HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Festivali bashkon shqiptarėt nga shtetet e Amerikės nė New York

-- bisedoi Klajd Kapinova, New York

Klajd Kapinova

Intervistė me gazetaren dhe regjizoren e Festivalit XVI Folklorik Shqiptar ne New York znj. Mimoza Dajēi

Pėr herė tė parė mbas 16 vitesh Festivali Foklorik Shqiptar regjizore eshtė njė femėr. Si ndieni znj. Mimoza pak ditė para se spektakli popullor tė jepet nė Lehman College Bronx nė New York?
Ndjej vlerėsim e pėrgjegjėsi.

A mund tė na shpiegoni me qartė pse ndodh kjo?
Ndjej vlerėsim, mbasi ėshtė e vėrtetė, se mbas 16 vjetėsh nė drejtim tė Festivalit XVI Folklorik Shqiptar, ėshtė njė femėr si regjizore. Ndėrsa, pėrsai pėrket pėrgjegjėsisė, ajo ėshtė shumė e madhe. Ivetėm njeriu, nuk mund tė bėj asgjė e pėr mė tepėr nė emigracion. Sėbashku me ekipin e stafit tė Festivalit, tė kudogjendurit e tė palodhurit Don Pjetėr Popaj, Z. Mark K. Shkreli, i cili, ėshtė drejtori ekzekutiv i Festivalit, aktivisti i palodhur i komunitetit e i shumė shfaqjeve artistike nė Qendrėn "Nėnė Tereza" Z. Gjon Chota menaxher organizativ, Z. Ludovik Ēotaj menaxher skene dhe skenografin Z. Astrit Tota si udhėheqės aritistik, jemi pėrpjekur qė tė paraqesim pėrpara publikut shqiptar e amerikan koloritin e pasur tė ngjyrave tė veshjeve popullore e muzikės sė pasur tradicionale shqiptare, qe janė ruajtur me fanatizėm prej shekujsh nga zona e krahina tė ndryshme tė trojeve etnike arbėrore. Ky ėshtė njė Festival, qė pėrpiqet tė bashkojė shqiptarėt nga shumė shtete tė Amerikės nė New York, duke u kthyer nga viti nė vit nė njė spektakel tė vėrtetė popullor.

Mimoza Dajēi Publiku shqiptar deri mė sot, flas mbas vitėve '90, ju ka njohur si gazetare ne organe tė ndryshme tė shtypit nė vendlindje e kėtu nė Amerikė, e kryesisht nė gazetėn "TemA", "Dielli", "Illyria", "Jeta Katolike". Sot jeni nė rolin e njė regjizore spektakli?
Po. Ėshtė e vėrtetė, qė deri mė sot, jam njohur si gazetare, kryesisht nė gazettat e djathta. Para kėtyre vitėve nuk kisha mundėsi tė shprehja mendimet e mia tė lira, sikurse shumė njerėz tė tjerė. Xhaxhai im Ramiz Dajēi, ėshtė pushkatuar nga forcat partizane tė kryesuar nga Shefqet Peēi, nė emėr tė "demokracisė popullore". Ndėrsa babai im, ka qenė i dėnuar politik me nenin 55 "pėr agjitacion e propagandė, kundra pushtetit popullor". Kėshtu qė mbas vitėve '90, munda tė botoj mendimet e mia tė lira nė gazėtėn "LIRIA", organ i Shoqatės sė ish - Pėrndjekurve e tė Dėnuarėve Politikė tė Shqipėrisė (me residence nė Tiranė), dėshirė tė cilėn e kanė pasur edhe pjesėtarė tė tjerė tė familjes time, qė kanė qenė tė privuar asokohe per mendimet e tyre alternative. Pas vitėve '92, jam zgjedhur nga elektorati i ish - Pėrndjekurve dhe tė Dėnuarve Politikė tė Tiranės, si Sekretare e Pėrgjithshme e Shoqatės.

Mė pas u zgjodha Sekretare e Pėrgjithshme pėr Gruan e ish - tė Pėrndjekurve Politikė pėr tė gjithė Shqipėrinė. Kam qenė antare e PD-sė nė Kėshillin Kombėtar tė saj. Kam punuar pranė Ministrisė sė Arsimit tė Lartė e Reformės si Drejtoreshė Personeli dhe Adminstrate. Largohem nga puna pėr motive politike nga Ministri i PS - sė Prof. Et'hem Ruka. Punėsohem pranė Bashkisė sė Tiranės si inspektore e Arsimit dhe Kulturės deri nė nėntor tė vitit 2000, ku u largova pėr nė ShBA. Kam bashkėpunuar shumė me gazetėn "RD", "Liria" (Tiranė), "TemA" (ShBA), "Dielli", "Illyria" (ShBA), revistėn "Jeta Katolike" (New York) etj. Kam bashkėpunuar me pasion pėr 11 muaj pėr ridaljen nė Amerikė tė gazetės "TemA" me kryeredaktor Z. Mero Baze e botues Z. Adriatik Sheho. Kjo ishte njė eksperiencė shumė e bukur pėr mua, tė cilėn e kryeja me pėrkushtim.

Ēfarė lidhje ka arti e regjizura me tė kaluarėn tuaj?
Ėshtė e vertetė, se tek unė arti e rregjizura kanė lidhje me tė kaluarėn, me moshėn time tė rinisė. Isha maturante nė gjimnaz e kisha shumė dėshirė tė merresha me art, ndonėse nė Shqipėri nuk tė pyeste njeri pėr dėshirat e pėr mė tepėr mua, qė mė ishin mbyllur dyert, sikurse tė mijėra tė rinjve e tė rejave tė pėrsekutuar asokohe. Mė interes u mundova tė ndiqja njė kurs regjie, qė zhvillohej pranė Pallatit tė Kulturės nė Tiranė. Si mbrojtje diplome asokohe pata venė nė skenė dramėn "Familja e peshkatarit", nė njė nga shkollat e mesme tė Tiranės.

A mbani mend ndonjė pedagog tuajin?
Sigurisht mbaj mend shumė, por unė dua tė pėrmend me respekt profesorėt: Agron Ahmet Gashin, Kreshnik Harshova, Artan Xhaxhiu. Kėtė diplomė, unė e ruaj si relike edhe kėtu nė ShBA dhe e bėra tė njohur sot pėrpara publikut artdashės nė New York. Unė po pėrpiqem tė jap kontributin tim modest nė Festivalin XVI Foklorik Shqiptar nė New York, pa kėrkuar tituj, shpėrblime e kushte Kishės Katolike, qė ka bėrė e bėn njė ndėr detyrat mė tė ēmuara nė mbrojtjen ruajtjen dhe kultivimin e muzikės popullore, foklorit e traditės shqiptare ndėr shekuj. Atė qė nuk kanė arritur ta bėjnė qindra organizata kėtu me ose pa emėr nacionaliste etj., po e bėn Shtėpia e Zotit, me Qendrėn "Nėnė Tereza", duke bashkuar shqiptarėt e emigracionit nė Amerikė, pa dallim feje, ideje e krahine.

Po mbas vitėve '90 a keni pasur rast tė shpalosni prirjet tuaja artistike e a ruajtėt ambicien pėr tė pėrfunduar studimet e lartė?
Njė nga dėshirat e mia dhe tė prindėrve nė jetė, ka qenė pėrfundimi i studimeve tė larta. Nė moshėn 35 - vjeēare, nė harkun kohor tė vitėve 1992 - 1996, munda tė pėrfundoj me sukses studimet e larta. Ndėrsa nė fushėn ne artit jam pėrfshirė nė raste festash dhe datash pėrkujtimore tė Shoqatės sė ish - Pėrndjekurve e tė Dėnuarėve Politikė tė Shqipėrisė pėr tė dhėnė koncerte tė ndryshme me fėmijėt dhe me gruan ish - tė Pėrndjekurve e tė Dėnuarėve Politik. Mbaj mend, qė nė vitin 1995, kemi dhėnė njė koncert tė pėrbashkėt me Ansamblin e Operės dhe Baletit, ku unė isha regjizore e konferenciere (paraqitėse) e spektaklit nė njė nga sallat e Akademisė sė Lartė tė Artėve tė Bukura nė Tiranė. Pra, edhe shkolla tek unė u ēensurua, qė kur unė isha fėmijė.

Po nė punėn me Festivalin nė New York, a keni gjetur mbėshtje e pėrkrahje nė idetė e projektet tuaja artistike regjizoriale nga kolegėt me tė cilėt po bashkėpunoni?
Sigurisht qė po. Tek kėto dashamirė tė nderuar tė artit e kulturės shqiptare, kam gjetur mbėshtjen maksimale. Pėr kėtė i falenderoj shumė tė gjithė, pėr mbarėvajtjen e spektaklit deri tashti. U ruoj nga zemra ēdo tė mirė nė jetė atyre dhe familjeve tė tyre.

Ēfarė tė rejash do tė sjellė ky spektakėl pėr ardashasit tanė nė New York?
E veēanta e kėtij Festivali tradicional, ėshtė se i dedikohet dy figurave tė ndritura tė kombit tonė, siē janė pėrkujtimi i 400 - vjetorit tė lindjes sė leksikografit tė parė arbėror Imzot Frang Bardhit dhe 160 - vjetorit tė poetit Naim Frashėri. Dhe kompozitorėt, artistėt e kėngėtarėt tanė, do tė paraqesin me kėngė tė reja pėrkujtimin e figurave kombėtare. Mund tė pėrmend kėtu, kėngėn kushtuar Ipeshkvit Imzot Frang Bardhit, teksti i sė cilės ėshtė shkruar nga njė vajzė e re (kantautore) Arbėria Hetemi dhe kompozuar e kėnduar nga dueti Arbėria Hetemi dhe Ernest Muhaxheri. Nė spektakėl, do tė marrin pjesė emra tė njohur, artit e muzikės, si: Rajmonda Badulla, Paulin Treshi, Bajazit Myrtyshi, Albert Stanaj, Petrika Melo, Adriatik Sefa, Kreshnik Zhabiaku (prezamtues i Festivalit), Fran Gjoka, Bashkim Braho, Gjergj Dedvukaj, Nermin Daja, Ami Kraja, Anxhela Zagreda (prezamtuese e Festivalit), Ligor Luarasi, Enxhi Hyseni, Angelina e Gėzim Nika, etj.

Gjithashtu, qėllimi ynė kryesor ėshtė edhe dalja nė skenė e elementit tė ri, fėmijėve e rinisė; sepse nė kėtė mėnyrė ne pėrcjellim, nėpėrmjet kėngės, valles, kostumeve me larushi ngjyrash, instrumenteve tė lashta foklorin e pasur tė gurrės sonė popullore. Njė vend tė veēantė i ėshtė kushtuar skenės, ku elementėt e lashtėsisė do tė bien nė sy epoka e ndritur ilire edhe nė skenografi tė realizuar nga artisti i palodhur i komunitetit tonė Astrit Tota. Kėsisoj edhe njė herė kėmi rastin e mirė pėrmes Festivalit, tė identifikojmė artistėt e nderuar tė komunitetit shqiptaro - amerikanė dhe mbajmė tė bashkuar kėtė komunitet tonė pa dallim feje, krahinė e ideje.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara