HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Celularin e liron demonopolizimi

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku, Durrės, 1.6.2006*

U bėnė vite qė opinioni publik shqetėsohet pėr ēmimin e lartė tė bisedave me celular, e nga ana tjetėr, pėrveē Gazetės Shqiptare, pak kush po analizon shkaqet e rrugėt e zgjidhjes! Qeveritė ndryshojnė, po ēmimet e dyshes AMC-Vodafone mbeten njėsoj tė larta: me disa fish mė tė larta se nė ēdo vend tjetėr tė krahasueshėm me ne. Enti Rregullator i Telefonisė (ERRT), qė duhet teorikisht tė vendosė ēmimet, ėshtė i pafuqishėm: nga njėra anė, i paraqiten me qindra mijra faqe shifrash pėr tė studjuar (nga t’ua gjejė fillin e shkreta ERRT), e nga ana tjetėr, kush e di se ēfarė i jepet edhe nėndorė, qė t’i mungojė fare vullneti i studimit! Zyrtarėt shqiptarė nuk detyrojnė dot kėtė dyshe monopoliste, AMC-Vodafone, qė tė pėrdorė tarifa normale, ato tė rregulluarat nga ERRT-ja, prandaj e vetmja zgjidhje ėshtė qė t’i lihet nė dorė tregut: tė demonopolizohet tregu, pra tė derregullohet, duke futur disa firma tė tjera konkuruese.

Nė teori, ERRT-ja duhet tė pėrcaktojė ēmimin e tregut tė bisedave me celular, sepse mungon rregullatori perfekt i ēmimit, konkurenca nė treg: janė vetėm dy kompani greke qė operojnė, dhe dihet se nė kėto kushte, ėshtė e pritshme qė kėto kompani tė merren vesh pėr ēmimet, pra tė kalojnė nga pozitat oligopoliste (treg me pak furnizues) nė pozita monopoliste (apo kuazimonopoliste, si treg me njė furnizues).

Por ERRT praktikisht nuk e kryen dot detyrėn e saj. E para, sepse pėrbėhet nga nėpunės tė shtetit shqiptar, qė i pėrkasin njė xhinsi tė njohur, xhinsit tonė, e nuk ka sepse tė presim prej tyre, qė papritmas tė ndryshojnė nga “vllezėrit” e tyre nė punėt tjera tė shtetit tonė: ne jemi kampjonė tė korrupsionit nė botė! Pra, edhe ata tė ERRT-sė janė njėsoj tė korruptuar, rendin njėsoj pas rryshfetit, si edhe “vėllezėrit” tyre mjekė, nėpunės bashkie apo ministrie, gjykatės, prokurorė, mėsues etj. E dyta, po tė mos jenė tė tillė, tė korruptuar, do ta kishin shumė tė vėshtirė tė mbijetonin nė administratėn shtetėrore shqiptare, qė thith tė korruptuarit, dhe flak tej tė ndershmit.

E treta, nė rastin konkret, pasuria e madhe qė ėshtė pėrqėndruar nė kėto dy kompani, e rėndon mė tej shtytjen pėr korrupsion. Duke pasur para tė madhe nė dorė, kėto firma janė bėrė “sponsorizuesit” e ēdo gjėje nė Shqipėri, duke filluar me masmediat, me bisedat e kryeministrit e tė tjerėve, e duke mbaruar me gjėrat mė tė vogla. Nė kėto kushte, AMC-Vodafone i kanė xhan tė gjithė, e prandaj kush do ta mbronte njė zyrtar tė ndershėm tė ERRT-sė, qė do tė donte tė zbatonte ligjin ndaj tyre?! Menjėherė shefat do ta degėdisnin zyrtarin e shkretė, do ta hiqnin qė tė merrnin ryshfetin pėrkatės nga AMC-Vodafone, qė ai nėpunėsi guxonte t’i shqetėsonte.

Nuk ėshtė vetėm Shqipėria qė ka kėto probleme me ERRT-rat: edhe nė shumė vende tė huaja, mė tė pėrparuara se ne, mė pak tė korruptuara se ne, puna rregullatore e enteve ka rezultuar shumė pak efektive.

E vetmja zgjidhje ėshtė derregullimi: tė futen nė tregun tonė disa firma qė sigurojnė bisedimin me celularė. Nuk mjafton njė “Eagle Moble”, ajo kompania shtetėrore fantazėm e celularit, e lidhur me Telekomin tonė. Jo, duhen sė paku edhe tri kompani tė tjera.

Shteti duhet tė veprojė urgjentisht, e nė ballė tė shtetit ėshtė ministria qė mbulon telefoninė, ajo qė ka ministėr z. Basha. Ministria duhet tė organizojė me urgjencė njė ofertė pėrkatėse pėr dhėnie tė tri liēensave tė reja. E kėto liēensa duhet tė promovohen shumė e shpejt, nė vende si Italia, qė ėshtė fqinji ynė, dhe ku operojnė disa kompani celulari. Nėse do tė siguronim qė nė Shqipėri tė operojnė sė paku 5-6 kompani celulari, automatikisht, pa shumė nevojė nga ERRT, do tė ulej ēmimi i bisedave telefonike, duke u barazuar me vendet e tjera. Kjo sepse do tė fillonte gara reale, pa marrėveshje nė mes ofruesve tė shėrbimit: ėshtė shumė mė e lehtė pėr shtetin tė pengojė qė tė merren vesh pėr caktimin e ēmimeve tė larta, 5-6 kompani celulari, sesa dy, e kjo ėshtė garancia qė ligjet e konkurencės do tė fillojnė tė veprojnė.

Ka vite qė e kėrkojmė kėtė derregullim - pėrse nuk bėhet? Ka vetėm njė pėrgjigje racionale: sepse AMC-Vodafone korrupton qeveritarėt qė kanė detyrė pėr ta bėrė kėtė derregullim! Ky kryeministri i ri u mburr shumė pėr antikorrupsionin e tij, por edhe ky, po mbush vitin nė pushtet, por nuk po duken gjėkundi as tri kompani celularėsh, e as dhe njė e vetme. A mos u korruptua edhe ky?! Njė tregues i kėtij korrupsioni do tė jetė mos derregullimi i celularit, mosardhja e kompanive tė tjera tė celularit—po presim dhe pak e tė shohim, se me premtimet boshe tė tij, e kemi tashmė thesin plot, kurse ralizimet futen rehat nė xhepin e vogėl tė pantallonave!

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 2.6.2006 ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara