HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Panairi i censuruem i Librit nė Prishtinė

-- nga Irhan Jubica, ARS

Irhan Jubica Fakti i paprecedent i bllokimit absolut tė informacionit pėr Panairin e sapombajtun tė Librit tė Prishtinės nė tė gjitha mediat e Shqipnisė ma fort se dėshmi e amatorizmit dhe paaftėsisė, asht vėrtetim i varėsisė sė kėtyne mediave prej klaneve tė njoftuna publikisht pėr presionin dhe dhunėn qė ushtrojnė nė mbrojtje tė interesave tė tyne. Pėr kėto klane qė kanė fuqi me gjunjėzue ministra e qeveri asht shkrue edhe ma parė, ("standard", dt. 19 mars 2006, fq. 20), por kjo nuk don me thanė se gjanat kanė ndryshue nė kah pozitiv.

Nuk ka dyshim se problemi kryesor mbetet te gazetarėt, tė cilėt nė kundėrshtim tė hapun me detyrimin e parė e tė vetėm tė profesionit: informimin, kanė "lejue" me u pengue nė pėrmbushjen e misionit prej ndonji piramide botuese qė shėtit nėpėr Ballkan tue iu gėrrmushė kundėrshtarėve me copa telefonatash tė figurės madhore tė kulturės e tė kombit, qė pėr ndonji individ tė pashtet dhe tė paemancipuem asht "shteti ynė" dhe "Emancipimi ynė" (Arif Kutleshi: "Letėr e hapur njėfarė Stephen Schwartz-it" "java", nr. 188, dt. 11 maj 2006, fq. 20) E drejta pėr informim asht nji nga mrekullitė ligjore tė zbatueme botnisht, por Shqipnia e viteve 2000 i ka ende tė fortė censorėt e djeshėm, tė cilėt pėrveē ndalimit qysh nė shtypshkrim tė librave tė rrezikshėm, krejt haptas i bajnė thirrje shtetit me ua heqė shqiptarėve tė drejtėn e informimit pėr aq kohė sa informacioni s'asht praktikisht i kontrollueshėm prej tyne.

I mbajtun pėr tė tetėn herė (e jo pėr tė shtatėn, siē shkruhej nė nji fletėrrufe elektronike tė shpėrndame ma parė), Panairi i Prishtinės pati nderin me pritė nji shkrimtar si Kasėm Trebeshina. Nuk mundemi me thanė se Shqipnia e ka injorue hapjen e kėsaj feste tė librit prej vetė presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, kėsisoj nji nga shkaqet, nė mos ma kryesori, mbetet me qenė vizita e parė nė Kosovė e disidentit Trebeshina. Natyrisht, ky pėrfundim asht i mbėshtetun nga logjika e fakteve historike, e pėr kėte mjafton me shfletue kujtesėn nė aspekt tė sulmeve qė i janė ba kėtij autori qysh nė vitet '50 e deri te cilėsimi "shkrimtar mediokėr" nė kapitullin ma tė zi tė "Ftesės nė studio".
Por arsyet pse media shqiptare nuk e kreu misionin e saj tė informimit tė publikut pėr Panairin e Librit tė Kosovės, mbajtė prej 19-24 majit nė Pallatin e Rinisė nė Prishtinė, munden me pasė lidhje edhe me nji pėrēmim qė herė mbas here shfaqet nė tanė aspektet e jetės dhe ndaj gjithēkaje qė vjen prej shqiptarėve pėrreth Shqipnisė.

Tue u ndalė vetėm te kultura, duhen kujtue paraqitjet e shkėlqyeme, por tė pashpėrblyeme me kurrnji ēmim, tė kangtarėve prej Kosovės e Maqedonisė nė festivalet e kangės nė RTSH nė mesin e viteve '90 gja qė solli mandej, bojkotin e kėtij aktiviteti. E si nji prirje e dukshme "konjukturalo-nacionaliste", miss Prishtina shpallet ma e bukura e Shqipnisė nė vitin '99 tė eksodit kosovar, nji vlerėsim fort i diskutueshėm kah pikpamja profesioniste. Pėr me ardhė te debati amatoresk pėr gjuhėn shqipe nė Top Channel, ku zhvlerėsimi pėr Kosovėn mbrrin kulmin nė t'folmen e nji dogmatiku me shenjė, pėr tė cilin qytetarėt kosovarė tė dorės sė dytė nuk e zotnojnė gjuhėn shqipe sepse janė shkollue nėpėr ahre.

Siē shihet pra, nė nji terren si ky i Shqipnisė qė nis e mbaron me Bllokun e Tiranės, nuk asht dashtė shumė mundė me ia mbrritė mosinformimit tė lexuesit pėr mbajtjen e Panairit tė Librit nė Kosovė, pavarsisht se media asht njoftue paraprakisht dhe asht ftue rregullisht prej organizatorėve pėr me pėrcjellė zhvillimet ditore: kryesisht paraqitje titujsh tė rķ, por dhe autorėsh. Kėtu nji vrejtje e randė u duhet ba organizatorėve tė cilėt nuk i kishin ftue gazetarėt e Shqipnisė me shpenzimet e Panairit, siē patėn ba organizatorėt e Panairit tė dytė tė Librit nė Ulqin, i cili pėr nga pjesmarrja e botuesve ishte dėshtim i plotė, por nė mediat shqiptare, nga gazetarėt qė "kishin ardhur me paratė e Fatmir Toēit" (Flori Slatina: "Postmortum/ Panairi i Ulqinit dhe aksidenti i Lezhės", ars, nr. 6, 25 gusht 2002, fq. 2) shtatė botuesit pjesmarrės (plus shkrimtarin Kapllan Resuli qė shiste libra pėr hesap tė vet) u raportuan mbi 50 botues.

Tue kambngulė me i gjetė nė Kosovė shkaqet pėr mosinformimin e shqiptarėve tė Shqipnisė pėr Panairin, i duhet propozue shtetit tė ri tė Kosovės qė shėrbimin doganor ta kalojė nė varsi tė ndonji botuesi. Ndėrsa nėse shkaqet kėrkohen aty ku janė, duhet thanė edhe se pavarsisht qėndrimit dyditor nė Prishtinė pėr me marrė pjesė nė nji kuvend partie, asnjeni prej politikanėve tė naltė tė Shqipnisė, disa prej tė cilėve edhe ish-shkrimtarė, nuk e kthyen kryet kah Pallati i Rinisė, tre hapa larg "Grandit".

Madje as edhe nji tjetėr grup artistėsh qė kishte shku' me "verue" nė Kosovė s'asht dukė nė Panair. Sigurisht, nuk asht se parakalimi i tyne kishte me u dhanė kushedi ē'mesazh njerėzve tė librit, por edhe mosardhja nė Panair e nji pjese tė mirė tė shkrimtarėve dhe kryeshkrimtarėve tė Kosovės nuk mundet me qenė shenjė e mirė pėr institucionin e Panairit tė Librit nė Prishtinė. E meqė ra fjala te kryeshkrimtarėt e Kosovės, ka arsye tė forta me besue se mosardhja nė Panair e dy prej tyne (ashtu si edhe e kryeshkrimtarit tė Shqipnisė) asht e lidhun drejtpėrdrejt me praninė nė kėtė aktivitet tė atij qė u quejtė prej organizatorėve, si i vetmi disident i dėshmuem shqiptar: Trebeshina.
Kėtu, ēashtja merr karakter tepėr shqiptar pėr me qenė e zgjidhshme.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara