HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


TETOVA - KRYEQENDRA E ILUZIONEVE

-- nga Kim Mehmeti

Kim Mehmeti Me shumėēka, Tetova i ngjan lumit tė vrullshėm tė kohės qė jetojmė, mbi syprinėn e tė cilit thyhet realiteti i shoqėrisė sė shqiptarėve tė Maqedonisė. Por, kjo fare nuk do tė thotė se banorėt e kėsaj hapėsire nuk kanė tiparet e veta dalluese qė portretin e tyre e bėjnė tė dallueshėm nga ai i shqiptarėve tė krahinave tjera.

Sot shumėkush pyet sindodhi qė kėrkesa e shqiptarėve pėr njė universitet tė pėrfundojė me dy institucione tė larta arsimore

Asnjė vendbanim tjetėr si Tetova nuk e shpalosė realitetin e sotėm tė shoqėrisė sė shqiptarėve tė Maqedonisė. Atė realitet, i cili qėndron pezull mes tė mundshmes dhe tė dėshiruarės, nė mes tė humbjeve nga e kaluar qė nuk mund tė kompensohen me asgjė dhe tė sotmes qė i ngjanė udhėkryqit me semaforė tė prishur. Realitet tė cilin sa e kumtojnė tė rinjtė e ndodhur pėrpara ardhmėrisė qė i ngjanė kopshtit me ėndrra tė venitura, po aq edhe gjeneratat e vjetra me hovė tė thyer pėrgjysmė, me njėrėn kėmbė nė ideologjinė socialiste, e me tjetrėn nė ēmendurinė e sotme demokratike.

Pamje nga Tetova

Askund si nė Tetovė nuk mundė tė lexohen porositė domethėnėse tė rinisė shqiptare nė Maqedoni, e qė vijnė tė shkruara sa nga shikimi i syve lozonjarė tė ndonjė vashe tė mbuluar me shami, po aq edhe nga buzagazi lazdran i ndonjė goce mem barkun cullak dhe dy tė tretat e gjinjve tė zbuluar. Tetova ėshtė vendbanim qė ka domethėnien e letėrnjoftimit gruporė tė shqiptarėve tė Maqedonisė, jo vetėm pse ka dy universitete e mė shumė “shtėpi publike” sesa biblioteka, por edhe shkaku se kėtu ėshtė mė e dukshme beteja dhe lufta kundėr akulturimit dhe mbrojtjes sė identitetin vetjak tė kėsaj pjese tė tėrėsisė sė popullit shqiptarė. Luftė qė mbanė vulėn e hutesės se si tė dilet nga spiralja e kafeneve tė panumėrta nga ushton “turbo-folku” turko-serb dhe si tė plotėsohen nevoja pėr objekte kulturore dhe sportive, ku do harxhonin kohėn tė rinjtė qė ia mėsyjnė Tetovės si haxhinj tė devotshėm qė duan t’i pėrkulen altarit tė diturisė.

Mė qartė se cilido vendbanim tjetėr, Tetova do ua rrėfejė tė vėrtetėn se shoqėria shqiptare nė Maqedoni bie nė gjumė duke e dėgjuar tik-takun e orės “provinciale” dhe zgjohet nga gjumi me cingėrimėn e orės sė iluzioneve se ėshtė bėrė “metropol” e rėndėsishme mbarėshqiptare. Tetova ka objekte me nam dhe nishan, si pėr shembull Xhaminė e Larme, Teqenė e bukur, Kalanė, Kodrėn e diellit me hotele dhe hapėsira pėr skijim..., por qė tė shėnojė drejtė kalendarin e shoqėrisė sė shqiptarėve tė Maqedonisė, objekt i saj mė i njohur i sotėm ėshtė kafeneja “Dora”, tė cilėn kryesuesit e PDSH-sė qėmoti e kanė promovuar si seli alternative tė kėsaj partie. E qė shpjegon se shqiptarėt e Maqedonisė - mbase si edhe tė gjithė bashkėkombėsit e tyre - ndodhė tė mos e dinė nė ē’lagje janė bibliotekat dhe shkollat, por kurrsesi nuk mund t’u ndodh tė mos e dinė adresėn e saktė tė Tempujve partiakė, ku bėhet bekimi politik i tė vlefshmes dhe anatemohet e pavlefshmja. Andaj, nė Tetovė mė lehtė mundė ta gjesh selinė e partisė sė Ali Ahmetit, sesa dekanatin e Universitetit tė Tetovės. Mbase edhe shkaku se ai qė i dinė adresat e selive partiake, nuk ka pse tė interesohet pėr vendndodhjen e institucioneve arsimore, sepse “certifikata” partiake ėshtė ēelės qė sot t’i hapė dyert e punėsimit edhe aty ku asgjė nuk tė vlen as doktoratura shkencore.

Me shumėēka, Tetova i ngjan lumit tė vrullshėm tė kohės qė jetojmė, mbi syprinėn e tė cilit thyhet realiteti i shoqėrisė sė shqiptarėve tė Maqedonisė. Por, kjo fare nuk do tė thotė se banorėt e kėsaj hapėsire nuk kanė tiparet e veta dalluese qė portretin e tyre e bėjnė tė dallueshėm nga ai i shqiptarėve tė krahinave tjera. Edhe sikur mos kishin tipare dalluese, ato do ua trillonin tė tjerėt, ashtu siē ndodh ēdokundė nė kėtė Ballkan ku popujt jetojnė nė mjegullėn e sajesave tė trilluara dhe realitetit qė i rrethon. Njeriu mundet tetovarėve t’ua mohojė shumė aftėsi, apo edhe t’ua shtojė tiparet qė nuk i kanė, por assesi nuk mundet tė mos e pranojė se janė tregtarė tė lindur, tė cilėt sikur t’i lėsh edhe nė mes tė shkretėtirės, ata tė nesėrmen do hapin dyqane ku tė gjithėve do u shesin rėrė. Bile edhe duke i bindur blerėsit se rėra nė thasėt e tyre, ka diēka qė nuk e posedon ajo tė cilėn e ka dhėnė Zoti. Si tė tillė, ata ishin tregtarėt mė tė njohur nė Jugosllavinė e dikurshme. Dhe i gjeje nė tė gjitha tregjet, duke filluar nga Sllovenia e deri nė qytetet mė jugorė tė kėsaj federate tė dikurshme.

Pa dyshim se banorėt e Pollogut, janė ndėr tė parėt qė ēelėn dyert e rėnda tė kurbetit. Ata ia mėsynė botės pėr tė siguruar ekzistencėn qysh nė vitet kur pėr shqiptarėt nga kjo anė e kufirit, preferohej vetėm punėsimi si druprerėsit sezonal. Si rrallėkush tjetėr nga kėto hapėsira, tetovarėt e dinė se pėrpos me djersė, monedhat e shteteve perėndimore duhet lagur edhe me lotėt e pėrmallimi pėr familjarėt e lėnė nė vendlindje. Si askush tjetėr, ata e njohin shijen e dhėndėrisė sė ngutshme, e cila ende pa u ngrohur mirė nė shtratin bashkėshortorė, duhet t’i bėjė gati valixhet e kurbetit dhe me djersė dhe lot tė sigurojė mbijetesėn e familjes. Si shumė pakė tė tjera, gratė tetovare e kanė gėlltitur helmin e takim-ndarjeve dhe e njohin kuptimin e jetesės qė mbetet tė qėndrojė vetėm mbi boshtin se ke pranė pjellėn, e cila rritet duke parė fotografinė e varur nė mur nga i shikon babai qė ndodhet diku larg nė kurbet.

Mbase edhe nuk ishte e rastit qė ata, tė cilėt kishin kaluar edhe nėn “gurin e mullirit”, tė parėt tė lexonin kalendarin e kohės sė re tė kapitalizmit. Dhe ndėr tė parėt themeluan partinė shqiptare. U bėnė gati pėr sistemin shumėpartiak qysh nė ditėt kur hapėsirave tė kėtushme ende u vinte erė socializmi, nė kohė kur shqiptarėt tjerė ende mbanin njėrėn kėmbė nė rrugėn ideologjike e tjetrėn nė bulevardet joshėse tė demokracisė. Pra, tetovarėt tė parėt themeluan Partinė pėr Prosperitet Demokratikė me kryetarin shqiptar dhe sekretarin e Pėrgjithshėm tė etnitetit maqedonas. Ashtu siē munden vetėm ata qė nuk lejojnė asgjė t’i befasojė, qė qėndrojnė me njė kėmbė “kėtu” e me tjetrėn tė gatshme tė lėshohet aty ku do ta kėrkojė nevoja. Ashtu siē munden dhe dinė vetėm ata, tė cilėt pėrvoja jetėsore i ka mėsuar se si tė mbijetosh edhe nė ditė kur nuk ėshtė e qartė se ē’pėrmbajtje do ketė e nesėrmja.

Dhe shumė shpjet gjėrat morėn rrjedhėn, e cila tani lehtė mundė tė shpjegohet: brenda mė shumė se njė dekadė, Tetova u bė kryeqendėr e iluzioneve tė shqiptarėve tė Maqedonisė. U bė kryeqendėr ku lindnin dhe rriteshin ambiciet kolektive tė shqiptarėve tė kėtushėm, u bė djep ku bėnin gjumė tė gjithė ambiciet e joshura nga rendi i ri shoqėror. Kėshtu qė, ata qė kishin ambicie politike, duhesh tė drejtohen kah “meka” e pashmangshme, ku ndaheshin “certifikatat” e atdhetarisė - Tetovės. Pra, Tetova me dekada e heshtur dhe me rininė e shpėrndarė nėpėr tėrė rruzullin tokėsorė, pėrnjėherė u bė zhurmėmadhe. Zhurma e sajė i zgjoi edhe shqiptarėt tjerė tė Maqedonisė, veēanėrisht ata tė Shkupit, tė cilėt edhe sot pėrsėrisin atė qė e kanė menduar gjithmonė pėr bashkėkombėsit e tyre tetovarė: atė qė ka pjellė Tetova, duhet ta rritė Shkupi. Ndoshta kėtė e thonė nga qė ua kanė zili tetovarėve, apo shkaku se edhe sot e kėsaj dite ata jetojnė me bindjen se Tetova prodhon shqiptari, por shkupjanėt duhet tė “shqiptarojnė”.

Historia e Tetovės ėshtė e shkruar mbarė e mbrapsht, varėsisht nga shkruesi i sajė dhe nga prirjet qė ka pasur. Por, sido qė ta pėrpilosh atė, nuk mund tė mos e theksosh se nga fushata socialiste kundėr “irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptarė” e viteve tė tetėdhjeta, mė sė shumti pėsoi pjesa e arsimuar e popullatės tetovare. Shumica e tė “distancuarve” tė atėhershėm (tė pėrjashtuarve nga puna), nuk u gjunjėzuan, nuk pėsuan si ata tė cilėve posa ua ngatėrron hapin, e humbin dėshirėn pėr udhėtimit tė mėtejmė.

Me ēka edhe njėherė dėshmuan thėnien se ēdo e keqe qė nuk tė gjunjėzon aq sa tė mos mund tė ngrihesh sėrish nė kėmbė, ta sjell njė tė mirė. Thėnie qė vlen vetėm pėr ata qė nuk dorėzohen, qė e kanė kuptuar se jeta nuk ėshtė vrapim i ngutshėm nėpėr livadhe tė lulėzuara, por ecje e lodhshme drejt lartėsive nga shpesh edhe mund te rrokullisesh. Kėshtu qė tetovarėt qysh nė vitet e socializmit, bėnin “trajnime” kapitaliste, duke marr nė duar thuajse gjithė tregjet e perimeve tė ish-Jugosllavisė. Kuptohet edhe duke qenė pronarė nė ėmbėltoret mė tė njohura nė bregdetin e Adriatikut. Dhe ndėrkohė, ndėrtonin pallate tė bukura familjare nė vendlindje, ndėrtonin shtėpi, tė cilat ua vrisnin sytė komisarėve komunistė, qė shpresonin se me “diferencimin” ideologjik e kishin asgjėsuar pjesėn e shkolluar tė shqiptarėve tė kėtushėm.

Nuk ka dyshim se kohėn e re demokratike, tetovarėt e pritėn mė tė gatshėm se cilido mjedis tjetėr i shqiptarėve tė Maqedonisė. Ata demokracinė e pritėn me dyqane dhe ėmbėltore tė vogla, por me pėrvojė tė madhe se ē’do tė thotė tė mbėshtetesh vetėm mbi djersėn e derdhur. Dhe jo rastėsisht, ata ndėr tė parėt realizuan “bashkimin” mbarėshqiptarė, duke e ēuar groshėn tetovare nė Tiranė posa atje ra pėrmendorja e Enver Hoxhės. Shqiptarėve tė mėmėdheut, ata ua ofruan edhe shijen e akullores, e cila i lagte buzėt e fėmijėve tė atjeshėm, por i thante xhepat e cektė tė prindėrve tė tyre tė varfėr. Tetovarėt ndėr tė parėt e kuptuan se e pėrkthyer nė gjuhėn praktike, koha e “tranzicionit” ka domethėnien e viteve kur politikanėve tė sotėm u mundėsohet tė bėhen kapitalistė tė sė nesėrmes. Pra, ata ndėr tė parėt e kuptuan se ai i cili do arrijė tė sotmen ta jetojė si politikan, e ka tė siguruar tė nesėrmen si kapitalist i pasur.

Dhe pėrderisa shqiptarėt tjerė tė Maqedonisė pyesnin se ēka ndodh nė Tetovėn dhe prisnin nga andej t’u arrinin projektet pėr tė ardhmen e tyre, pra pėrderisa shqiptarėt tjerė tė kėsaj anė ishin tė hutuar nga atdhetari-tregtia e politikanėve tetovarė, rrėzė malit tė Sharrit u themeluan edhe shumė parti tjera politike. Parti tė cilat ngutshėm e kishin kuptuar veprimin mė tė frytshėm politik: tė shesėsh atdhetari nė Tetovė, e tatimin e shqiptarisė ta mbledhėsh nė institucionet shtetėrore tė Shkupit. Dhe lidershipėt shqiptarė nga Tetova e shpėrndanė ėndrrėn e tyre metropolitane pėr Tetovėn me peshė mbarėkombėtare, e cila ishte rritur nė djepin e ngrohtė tė provincializmit dhe lokalizmit.

Pra, elitat partiake nga Tetova bėnė atė qė nuk e priste askush: hoqėn dorė nga Shkupi si qendėr shekullore e shqiptarisė dhe e shpallėn Tetovėn si pikė tė rėndėsishme tė trekėndėshit tė qendrave kulturore dhe administrative shqiptare.

Dhe ashtu ata realizuan deri nė pėrpikmėri konceptin sllav qė Shkupit t’i zhvishen “tirqit” dhe “plisi” i bardhė shqiptarė dhe, shenjė njohėse e tij tė mbetet vetėm kryqi mbi malin Vodno dhe alfabeti cirilik. Sot shumėkush pyet si ndodhi qė kėrkesa e shqiptarėve pėr njė universitet tė pėrfundojė me dy institucione tė larta arsimore. Dhe tė dy universitetet tė ndodhen nė Tetovė. Shumėkush pyet edhe pse partitė shqiptare mė mirė ndjehen kurė i kanė selitė alternative nėpėr kafenetė e Tetovės, sesa nė kryeqendrėn administrative tė Maqedonisė, nė Shkup.

Ata qė shtrojnė kėto pyetje, vetėm dėshmojnė se nuk e kanė dėgjuar barsoletėn pėr drejtuesin e njė ndėrmarrjeje ndėrtimore nga Tetova, i cili ka konkurruar pėr ndėrtimin e njė tuneli nė njė shtet perėndimor, e i cili ka ofruar ēmim mė tė lartė se gjithė tė tjerėt. Kur e kanė pyetur pėr ēmimin, ai u ka dhėnė pėrgjigje tė shkurtėr, por domethėnėse; me atė ēmim do fitoni dy tunele! Tetovari i kėsaj barsolete nuk e ka pasur vėshtirė tė shpjegojė si dhe pse: punėtorėt e tij shqiptarė, qė do fillojnė gėrryerjen e tunelit nga anėt e kundėrta tė malit, do e shpojnė malin pa u takuar nė mes tė kodrinės. Ashtu si nuk u takuan askund inatet e partive qė kishin pėr obligim tė realizonin kėrkesėn e shqiptarėve pėr njė universitet dhe themeluan atė privatin tė Evropės Juglindore me emrin alternativ “Universiteti i PDSH-sė” dhe Universitetin shtetėrorė tė Tetovės, tė cilin shqiptarėt e kėtushėm e pėrjetojnė si pronė tė partisė sė Ali Ahmetit.

Ky emėrtim alternativ i dy universiteteve tė shqiptarėve me seli nė Tetovė edhe mund tė jetė i nxitur nga qėllimkėqijtė, por emėrtimi i kėtillė ėshtė domethėnės pėr ta kuptuar realitetin e shqiptarėve tė Maqedonisė. Pėr tė kuptuar drejtė pėrditshmėrinė e kėsaj pjese tė popullit shqiptarė, e cila ende ėshtė e zhytur nė baltėn ngjitėse tė politikės sė ditės, se edhe veprimtaritė mbi dyert e tė cilave duhet tė qėndrojė mbishkrimin: “Ėshtė e ndaluar hyrja pėr partitė politike!”, janė nė kthetrat e qarqeve tė ngushta partiake. Realiteti i kėtillė ndikon qė as zhurma studentore tė mos arrijė ta heshtė pėshpėritjet se nė dy universitetet e Tetovės ligjėrojnė shumė aktivistė tė dikurshėm partiak tė cilėt u bėnė “instantė” doktorė shkencash nė Qafė tė Thanės, apo nė vendkalimin kufitarė bullgaro-maqedonas. Pra, ky realitet mundėson qė as zhurma e shkaktuar nga grindjen ndėrpartiake, tė mos arrijė tė heshtė tė vėrtetėn se askund si nė Tetovė nuk mund tė shihni realitetin e plotė tė shoqėrisė sė shqiptarėve tė Maqedonisė.

Shoqėri e cila mbase luhaten nė kolovajzėn ku nuk ka vend pėr urtėsinė se nga kėpucėt e ngushta vuan deri sa ato tė hapen, ndėrsa nga iluzionet e kota vuan tėrė jetėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara