrik 2005




Njė mesazh ka ardhur nė emailin tonė me kėtė pėrmbajtje:

Name: Giovanni Armillotta

Email: [email protected]

Subject: Mexhit Haxhiu II

Message: I nderuar Shkoder.net,

nė artikullin "Mexhit Haxhiu - Mjeshtėr i Madh i Futbollit shqiptar":
http://shkoder.net/fjala/2006/gjonzeneli.htm

ka shkruar se Besa-Hibernian 1-1 ėshtė pėr Kupėn e UEFA-s dhe kishte qenė luajtur nė shtator 1967, por kjo ishte nė Kupėn e Fituesve tė Kupave 1972-73, dhe kishte qenė luajtur mė 8 nėntor 1972 nė qytetin e Durrėsit dhe goli i Besės kishte qenė realizuar nga Bujar Pagria pėr 1-0 nė 54', dhe pas skocezėt barazuan me Alan Gordon-in nė 60'.

Nė katėr takimet nė KFK 1972-73, futbollistėt e Besės ishin:
Haki Arkaxhiu (portieri) 4
Xhemil Bishtaja 4
Naim Hushi 4
Osman Kapidani 4
Muharrem Karriqi 4 (1 gol)
Zenel Kashami 4
Maksut Lėshteni 4
Nimet Merhori 4 (1 gol)
Azem Mullaliu 4
Naim Allaj 3 (2+1)
Besnik Dyla 3 (1+2)
Kujtim Pagria 3 (3+0) (1 gol)
Shyqyri Qerolli 3 (2+1)
Vullnet Dedej 1 (0+1)

Lojtar nė stolin jo hyrė
Apostol Fėshti

Mexhit Haxhiu nuk kishte luajtur takimin Besa-Hibernian 1-1:
Haki Arkaxhiu
Osman Kapidani
Naim Hushi
Azem Mullaliu
Naim Allaj
Kujtim Pagria
Zenel Kashami
Xhemil Bishtaja
Nimet Merhori
Maksut Lėshteni
Muharrem Karriqi

Me respekt,
Giovanni Armillotta
Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara