HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryeministri nuk i pėrgjysmon dot qiratė

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku,
    Durrės, 10.6.2006*

Dėgjuam kryeministrin tė premtojė se do t'u pėrgjsymojė qiratė eksportuesve! Nė ekonominė e tregut, qiratė i cakton tregu, dhe jo kryeministri. Nėse shteti vendos t'u paguajė gjysmėn e qirave eksportuesve, ky ėshtė njė subvencionim, pra njė ndryshim nė shpenzimet buxhetore, dhe qė mund tė bėhet vetėm me ligj, e ligjet i bėn Kuvendi, dhe jo kryeministri. Por edhe Kuvendi do tė bėnte mirė tė mos aprovonte njė ligj tė tillė.

Deshifrimi
U pėrpoqėm ta deshifronim thėnien e kryeministrit nė takimin me biznesmenėt qė eksportojnė: flitesh pėr masat qė premtonte pėr "tė nxitur eksportet dhe prodhimin vendas". Nė vijim po japim fjalėpėrfjalė atė qė deklaroi pėr qiratė: "... i kam kėrkuar ministrisė qė tė pėrgjysmojė qiratė;...ato ēka janė ... godina ..., ... ish-godina shtetėrore, ... dhe kėtė do ta bėjmė ...". Nuk kuptohet kjo "ish-godinat shtetėrore"? Nejse, ajo qė kuptohet ėshtė se premtoi t'u pėrgjysmojė qiratė pėr disa lloj objektesh e pėr disa lloj biznesesh qė kryejnė veprimtari tė lidhura me eksportin, dhe se kėtė favor do ta pėrfitojnė edhe ata qė kanė fare pak eskport, pra qė kanė eksport edhe veēse "1%" tė aktivitetit tė tyre ekonomik (kryeministri tha fjalėpėrfjalė: "tė heqim pragun 50% pėr tė pėrfituar favoret; qoftė dhe 1%, eksporti ėshtė eksport!").

Pra formalisht, ndonjė biznes mjafton tė eksportojė ndonjė gjė, sado tė vogėl, dhe do tė pėrfitojė nga kryeministri, uljen e gjysmės sė qirasė, pavarėsisht se sa ėshtė kjo qira, edhe po qe disa fishi i vlerės sė eksportit. Uf, sa keq kur kryeministri merr pėrsipėr tė flasė pėr ēdo gjė vetėm vetė-na kujton Enverin, atė "poliedrikun" tjetėr, edhe ai fliste me kompetencė pėr ēdo gjė, pėr naftėn, gjuhėn, bujqėsinė, artin etj.! Nejse, t'i lėmė lapsuset dhe maninė e protagonizmit tė kryeministrit. Tė mbetemi tek ai "pėrgjysmimi i qirasė".

Ulja e qirasė-subvencionim
Qiraja pėrcaktohet nga tregu, nga oferta dhe kėrkesa. Njė objekt i caktuar, nė njė vend tė caktuar, nė njė periudhė tė caktuar ka njė qira tė caktuar, pavarėsisht se kush ėshtė pronari i objektit. Nėse shteti ndėrhyn dhe u pėrgjysmon qiranė disa objekteve, kjo do tė thotė se gjysmėn e qirasė do ta paguaj qiramarrėsi (konkretisht ai biznesi qė ka diku njė far eksporti), dhe gjysmėn tjetėr do ta paguaj shteti, natyrisht me paratė e taksapaguesve, me paratė tona.

Nuk ka rėndėsi kush ėshtė pronari i objektit qė jepet me qira, shteti, "ish-shteti", apo "ish kudikushi", qė thotė kryeministri: ka rėndėsi fakti se shteti do tė ndėrhyjė nė tregun e qirave, duke paguar "gjysmėn" e vlerės sė qirasė. Kėsaj i thonė subvencionim: shteti vendos tė subvencionojė biznese tė caktuara (qofshin eksportuese apo "1% eksportuese"!). Sido qė ta vėrtisė gjuhėn kryeministri, thelbi i fenomenit ekonomik mbetet subvencionim shtetėror, pavarėsisht se Ai mund tė arrijė "ta fshehė" kėtė subvencionim nga librat e llogarisė tė shtetit tonė tė habitshėm, me "pėrgjysmime tė qirave tė ish-godinave shtetėrore"(!): nė njė rast tė tillė, pėrveē tė tjerave, do tė kishte bėrė njė vepėr penale, fshehje apo mashtrim me shpenzimet e buxhetit tė shtetit.

Subvencionimet, vetėm me ligj
Subvencionimet shtetėrore, derisa janė paratė tona qė do tė shpenzohen, janė shpenzime qė duhet tė pėrfshihen nė buxhetin e shtetit, i cili ėshtė njė ligj i Kuvendit. Pra, nėse kryeministrit i teket tė suvbencionojė disa biznese, qoftė qiratė e tyre, ai ėshtė i detyruar nga Kushtetuta, qė ta bėjė njė gjė tė tillė veēse me ligj, me njė amendament tė ligjit tė buxhetit tė shtetit. Jemi akoma njė shtet i ekonomisė sė tregut tė lirė, pra demokratik, ku shpenzimi i parave tė taksapaguesve bėhet veēse me ligj-demokracia ka disa rregulla "tė bezdisshme", tė cilave duhet t'u nėnshtrohet edhe kryeministri ynė aktual.

Subvencionimi-dėshtim
Edhe nėse kryeministri do tė korrigjonte gabimin qė bėri, e do t'i drejtohesh Kuvendit pėr tė miratuar subvencionime (qoftė pėr "eksportuesit" qė kanė marrė me qira godina shtetėrore), ne do t'i kėshillonim fort deputetėt qė mos ta miratonin njė ligj tė tillė. Nuk ka punė shteti tė subvencionojė eksportet, sepse do tė krijonte degė artificiale eksporti, qė mbijetojnė vetėm me subvencionimet e shtetit, dhe jo sepse ekonomikisht janė konkuruese nė tregun botėror-i kemi tė freskėta eksportet tona tė subvencionuara tė kohės sė komunizmit, kur bilancet tona eksport-import ishin "shembullore", por qė kontribuan nė dėshtimin total sė ekonomisė sonė socialiste, duke e bėrė Shqipėrinė vendin e tallonit dhe tė mjerimit. Nė veēanti, shteti nuk duhet tė mbajė godina "qė jepen me qira", duhet urgjentisht t'i privatizojė ato pak qė i kanė mbetur, sepse shėrbejnė veēse pėr tė subvencionuar parazitizmin dhe korrupsionin e zyrtarėve shtetėrorė qė i "menaxhojnė" ato.

Eksporti tė mos pengohet nga shteti
Ndihma mė e madhe qė mund t'i bėjė shteti eksportuesve, ėshtė qė mos t'i pengojė, mos t'i sorrollasė dhe tė zbatojė ligjet. P.sh., do tė jetė njė mbrekulli nėse vėrtetė kryeministri do ta mbajė fjalėn qė "tė thjeshtojė dhe tė shkurtojė periudhėn e rimbursimeve", e qė "qindarkė pėr qindarkė do t'u jipet", e bile edhe se "shteti qė ju mbetet borxhli bėn zuzarin"-siē tha mirė, megjithėse formalisht pak nopranēe. Por nuk ndihmohet eksporti me subvencionime, qoftė tė qirasė, qoftė dhe tė kredive me "agjensira kreditimi tė eksporteve" etj.-tė gjitha janė ndėrhyrje tė rrezikshme tė shtetit nė rregullat e lojės sė tregut, qė vėrtetė kanė pasė qenė bėrė dikur, por bota e pėrparuar ka kohė qė ka hequr dorė prej tyre, sepse patėn rezultuar njė dėshtim i plotė! Le qė kjo mbase ėshtė retorika populiste e radhės e kryeministrit, sepse edhe ai e di mirė se as OBT-ja (Organizata Botėrore e Tregėtisė), nuk do tė lejonte tė bėnim subvencionime tė eksporteve tona!

Mos ėshtė pėr "kapje tė shtetit"?!
Na shkon mendja shpesh pėr keq me kėto marifetet jonormale tė kryeministrit tonė aktual: a mos do tė gjejė rrugė qė tė subvencionojė bizneset qė i duhen atij, qoftė duke i subvencionuar me "godina me qira tė pėrgjysmuar"?! Natyrisht, kjo do tė ishte baza ekonomike pėr kapjen e shtetit (state capture) nga ana e njė personi qė menaxhon paratė tona, qoftė ky kryeministri aktual!

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 11.6.2006 ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara