HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Enciklopedistėt tanė shpėrfillin Shqipėrinė

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku,
    Durrės, 23.11.2006*

U botua kėto ditė nė Shqipėri, vepra e dytė voluminoze qė nuk pėrmend Skėnderbeun, heroin kombėtar shqiptar, me gjithė se shumica e veprave tė tilla tė ngjashme, tė botuara jashtė Shqipėrisė, nuk e lėnė jashtė tyre atė, figurėn kryesore shqiptare. Kjo vepėr “e dytė” ėshtė “Enciklopedia e pėrgjithshme—Oxford”, e OxfordUniverdity Press (me drejtues tė projektit shqiptarin Piro Misha, pjesė nė projektin e IDK “Libra pėr njė Shoqėri tė Hapur”)—e kjo vuan edhe nga “mėkate” tė tjera kundėr Shqipėrisė. Vepra para saj, qė dhe ajo nuk pėrmendte Skėnderbeun, ishte “Historia Botėrore dhe Qytetėrimi” (12 vėllime!), me autor Karl Grimberg (botues shqiptari Arian Lleshi, dhe shtėpia botuese shqiptare Uegen).

Nuk bėjmė fare me faj autorėt e huaj tė kėtyre dy veprave: fundja ata nuk janė shqiptarė, dhe kėshtu e kanė gjykuar renditjen e fakteve dhe figurave botėrore. Ne bėjmė me faj, bile me shumė faj, botuesit, drejtorėt e deri te pėrkthyesit e kėtyre veprave, qė njihen pėr shqiptarė, dhe qė zgjedhin, apo pranojnė pėr tė pėrkthyer nė shqip pikėrisht kėto lloj veprash, ku nuk pėrmendet fare Skėnderbeu, dhe heshtet e shtrembėrohen shumė fakte tė tjera pėr Shqipėrinė. Na duket se snobizmi globalist nuk mjafton pėr tė justifikuar kėtė zgjedhje, duhet njė shkak mė i fortė: veprimtari e “qarqeve antishqiptare”? Jo, mė mirė tė akuzohemi pėr eufemizėm sesa pėr ekstremizėm, prandaj po mbesim vetėm tek “shpėrfillja”.

Le tė ndalojmė tek “Enciklopedia e Oxford-it”, meqė pėr Historinė Botėrore kemi ndaluar nė njė shkrim tjetėr.

Skėnderbeu i panjohur

Enciklopedia ka rreth 1400 faqe. Nė shtėpi kam shtatė enciklopedi tė huaja tė ngjashme me enciklopedinė nė fjalė. Prej tyre, gjashtė, e pikėrisht “Enciclopedia Zanichelli” nėn kujdesin e Edigeo, me rreth 2100 faqe; “Grande Enciclopedia Illustrata”, Rizzoli, me rreth 1860 faqe; Lexikon A bis Z in einem Band”, drejtor Heinz Goeschel, rreth 1070 faqe; “Le Petit Robert 2”, rreth 1992 faqe; «...», redaktor Prohorov, rreth 1600 faqe; “Larousse Compact”, vetėm rreth 1300 faqe; pra tė gjashta kėto, e pėrmendin Skėnderbeun, bile disa mjaft gjatė. Vetėm njė nga kėto enciklopedi, “e shtata”, nuk e pėrmend, e asaj iu shtua dhe kjo e pėrkthyera shqip, duke arritur numrin proverbial “8 me 2” nė favor tė Skėnderbeut, te shtėpia ime, por jo nė shtėpitė e shumė shqiptarėve tė tjerė, pas blerjes sė enciklopedisė nė fjalė!

Por ka dhe mė.

Vetėm tre shqiptarė

Nga shqiptarėt, do tė gjeni nė enciklopedinė nė fjalė, vetėm tre persona: Ali Pasha, Zogu dhe Enver Hoxha. Duket sikur kjo enciklopedi e ka me ne shqipot, se pėr tė tjerėt ėshtė mjaft informuese. Kėshtu p.sh., nė zėrin “Hungaria”, gjejmė se pėrmendet Janosh Huniadi, bashkėkohėsi i Skėnderbeut, bile pėrmendet dhe i biri i Huniadit, Matias Korvini etj., gjithsej nja 11 vetė. Apo nė zėrin “Greqia”, permenden nja 9 vetė, me dukė e princa, si Otto, Wilhelm, nga Bavaria e Danimarka, qė ia kanė pasė dėrguar Greqisė pėr ta qeverisur, pas vitit 1833, pasi u pat ēliruar nga otomanėt, me kontributin e shumė shqiptarėve (kėtė tė fundit natyrisht qė nuk e pėrmend fare enciklopedia nė fjalė). Besojmė se dikriminimi ėshtė i qartė.

E fundit, por jo mė pak e rėndėsishmja: nuk pėrmend fare as Sali Berishėn, presidenti i parė post komunist i Shqipėrisė, ndėrkohė qė nuk lihet pa u pėrmendur nja dy herė, Enver Hoxha!

Deformim faktesh

Nė zėrin “Shqipėria”, jo vetėm qė nuk pėrmendet fare Skėnderbeu, por pėrmendet Ali Pashė Tepelena. Bile nga Aliu e fillon historinė e Shqipėrisė, kjo enciklopedi qė i ėshtė ofruar lexuesit shqiptar—duket sikur ofruesit kanė dashur tė vėrtetojnė se ne shqipot kemi origjinė hajdutėsh, apo grabitėsish ndėrkombėtarė! Apo mos synojnė t’i informojnė lexuesit e vet se Skėnderbeu ynė paska qenė njė figurė mė pak e rėndėsishme sesa hajduti i rrugėve tė Greqisė dhe Shqipėrisė, Ali Pashė Tepelena?!

Gafa, tė pavėrteta dhe heshtje pavend

Ilirėt nuk i lidh fare me Shqipėrinė e shqiptarėt (ndėrkohė qė grekėt e sotėm, nuk heziton t’i lidhė me grekėt e lashtė), kjo enciklopedia nė fjalė.

Ilirėt u shtrikan, nė jug, deri tek “trevat ku janė sot [...] Shqipėria veriore”, shkruhet nė zėrin me nja tre rreshta, “Iliria”, tė enciklopedisė nė fjalė. Atėherė, ku e ka fjalėn grupi shqiptar qė ka pėrzgjedhur enciklopedinė nė fjalė, qė e ka gabim Akademia e Shkencave e Shqipėrisė (ASHSH), kur nė tekstin “Historia e Popullit Shqiptar” (viti 2002) shkruan se “trualli historik i ilirėve pėrfshinte [...] deri te Gjiri i Ambrakisė nė jug [...] thesprotėt [fis ilir-sh.BK] [...] deri tek lumi i Thiamit (Kalama) [...] molosėt [fis ilir-sh.BK] [...] nė pllajėn pjellore tė Janinės. Ne besojmė ASHSH-nė, qė na tregon se ilirėt ishin nė trevat ku janė sot Greqia veriore, pra mė poshtė jugut tė trevave ku ėshtė sot Shqipėria, e nuk besojmė fare enciklopedinė nė fjalė, sado qė nė kapakun e saj shkruhet me tė madhe se ėshtė “ndėr enciklopeditė mė tė besueshme nė botė”, apo se “konsdiderohet botėrisht si botimi mė i plotė dhe mė i azhornuar [...] qė ekzistojnė sot nė botė”.

Enciklopedia nė fjalė, shkruan se tek ne, sot u pėrdorkan si monedha “qindarkat”, pavarėsisht se ato kanė disa dhjetra vjet qė janė hequr nga qarkullimi—hajde azhornim, hajde.

Enciklopedia shkruan se nė Shqipėri ka “jofetarė”, “ateistė”, “myslimanė” dhe “ortodoksė”, duke e harruar fare pjesėn e madhe katolike tė popullsisė sonė—hajde “i plotė”, hajde.

Ka heshtje. pėr luftėn e NATO-s pėr Kosovėn, nė vitin 1999, ku morrėn pjesė dhe qindra anglezė, mbase dhe nga Oksfordi.

Ka heshtje pėr statusin e Kosovės qė qeveriset nga OKB, apo pėr popullsinė e saj qė ėshtė shumica dėrmuese shqiptare.

Po e ndėrpresim listėn e gafave etj., sepse besojmė se mjaftojnė sa thamė.

Faji ėshtė i shqiptarėve

Njė italian ngacmonte njė mik shqiptar, duke i shkruar: “Ti incazzi quando all’estero non credono che Skenderbeu ha salvato l’ Europa dai turchi”, qė e pėrkthyer shqip do tė tingėllonte “Tėrbohesh nga inati, kur jashtė shteti nuk besojnė se Skėnderbeu ka shpėtuar Evropėn nga turqit”—vėrtetė qė ka edhe shqiptarė qė reagojnė kėshtu. Ne nuk po tėrbohemi nga inati sepse njė enciklopedi nuk e ka pėrfshirė Skėnderbeun, sepse ka me qindra enciklopedi, edhe angleze, qė e kanė pėrfshirė. Ne “tėrbohemi” se si ka mundėsi qė ka shqiptarė qė guxojnė qė tė zgjedhin pėr tė pėrkthyer, si enciklopedi tė parė “tė madhe”, nė Shqipėrinė tonė tė dashur, njė si kjo?!

Nuk do tė ishim dakord fare qė tė merrej njė leje nė njė autoritet shtetėror pėr tė pėrkthyer njė libėr. Njė gjė e tillė do tė keqpėrdorej menjėherė pėr tė bllokuar botimet e “armiqve politikė” tė pushtetit aktual etj.—pavarėsisht se nė raste si ky qė sollėm, duket sikur do tė shmangte gabimet. Por, opinioni qytetar, e kryesisht historianėt e ASHSH-sė, e pastaj dhe tė tjerėt, duhet tė mbajnė njė qėndrim kritik ndaj kėsaj mungese pėrgjegjėsie, kėsaj shpėrfilljeje ndaj vlerave tona kombėtare—sė paku, duhet t’ua “nxinin jetėn me kritika publike” fajtorėve tė kėsaj zgjedhjeje.

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 25.11.2006] ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara