HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Evropa e re

-- nga Ivan Krastev*

Ivan Krastev Populizmi ėshtė nė rritje nė tė gjithė Evropėn. Partitė populiste tė sė majtės dhe sė djathtės po fitojnė mė shumė vota se kurrė. Njė Zeitgeist populist fajėsohet pėr votat ‘kundėr’ nė Francė (29 maj) dhe nė Holandė (1 qershor) qė shkatėrruan Kushtetutėn Evropiane nė 200-ėn. Partia populiste Prawo i Sprawiedlwėosc (Ligj dhe Drejtėsi) fitoi zgjedhjet parlamentare tė tetorit 2005 nė Poloni. Njė parti populiste pritet tė fitojė nė Sllovaki nė qershor dhe populistėt janė nė rritje nė Bullgari.

Habia qėndron nė arsyen pse liberalėt nuk janė vėrtet tė shqetėsuar, tė trembur madje tė zemėruar pėr mundėsinė qė populistėt tė marrin pushtetin. U vjen pak turp, nuk janė rehat, paksa nervozė, por jo vėrtet tė shqetėsuar. Nė mendje na vijnė pesė shpjegime tė mundshme rreth heshtjes sė liberalėve pėrballė valės populiste. E para, problemi mund tė jetė se liberalėt thjesht e kanė humbur gjuhėn. Ata kanė kaluar dekadėn e fundit tė kyēur nė pandehmėn se demokracia dhe liberalizmi janė binjakė tė njėjtė dhe kanė harxhuar shumė energji duke akuzuar armiqtė e tyre se nuk janė demokratikė. Kjo funksionoi kundėr komunistėve dhe fundamentalistėve fetarė, por nuk funksionon me populistėt. E dyta, mund tė ndodhė qė demokracia dhe populizmi dallohen me vėshtirėsi nga njėri tjetri.

E treta, mund tė ndodhė qė liberalėt thjesht janė tė paaftė pėr tė sfiduar thirrjen e fortė tė populizmit nė bazė tė vetė demokracisė. Sepse tė thėrresėsh pasionet e njerėzve nuk ėshtė e ndaluar nė politikat demokratike, dhe vendimi pėr pėrcaktimin se cilat politika janė ‘populiste’ dhe cilat janė tė ‘sigurta’ ėshtė ēėshtje e hapur pėr debat. E katėrta, mund tė ndodhė qė liberalėt janė kaq indiferentė ndaj rritjes sė populizmit, sepse nuk pranojnė qė populistėt janė nė thelb antiliberalė. Populizmi mund tė shihet si njė strategji marketingu pėr tė sapoardhur nė politikė nė erėn mbas “fundit tė historisė”. Nė Amerikėn Latine ėshtė quajtur “politika e violinės” (e mban me dorėn e majtė por e luan me tė djathtėn); nė Evropė, do tė thotė se fiton zgjedhjet si populist, por qeveris si liberal i qendrės.

Kur ish mbreti bullgar Simeon Saxe-Coburg-Gotha themeloi nė 2001-shin njė parti politike e cila mbas vetėm tre muajsh fushatė shkaktoi njė tėrmet elektoral duke fituar shumicėn nė Parlamentin bullgar (nė ēdo grup-moshė, nivel edukimi dhe niveli tė ardhurash), shumė vrojtues e panė kėtė si triumfin mė tė fundit tė populizmit. Mesazhet e mbretit ishin vėrtet tė mjegullta, “populiste” dhe oportuniste sa mund tė ishin tė rrezikshme. Pėrqasja e partisė sė tij ishte moraliste, jo programatike. Gjithsesi, disa vite mė vonė, partia e mbretit u bashkua me Liberalėt Ndėrkombėtarė dhe u kthye nė njė faktor thelbėsor pėr arritjen e bisedimeve pėr integrimin e Bullgarisė nė Bashkimin Evropian. E pesta, mund tė ndodhė qė ftohtėsia e liberalėve pėrballė populizmit nė rritje lidhet me faktorin e gjithėpushtetshėm, ndonėse ende i dykuptimtė tė Bashkimit Evropian. Liberalėt e shohin BE-nė si njė pengues i fundit i pėrmbajtjes sė populizmit (e ngjashme me ushtrinė turke pėr sa i pėrket kontrollit tė Islamit politik) dhe nė vetvete njė burim populizmi, pėr sa kohė kushtėzimet e pėrfshira nė marrėveshjet qė tė gjitha vendet e BE-sė u pėrmbahen i bėjnė votuesit evropianė tė mendojnė se mund tė ndryshojnė qeveritė por jo politikat.

Politikat e anti-korrupsionit
Por kėto shpjegime lėnė pa llogaritur njė aspekt tė politikės populiste qė meriton mė shumė vėmendje, dhe e cila mund tė na japė elementė pėr njė shpjegim tė gjashtė: fakti qė populistėt po fitojnė zgjedhjet si lėvizje antikorrupsion. Ēfarė tė bėn pėrshtypje kėtu ėshtė se retorika e antikorrupsionit u pėrkiste dikur liberalėve, tė cilėt i kanė dhėnė formė duke u bėrė thirrje ndjenjave tė votuesve dhe duke u pėrfaqėsuar me shumė pasion nga miqtė e tyre liberalė nė njė nivel multinacional (nė institucione liberale si Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Banka Botėrore, gazeta si “New York Times” dhe OJQ si “Transparency International”). Fondacione me mendėsi liberale e mbėshtetėn kėtė duke shpenzuar shuma tė mėdha parash nė programe antikorrupsion, duke forcuar idenė se kjo ishte ‘arma e zgjuar’ e liberalėve.

Ndėrkohė tani politikat antikorrupsion janė kthyer nė Frankenshtainin e liberalėve. Nė mes tė viteve 90, politikanėt liberalė kishin arsye tė mira qė zgjodhėn kėtė narrativė pėr tė mobilizuar mbėshtetje. Nė Evropėn Qendrore, pakėnaqėsia e publikut me politikat konsensuale me Uashingtonin ishin tė prekshme nė rrugė si dhe nė sondazhe tė opinionit publik. Shumica e njerėzve ndiheshin thellėsisht tė palumtur, atyre u kishte ardhur nė majė tė hundės mesazhet zyrtare qė bėnin thirrje pėr ‘durim’ deri sa reformat tė funksiononin dhe u tėrhoqėn nga ndjenjat antikapitaliste dhe veēanėrisht ato kundėr privatizimit. Pėr liberalėt, kjo ishte njė mundėsi politike, njė axhendė antikorrupsion dukej shumė mė e menēur sesa narrativat konkurruese tė zemėrimit (lustrim, ose ekspozim ligjor tė bashkėfajtorėve nė regresin e erės komuniste dhe nacionalizmin ksenofob). Politikat antikorrupsion, duke pėrfshirė edhe privatizimin, u kthyen nė mundėsi pėr t’u rishitur votuesve politikat konsensuale tė Uashingtonit. Por nė fund, kėto politika morėn hak ndaj arkitektėve tė tyre.

Liberalėt nė fuqi vuajtėn vetė nga akuza korrupsioni mė shumė se nga politikat e kėqija ekonomike. Pse? E para, sepse liberalėt e perceptuan korrupsionin si njė ēėshtje institucionale qė kėrkonte njė pėrgjigje tė pėrqendruar nė rritjen e transparencės dhe nė reforma institucionale. Por nė sytė e publikut, korrupsioni ishte njė ēėshtje morale (“Zoti nuk merr ryshfet”), duke kėrkuar qė nė pushtet tė kishte politikanė tė ndershėm. E dyta, liberalėt mendonin se fjalimet antikorruptive kishin tė bėnin me ēka ėshtė e drejtė, ndėrkohė qė pėr publikun, ishin fjalime qė kishin tė bėnin me pabarazinė sociale nė rritje. E treta, liberalėt besonin se korrupsioni shkaktohej nga tė qenit tepėr tė fuqishėm dhe tė pėrhapur dhe evokonin privatizimin e pėrshpejtuar dhe njė shtet tė vogėl. Por shumica e njerėzve mendonin se fuqia e tregut ishte fajtorja, dhe shpresonin nė njė revizionim tė marrėveshjeve mė skandaloze tė privatizimit. E katėrta, liberalėt e shihnin gjuhėn antikorrupsion si njė shans pėr tė legjitimizuar kapitalizmin. Por shumica dėrrmuese, me nė mendje teori konspiracioni, e shihnin si njė mundėsi pėr ta delegjitimizuar pa rrezikun e akuzės pėr komunizėm apo tė ndonjė sėmundjeje tjetėr infektive.

Tė dhėnat kėrkimore pėr Bullgarinė, pėr shembull, tregojnė se gjykimi i njerėzve pėr shkallėn e korrupsionit nė vendin e tyre nuk reflekton pėrvojėn e tyre personale: korrupsionet e vogla duket sikur janė tė parėndėsishme, ndėrkohė qė korrupsioni nė politikė ka rėndėsi. Gjithashtu, kėto tregojnė se sa mė shumė qeveritė ta kthejnė luftėn kundėr korrupsionit nė prioritet, aq mė shumė njerėzit janė tė prirur t’i shohin po kėto qeveri si tė korruptuara. Imagjinata e antikorrupsionit nė shoqėri shfaq dialektikėn e vet: nė fillim njerėzit besojnė se korrupsioni gjendet kudo, mė tej besojnė se ēdokush nė pushtet ėshtė i korruptuar dhe nė fund zhvillojnė mendimin se gjithēka qė njė qeveri pėrmban ose ndėrmerr ėshtė e mbuluar nga korrupsioni. Qeveritė qė flasin pėr transparencė krijojnė njė dyshim akoma mė tė madh nė sytė e publikut, tė cilėt vendosin tė votojnė jo pėr ‘institucione tė transparencės’, por pėr ‘politikanė tė ndershėm’.

Liberalėt dhe populistėt
Dekada e fundit nė Evropėn Qendrore i ka parė liberalėt tė kyēur nė njė kurth qė vetė ata e kanė ngritur. Lufta kundėr korrupsionit e bėri populizmin tė respektueshėm-dhe kėshtu tė sulmosh populizmin sot duket sikur po mbron ‘qytetin e ryshfeteve’.
Liberalėt duhet tė kishin kuptuar mė mirė se populizmi nuk ėshtė as njė thirrje ndaj ndjenjave tė brendshme tė popullit, as njė pėrpjekje pėr tė ‘blerė’ mbėshtetjen e votuesve me politika oportuniste. Ėshtė, nė fakt, njė botėkuptim qė e sheh shoqėrinė tė ndarė nė dy grupe antagoniste, ‘njerėzit e pastėr’ dhe ‘elitėn e korruptuar’- dhe se politikat antikorruptive janė mishėrimi mė i fundit i kėtij botėkuptimi.

Pėrpjekjet e liberalėve pėr tė depolitizuar luftėn ndaj korrupsionit, duke e kthyer kėshtu nė njė instrument pėr reforma institucionale ishte njė dėshtim. Njė gjuhė politike e pėrqendruar nė antikorrupsion moralizon zgjedhjet e politikave nė atė masė sa kėto bien nė nivelin e zgjedhjes ndėrmjet qeverisė sė korruptuar dhe opozitės akoma tė pakorruptuar. Ndėrkohė qė thirrja e luftės sė kryqėzatės antikorrupsion ėshtė: “t’i heqim qafe tė gjithė!” Nuk ėshtė e vėshtirė tė gjejmė se kush janė ‘ata’. Ēfarė mbetet interesante dhe ende e paqartė ėshtė: pse ‘ata’ nuk janė tė shqetėsuar? A mund tė ndodhė-dhe ky do ishte shpjegimi i shtatė i problemit me tė cilin nisa - qė ‘ata’ pėrpiqen tė jenė populistėt e ardhshėm?

*Ivan Krastev ėshtė drejtor i Qendrės pėr Strategji Liberale nė Sofje, Bullgari. Ai ka qenė edhe drejtor ekzekutiv i Komisionit Ndėrkombėtar pėr Ballkanit, i udhėhequr nga Xhuliano Amato.

Shekulli, 09/06/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara