HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Festivali XVI Folklorik nė New York,
shpirti i komunitetit shqiptar nė Amerikė

-- bisedoi Klajd Kapinova, New York

Klajd Kapinova

"Ruaje gjuhėn, se gjuha tė ruan ty. Amanetin e tė parėve tanė, jemi duke mbajtur e ruajtur me gjithė zemėr tė gjithė sėbashku sonte nė Festivalin XVI - tė tė Muzikės e Vallėve tė Bukura tė Gurrės sė Pashtershme Popullore Shqiptare. Edhe pse gjendemi larg vendlindjes, secili prej nesh, me trup e zemėr jemi tė pandarė. Kjo pėrzemėrsi e kėnaqsi, se jemi shqiptar, nga toka e shqiponjave, na bashkon pėr ēdo vit nė sofrėn e madhe etnike tė identitetit tonė."
Don Pjetėr Popaj

NEW YORK. Nė Lehman Center For The Performing Arts Bronx, New York, u mblodhėn nė sofrėn e gurrės popullore artistėt nga diaspora shqiptare e Amerikės. Festivali XVI Shqiptar, qė tradicionalisht mbahet nė New York, tashmė ka mbėrritur nė moshėn e adolishencės. Si gjithnjė, parada e muzikės, valleve e kostumeve popullore, ėshtė pėrpjekur tė idetifikojė e pėrkrah grupet artistike dhe kulturore, qė gjenden nė shtete tė ndryshme tė Amerikės, shumėngjyrshėrinė e kostumeve, valleve, instrumentėve muzikore, traditave, zakoneve tė lashta iliro - arbėrore - shqiptare, tė ruajtur ndėr shekuj nga tė gjithė trojet etnike. Ky ėshtė shpirti i pasur i njė populli tė vogėl, por me histori tė lavdishme e kulturė shumė tė pasur e tė larmishme.
Sofra kulturore, iu pėrkushtua 400 - vjetorit tė lindjes sė atdhetarit, leksikografit tė parė arbėror ipeshkvit Imzot Frang Bardhi (1606 - 1643) dhe 160 - vjetorit lindjes sė poetit Naim Frashėri. Larushia e perlave shpirtėrore tė kultivuar brez mbas brezi, ėshtė bėrė objektqėllimi, pėr ribashkimin nė njė vatėr tė madhe tė vlerave tė papėrsėritshme burimore popullore tė zonave e krahinave tė ndryshme gjithpėrfshirėse. Natyrshėm, organizatorėt e Festivalit XVI, Qendra Kulturore "Nėnė Tereza" dhe Kisha Katolike "Zoja e Shkodrės" NY, respektuan me fisnikėri tubimin nėn njė flamur, gjuhė tė pėrbashkėt shqipe komunitetit tonė pa dallim feje, krahine e ideje, duke pėrkrahur origjinalitetin e tabanit popullor, gjatė gjithė shfaqjes para artdashėsve bashkėatdhetarė.
Dritat shuhen ngadalė dhe sipari hapet, nėn efektin e mizaskenės plot ngjyra qė shquajnė pėr disa sekonda personazhet, qė ecin ngadalė me flatra tė bardha. Nė skenė dominon ngjyra blu (pėr bregdetin e me kwshtjellė tė Ulqinit) kafe e gjerbėrim pėr zonat malore e fushore tė vendlindjes, me ndriēim dhe fėrfėritjen e lehtė, shoqėrohet me njė fluks rrezatimi tė argjendė. Larushia e ngjyrave dhe tematika shqiptare e sfondit tė pikturuar e vendosur nė skenė, ishte pėrgatitur nga muzikanti Fran Shala. Ilustrimi i sfondit me shtyllėn (kollonė), e vendosur nė mes ishte njė element jo i gjetur, duke nėnkuptuar opinionin, se shqiptarėt janė tė ndarė artificialisht. Por gjithsesi, ky element i papėrfillshėm, u plotėsua menjėherė, kur skena mbushet me fėmijė engjėllor tė bardhė gazmorė, me lira tė dorė, instrumente tė lashta nė tokėn Ilire. Vogėlushėt e Grupit Artistik "Rozafat" (Qendra "Nėnė Tereza" N.Y.), kėndojnė e vallėzojnė buzagaz, nėn tingujt muzikorė tė orkestrės "Alba" e veshur tėrėsisht me petkun kuq e zi, shprehje e flamurit nacional, qė nė mėnyrė frenetike marrin duatrokitjet e para, tek pėrshėndetėn nga mbi 3000 shikuesit nė sallė.
Festivali i pėrvitshėm i New York - ut, ėshtė aktiviteti mė masiv shqiptar nė botė, marrin pjesė me qindra festivalistė, me kostume, valle e muzikė, qė pėrfaqsojnė trevat etnike nga Kosova deri nė Ēamėri. Flamuri amerikan e shqiptar, hijeshojnė nė dy anėt e paraskenės moderne. Dy malėsorė tė rinj me kostumin tradicional tė Kosovės, vėllėzėrit: Syl e Bek Nikēi, fillojnė tė kėndojnė njė kėngė tė moēme majakrahu. Ato gradualisht largohen, duke ia lėshuar vendin njė malėsori tjetėr, aktorit Erion Mustafaraj, i veshur me fustanellė labėrie, qė solli emocione tė veēanta nė recitimin e poezisė kushtuar Ilirisė, shkruar nga atdhetari e vatrani editor Xhevat Kallajxhiu. "Rrac' e vjetėr ilirike/ qė provoiti robėrinė/ Disa shekuj tė vazhduar/ ngriti kthye pėrsėri/ Dhe me gjakun e deshmorėve e fitoi sėrisht lirinė/ Ē'u shpėrnda njė errėsirrė/ dhe u hap njė qiell i ri".
Nė qendėr tė skenės, para mikrofonit, afrohet konferencierėt e rinj Angela Zagreda e shoqėruar nga partneri baritoni Kreshnik Zhabjaku, qė paraqesin programin nė anglisht e shqip. Spikerėt, ftojnė nė skenė tė pėrndershmin Don Pjetėr Popaj, famullitar i Kishės "Zoja e Shkodrės" nė Hartsdale New York, i cili, pėrshėndeti tubimin mė tė madh kulturor nė komunitetin shqiptar tė Amerikės.
Udhėheqsi shpirtėror, ndėr tė tjera tha: "Vit mbas viti, nė skenė tingullon gjuha e ėmbėl shqipe. Gjuha mė e bukura nė botė mė e vjetra nė Europė, mė e sulmuar ndėr shekuj, por mė e ruajtura dhe mė e dashura pėr ne. Me kėtė gjuhė, tė parėt tanė shkruan gėrmat e para tė ABC - sė, stėrgjyshėrit pellazgėt, ilirėt, arbėrorėt dhe ne gjenerata mė e re qė jetojmė e punojmė mes bijve tė shqipes nė emigracion. Me kėtė gjuhė, ne falėnderojmė Zotin nė qiell, se komunikojmė me njėri - tjetrin nė Tokė." Ndėrsa mė poshtė, meshtari shtoi, se: "Eshtė dhuratė prej Zotit dhe porosi prej tė parėve tanė, qė ta ruajmė, ēmojmė e kultivojmė brez mbas brezi gjuhėn e ėmbėl shqipe. Dy pėrsona, qė ne sonte i nderojmė Ipeshkėvi e mendimtari i shquar arbėror Imzot Frang Bardhi dhe poeti Naim Frashėri, me veprat e tyre, na mėsojnė sesa e rėndėsishme ėshtė kjo gjuhė pėr ne."
Nė mbyllje tė mėsazhit, para artdashėsve bashkėatdhetarė, Don Pjetėr Popaj, porositi: "Ruaje gjuhėn, se gjuha tė ruan ty. Amanetin e tė parėve tanė, jemi duke mbajtur e ruajtur me gjithė zemėr tė gjithė sėbashku sonte nė Festivalin XVI - tė tė Muzikės dhe Vallėve tė Bukura tė Gurrės sė Pashtershme Popullore Shqiptare. Edhe pse gjendemi larg vendlindjes, secili prej nesh, me trup e zemėr jemi tė pandarė. Kjo pėrzemėrsi e kėnaqsi, se jemi shqiptar, nga toka e shqiponjave, na bashkon pėr ēdo vit nė sofrėn e madhe etnike tė identitetit tonė."
Shumė kėngė valle tė bukura nė gjuhėn e ėmbėl shqipe, ofroi nė mbrėmjen popullore Komisioni Organizativ i Festivalit XVI Shqiptar nė N.Y., i pėrbėrė nga: Don Pjetėr Popa famullitar, Mark K. Shkreli (drejtor i festivalit), Gjon Chota (drejtor organizativ), skenografi Astrit Tota (drejtor artistik), gazetaria e regjizoria Mimoza Dajēi (regjizore e festivalit), Ludvig Ēotaj (drejtor i skenės), Simon Vukel (kordinator i mediave), Lule Gjokaj (kordinatore e reklamave), kanė bashkuar diasporėn nga: New York - u me rrethina, Conneticut, Georgia, Detroit, Boston, Philadelphia, Chicago, Atlanta, Ohio, New Jersey etj., duke i argėtuar pėr 4 orė rresht spektatorėt nė Lehman College, Lehman Center For The Performing Arts Bronx NY. Juria e Festivalit, ishte e pėrbėrė nga: shkrimtari Petraq Pali (kryetar), kėngėtarja Rajmonda Dabulla, humoristi e rapsodi Gjovalin Luma, pianisti Petrika Melo, dhe shqiptaro - kanadezi Luan Isufi.
E veēanta suprizė e Festivalit, ėshtė se nė Lehman College, erdhi pėr herė tė parė Grupi Artistik "Gjergj Kastrioti", i kompletuar me 30 artistė, qė kishin ardhur me autobuz special, shoqėruar nga disa makina tė dashamirėve tė artit e kulturės tė komunitetit nė Michigan. Ato kishin udhėtuar 9 orė me autobuz nė intenerarin Detroit - New York. Midis tyre ishte kryetari i grupit, famullitari i Kishės sė "Shėn Palit" nė Rochester Hills Detroit, i pėrndershmi Don Anton Kēira. Miqtė bashkėatdhetarė, bėnė vizitėn e parė nė ambientet e Kishės "Zoja e Shkodrės" dhe morėn pjesė nė meshėn e bashkėcelebruar nga tė pėrndershmit Don Pjetėr Popaj, Don Anton Kēira e Don Nikolin Pergjini.
Pėr organizatorėt e Festivalit, publikun entuziast dhe koloritin e pasur tė veshjeve, kėngėve, valleve dhe larmin e instrumentėve tė hershme muzikore, tė pėrndershmit: Don Pjetėr Popaj, Don Anton Kēira, regjizoria Mimoza Dajēi dhe drejtori artistik i palodhuri e kudogjenduri Astrit Tota, dhanė pėrshtypjet mė tė mira (pėr publikun e mrekullueshėm e grupet artistike pjesėmarrės), pėrpara mediave vizive, radiove e gazetave, gazetarėve e reporterėve tė komunitetit nė Amerikė: "Illyria", "Bota Sot", "Albanian Culture", "VOA" (Zėri i Amerikės), "Tv Malėsia", "Tv Rozafa", "Jeta Katolike", "TemA", "Shpresa", "Shqipėria etnike", "Shkodra", "RD", "55", faqeve tė internetit etj.
Broshura e Festivalit, edhe kėtė vit, sėrisht ėshtė konceptuar nė dy gjuhė anglisht - shqip. Nė liberth, bie nė sy njė analizė e "Albanian Music" ndėr shekuj, shkruar nga Prof. Dr. Zana Krasniqi, e cila, shoqėrohet me njė veshje popullore gruaje (Albanian woman costume - Prizren) dhe njė ballinė CD (Cover of Albanian Village Music CD recorded in Tirana 1930), qė i pėrket vitėve '30 tė shekullit XX. Gazetaria Flora Nikolla, nė pėrkujtim tė 15 - vjetorit tė vdekjes sė kompozitorit tė talentuar shkodran Simon Gjoni (1920 - 1991), pėrgatiti shkrimin, mbi historinė e kompozimit tė kėngės popullore tė kthyer nė himn "Lule bore". Edhe Avni Abazi, i ka kushtuar njė shkrim interesant kėngėtares e aktores mbarėshqiptare "Primadona e Melosit Popullor" Nexhmije Pagarusha (1933) e lindur nė Pagarushė tė Malishevės nė Kosovė. "Muzika popullore qytetare post - aheng" (gjysma e dytė e shek. XIX e deri mė sot), titullohet studimi i shkruar nga Prof. Dr. Vasil S. Tole. Faqet e tjera tė libėrthit, janė mbushur me pėrshėndetje pėr aktivitetin e madh kulturor, nga kompani tė ndryshme shqiptaro - amerikane, tė cilėt, pėrbėjnė edhe sponsor - it e tubimit. Familja e Noc Mati Gjonaj, ėshtė coo sponsor i buletinit, i cili, u jepej falas nė hyrje tė shfaqjes ēdo spektatori.
Sofra e begatė e kėngėve dhe valleve, muzikės, veshjeve, intrumentėve tė lashta deri nė ditėt tona, ishte motivi qė mblodhi nė Lehman College tė gjithė bashkėatdhetarėt tanė, tė cilėt gėzonin, buzėqeshnin dhe kėrcenin si gjithmonė ritmet e bukura tė muzikės e valleve tė shqipeve tona etnike. Nė Festival, u dalluan muzika e instrumentistėve profesionistė tė drejtuar nga mjeshtri i muzikės kitarristit Edmond Xhani, i cili, me orkestrėn "Alba", gjatė gjithė kohės ishte shoqėruesi kryesore e interpretuesve tė vjetėr e tė rinj. Nė organo luajti orkestranti e kompozitori i njohur Ilir Dangėllia, nė klarinet Sokol Asllani, saxsofon Maks Vathi, pėrkusion Artan Kushi dhe fizarmonikė Agim Kola.
Koncerti ishte konceptuar nė katėr pjesė. Sėrisht nė Festival, binte nė sy numėri i madh i fėmijėve dhe tė rinjve tė lindur e rritur nė Amerikė, e ardhmja e sigurtė e jona, tė veshur me larmi kostumesh popullore tė reja. Melodi tė reja "Vargje pėr Gjergj Kastriotin", tė krijuar enkas pėr spektaklin, u interpretuan me ndjeshmėri atdhetari nga Dhimitra Dajēi Xenopulo, shoqėruar me mandolinė nga instrumentisti pasionant Kleant Daci. "Kėngė pėr Frang Bardhin", njė tekst e kompozim i ri, u interpretua nga kantautoria Arbėrie Hetemi, shoqėruar nga orkestra. Vajzat e zhdėrvjellta si sorkalle tė Grupit "Rozafat" (NY), interpretuan vallen "Suitė vajzash", duke ia lėnė vendin kėngėtarit Sahit Gjenashaj, qė risolli kėngė me motive nga qyteti bregdetar i lashtėsisė - Ulqini. Grupi Artistik "Bashkimi", i ardhur enkas nga Detroit - i, interpretoi vallen e njohur tė Rugovės. Bisnesmeni Bajazit Myrtyshi nga Chicago, me kostum interesant nga pjesa juglindore e Shqipėrisė, kėpucė me xhufka e fustanellė, recitoi plot ndjenja poezi tė Naim Frashėrit. Gjatė katėr pjesėve konferenciera buzagaz Angela Zagreda, doli me veshje tė ndryshme popullore tė disa krahinave tė trojeve etnike shqiptare, ndėrsa partneri elegant, tenori Kreshnik Zhabjaku, hijeshonte nė skenė me veshje tipike malėsore. Anglishtja e kulluar e shqiptaro - amerikanes Agela dhe shakatė fine plot lezet e delikatesė tė njė vajze tė zhdėrvjelltė, e bėri partnerin elegant Kreshnikun tė ndihet i ngrohtė e shumė origjinal gjatė gjithė spektaklit…
I ftuar enkas pėr kėtė Festival erdhi nga Detroit - i artisti i njohur Paulin Trieshi, i cili, kėndoi me pathos e zė melodioz kėngėn e njohur shkodrane: "Pėr mue paska kenė kismet". Sėrisht ridolėn nė skenė vajzat e Grupit "Rozafat", duke luajtur pjesėt popullore: "Vallja e Bjeshkės", "Valle me motive nga Kosova", qė i la mė pas vendin piktorit kėngėtar nga Philadelphia Ligor Luarasi, i cili, nė mėnyrė origjinale, luajti pjesė tė vėshtira me putpuri korēare, shoqėruar njėheri me kitarė e saze goje. Piktori Luarasi, qė ka pasion edhe instrumentėt muzikorė, shoqėrohej nė skenė nga dy mbesat e veta: Nikoleta dhe Rebeka Barboni, tė cilat, mbanin n mbanin nė duar flamurin amerikan dhe shqiptar. Vogėlushet e lindur nė Amerikė, ishin tė veshura me kostume popullore qendisur enkas nga mamaja e tyre Meri.
3 kėngė: "O moj Kosovė e dashtun Nanė", "Kėngė pėr Hysen Bajrin", "Qė nan vjet krajlat qė hyn", u kėnduan me ndjenjė malli e krenarie pėr vendlindjen nga vėllezėrit: Syl e Bek Nikēi. I riu Albert Stanaj (nga shkolla muzikore "Krajka"), i veshur me kostum malėsori, kėndoi ėmbėlsisht kėngėn: "Ti kėndon si Naimi". Me njė nivel tė lartė artistik u paraqit edhe e reja Alba Ēano e veshur me kostumin tradicional tė Shqipėrisė sė Mesme. Ajo si nuse e bukur dhe kėngėtare e talentuar, mori ngrohtėsisht duatrokitje frenetike, pėr interpretimin e buēetės me kėngė tė bukura arbėreshe. Muzikė nga Shqipėria e Mesme, solli pėr spektatorėt Adriatik Sefa, ndėrsa Enxhi Hyseni interpretoi kėngėn "E bukur jam vetė, si lulja me fletė". I adhuruari pėr zėrin karakteristik e tė pastėr tė bjeshkėve arbėrore Gėzim Nika, me zėrin e tij melodios risolli emocionet e kėngės "Vallet e vendit tim". Vallėtari Sexhep Ferati, pjesėtar i Grupit "Sorkadhet e Kosovės" tė Atlantės, solo luajti pjesė vlonjate nga "Vallja e pipsave".
Pjesa e tretė e programit, u hap me 3 interpretime nga Ansambli "Bashkimi Kombėtar" (NY), kushtuar figurave tona nacionale, me valle instrumentale e ato me motive nga Veriu. Instrumentisti Igli Tuga, dhuroi me klarinetė pjesė me motive popullore. Kėngė pėr Ēerēiz Topullin, kėndoi solisti Emilian, ndėrsa Entela Ilirjana, interpretoi pėr tė pranishmit njė kėngė pėr Ali Pashė Tepelenėn. Me njė zė sopranoje profesioniste plot pjekuri artistike, kėngėtaria e re e talentuar Geris Duma, entuziazmoi me interpretimin e saj brilant "Kėnga e Bareshės", e cila, pas suksesit tė madh nga publiku. Kėngėtaria Duma, u vlerėsua nga Juria e Festivalit me Ēmimin e Parė. Grupi "Bashkimi Dance" nga Bostoni, i drejtuar nga mjeshtri profesionist Bashkim Braho, interpretoi "Valle gorane korēare", ndėrsa instrumentisti virtuoz Sokol Asllani, luajti kaba me klarinet, shoqėruar me shuplaka tė spektatorėve qė kėrcenin plot kėnaqsi. Sabahate Berlajolli, kėndoi kėngė pėr poetin zė embėl Naim Frashėrin. Tenori Kreshnik Zhabjaku, me talentin e zėrit tė tij melodioz solli freski nga kėnga "Ēu kėput e ra nji fyell". Mė pas kėnduan njėri mbas tjetrit: Nik Ēarku (Nji lule qė ka ēel sot), vogėlushja Hana Lulgjuraj (Jam shqiponja e Kastriotit), Shefqet Krasniqi (I kėndoj shqiptarisė) dhe u mbyll Festivali me disa valle popullore tė luajtura nga grupet: "Rozafat" (Vallja e burrave), Grupi "Bashkimi" i Detroit - it (Valle me motive tė Malėsisė sė Madhe) dhe sėrisht ēifti simpatik Geris Duma dhe Kreshnik Zhabjaku, tė veshur me kostume popullore, risollėn atmoferė tė ngrohtė pėr artdashėsit me kėngėn "Kur perėndon dielli".
Juria e ngritur pranė Festivalit, pėrmes kryetarit Petraq Pali, shpallėn fituesin e vendit tė parė kėngėtaren e duartrokitura Geris Duma, pėr kėngėn "Kėnga e Bareshės". Ēmimin pėr kostumin dhe interpretimin mė tė mirė iu dha Grupit "Gjergj Kastrioti" nga Michigan, ndėrsa Grupi "Bashkimi Dance" i Bostonit, u nderua me ēmimin si valletarėt mė tė mirė. Me ēmim tė veēantė, u shpėrblye grupi i talenteve tė reja "Rozafat" tė New York - ut. Me ēmim inkurajues dhėnė nga publiku, u vlerėsua talentja e re Hana Lulgjuraj nga Detroit - i, sikurse Grupi Shkollės sė Muzikės "Krajka", Shoqėria Kulturore "Kelmendi" e Grupi Artistik "Rugova" tė New York - ut.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara