HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Doli numri i ri i revistes "Jeta Katolike" New York, 4/2006

-- nga Klajd Kapinova, New York

Klajd Kapinova

“Jeta Katolike”, botohet prej 40 vitėsh, nėn kujdesin e Kishės Katolike “Zoja e Shkodrės” nė New York. Ajo, ruan shembullin e traditės mė tė mirė nė fushėn e publicistikės shqiptare, duke pasur si fill orientues trinomin Fe-Atdhe-Pėrparim.
Pėrmbajtja e numėrit tė ri, fillon me shkrimin “Koha e tė Ardhurit” (Avdenti), shkruar nga drejtori i revistės Don Pjetėr Popaj. Shkrimi i kushtohet afrimit tė ditės sė bardhė tė Krishtlindjes. Aktivitetet kushtuar 400 – vjetorit tė lindjes sė leksikografit tė parė shqiptar nga Zadrima Ipeshkėvit tė Sapės Imzot Frang Bardhit, zė njė vend tė dukshėm nė numėrin e ri, qė doli nė prag tė Krishlindjeve.

Atmosferėn e organizimit nga Qendra “Nėnė Tereza”, pranė Kishės Katolike “Zoja e Shkodrės”, pėr pėrkujtimin e figurės sė Imzot Frang Bardhit e sjellė nė faqet e revistės editori i saj Mark K. Shkreli, i cili, e shoqėron raportin e tij me foto origjinale nga tubimi i mbajtur nė New York.

“Pak ditė nė errėsirė”, ėshtė filmi dokumentar mė i ri, qė i ėshtė pėrkushtuar jetės dhe veprės sė Imzot Frang Bardhit, xhirimet e sė cilės janė bėrė nė “Propaganda Fide” (Ungjillizimi i Popujve, sikurse njihet sot) nė Romė, mė pas nė Venedik, duke pasur edhe pėrsonazhe qė luhen nga aktor shqiptar. Njė vend tė rėndėsishėm nė revistė, zė reportazhi i pėrurimit tė pėrmendores kushtuar Heroit Nacional tė popullit shqiptar Gjergj Gjon Kastrioti nė qytetin e Detroitit (Michigan), shkruar nga korrespondenti, shkrimtari Ndue Hila.

Nėn titullin: “Heroi Gjergj Kastrioti mbėrriti nė Amerikė”, autori pėrshkruan atmosferėn festive e gėzimin e papėrshkruar, qė ndjejnė shqiptaro - amerikanėt, duke qenė krenar, se njė pjesė e historisė lartėsohet lavdishėm, pėrmes figurės sė kryetrimit legjendar Gjergj Kastriotit, i cili pėr 25 vjet me radhė ka ndalur furinė e barbarėve turq mbi popullin shqiptar dhe Europėn e qytetėruar.

Pjesėmarrja nė ceremoninė e pėrurimit tė pėrmendores tė Presidentit tė Shqipėrisė Alfred Moisiu, Kardinalit tė Detroit-it Eminenca e Tij Adam Maida, pėrfaqėsuesve tė qytetit tė Rochester Hilles Detroit, organizimi i seminarit shkencor historik dhe pjesėmarrja e madhe e komunitetit shqiptaro – amerikan, tregoi se bijtė e Gjergj Kastriotit e duan dhe janė krenar pėr historinė e lavdishme tė trojeve etnike shqiptare.

Editori Mark K. Shkreli, sjell sėrisht nė raportin e tij shėrbimin ekumenik pėr Festėn e Thanksgiving (Dita e Falėnderimit), duke pėrshkruar takimin nė Kishėn “Zoja e Shkodrės” tė pėrfaqėsuesve tė besimeve jo tė krishterė dhe klerikėt e tyre, tė cilėt, ishin tė ftuar nga Dom Pjetėr Popaj, pėr njė shėrbim ekumentik nė Kishėn Katolike tė komunitetit shqiptar.

Njė vend tė rėndėsishėm nė revistėn “Jeta Katolike”, sikurse edhe vitet e kaluara i ėshtė kushtuar Festivalit XVI Folklorik Shqiptar tė organizuar nga Qendra “Nėnė Tereza” dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodrės”, e cila, shoqėrohet me fotoreportazh me ngjyra tė kėngėtarėve dhe vallėtarėve tė veshur tėrėsisht me kostume tradicionale popullore nga tė gjithė trojet etnike shqiptare. Reportazhi mbi Festivalin mbarėshqiptar tė mbajtur nė New York, ėshtė shkruar nga redaktori i gjuhės shqipe.

“Ruaje gjuhėn se gjuha tė ruan ty!”, ėshtė fjala e plotė pėrshėndetėse nė Festival, qė mbajti Dom Pjetėr Popaj, duke i uruar mirėseardhjen spektatorėve nė sofrėn e begatė tė muzikės e vallėve popullore shqiptare. Nga Detroiti njė autobuz me 30 artistė tė kėngės e valleve popullore, kishte udhėtuar pėr 9 orė pėr tė marrė pjesė nė Ditėn e Festivalit XVI Shqiptar tė udhehequr nga Dom Anton Kēira, i cili, mė pas do tė jap njė intervistė tė posaēme pėr revistėn “Jeta Katolike”, tė realizuar nga gazetari Beqir Sina.

Dom Nikolin Pergjini nė gjuhėn angleze boton shkrimin “Christmas 2006”, duke ia lėnė vendin po me tė njėjtėn tematikė gazetarit Ndue Bacaj, qė sjellė sėrisht atmosferėn e Krishtlindjeve, perms pėrjetimeve mbresėlėnėse: “Krishtlindja, evenimenti ku takohen njerėzorja me hyjnoren”. I riu Peter Saljanin paraqitet sėrisht me njė punim interesant tė titulluar: “Merry Christmas… Ugh, I Mean Happy Holidays”.

Njė ndėr bashkėpunėtorėt e hershėm dhe tė pėrhershėm tė shtypit katolik (kujtojmė “Buletinin Katolik Shqiptar”, qe doli nė Sanint Clara Crus nė California 1985-1995, shėinimi im K.K.), gazetari e studiuesi i mirėnjohur Stephen Schwartz, pėrmes njė analize historike sjell shkrimin “Albanian Catholic Victims of Serbian Imperialism”.

Editori i gazetės “Dielli” organ i Federatės Panshqiptare “VATRA” (1912) studiuesi e poeti Anton Ēefa, pėrmes shkrimit analitik “Njė vėshtrim kritik i letėrsisė sonė”, sjell mbresat mbi veprėn e shkrimtarit Imzot Zef Simoni Ipeshkėv, tė titulluar: “Letėrsia e pame ndryshe”, pjesė e Botimeve Franēeskane Shkodėr.

Abaz Veizi, paraqitet pėr lexuesit shqiptaro – amerikane, me njė recension pėr librin: “Njė dashuri e vrarė” tė shkrimtarit Pierre - Pandeli Simsia me banim nė New York. Nė revistė, tashmė ėshtė bėrė traditė paraqitja e sofrės poetike tė autorėve nga tradita dhe atyre qė punojnė e jetojnė nė Amerike dhe Europė. Nė kėtė numėr, do tė lexoni poezi nga Filip Shiroka (1859-1935), Zyhdi Morava (poetėt flenė nėn dhe, kushtuar poetėve martir Vilson Blloshimi (1948-1977) dhe Genc Leka (1943-1977), pushkatuar nga rregjimi komunist nė Shqipėri), Gjekė Marinaj (Texas), Luigj Ēekaj (New York), Rudolf Marku (London), Esat Mekuli (1916-1993), Vitore Stefa Leka (Itali), Elinda Marku (Detroit), Zef Pergega (Detroit), Don Gjergj Simoni (Shkodėr), Ndue Hila (Detroit), Gjergj Lacuku (Florida), Don Pren Kola (Prishtinė), Sonila Lika (Florida), Dhimitėr Pojanaku (Tiranė), Gjeto Turmalaj (Conneticut), Dalan Luzaj (Chicago), Qazim Rrushaj (California) etj.

Nė rubrikėn profil studiuesi ėshtė botuar shkrimi: “Prof. Dr. Simon Pepa, albanolog i palodhur i letrave shqipe”, tė cilat shoqėrohen me disa poezi tė marrė nga libri: “Brengė dhe gaz nga Shkodra ime”. Prof. Peter Prifti me banim nė California, vjen kėsaj rradhe nė faqet e revistės me njė studim tė ri kushtuar: “The Jesuits in Albania” (A Century of Service to Christ and Country).

Apasionuesi pas perlave tė natyrės sė virgjėr shqiptare tė Alpeve tė Veriut, Inxhinieri Zef Naēaj me banim nė New York, pėr admiruesit e shumtė sjellė shkrimin “Pėrshkrime nga Kelmendi”, shoqėruar me fotot artistike, tė realizuar nga ai vetė gjatė ekspeditave e udhetimeve si gjeograf nė terren.
Prof. Dr. Agron F. Fico, paraqitet me shkrimin: “Frang Bardhi (1606-1643) - figurė e ndritur e dijės dhe kulturės shqiptare”, temė tė cilėn, ka preferuar sėrisht edhe publicisti e editori i revistės “Trojet Tona” Tomė Paloka.

Rubrika “Letra nė redaksi”, ėshtė e mbushur me urime, veretje e sugjerime tė ardhur nga shtetet e ndryshme tė botės, midis tė cilėve veēojmė letrėn e dėrguar nga Shoqnia Shqiptare Katolike nė Melbourne tė Autralisė, dėrguar posaēerisht revistes “Jeta Katolike” nė New York. Mė pas vijonė letrat e publicistit Paul Tedeschini nga Forli i Italisė, Fran Sokoli nga Belgjika, Dr. Namik Shehu, sekretar i Akademisė sė Shkencave nė New York, Merita B-McC East End of Long Island, NY, Renata nga Italia etj. etj.

Revista, ėshtė e hapur me tė gjithė lexuesit, duke mirėpritur sugjerime, veretje dhe mendime. Ajo ka hapėsirė pėr reklama dhe njoftime pėr njerėzit e interesuar pėr bisnesin e tyre. Bashkatdhetarėt, mund tė urojnė njeri-tjetrin, fėmijėt tė porsalindur, miq e tė afėrm, pėr raste festash fetare, krezmime, fejesa, martesa, ditėlindje, pėrvjetore, pėrkujtimore etj. Ēiftet e reja, kanė njė mundėsi mė shumė tė fiksojnė ēastet e bukura tė martesės, pėrmes ngjyrave, duke u pėrshėndetur nga bashkėatdhetarė t dhe familjarėt e tyre.

Afrohuni me mendimin dhe kontributin e drejtpėrdrejtė nė faqet e revistės tuaj!
Vetėm sėbashku mund tė ruajmė, kultivojmė e mbrojmė mė tej nga asimilimi vlerat mė tė mira tė traditės shqiptare.

Ju kujtojmė:

Tė gjithė lexuesve, brenda ShBA-sė, qė dėshirojnė tė abonohen nė revistėn “Jeta Katolike”, shuma vjetore ėshtė $30.00 (USA) e jashtė ShBA-sė $50.00. Tė interesuarit, mund tė dėrgojnė pagesėn nė adresėn:

Our Lady of Shkodra,
361 W. Hartsdale Ave,
Hartsdale, New York 10530.
Telefono sekretarin e Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės", nė numėrin (914)-761-3523.
Ndėrsa, bashkėpunėtorėt e dashamirėt e artit, kulturės, mund tė dėrgojnė shkrimet e tyre nė e-mail:
ShkreliM@aol. com, klajdkapinova@ yahoo.com.
Pėr reklama mund tė kontaktoni direkt me dizenjerin z. Ismer Mjeku, pėrmes e-mail: [email protected] or tel. (718)-584-1620.
Ne jemi nė shėrbim tė komunitetit tonė.
Falėminderit pėr bashkėpunimin!
Redaksia

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara