HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Letėr e hapur Arif Kutleshit

Kur thuhet nji rrokje kritike ndaj Kadares

Hans-Joachim Lanksch -- nga Hans-Joachim Lanksch

1. S'due me komentue gjatė e gjanė stilin e letrės suej nė tė cilėn i drejtoheni nji personi, qė s'e njihni fare, me "ti" e me "mik" tue ia fye, njikohėsisht, prejardhjen ("kamxhikun e ēifutėve...").

2. S'āsht e kėshillueshme me shkrue pėr gjana pėr tė cilat shkruesi nuk din gjā. Si mund tė shkrueni pėr Stephen Schwartz, personin e tė cilit nuk e njihni fare, se "shitesh me islamin"? Pėr ēdo besimtar tė cilėsdo fe āsht fyemje e randė po t'i thuhet se SHITET me fenė dhe besimin e tij. A keni kuvendue ndonjiherė me zotin Schwartz pėr besimin e tij musliman, a keni shkėmbye letra me tź rreth punėve tė fesė? Jo, sepse po tė kishit bā nji gjā tė tillė, nuk do kishit shkrue fjalė groteske pėr "Besėlidhjen Tėnde tė vjetėr" apo "kemi ndėrruar njėsoj si ti tri katėr fe e kultura", sepse do dinit se Stephen Schwartz nuk āsht, nuk ishte dhe kurrė nuk ka kenė me fe hebraike. Babėn e ka pasė hebre, por nanėn jo. Simbas parimit hebraik tė halakha-sė, fėmija i pėrket fesė hebre vetėm e vetėm prej anės sė nanės. Stephen Schwartz nuk āsht konvertue, sikurse e pretendoni ju, dhe as nuk ka ndėrrue dhe as nji fe, sepse āsht rritė si jobesimtar dhe feja e parė qė e ka pranue āsht ajo muslimane. Nuk mund tė shoh ndonji tė keqe nėse ai, sikurse shkrueni ju, "e do hebraizmin". Fundja, edhe unė si katolik qė jam e respektoj, e ēmoj dhe e due trashigiminė e pasun fetaro-kulturore judaike sepse hebrejtė – siē e tha Papa Gjon Pali II – janė vllaznia jone e vjetėr.

3. Ju e zgjanoni fjalėn e ēuditshme tė shkrimtarit Ismail Kadare se "Shqiptarėt e kanė kuptuar qė unė pėrfaqėsoj kėtu kulturėn e tyre, si tė thuash njė simbol mė tepėr mbi flamurin e Shqipėrisė." (Ismail Kadare, Gazeta ”Aleanca”, Tiranė, 20.08. 1994) tue e quejtė atź "shteti ynė", "kultura jonė", "Antologjia jonė", "Emancipimi ynė". Vaj medet! E gjorė kishte me kenė kultura shqiptare po tė pėrbāhej antologjia e saj, permbledhja e saj e vetme vetėm prej nji shkrimtari! Kishte me kenė e udhės me marrė nė dijeni se Kadareja s'āsht shźjtnķ kombėtare dhe as ndonji frymore mbinatyrore, transcendentale, por nji shkrimtar. Me gjithė kultin rreth tij, ai mbet se ē'āsht – nji shkrimtar, pretendim ky qė s'āsht shamje por nji konstatim. Kultura shqiptare nuk mund t'emancipohet vetėm me anė tė nji pene tė vetme sikur tė mos kishte edhe pena tė tjera, sikur tė mos ekzistote letėrsia e vjetėr shqiptare, letėrsia e arbėreshėve t'Italisė, letėrsia e Rilindjes dhe letėrsia e kolosėve tė modernes. Nuk qėndron pretendimi juej patetik kinse "Ne s'kemi tjetėr, tė kėtij dimensioni, tė kėtyre pėrmasave, pėrveē Kadaresė". Duket se e paskeni "harrue" Kutelin, Lasgushin, Camajn, Trebeshinėn, Rreshpjen. E harroni gjithė letėrsinė e sotme shqiptare prej Elvira Donesit deri te Ridvan Dibra, prej Ardian Kyēykut deri te Gazmend Krasniqi, prej Romeo Ēollakut deri te Olimbi Velaj etj. etj., letėrsi kjo qė nuk mund t'emancipohet sepse "Emancipimi ynė" monopolizohet me emnin e Ismail Kadaresė.

4. Schwartzi e kritikon Kadarenė. Schwartzi s'e don Kadarenė. Schwartzi āsht i mendimit se Kadareja nuk kishte me meritue Nobelin. Dhe – a po rrėzohet bota shqiptare? Toleranca shqiptare a merr fund sapo thuhet nji fjalė kritike pėr Kadarenė? Pse pėrzihet prore kritika me shamjen e poshtėr sapo āsht fjala pėr shkrimtarin Kadare? Pėr shundin blasfemik tė Dan Brown ("Sakrileg") nuk āsht nervozue as nji penė shqiptare, ama kur thuhet veē edhe nji rrokje kritike pėr Kadarenė, qarqe tė pėrcaktueme ēohen nė kambė me histeri qaramane sikur t'ishte fjala pėr blasfeminė mā tė randė tė Zotit t'Amshueshėm.

5. Dy citate:

a)
"… realizmi socialist ėshtė periudha e fundit dhe kulmore e letrave shqipe…"
(Ismail Kadare, revista letrare "Nėntori", nr. 1, 1990, f. 56)

b) U hartua "Thirrja",
Themeluesi i Partisė zgjati dorėn pėr firmė.

Firmė e tillė s'ish dukur asgjėkund, asnjėherė.
Njė firmė e gjatė.
Kostelacion me pesė fjalė.
(S'ish firmė senjori me shumė tituj e ndere).
Nėnshkrimi i madh i Partisė qe hedhur:
"Komiteti Qendror i PK Shqiptare".

Ajo s'ish firmė,
Ajo ish vetėtimė
Nė qiell tė revolucionit me re dhe suferinė.
Duke nėnshkruar dokumentin e parė,
Shoku Enver Hoxha nėnshkroi stuhinė.

(Ismail Kadare, Shqiponjat fluturojnė lart, 1966)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara