HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nyja e njerėzores

-- nga Kim Mehmeti, TemA

Kim Mehmeti Nė kėtė botė nuk janė nė konflikt religjionet, por bėhet luftė nė mes jonjerėzores dhe njerėzores. Nė kėtė botė nuk ka religjione tė mira dhe tė kėqija, po ka besimtarė tė njerėzishėm dhe tė atillė qė nuk u mjafton dashuria ndaj fesė sė vet dhe u nevojitet edhe urrejtja ndaj tė gjithė tė tjerėve, qė nuk i takojnė taborit tė tyre etnik dhe fetar. Mė nė fund, nė kėtė botė – ku nuk ėshtė e ēuditshme qė njė ditė tė legalizohen edhe marrėdhėniet seksuale mes njerėzve dhe kafshėve – nuk qėndron problemi se cili nga religjionet ėshtė mė afėr fronit tė Perėndisė, por te e vėrteta se ēdo gjė – pėrfshi edhe vetė religjionet – u ėshtė nėnshtruar lojėrave globale, tė cilave nuk u ėshtė e rėndėsishme as rruga qė shpie drejt Zotit as fati njerėzor, por i josh vetėm erėmimi i parave dhe ai i pėrfitimeve personale.

Erėmim i cili e shfarosi erėn e njerėzores, na pruri aty ku harruam disa vlera tė lashta, pa tė cilat nuk ėshtė e mundur tė qėndrojė drejt boshti njerėzor. Si pėr shembull, parimi elementar qė t’i pėrkulesh Perėndisė tėnde, por tė mos pėrbuzėsh ndjenjat religjioze tė atyre qė kanė besim tjetėr. Pra, tė kultivosh vetėdijen se forca e njė religjioni nuk ėshtė proporcionale me arrogancėn qė ajo tregon ndaj feve tjera, por nga aftėsia t’i mbajė nėn kontroll fanatikėt e saj tė “diplomuar”.

Kuptohet, nė kėtė botė nuk ėshtė gjithaq problematike e vėrteta se gjithmonė do tė ketė ndonjė redaktor danez, i cili – sipas pohimit tė tij tė pėrcjellė nė gazetėn New York Times - nė vitin 2003 nuk ka guxuar t’i botojė (dhe mirė ka bėrė qė nuk i ka botuar) karikaturat e Jezu Krishtit, por ka guxuar qė nė 2005 t’i botojė ato tė Profetit mysliman. Nuk ėshtė problematike as ajo se ka edhe shqiptarė, tė cilėt i mrekullon ky guxim i redaktorit danez dhe shtrojnė pyetjen se pse drejtuesit e gazetave tona nuk janė mė tė guximshėm nė mbrojtjen e tė drejtės sė “shenjtė” tė lirisė sė shtypit. Problemi qėndron aty se as redaktori danez, as adhuruesit e tij nė mesin tonė nuk e vėrejnė se botuesit e kėtyre karikaturave s’bėjnė gjė tjetėr, pėrpos qė vizatojnė karikaturėn e botės sė sotme pėrplot me kontradikta.

Pra, nuk e shohim se pas dėshtimit tė kohės sė njė ideologjie planetare qė kishte pėr qėllim ta “vrasė” Zotin – ajo komuniste – jetojmė nė kohė kur sforcohet perandoria e globalizimit. Perandori e cila duke u orvatur tė gjithėve tė na veshė me uniformėn e “koka-kolės”, filloi tė shfarosė shpirtin njerėzor, tė ngulfasė njerėzoren nė ne. Dhe pėr ta realizuar kėtė qėllim, filloi t’i vėrė nė shėrbim dhe t’i instrumentalizojė edhe religjionet. E lėshoi “virusin” e rrezikshėm tė animoziteteve ndėr-religjioze, i cili pėrhapet nėpėr botė si shtrėngatė para sė cilės njerėzorja i mbyll dyert dhe shpall dorėzimin e vet.

Kjo qė ndodh nė botėn islamike pas botimit tė karikaturave tė Profetit mysliman nė disa gazeta tė shteteve perėndimore, ėshtė vetėm njė pėrrua i vogėl nga tė shumtėt qė rrjedhin drejt oqeanit tė animoziteteve ndėrnjerėzore. Pėrrua i cili rrodhi nga frigoriferėt perėndimorė ku ruhen tė ngrira tė vėrtetat manipuluese, frigoriferė qė kanė mundėsi tė ngrijnė apo kur e do nevoja tė shkrijnė ndjenjat kolektive tė popujve. Tė cilat ndjenja pastaj i drejtojnė kah detrat globalizues. Shkrirja e manipulimeve globale me ndjenjat njerėzore ka filluar qysh moti. Por u bė e ditur nė ēastin kur terrorizmit, i cili nuk ka as pėrkatėsi fetare as shenjė etnike - por gjithmonė ka pasur vetėm tipare jonjerėzore - iu shtua parashtesa religjioze thuajse nė botė nuk ka terroristė me pėrkatėsi tjetėr religjioze pėrpos atyre tė fesė myslimane. Me ēka u shėnua vija e saktė e frontit qė ndan tė “rrezikshmit” dhe u dha shenjė qė tė “rrezikuarve” t’u bien borive e tė shpallin alarmin pėr “vetėmbrojtje”.

Tani, kur nė hartat globale janė shėnuar vijat ndarėse mes tė “rrezikshmėve” dhe tė “rrezikuarve”, nė radhė janė debatet, parashikimet, analizat... Pra nė radhė janė ata qė duhet tė ngrenė mjegull qė tė mos shihen betejat vendimtare se kush do tė sundojė me kėtė botė. Tani pra janė nė radhė mediat, tubimet shkencore, ekspertėt juridikė, tė cilėt duhet tė zbulojnė kufirin e padukshėm, i cili nuk duhet tejkaluar, vijėn mbrojtėse tė atyre qė janė tė rrezikuar nga e drejta e tė tjerėve. Dhe pėrderisa do zgjasin debatet, pėrderisa do matet kilometrazhi i saktė prej kėtu deri nė parajsė, merimangat do e thurin rrjetin rreth nesh. Qė pastaj tė shohim se nė kėtė botė nė tė vėrtetė kurrė nuk ka marrė fund lufta nė mes atyre qė ndėrtojnė ferrin mbi kėtė tokė dhe atyre qė duan tė ndėrtojnė parajsėn e kėsajbotshme. E ndėrkaq, edhe njėra edhe tjetra palė betohet se materialin ndėrtues e marrin nga punėtoritė religjioze.

Nėse protestat nė disa vende islamike dhe botimi i karikaturave tė Profetit mysliman nė disa gazeta tė shteteve tė “civilizuara” perėndimore, mund tė jetė vetėm provė gjenerale pėr matjen e forcės mes lojtarėve globalė – pėrpara zgjidhjes sė mundshme luftarake tė problemit atomik me Iranin - kolonat e myslimanėve tė hidhėruar nė disa nga qytetet e Maqedonisė ishin nė kufi me tė pakuptueshmen. Nė mos pėr hiēgjė tjetėr, atėherė shkaku se as religjioni islam mbrohet me protesta, e as madhėria e Profetit mund tė njolloset me disa karikatura. Religjioni islam – si edhe cilado fe tjetėr – varet vetėm nga njerėzorja nė ne, ndėrsa tė dėrguarit e Zotit i mbron respekti dhe dashuria jonė e sinqertė. Gjithė tė tjerat janė vetėm “spontanitet” i cili edhe kur ėshtė shumė i sinqertė dhe njerėzor, ėshtė nė shėrbim tė qėllimeve joreligjioze. Posaēėrisht kur ėshtė i stolisur me folklor tė huazuar arab, i cili nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me kulturėn dhe traditėn religjioze shqiptare. E nė protestat qė u organizuan nė Shkup dhe Tetovė kishte plot tė rinj qė me veshje dhe sjellje imitonin moshatarėt e tyre tė vendeve arabe. Me ēka dėshmonin se nuk njohin edhe parimet elementare tė fesė islame, e cila kurrė nuk mbėshtetet nė pėrkatėsinė etnike e shtetėrore.

Por megjithatė, kėto protesta ishin mėsim i mirė pėr qytetarėt e painformuar sa tė kuptonin rregullat e lojėrave politike globale. Sepse edhe si tė atillė – pa prijės dhe pa organizatorė tė njohur publikisht – ashtu nė miniaturė, zbardhnin diēiturėn e lėvizjeve globale nė tė cilat – ashtu siē ndodhi edhe nė Maqedoni – ēdo lumi “spontan” tė ndjesive njerėzore u del pėrpara ndonjė pengesė, e cila dėshiron t’ia ndėrrojė rrjedhėn, ta ēojė ujin nė mullirin e vet partiak. Dhe kur kėtė nuk e arrijnė, duan qė pėrmbytja tė jetė sa mė e madhe. Qė pastaj pėr protestat tė fajėsojnė fajtorin kujdestar, i cili gjithmonė ėshtė kundėrshtari i tyre politik. Pra, siē ndodhi nė Shkup ku kolonės sė protestuesve myslimanė i dolėn pėrpara aktivistėt e Partisė Demokratike Shqiptare. Mbase qė tė dėshmoheshin pėrpara ambasadorėve tė huaj perėndimorė si tė vetmit aktivistė me bindje europiane, apo pse donin qė edhe kėtė mllef qytetar ta derdhnin nė lumin e lojėrave parazgjedhore.

Nuk ėshtė e nevojshme tė theksohet se pėr shqiptarėt janė tė panjohura dhe tė pakuptimta kolonat njėreligjioze. Se ata gjithmonė kanė ditur tė ruajnė shėndetin e trupit tė tyre etnik, i cili ėshtė i pėrbėrė nga muskulatura e tre religjioneve mė tė mėdha tė kėsaj bote – myslimane, katolike dhe ortodokse. E panevojshme ėshtė tė thuhet se ndaj kėtij triumvirati religjioz shqiptarėt janė sjellė dhe do tė sillen si ndaj ngjyrave tė ylberit. Kėshtu janė sjellė edhe nė kohėt e Rilindjes, qysh nė ditėt e Nolit e tė Naimit kur nuk ka pasur TV private si sot, nga ekranet e tė cilėve hajdutėt e sotėm bėrtasin “kapeni vjedhėsin”. Pra qysh nė kohėt kur nuk ka pasur ligje tė panumėrta demokratike saē kemi sot, por nuk kanė munguar vlera religjioze dhe njerėzore, tė cilat nuk kanė lejuar qė tė shkelėsh fe e komb, vetėm qė tė ngjitesh nė lartėsitė pushtetmbajtėse.

Nė lartėsitė ku mund tė ndėrtosh kullėn e mirėqenies tėnde personale duke u thirrur nė tė mirėn e popullit qė pėrfaqėson. Siē ndodhi me protestuesit myslimanėve nė Shkup, tė cilėve papritur u dolėn aktivistėt e PDSH-sė jo qė t’ua tregonin rrugėn nga tė shkonin, por t’u tregonin se nuk kanė vlerė protestat qė nuk i udhėheq partia e tyre. Mbase kjo ėshtė dėshmi mė e madhe se duhet thėnė hapur se ne i shpėtuam kohės ideologjike kur disa donin ta “vrisnin” Zotin, por jetojmė nė kohė kur bėhet shfarosja e njerėzores nė ne. Pra kanoset rreziku qė tė dėmtohet nyja ku ėshtė lidhur fillimi, mesi dhe fundi i gjitha religjioneve – njeriu.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara