HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Drejtėsia qė vret

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku,
    Durrės, 12.10.2006*

Xhaxhai vrau nipin pėr mosmarrėveshje pėr tokėn, njė goxha burė nipi, nė njeri shumė i nderuar, njė oficer i policisė! Po ka pa fund raste tė tilla, ku edhe vėllai vret vėllanė, pa rreshtuar sa e sa raste tė tjera vrasjesh e plagosjesh, apo qoftė dhe prishjesh pėr jetė me njėri-tjetrin, pėr punė tė njė kontradikte tė pazgjidhur. Po a ka faj njeri pėr kėtė situatė tipike shqiptare? Po, fajtori kryesor janė organet shtetėrore qė kanė pėr detyrė t’i zgjidhin drejtė mosmarrėveshjet nė mes shtetasve, duke filluar me gjykatat tona, dhe duke vijuar edhe me kryepleqtė, komunat, administratėn shtetėrore. Drejtėsia jonė ėshtė vrastare: mosfunksionimi i saj ėshtė shkaku direkt i kėtyre tmerreve.

Nėse institucionet e shtetit, drejtėsia e para, do tė zgjidhnin mosmarrėveshjet drejte, pra sipas ligjit dhe moralit, pothuaj nuk do tė ekzistonte fenomeni i vrasjeve dhe lėndimeve pėr probleme pronėsie etj. Njerėzit nė konflikt nuk do tė kalonin nė vetėgjyqėsira.

Nė gjykatat tona, asnjė ēėshtje nuk zgjidhet nė bazė tė ligjit dhe moralit. Kush ka pasur punė me gjykatat tona, e di mirė se si ėshtė situata. Ēėshtjet zgjidhen nė favor tė atij qė paguan rryshfetin mė tė madh. Ky rryshfet shprehet nė format mė tė ndryshme: nė para tė thata nė dorė tė gjykatėsit; nė peshqeshe nė natyrė, nė formėn e pjesėmarrjes nė pasurinė qė pėrfitohet; nė “kapitale nderi”, pra qė gjykatėsit ia dinė pėr nder poshtėrsinė qė ka kryer, dhe kėshtu ai ka tė drejtė tė kėrkojė njė nder tė njėvlerėshėm; e fundit, por jo mė pak e rėndėsishme: nė zbatim tė kėrkesave tė pushtetarėve, duke filluar nė bindjen antiligjore ndaj kėrkesave tė kryeministrave e politikanėve tė tjerė.

Kur themi “asnjė ēėshtje nuk zgjidhet nė bazė tė ligjit dhe moralit”, e kemi fjalėn pėr shumicėn dėrmuese, sepse ka ndonjė gjykatės—por jo mė shumė se 1 nė 100—qė ka mbetur i ndershėm, qė nė shqipen e sotme i thonė “budalla”. Shoqėria jonė, duhet t’i mbajė nė pėllėmbė tė dorės ata “budallenj”, qė nuk kanė vila, nuk kanė vetura, nuk kanė fėmijė qė shkollohen nė shkolla private, ku paguhet sa paga e gjykatėsit etj. etj. Por jo, pikėrisht ata i shajnė: “nuk kryen punė, i poshtri”.

Tė njėjtėn gjė mund tė themi edhe pėr drejtėsinė qė duhet tė japė vargu tjetėr, pushteti ekzekutiv: kryepleqtė, komunat, administrata shtetėrore. Tė gjithė i shtrohen tė njėjtit tip rryshfeti, si gjykatat. Por, “ekzekutivėt” janė mė shumė, dhe krimi i ēdonjėrit prej tyre veē e veē, ėshtė mė i lehtė—kurse gjykatėsit janė mė pak, dhe tek secili prej tyre, pėrqėndrohet shumė mė tepėr llum. Gjithashtu, “ekzekutivėt” kanė edhe detyra tė tjera, si menaxhimet etj., kurse gjykata ka detyrė tė vetme tė japė drejtėsi.

Nuk ka bėrė asnjė efekt nė drejtėsinė tonė, shkollimi me magjistratura, me mastera e me doktorata jashtė shteti, e brenda shteti. Tė gjitha ato, janė si ai antibiotiku qė pėrdoret gabim, mbi njė mikrob qė nuk vepron. Keni parė qė merr me “kile” antibiotikė, por nuk pėrmirėsohesh fare, sepse ke grip, e antibiotikėt nuk veprojnė fare mbi viruset e gripit. Kėshtu janė edhe tė gjithė masat e kualifikimit, e ngritjes profesionale etj., tė gjykatėsve tanė, qė nuk veprojnė fare mbi korrupsionin e tyre.

Konstatime! Dakord, po cila ėshtė zgjidhja?

Zgjidhja ėshtė qė ne shqipot duhet tė ndryshojmė mentalitet nė 180 gradė. Tė pushojmė sė menduari se po ia hedhim tjetrit, me poshtėrsitė tona, se nė fakt po ia hedhim vetes: ai qė vritet, qė lėndohet, jemi po ne!. Nuk ka zgjidhje mekanike, tė bėjmė kėshtu, apo tė bėjmė ashtu, pa filluar tė ndryshojmė vetė. Kur tė bėhet sė paku njė “20%” qė vėrtetė tė mendojė se shteti ligjor ėshtė ajo pėr tė cilėn ka nevojė mė shumė shoqėria jonė, atėherė kėta duhet tė mblidhen nė shoqėri civile, nė partitė, nė shkollat dhe arsimin, dhe tė pėrsėrisin pa fund: “shte-ti li-gjor!” Natyrisht, pėrkrahja institucionale e “shtetit ligjor”, kontribuon qė tė arrihet sa mė parė ngritja e opinionit shqiptar, kundėr moszbatimit tė ligjit dhe moralit.

Ndėrkohė, sa tė rregullohen shqipot, prokuroria duhet tė bėjė punėn e vet: tė hetojė shkaqet e vrasjeve dhe lėndimeve, duke pėrfshire nė hetim edhe efektin e vendimeve gjyqėsore qė mund tė jenė pas tyre! Do tė thonė: “Nuk kontrollon dot prokuroria gjykatat”. “Po,—do tė thonim dhe ne,— vėrtetė qė nuk i kontrollon, dhe nuk ka efekt hetimi i tyre, por ama tė bėhet hetimi i plotė, tė futet nė dosje, se mbase edhe ....!”

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 15.10.2006 ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara