HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Me rastin e botimit nė gjuhėn frange

"Njė dosje pėr Kadarenė", libri i t'vėrtetave tė mėdhaja

-- nga Irhan Jubica, ARS

Irhan Jubica Duhet me e thanė qysh nė krye tė herės se asht e pafalshme qė asnjena prej shoqatave tė t'pėrndjekunve politikė nuk i ka ofrue ende shkrimtarit Ismail Kadare kartėn e antarsisė, mbas asaj dėshmie publike tė persekutimit tė tij nga regjimi, tė shpalosun nė librin "Njė dosje pėr KADARENĖ", me autor studiuesin e madh Shaban Sinani. Me nji seriozitet e kompetencė qė vetėm nji ishredaktor i "Zėrit tė Popullit" mundet me e pasė, si dhe nėpėrmjet dokumentesh origjinale tepėr sekrete e shumė domethanėse - siē janė, ndėr tė tjera, pėr shembull, fragmentet nga librat e rrallė "Vjeshta e ankthit" apo "Rrugėt e ferrit", letra e nji mėsuesi beratas dhe shėnimi i Hysni Kapos gjithashtu pėr Ramiz Alinė etj., - autori ia ka mbrritė me e zbardhė krejt tė vėrtetėn e pėrndjekjes sė vazhdueshme qė asht ushtrue ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, nji survejim qė ka rezultue me pasoja aq tė randa sa vetė shkrimtari, n'ato 10-12 intervistat ditore qė dha mbas botimit tė kėtij libri studimor tė pėrmasave tė mėdhaja (238x148x23mm), deklaroi me sinqeritet: "

Ėshtė e trishtė kur mėson se je survejuar nė kėtė mėnyrė". Nuk janė vetėm dokumentet qė flasin nė kėtė libėr studimor; asht edhe autori qė herė mbas here ban komentet e tij - krejt tė paanshme, prej nji studiuesi tė vėrtetė - mbi dokumente qė ai i ka njohė, e ndoshta edhe i ka hartue vetė nė kohėn kur si instruktor i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, ishte nji ndėr ndihmėsat kryesorė tė Ramiz Alisė, edhe pse qysh nė hymje ai ēuditet tue tentue me ēuditė edhe lexuesin me faktin se si paska qenė e mundun qė shteti diktatorial nga njena anė asht krekosė me propagandėn qė shkrimtari i zgjedhun i ka ba regjimit nė perėndim, e nga ana tjetėr, paska pasė edhe nji "qėndrim tė fshehtė e kritik" pėr "vigjilimin e letėrsisė". Kjo asht shumė e ēuditshme, e po tė mos ishte pėr studiuesin Sinani, as tash nuk kishte me dalė e vėrteta.

Asht e randėsishme me kujtue kėtu se qysh nė vitin 2003, kur plani pėr realizimin e kėtij libri studimor shumė serioz kishte marrė jetė, autori Sinani pati shkrue se Kadare asht emblema e Brezit 1968 nė Shqipni, si nji brez ndryshimi. Nė tė njajtin studim, - i cili rezulton me qenė ma seriozi i bamė ndonjiherė pėr shkrimtarin Ismail Kadare edhe pėr faktin se autori i kėtij teksti, Shaban Sinani, bashkė me studiuesit e kritikėt e tjerė tė mėdhaj tė letėrsisė shqipe si Bashkim Kuēuku, Tefik Ēaushi, Mark Marku, Xhemal Ahmeti, Novruz Shehu etj., janė krejt tė paanshėm nė vlerėsimet e tyne pėr veprėn e Kadaresė, - thuhet edhe se "Problemi i ekzistencės sė njė letėrsie disidente nė Shqipėri ėshtė njė problem i hapur, por nė asnjė rast nuk mund tė gjejė zgjidhje pa marrė nė vlerėsim shkrimtarin I. Kadare." Natyrisht qė pėr autorin nuk asht ky shqetėsimi qė e ka shty' me e hartue librin "njė dosje pėr KADARENĖ", sepse ky nuk ishte as qėllimi i librit tė shkrimtarit tjetėr tė madh Maks Velo mbi poezinė "Pashallarėt e kuq", qė u quejt "hetim mbi njė krim letrar", libėr, pėr autorsinė e t'cilit thuhet se ka pasė nji odise n'vete.

Asht e qartė qė kur autori shkruen se "asnjė disidencė nuk ka lindur pa njė traktat refuzimi tė rendit politiko-ideologjik ose tė pėrkufizimit teoriko-letrar tė realizmit socialist", ai e pėrjashton madje edhe vetė Ismail Kadarenė nga disidenca e meritueme, edhe pse, poezia e vitit 1975 "Nė mesditė Byroja Politike u mblodh" qoftė si tekst poetik i shkėlqyem, - i realizuem me nji instensitet gjithnji e n'rritje e me mjeshtri artistike ende tė patejkalueme prej poezisė moderne shqipe (mėkat qė ajo poezi nuk asht pėrfshi n'pėrzgjedhjet e fundit poetike tė autorit), - qoftė edhe si tekst politik, kjo poezi pra, i pėrmbush kriteret e nji traktati t'sipėrpėrmendun, gjithmonė tue ndjekė standardet e studiuesit Sinani. Ndoshta kjo asht nji zgjedhje e autorit, serioziteti i punimeve shkencore letrare tė t'cilit asht konfirmue qysh me "Pengun e moskuptimit", pėr me e lanė pėr nji botim tė dytė, tė ripunuem ndoshta, nxjerrjen e kėtyne pėrfundimeve dhe vėrtetimin e disidencės s'Kadaresė.

N'nji libėr t'ardhshėm tė kėsaj natyre e cilėsie, autori me siguri ka me i qartėsu' edhe arsyet e imunitetit, sepse me kaq sa lexohet n'400 faqet e kėtij libri, krijohet ideja e gabueme se tė tana komplotet kundėr Kadaresė janė shkatėrrue kur kanė ndeshė nė dijeninė e diktatorit, tue u dhanė jetė zaneve tė rreme qė e rreshtojnė Ismail Kadarenė ndėr shkrimtarėt e oborrit. Gjithmonė tue iu referue librit, n'procesverbalin e nji mbledhjeje tė zhvillueme n'KQ tė PPSH-sė mė 25 tetor 1975, mes tjerash edhe pėr poezinė e naltpėrmendun, ndaj Kadaresė bahen kritika t'ashpra, dhe ēashtja mbyllet pėrfundimisht me nji autokritikė t'shkrimtarit. Pra, asht detyrė e studiuesve dhe e kritikėve tė shquem, emnat e tė cilėve u pėrmendėn ma nalt, me hedhė dritė mbi kėta ēashtje, tė cilat vetėm ata munden me i shqyrtue me profesionalizmin e paansinė qė i karakterizon.

E vetmja fjali nė tanė librin, me t'cilėn nuk pajtohem e po marr guximin me e kundėrshtue nė kėte shkrim, asht ajo ku autori shkruen se e ka hartue librin si nji shėrbim modest ndaj t'vėrtetės. Jo, "nji dosje pėr KADARENĖ" nuk asht nji shėrbim modest ndaj t'vėrtetės, por e vėrteta vetė; asht shembulli i nji pune tė mirėfilltė, arkivore, dokumentuese, krahasuese e studimore, nji libėr qė e nalton edhe ma figurėn e Kadaresė, sidomos pėr sa i takon periudhės sė diktaturės. Aq serioz dhe i realizuem asht ky libėr sa edhe deklarata e Kadaresė te "Ftesė nė studio"se "censura nė vendin tonė s'ka qenė vendosur asnjėherė" tingėllon po aq anakronike, po aq sa edhe shprehja e vetdijes sė shkrimtarit pėr detyrėn survejuese tė diktaturės ndaj atij vetė, nė tė njajtin libėr: "… i gjithė ky rrėmet, qė shpeshherė ėshtė i padukshėm e i pandjeshėm, shfaqet befas kur pėr shkrimtarin bie ora e ligė, domethėnė kur ai dhe burokracia gjenden pėrballė njėri-tjetrit"; sigurisht, Kadareja e ka parapa qysh n'vitin 1990 se kėto deklarata t'tijat kanė me u anashkalue pa ndikue nė hartimin e nji libri t'tillė si ky i studiuesit Sinani.

Nji e vėrtetė tjetėr e madhe, e besueshme, prekse, shpaloset n'libėr: poeti Maks, i shpėtuem prej Kadaresė parakalon n'sytė e lexuesit pa dashtė me e zbulue kurrė mbiemnin, ndoshta edhe si protestė ndaj avokatit Doja, t'cilit, ashtu si Kadaresė e si t'gjithve, nuk u kujtohet mbiemni i tij. Gjana qė ndodhin.

Nė mbyllje mundemi me u shprehė me bindjen qė rrezaton libri "njė dosje pėr KADARENĖ", se nga pozita e nji shkrimtariprofet qė i ka pri rrugėn popullit, Kadare ka parathanė gjithashtu edhe fatin e vet, qysh n'vitin 1966 (dy vjet para se me u ba emblema e Brezit '68 nė Shqipni), kur me rast tė 25-vjetorit t'themelimit t'Partisė Komuniste t'Shqipnisė, pat krijue vargjet emblemė tė letėrsisė s'realizmit socialist: "Ku t'i kėrkoj rrėnjėt e tua Parti / si njė rrap madhėshtor ke mbirė ndanė udhės ku shkojnė shtrėngatat /ata rrahin tė tė shkulin / por ti veē vaditesh prej shqotės sė tyre / dhe mes shqotave rritesh". Ky asht mesazhi qė studiuesi i madh Shaban Sinani ka dashtė me dhanė nėpėrmjet kėtij libri: Kadarenė, tė cilin e kanė survejue, kritikue, sulmue, jo vetėm lexuesit e kolegėt e tij, por edhe regjimi qė kishte ngarkue pėr kėte qėllim struktura tė tana shtetnore, nuk e ka mposhtė asgja. (ars, nr. 36)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara