HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


TË MIRATOHET REZOLUTA ÇAME?!

-- nga Shefki HYSA, - këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë

Shefki Hysa Thuhet se shteti shqiptar e perkrah çeshtjen çame dhe se politikanet po perpigen per zgjidhjen e saj. Bukur. Po qe nga viti 1990, kur u rivendos sistemi demokratik ne Shqiperi, jane rreth 15 vjete qe thuhet e thuhet dhe nuk veprohet.

Dihet se nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere. Flasin individualisht politikane e zyrtare te larte, te pakten nje here ne mot, sidomos perfaqesues te Opozites (Pozita druhet se mos e prish me Athinen). Po a e dini se nuk ekziston asnje dokument zyrtar, institucional i shkruar qe te shprehet pro kesaj zgjidhjeje pervec nje projektrezolute te rrezuar nga Kuvendi i Shgiperise, me 26 mars 2004? Pra, gjer me sot llafe dhe vetem llafe! Dhe dihet se llafet i merr era...

Perse xhanem nuk behet dicka konkrete, te pakten te hartohet nje dokument zyrtar ku shteti to marre persiper konkretisht qofte edhe me dy fjale zgjidhjen e kesaj çeshtjeje!? Nuk e di dhe as dua te paragjykoj. Di vetem se po veprohet gabim dhe ky eshte nje fatalitet per çamet dhe per Shqiperine.

Revista Krahu i Shqiponjes

Deputeti Pellumb Xhufi ne intervisten e vet shprehet se Shteti Shqiptar eshte borxhli i çameve. Une do te shtoja se po zhytet gjer ne gryke ne kete borxh, madje po mbytet. Po perse te bjere kaq poshte shteti yne? Perse te vazhdoje te mbaje mbi shpine kusuret e ish Shtetit Komunist, i cili, me vetedije to plote, me nje pseudodekret, ne vitin 1953 deklaroi se u hoqi çameve shtetesine greke dhe u dha ate shqiptare. Si e vulosi ne kete menyre fatin e çameve, i mbylli neper rezervate, ngulime to detyruara, si te ishin indigjene, dhe u caktoi nje risk sipas deshires se tij, si te ishte Zoti i tyre. Dihet se vetem Zoti cakton risqe dhe meqe shteti nuk ishte Zoti, çamet vetekuptohet mbijetuan siç dine te mbijetojne ata si askush tjeter...

Po perse perseri ne kufi te mbijeteses çamet? Perse perseri ne meshiren e Shtetit Demokratik Shqiptar? Ish Shteti Komunist deklaroi se do t'i shkelte me kembe dhe pati burracakerine e i shkeli. Po Shteti Demokratik pse hesht ne nje kohe qe edhe heshtja dihet se vret? Perse kaq i druajtur shteti yne si te kete tredhur veten?! Apo e kane tredhur te tjeret dhe veçse perpelitet si epileptik para kesaj çeshtjeje?...

Doni argument? Patjeter! Ne fund to vitit 2003 mezi arritem to bindnim disa deputete se duhej pergatitur nje projektrezolute ne mbeshtetje te problemit çam. Ne mars te vitit 2004, Komisioni Kuvendor per Politiken e Jashtme e miratoi projektrezoluten dhe pas debateve to shumta me grupet parlamentare u dha konsensusi nga i spektri politik, qe ajo te votohej ne nje seance te Kuvendit.

Nderkohe pati zera se nuk ishte e nevojshme miratimi i nje rezolute, se ajo me shume do te demtonte se sa do te ndihmonte zgjidhjen e problemit, se shteti ishte perpjekur e do te perpigej per te zgjidhur çeshtjen çame me bisedime me palen greke, etj., etj., llafe e llafe te kesaj natyre. Pra gjithandej majtas e djathtas lume llafesh, qe besoj se mundoheshin te justifikonin sjelljen prej to tredhuri te te nderuarit shtetit tone.

Pyes: Po te ishte kaq e parendesishme, kaq e pavlefshme apo e demshme projektrezoluta per problemin çam, perse u shqetesuan aq shume deputetet minoritare sa paten kurajen te shpreheshin ne media kunder saj?! Perse u vune aq shume ne levizje perfaqesuesit e lobit grek ne SHBA si e si per te penguar?! Dhe ia arriten...

Me 26 mars 2004, ne oren 10.00 forcat speciale te policise shqiptare rrethuan seline e Kuvendit dhe gjakosen çamet e tubuar per to demostruar paqesisht ne mbeshtetje te miratimit te rezolutes se tyre, nderkohe qe ajo rrezohej me votat e deputeteve socialiste, qe abstenuan me nje urdher te ardhur nga larg dhe nje pakice deputetesh te djathte, qe iu shmangen votimit. Eshte per te ardhur keq se nga gjithe deputetet e se majtes ne pushtet votuan pro vetem pese deputete: Dritan Prifti, Sabit Broka, Skender Gjinushi, Taulant Dedja dhe Zydi Pepa. Po te tjeret? U rrofte atdhetarizmi !...

Po bejme perpjekje te reja per te rifutur ne axhenden e Kuvendit Projektrezoluten çame. Deputeti i PD, Prec Zogaj, Kryetar i Komisionit Kuvendor per Politiken e Jashtme eshte angazhuar per te hapur nje dialog mes Komisionit qe drejton, drejtuesve te Shogerise Politike Atdhetare "çameria" dhe Medias, si dhe per te krijuar kushte per miratimin e nje rezolute. Ka premtuar mbeshtetje edhe deputeti i PR, Arjan Madhi. Jemi ne pritje. Presim dhe shpresojme qe kesaj here te miratohet Rezoluta çame.

Ne, çamet, si perhere paqesore, i bejme thirrje politikes shqiptare, ndergjegjes se secilit deputet te votoje pro rezolutes, se vetem keshtu mund t'i themi opinionit boteror qe na mbeshtet: Ja nje dokument zyrtar i Shtetit Shqiptar qe perpiqet seriozisht per zgjidhjen e drejte te çeshtjes se shqiptareve çame. Pra, Rezoluta duhet miratuar!

-- marrë nga revista "Krahu i Shqiponjës"

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara