HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Jemi mbushur me lypės

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku,
    Durrės, 10.7.2006*

Janė shtuar shumė lypėsit nė ēdo ambjent tė Shqipėrisė. Shteti duhet tė merret seriozisht edhe me kėtė problem, sepse pamja vendit tonė po u ngjanė, pėr ditė e mė tepėr, vendeve mė tė rrėnuara tė botės. Ka zgjidhje tė shpejta, pa pritur “rritjen e nivelit tė jetesės”.

Nė ēdo lokal, nė ēdo kėnd rruge, nė plazhė e kudo, sheh lypės me pamjet dhe format e lypjes nga mė tė ndryshmet. Natyrisht ėshtė njė tregues i nivelit tė ulėt tė jetės, tė faktit se ka njerėz qė kanė mungesė tėrėsore mjetesh jetese, e prandaj dhe detyrohen tė dalin e tė lypin. Gjynah tė shkretėt! Por, kaq shumė lypės, na ka takuar tė shohim vetėm nė vendet mė tė paqeverisshme tė Azisė dhe Afrikės! Bile, ka vende, mė tė varfėr se ne, ku nuk sheh lypės, apo sheh shumė mė pak se tek ne!

E dimė me siguri, se ka njerėz qė janė shumė mė keq se ata qė “dalin tė lypin publikisht”, dhe megjithatė ata pėrmbahen .... Nga ana tjetėr, ka prej lypsėve publikė qė mund tė mos lypnin, sepse me pak pėrpjekje mund tė gjenin njė punė. Pra, edhe me lypėsit lind problemi i moralit. Sidoqoftė, shumica e tyre janė nevojtarė e hallexhinjė tė skajshėm, e meritojnė qė shoqėria jonė tė mendojė gjatė pėr ta.

Duhet qė numri i lypėsve nė ambjentet tona tė ulet me ngut, edhe sepse pamja e tyre e prish ambjentin, e bėn tė bezdisshėm, sidomos pėr tė huajt. Kujtoni vargun pa fund tė lypėsve, kryesisht fėmijė, qė u vėrsulen tė huajve duke i kapur nga rrobėt, duke iu ngjitur me lutjet e xhestet e tyre tė dhimbėshme, por edhe tė bezdisshme. Sulmi bėhet sapo duken diku tė huaj: sikur dikush i ruan dhe jep kushtrimin. Shoqėria shqiptare ka leverdi tė krijojė njė ambjent sa mė mikėpritės pėr tė huajt.

Edhe vetė lypėsit do tė pėrfitonin mė shumė, nėse nuk do t’i bezdisnin tė huajt: do tė kishim mė shumė turistė, pra mė shumė tė ardhura pėr tė ndihmuar konkretisht edhe lypėsit?! Por as qė duhet tė mėtohet qė lypėsit ta “kuptojnė se nuk duhet ...”: shoqėria duhet tė veprojė nė kundėrshtim me dėshirat e me shtytjen momentale tė lypėsve tė veēantė, duke i ndaluar nė veprimet e tyre.

Do tė ishte mirė qė shteti tė bėnte politikat e veta tė zhdukjes sė lypjes publikisht. Sė pari, shteti duhet tė ndihmojė tė vobektėt e skajshėm. Ndofta ministria e punės etj., duhet tė punojė mė intensivisht. Ka shumė familje qė bien jashtė rrjetit shtetėror tė asistencės, prandaj duhet qė shteti tė stimulojė organizatat joshtetėrore qė merren me tė vobektėt. Sė paku duhet qė policia bashkiake, por edhe ajo e shtetit, tė evidencojė lypėsit, dhe t’i ndjekė hallet e tyre.

Sė dyti, policitė (bashkiakja dhe ajo e shtetit) duhet tė evidentojnė lypėsit mashtrues, e tė marrin masa shtėrnguese kundėr tyre—thuhet se nuk janė pak mashtruesit, edhe nė radhėt e lypėsve! Policitė, sidoqoftė, duhet tė ndėrhyjnė qė tė ndalohet lypja nė vendet publike, natyrisht me kujdesin dhe taktin pėrkatės, por nė mėnyrė tė prerė: nuk duhet tė lejohet asnjė lypės nė vendet publike.

Kishat dhe xhamitė mund tė kishin njė rol mė intensiv nė mbėshtetjen e organizatave qė ndihmojnė tė vobektit, duke shtuar edhe mensat ku hahet pa para etj. Shohim se nė shumė vende tė botės sė pėrparuar, organizmat fetare janė shumė mė aktive nė kėtė drejtim.

Pala tjetėr, bamirėsit, ata qė u falin diēka lypėsve, edhe ata janė tė pamjes dhe formave tė ndryshme: disa japin lėmoshė, disa lekė, me kėnaqėsi qė po ndihmojnė njė hallexhi—gjė qė ėshtė normale—por, ka tė tjerė qė shfrytėzojnė momentin pėr tė ekspozuar alturizmin e tyre—nuk e dimė se sa ėshtė lėmosha qė japin, me qė shihet vetėm xhesti i tyre pompoz! Nejse, tė dy palėt bėjnė mirė tė mos japin lėmoshė publikisht.

Duke u zvogėluar dhėnia e lėmoshės publikisht, do tė zvogėlohej edhe lypja publikisht. Krijimi i kasave tė lėmoshės, i njė vendi ku mund tė derdhen paratė e bamirėsve, do tė ishte zgjidhja mė e mirė pėr njerėzit qė kanė dhimshurinė pėr tė ndihmuar tė vobektit: dhėnia e atyre pak parave tek kėto kasa, do tė bėnte tė mundur qė ato tė shkonin nė destinacionin e duhur, shumė mė me siguri, sesa dhėnia e lėmoshės publikisht. Le tė japim lėmoshė nė kasat e lėmoshės, ku edhe rregjistrohet se sa ka dhėnė secili prej nesh!

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 13.7.2006 ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara