HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Figura e Rugovės nė Shqipėri simbolizohet me Kosovėn

Lutfi Dervishi -- nga Lutfi Dervishi

Njė nga deklarimet mė tė cituara tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova ėshtė kompromisi qė ofron Kosova pėr statusin e vetė. Ky kompromis sipas Rugovės, ishte pavarėsia. Zgjidhja e plotė nėnkupton bashkimin me Shqipėrinė.
Presidenti Rugova Lajmin pėr ndarjen nga jeta tė Rugovės, shqiptarėt nė Shqipėri e pėrjetuan me hidhėrim. Njerėzit ndalėn frymėn para ekraneve televizive dhe media pėrmes komenteve foli gjatė pėr jetėn dhe misionin e madh tė Ibrahim Rugovės- Kosovėn e pavarur. Pėrpos vendimeve tė qeverisė, deklarimeve tė liderėve tė partive politike dhe medias, edhe tė rinjtė e organizuar dhe qytetarėt nė njė mėnyrė apo tjetėr dėshmuan hidhėrimin pėr shuarjen e njė prej figurave mė tė spikatura tė shqiptarėve. Figura e Rugovės nė Shqipėri simbolizohet me Kosovėn. Koha pėrmes dokumentave do tė dėshmojė se ndihma e Rugovės pėr Shqipėrinė nuk ka munguar nė gjithė aktivitetin e tij tė dendur diplomatik, por ajo ēfarė Rugova ka bėrė pėr popullin e Kosovės ka qenė ndihmė edhe pėr Shqipėrinė.

Pėr shqiptarėt nė Shqipėri, figura e Ibrahim Rugovės ka qenė frymėzim nė fillim tė viteve 90 dhe model gjatė gjithė veprimtarisė sė tij politike. Rugova ishte themeluesi dhe drejtuesi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, partisė sė parė antikomuniste qė kanė krijuar shqiptarėt pas viteve 80. Nė demonstratat e studentėve kundėr regjimit komunist, emri i tij pėrmendej si model nga klasa e re politike qė po lindte nė Shqipėri. Nė kohėn kur nė Shqipėri, nga regjimi nė fuqi demonizohej pluralizmi politik si njė e keqe qė do tė pllakoste vendin, inteligjenca dhe personalitetet qė ju bashkėngjitėn lėvizjes studentore tregonin si shembull Kosovėn, ku krijimi i partive politike jo vetėm qė nuk ishte tabu, por ishte mjeti dhe instrumenti i vetėm pėr tė ruajtur ekzistencėn e shqiptarėve si komb. Ishte kjo arsyeja qė ithtarėt qė kėmbėngulnin pėr pluralizmin politik nė Tiranė e shikonin atė tė lidhur ngushtė edhe me ndihmėn qė njė Shqipėri demokratike do t'i jepte Kosovės. Pėr gjatė gjithė tranzicionit nė Shqipėri, Kosova nėn udhėheqjen e Ibrahim Rugovės, sillej si shembull si nga politikanė ashtu edhe nga kritikues tė klasės politike nė Shqipėri pėr aftėsinė dhe seriozitetin, me tė cilin administronte zgjedhje nėn okupim dhe nėn administrimin ndėrkombėtar.

Rugova me personalitetin e tij trasoi marrėdhėnie partneriteti mes Tiranės dhe Prishtinės. Nė vitin 96 kur nga Tirana zyrtare kėrkohej radikalizimi i qėndrimeve tė udhėheqjes sė Prishtinės, Rugova me qėndrimin e tij dėshmoi se qėndronte mė lart se politika e ditės, se mė shumė se politikan ai ishte misionar qė mendjen dhe zemrėn e ka tek qėllimi qė i ka vėnė vetes.
Nė takimet qė ka patur me drejtues tė qeverisė dhe partive politike shqiptare, Rugova ishte optimist pėr tė ardhmen e marrėdhėnieve mes Tiranė dhe Prishtinės, ishte avokati mė i mirė i aksioneve tė vogla, i aksioneve tė padukshme, qė integrojnė dy shoqėritė shqiptare, por edhe kėmbėngulės dhe frymėzues pėr fillimin dhe implementimin e projekteve tė mėdha qė lehtėsojnė dhe afrojnė komunikimin mes dy anėve tė kufirit mes Shqipėrisė dhe Kosovės.

Thuhet se pak para se tė ndahet nga kjo jetė, njeriu kėrkon tė vizitojė tė afėrmit dhe njerėzit e tij. Nė kėtė kontekst mbase duhet parė edhe vizita e fundit e Presidentit tė Kosovės nė Tiranė. Rugova u takua me gjithė spektrin politik, pėrsėriti mantrėn e tij "Kosova e pavaruar e qetėson gjithė rajonin" dhe u largua duke marrė mbėshtetjen unanime sepse misioni i tij, ishte dhe emėruesi qė i bashkonte tė gjitha forcat politike nė Shqipėri.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara