HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Meditime…!

-- nga Janko Ll. Pali

Janko Ll- Pali (Nga Janko LL. Pali, "Mesues i Merituar" shkruar nė vitin 1993, nė Korfuz nė moshėn 96 vjeēare, njė vit para vdekjes.)

Ē'erdh kėshtu ky zeman, qė s'e pat menduar kush
Tė braktisim gjind, vatan dhe tė dalim karabush,
Nga mundimet, idealet e nga vendi ku patėm lerė
Tė braktisim fushat, malet Atdheut me vlerė !
E kush vallė e mendonte kėjo kohė qė do vinte
Q'ideali qė bashkonte gjithė sa flisnim shqipe,
Me shumicė do vendosnin gjithė ē'kishin pas tė linin…
Prak e vatėr tė pėrdhosin kėtė aventurė tė zinin!
Pa menduar gjindje, moshė ē'kam nė dor' a ē'mund tė kem
Tretur truri bėrė shoshė larg nga vėndi si tė jem.
Sa u hap der' e xhenetit pas njė rrobėri tė gjatė,
U ēel syri i miletit !..shpejt o burra tejė kaftė:
Se atje bėn bu mirėqėnia pėr kėdo, kudo o burra,
S'ka ngurrim domethėnie lumturis atje ė ngurra !
Mos qe vallė sėmundje qė popullsinė tonė kapi ?
Humbi pusull ju bė tundje vendos tė punoj sė prapi ?
Qė kur fare mėndjen s'vrau e fare pa u thelluar
Braktisi ēdo gjė e ngau sa mė shpejt pėr tu larguar ?
Atdheut vėnd me vulė, qė pėr ne s'ka mė gjikundi…
Nga ku gjyshi ynė qe ngulė, ku i rrodhi djersa mundi !
Tė kėrkojmė botėrisė, tė na japė ato qė s'kishim,
Pa pėr nur tė Perėndisė, nė nevojė vėrtet ishim.
Se pėr nur tė Jehovaut t'izoluar kemi qėnė,
Jo nga Latini a nga Shqau qė nė mes na kanė vėnė !
Po veē se nga vetja jonė, dhe Partia qė sundonte,
Mbyllur nė kufi nė klone, gjysėm shekulli lamė tė shkonte.
Pa bėzajtur pa ankuar, shtypur pėr ditė sa mė,
Se qysh populli yn'i vuar, e pat duruar ketė ?
Nėnėshtrim dhe pa njė zė, zverku ulur si raja…
Fisi ynė kėtė gjė, as me Turkun nuk e pa !
Po fort mirė populli thotė: kur e ke syrin e nxjerrė,
Nga njė yti, jo nga bota,do ta nxjerrė sa mė thellė.
Se djali qė qe nė krye Vozhd* i ynė kaqė i ēmuar, (udhėheqės)
Pati vallė arėsye tė na mbajė kaqė shtrėnguar ??
Njė kohė kaqė tė gjatė qė synonim Socializėm,
Sundoi me dhunė e shpatė katėr dekada e gjysėm.
Shef'i vetėm absollut,ē'i desh qejfi pati berė,
I pa besė bash kėrrut, sa dhe shokėt pati prerė !

Njė pas njė i pat ē'farosė, s'guxon kush qė tė bėzajė…
Me nderin nė vėnd pat sosur dhe pas la shkreti, bėshtajė.
Veē mos prishej dinastia, tė pa cen tė fortė e donte,
PO…ē'i bėri vegjėlia nė mendim as kurrė s'i shkonte !
Kur e zuri prej kėmbe, nga themelet fort e tundi,
Kokė poshtė e pati shėmbė,sikur s'pat qėnė kėrkudi !
Se pat populli mėllė me urrejtje zėmra mbytė,
Me shtrėngimet qė pat bėrė duke i hequr liritė.
Me njė diktaturė tė fortė, panik vėndit pati kallė,
Djalė vėndi qe ? a botė kaq i rrept'e dreq i gjallė !
Qė kur pushtetin pati ngritė, pėr dobi tė vėndit gjoja…
Pushtet Populli e pat thėritė, kėshtu me nur i dilte loja.
Qė do lozte mbi kurriz tė popullit tonė tė ngratė,
Sa dhe muret me gur ftiste veshė kishin …dhe tė gjatė !
Dhe s'kuxon askush tė fliste se dhe muret spiunojnė,
Gjysėm fjale tė tė shkasė dhe nė burg drejt e tė ēojnė !
Pse s'pat mėshirė qeni kur e pa qė u sigurua,
Se besnik i doli populli, pak pėr tė pse s'u mendua ?
Dyert e kufi tė ēelte vėndit t'i jepte liri…
Populli tė hyn tė delte siē e kishte katimi !
Se gjat brezave mė parė ne kurbetin frekuentonim,
Qė as Turku s'e pat ngarė dhe Atdheun se haronim !
Po e ndrydhi mė e mė luftė klase dhe pas la,
Kush e pat besu' kėtė me sot syri ynė ē'pa ?
Kur braktisėm e lamė vėndė se na ishte xhani djegė;
Sa nuk e dėgjuam rėndė kur e lamė e shkuam gjetkė !
Mėllėri qė ēdo kush kishte brėnda vetes plot inat,
S'donte shumė qė tė shkrepte, plasi nė qytet e fshat !
Ca nga toka ca nga deti,klone kufi tejkaluam,
Pėr tė gjithė nis kurbeti, larg e afėr ku qėndruam.!
Plot uzhdaja e plot shpresa se i pret kudo lumnija,
Po sa dėme tė mėdhaja pati kėshtu Shqipėria.
Pjes' e popullit shkoi fat tė ri diku tė gjente,
Pjesa qė kėtu qėndroi s'pati mė mbarė tė bėnte !
Ndaj psikozės sė krijuar gjysėm shekulli me radhė,
Vrull e guxim asgjėsuar ditė tė zezė asnjė e bardhė !
Bėn tė ngrihet, poshtė shkon se asgjė s'ėshtė ndryshuar,
Ujku sofrėn shpesh ndėron, po zakonet s'pat harruar.
Dhe Partia jonė nėnė, qė kaqė e lavdėruam,
Gjithė ē'mundi pati bėrė, dhe ku ishim prapė qėndruam.
Kuvėndi qė pati dalė nga votimet qė u bėnė,
S'ndėrruan gjė zoti t'i falė, vėndi mbeti tek ka qėnė !

Bėn tė shkojė lart e s'mund, popullsia ėshtė e ftohė,
Ē'bėhet ndėr ne, askund s'ka tė tillė katastrofė.
Njeriu qė thosh Partia qė ajo do nxirr tė ri…
Doli fals e vraftė lia, pa merit' e vler asnji.
Doli rėrė e dembel me torua qė s'ka anė,
Sharte e zakone shkel, s'ka respekt as pėr tė janė* ! (tė atin)
Punės s'don t'ja dijė fare e i don tė gjitha gati,
E don xhepin dėng me pare pa bėrė punė e bezdi !
Po kėshtu shteti ra poshtė, kur nė tė asnjė s'punon,
Ku po shkojmė vallė shokė, kėjo rrugė ku na ēon ?
Dashtė zoti e dorė vuftė, mbi miletin tonė fatkeq,
Kthesa ardhtė,Paqen pruftė vetėm kėjo ne na ndreq !
Se nė jet' ėshtė provuarqė eterniteti s'ec…
Kur ēdo gjė dhe vjen e vete, po sė fundi edhe ngec !
Ja! Pėr fat tė vėndit mbarė njė pjesė e shėndoshė del,
Kokėn nė trastė tė varė dhe liri kėrkon tė vjel' !
Janė trimat shkollarė qė avash ēdo gjė gremisin,
Djemtė trima kuximtarė qė regjimin e pėrmbysin !
Partisė bazat ja tundėn dhe u shpall Demokracia,
Erdhi dita mė sė fundi tė gėzojė dhe Shqipėria !
Vate mė regjimi dreq, regjim dhune regjim tmeri,
Dhe tash vėndi do tė ndreqė, jetėn siē ka qėnė njėheri !
U kthye nė privatizėm, s'mbytet mė inisiativa,
Ēdo kush mund tė bėjė nisėm pėr jetė tė re ..eviva !
Dhe tani njė sy tė hedhim, mbi ata qė u arratisėn,
E nė vėnd tė huaj bredhin e kurbetit bėnė nismėn.
Thom aty ku kanė dalė, merak kanė pėr ē'kanė lėnė,
Ditė tė bardha shohin vallė, nuk u dhėmb pėr vėndin tėnė ?
Qė me ē'dimė rrukulliset tė qėndrojė thėmbrė s'ngul',
Pse kėshtu poshtė vithiset vėndi jonė vėnd me vul' ?
Bijt e Shqipes bijt e mjerė, q'aty kėtu u shpėrndanė,
Vallė prapė ndo nje herė do tė kthehen nė vatan ?
Me kėtė oxhum qė mori kushdo qė pati kuxuar,
Njė trastė mbi supe hodhi, dhe vėndit ju bė larguar ?
Kur pati dėgjuar fjalė, se larg vėndit qe xheneti,
Si tė rrijė ? e tė mos dalė, kur u ēel sėrish kurbeti ?
Jo ! s'iu desh mė nxitje dhe mė popullit tė shumėvuar,
Lėshon e braktis ēdo gjė dhe mer rrugėn pa u thelluar !
Duhej bėrė dhe pa pėrtuar, o burra sa shpejt tė shkojmė,
Jashtė nga vėndi ėshtė provuar lumturinė do "takojmė"…!
Na gjet si kush pati thėnė tė jetojmė intensamente,
Qė nė gjuhėn thuhet tėnė, mos ngurrojmė po sa mė shpejt.
Tė vrapojmė ndaj rrezikut, prapa syrin mos ta kthejmė,
Para, thrisni shokut, mikut ēdo tė mirė atje do gjejmė…!!!

Dhe pat qėnė kokė Shteti kush kėtė ka predikuar,
PO…kush lumturinė e gjeti kur vendos njė gjė nxituar ?
Dhe Ay, vonė e kuptoi qė e pat ēdo punė shkaterruar,
Kur nė fund mirė e pagoi me njė vdekje tė njolluar !
Thanė pra gjithė u gjet e mbara, shkojmė thanė pa nguruar,
Rini, tundu shko pėrpara…mjaft gjer sot me ē'kemi vuar !
Me kėto nxitje tė shumta qė lausi*, pat dėgjuar…
U nis para mė ju lumtė, fat tė ri pėr tė kėrkuar !
Po sėrish populli thotė: dardhė shumė kur dėgjon,
Thes tė marish ėshtė e kotė se njė trajsė tė mjafton !
U nis pra rrugės i pari me kuxim liri etuar…
Dhe mė pas e ndiq karvani…a tė rinj a tė moshuar !
Kush tė mund tė pėrfitonte, nga kufitė qė u ēelėn,
Klone, tela tė kalonte, frikė prapa tė mos ngelėn.
Kaqė e kishte uryer populli,izolimin qė i bėnė,
Mė se dyzet vjet tė kryer, Vozhdi dhe Partia mėmė !
Sikur para njezet vjetesh, kėjo punė tė qe bėrė…
Sa do ishte me lezet pėr popull e pėr vėnd tė tėrė.
…Kėtė e bėra dhe unė bash tani qė mė vjen fundi,
Qė e ndėrmora kėtė punė, Jo tė mbarė qė mė tundi !
Ndoqa rrymėn,pa thelluar kur pėrmbysja shart zakon,
U bėra vėndit larguar kapėrxeva kufi… klon !
Veprova s'i tė isha djalė, me kuxim po pa kujtuar…
Mos do gjėja gjėmba halė, e tė ngelja dėshpėruar !
Se pėr njė jetė tė tėrė, pata rrojt nė njė mėnyrė,
Ē'm'u desh pra o tė krishtėrė kėsaj valle pėr ty hyrė ?
Thom s'lejohesh moshės sime, qetėsi qė kish nevojė,
Tė ndėrmerja udhėtime…s'bėn habi kush ta dėgjojė ?
Kėtė pun' e pata bėrė si tė tjerėt edhe unė…
Po sos flugova krahė-nderė pėr kurbet pėr tė rexgunė*! (*s'e shpegoj dot, PJP)
Ēdo njeri kur mosha shkon,pėlqen lashtin tė kujtojė,
I rrėnduar po dhe don, njė herė qė tė kundrojė.
Ato vėnde ku ka bredhė, a ku fati e pat ēuar,
Ndoshta dhe njė lot tė derdhė,pėr ato qė kanė shkuar.
Kanė shkuar e mė s'kthehen kur ky pati epsh e vrull,
Po avash kujtimet zbehen dhe nė fun bėhen njė nul !
Doherė dhe diēka tė ēfaqet, si njė ėndėr nė kujtesė,
Qė tė skuqi sado faqet…e s'ka rėnė nė haresė !
Kush nga ne s'kujton rininė edhe rolin qė ka lujtė,
Vrullin, epshin lakėminė, qė do sdo pėrkejt ēdo kujt !
Ahere qė isha djalė ē'farė gjė s'na kish lezet,
Qe zakon e s'bėhej fjalė, ēdo kush shkonte nė kurbet !
Horizonte tė kėrkoja se pėr ta dhe moshė kisha,
Ku tė mundja do tė shkoja, se pa tundur s'mund tė rrijsha.

Ishte mosha qė kėrkonte siē pat qėnė zakon nė vėnd,
Ēdo kush nė kurbet do shkonte mall tė bėn e gjė me mėnd.
Dhe u nisa tė luftoja, kundėr ē'tė mė ndodhė nė jetė,
Do qėndroja doja s'doja, do tė lozėja ēdo fletė.
Arm'e mjete nukė kisha,veēse njėmaturė shkollore,
Plot me shpresa mbushur isha, se do gjėja njė fitore !
Dhe do kapja lumturinė,ėndrrat do ti realizoja,
Qė ēdo kush bėn nė rininė, me shumicė e plot goja.
Pėr disa vjet bėra ē'bėra, ku mė shpu e fatit rrota,
Me sa munda dhe u ndera,ksenitjar si gjithė bota.
Shkova jashtė disa vjet,s'ėshtė dhe pėr t'u ankuar…
Pa nė jetė ėshtė e vėrtetė,s'ngjoset ē'ėshtė lakėmuar !
Tuke pritė tuke kėrkuar,koha shkon e s'kthehėt mė,
Kush nga neve brėnda jetės, se ka provuar kėtė ?
Pa njeriu brėnda jetės,shumė herė gabon rėndė,
Po pėr nur dhe tė vėrtetės…s'duhet shumė ti pėrmėndė !
Se ēdo kush kur ėshtė i ri, ka vullnet por ka dhe vrull,
Shesh e fushė e gjėn ēdo gjė dhe kur e shikon rrėmull!
Po ē'tė bėsh qė kur dhe plakesh,bėn vaki tė gabosh rėndė,
Nė aventura tė pėrplasesh,tė ndėrosh zakon e vėndė.
Tė braktisish ēdo rehat dhe ēdo lloj farė jetese,
Tė shkelish zakon e shart e tė varesh nė fill shprese.
Se gjoja pėr kėndi parė, jeta do tė dali lule,
Ēdo punė do tė shkojė mbarė,s'do kesh kocka po plot tule !
Hm! Po kudo qė do shkosh,oka 400 ka pasė,
Dhe nė don qė ta provosh,s'ka se si vija tė shkasė.
Thom pėr ne tė kastės sime, qė as gjė s'kemi nė vijė,
Veē telashe shqetėsime dhe e shtyjmė si tė arijmė !
Kush nuk ėshtė mė i ri dhe ndjen gjallėri tė renė,
S'bėn tė bėjė marrėzi! gjat jetės mėnd s'ka venė.
Pranė vatrės tė qėndrojė nip, stėrnipash i rrethuar,
S'duhet lodhur as me gojė,qė tė jetė i respektuar.
Nė e pyeēin tė flasė…kureshtar tė mos qėndrojė,
Bėn vaki gjuha ti shkasė,po qė s'vihet freth nė gojė.
…Si thua kėshtu xhanėm,mo jam nė shtėpi matria,
Mosha ikėn pa melhem,s'ka askush nevoj per tija..!
Dhe tė rit'telashe kanė,aq'sa mėndja s'ta pret,
Se luftar'nė jetė janė si dikur ke qėnė vet!
Pa jeta s'ėshtė ē'ka qėnė,kur me pak kėnaqej kush,
Koha hallet i ka shpėnė,sa me zor bėn ballė ē'do kush !
Se kėrkesat janė ritur, askujt si mjafton me pak,
Kudo bėhet jetė e nxitur,s'ka mė vlerė pak mė prak.
Lakėmia ėshtė shtuar dhe nė veshje dhe ushqim,
S'pyet kush sa do shpenzuar, mjaft tė ketė kutundim!

Ēdo kush kėrkon mirėqėnie, edhe ay i kastės –A-,
S'ka pėr tė njė domethėnie, tė qėndrojė tek pat ra.
Kur pėr herė tė parė doli edhe djellin e kundroi,
Qysh nė ēast sa mundi foli ē'i pa syri e lakėmoi.
S'desh nė skamje tė jetojė don tė ngjosė ē'lakėmon,
Qė ta arijė ta godhojė s'ka asgjė qė e pengon !
Mjeti cili do tė jetė, prej qėllimit shėnjtėrohet,
Dhe qysh tė shkojė pėrpjetė, pa teklif mbi kėrmė shkohet !
Me kėto pra transformime jetė e sotme qė ka bėnė
Si tė thom s'ka mė ndryshime, mos qėndron tek pati qėnė ?
JO ! ēdo gjė ėshtė ndryshuar nė ēdo gjė brėnda e jashtė,
Mos dhe zėmra ka qėndruar,ashtu siē ka qėnė lashtė ?
Dhe ajo ėshtė kėrrusur kėrkon kamje kur se ka,
Po dhe kush ndodhet furushur, don tė ketė atė dhe ma.
Gjithė mendimi i njerėzisė pėr mbi kamjen sot synon,
Pėr fitim shkel e e pėrmbys gjithė bota ē'adhuron !
Me kėto kėshtu parime, jet' e sotme ėshtė ndėrtuar,
Dhe ē'ka pasė lashtė ēmime, ēiltėrsi,
Dhe ē'ka pasė lashtė Edhe me kėto
parime, plak i ri duhet pajtuar,
Se pėr ndryshe plot pendime, ditėt do t'i kesh mbuluar !

- Meditim, ky i shkrojtur nė Korfuz-Greqi nga Janko Pali nė moshėn 96 vjeēare njė vit para vdekjes, nė verė tė vitit 1993, qė edhe ky nė mėnyrė tė sforcuar u largua nga atdheu, nė vitet nėntėdhjetė, mbas tre djemve tė tij emigrantė -
- (U kopjua nga orgjinali pa as mė tė voglin ndryshim nga unė, i biri PJP, marrė nga fletorja 44/extra.)
Copyright © 2004 Gjivlashi
All Rights Reserved


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara