HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ėshtė faj tė jesh antimysliman

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku,
    Durrės, 21.6.2006*

Kanė plasur histeri gjoja filoperėndimore, qė nė fakt ėshtė njė "velo" (vello, apo vel) komunizmi. Po vihen barazime idiote: mysliman = antievropian, prolindor, anti-i krishter. Po harrohet bashkėjetesa proverbiale shqiptare e tė tri feve, pėr ta hedhur vendin nė njė ngatėrresė fetare. Atė qė bėnė kundėr feve komunistėt nė 1967-tėn, po tentojnė ta bėjnė antikomunistėt komunistė tė sotėm, tė shekullit tė XXI-tė.

Mbase duhet ta trajtojmė pikėrisht ne kėtė temė, ne qė fatkeqėsisht nuk besojmė se ka zot, por qė kur plotėsojmė formularėt, poshtė rubrikės "besimi", vendosim "mysliman", apo "ortodoks", apo "katolik". Ne nuk jemi komunistė, jo, as Volteri e tė tjerė ateistė, nuk kanė qenė komunistė. Tė tillė si ne ka shumė nė Shqipėri, ateistė, por qė pėr pendesė, nuk e stampojmė zyrtarisht ateizmin tonė. Ėshtė njė respekt qė duhet t'u bėjmė feve ne shqiptarėt, qė u treguam aq popull i ulėt, sa t'i prishim me dhunė objektet fetare (xhamia e kisha), tė burgosnim klerikėt, dhe tė ndalojmė ēdo rit fetar.

Me siguri do tė reagojnė shumė lexues: "nuk e bėnė shqiptarėt luftėn kundėr fesė, por komunistėt". Do t'u thonim se sėmundjet tona duhet t'i pranojmė, qė tė mund tė shėrohemi; pak shqiptarė mbetėn pa i hequr sė paku njė tullė, xhamive dhe kishave tona, pra jemi bashkėfajtorė me komunistėt, qoftė dhe qė nuk iu kundėrvumė atyre. Prandaj ne ateistėt shqiptarė, tė kohės sė sotme, nuk duhet tė kemi lirinė pėr t'u nėnshkruar "ateistė", ne duhet tė zgjedhim njė fe pėr nėnshkrim, si shenjė e pendimit tonė, qė tė mos pėrsėrisim tė njėjtėn gjė, "1967-ėn", as nė forma tė sofistikuar "panevropiane", siē po lexojmė kėto ditė.

Ka plasur ky diskutim qė "myslimanizmi ėshtė fe e keqe" dhe qė "krishtėrimi ėshtė fe e mirė"-dhe edhe anasjelltas-nga disa tipa qė menduam se ish-komunizmin e tyre e kishin larė me vitet e burgut. Orėt e mėsimit tė komunizmit qė u bėnin nė burg, ato qė i pėrshkruan aq bukur At Zef Pllumi, nė librin "Rrno pėr me tregue", u kanė lėnė njė vel komunizmi edhe kėtyre ish-tė burgosurve politikė qė po u kundėrvihen feve, dikush myslimaneve, e dikush tė krishterave. Si nuk skuqen, si nuk kanė turp qė janė antimyslimanė, apo anti-tė krishterė.

Islami, qenka fe antiperėndimore, qenka fe e keqe, e bile arrijnė t'u heqin tė drejtėn tė jenė patriotė atyre qė janė msylimanė, atyre qė paskan "tradhtuar fenė e tė parėve dhe fenė e tė gjithė Ballkanit dhe Evropės, Krishterimin". Natyrisht, nuk ia vlenė t'u kujtosh kėtyre as Skėnderbeun, ndėrruesin tonė tė parė tė fesė, nga i krishterė nė mysliman, dhe as mijėra patriotė shqiptarė myslimanė (nga vėllezėrit Frashėri etj.), sepse veli tyre komunist nuk i le tė shkėlqejė arsyeja, logjika perėndimore. Kot qė fshihen pas dy myslimanėve tė mėdhenj shqiptarė, Kadaresė apo Qoses; asnjėri nga ata nuk ėshtė antimysliman, e as antikristian, pėrkundrazi.

Antimyslimanizmi me vel komunist, shkon edhe mė larg, saqė edhe Kosovėn rekomandon ta urrejmė sepse paska shumicėn e banorėve myslimanė - as Enveri nuk ka pasur arritur deri kėtu... Thuhej se nė Shqipėri gjendet agjenturė pa para: e ku ka agjenturė serbomadhe mė tė mirė se kjo jona, ky veli komunist?!

Pastaj bėhen dhe pėrgjithėsime: "Islami, ishte njė regres i pashembullt". Nėse historinė nuk e kanė lexuar, kėta artistėt me vel, a kanė lexuar sė paku romane, tė pėrkthyer nė shqip?! A e kanė lexuar "Ēifuten e Toledos" tė jomyslimanit Feuchtwanger, qė tė shohin se sa "regres" ishin nė kohė tė caktuara historike myslimanėt, p.sh. kur takoheshin nė Spanjė, dy kultuara tė kohės, nga njė anė universitarėt, dhe nga ana tjetėr analfabetėt, ku nė atė periudhė historike, kėta tė fundit ishin tė krishterėt! Kjo sa pėr t'i tundur pak kėta injorantė tė historisė, me vel pseudokultural. Ne jemi tė bindur se edhe myslymanizmi, edhe krishtėrimi, i kanė sjellur pėrparime civilizimit botėror!

E logjika zyrtare perėndimore ėshtė pa vel, e qė nisė qė lart, me presidentin amerikan Bush, qė po lufton nė botė kundėr terrorizmit. Besoj se njerėzit tanė me vel komunist, do tė akuzonin edhe amerikanėt, italianėt, gjermanėt etj., pėr filomyslimanė, sepse shumė ushtarė tė tyre qė po japin jetėn nė mbrojtje tė lirisė, janė myslimanė.

Liria e fesė, bėn pjesė nė tė drejtat e njeriut, ėshtė njė nga arritjet e civilizimit, qė nuk mund ta thyej asnjė nga tanėt me vel komunist. Natyrisht, ne po vėzhgohemi "me kujdes nga ndėrkombėtarėt, tė cilėt me kėtė rast mbajnė edhe shėnimet e duhura". E na "mbahet shėnim" pėr tė mirė, respektimi i ligjeve, i arritjeve botėrore tė lirisė; e na mbahet shėnim pėr tė keq ēdo Bin Ladenizėm antimysliman.

A mos ka ardhur koha tė ndalojmė me ligj propagandėn antikombėtare, antimyslimane, antiortodokse dhe antikatolike?! Disa vite kishim ndaluar partitė komuniste e fashiste: bėmė atė qė gjatė historisė kishin bėrė shumė shtete demokratike, kur ekzistenca e tyre vihej nė rrezik.

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 22.6.2006 ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara