HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fjalori i Frang Bardhit, rojė e continuum­it identitar

-- nga Ledi Shamku-Shkreli

Ledi Shamku-Shkreli "Legere et non intelligere, negligere est" ­ Katoni

Ky botim anastatik, i pari nė Shqipėri, ndėrmerret me rastin e 400-vjetorit tė lindjes sė Frangut t’Bardhė (1606­1643); nė nderim tė tij e nė shėrbim tė besojmės se Shqipėria i ka rrėnjėt e saj tė ngulura thellė nė humusin greko­romak tė qytetėrimit perėndimor, dhe se kjo ngulitje ka shenjuar fort gjithė diakroninė shpirtnore, kulturore dhe gjuhėsore tė homo arbanensis.

Jo rastėsisht Dictionarium­i u fillua nga Bardhi me maksimėn e Katonit; ai dyshonte se, sikundėr kish ndodhur me Budin, edhe ai do tė lexohej por rrezikonte tė mos kuptohej. Dhe ndofta ka pasur tė drejtė nė dyshimin e tij, pasi ende sot, pas gati 400 vjetėsh, Dictionarium­i ėshtė lexuar e rilexuar, por nga shumėkush ėshtė “neglizhuar” qėllimi i vėrtetė i ndėrmarrjes sė kėsaj nisme nė 1635­n e largėt; dmth ky qėllim nuk ėshtė kuptuar, ose nuk ėshtė nxjerrė nė pah, pasi i ėshtė mėshuar vetėm shqetėsimit objektiv tė humanistit tė ri lidhur me “ghiuhene tane, ghi po bdarete, e po bastardohete…”. Nė fakt qėllimi ishte mė tepėr se kaq. Dictionarium­i do tė shėrbente si mur mbajtės pėr truallin shqiptar, qė ai tė mos shkimej kundrejt korpusit europian - me tė cilin kish qenė i pandarė - si rezultat i veprimit tė njė erozioni tė skajshėm shpirtnor qė, me osmanizmin, ish thelluar nė shek. XVII.

Naltimin e kėtij muri mėtonte Bardhi dhe pikėrisht kėtu duhet kėrkuar shtysa e aksionit tė ndėrmarrė prej tij. Ēėshtja gjuhėsore, pėrsa e rėndėsishme (ai e thekson qartė kėtė nė parathėnien e tij) do tė shpalohej nga Bardhi si dytėsore kundrejt ēėshtjes religjioze (identitetit fetar). Tė atij identiteti qė shqiptarėt prej shekujsh e kishin tė pėrbashkėt me Kontinentin e Vjetėr. E identiteti fetar nė Mesjetė, qė shpesh pėrcaktonte sistemin shoqėror, plazmonte e njėtrajtėsonte mėnyrėn e organizimit tė jetės, pavarėsisht nga gjeografia dhe raca. Ruajtja dhe forcimi i konotacioneve etniko­shpirtnore tė vendit do ta rriste vetiu qėndresėn ndaj tjetėrsimit dhe ndaj pėrdhunės.

Pėr herė tė parė vepra u rishfaq ndėrkombėtarisht me botimin anastatik qė Mario Roques bėn nė Paris, mė 1932, i cili e pajisi atė me njė parathėnie tė ēmuar e qė nė botimin tonė do tė shfaqet me shqipen mjeshtėrore tė Willy Kamsit. Vepra njohu edhe njė pėrshfaqje tjetėr. “Rilindja” nė Prishtinė e botoi atė nė vitin 1986.

Pėr vetė ndeshtrashat historike dhe kulturore tė shqiptarėve, Dictionarium Latino-Epiroticum u kthye shpejt e mirėfilli nė vlerė arkivore. Pėr shekuj, nuk u ndėrmor asnjė studim pėr tė e as u krye ndonjė ribotim i mėpastajmė i veprės. Madje nuk u rishtyp as nga vetė Propaganda Fide, me gjithė mungesėn e plotė tė fjalorėve shqip deri nė shek. XIX, edhepse kėrkesa e klerikėve shqiptarė pėr kėtė Fjalor, sikurse dėshmon regjesti i dokumenteve arkivore tė Propagandės, vijoi tė pėrsėritej. Sa pėr ilustrim qė mbėshtet ēka mė sipėr, pėrmenden dy dokumente arkivore qė datojnė motet 1657 dhe 1663, nė tė cilat peshkopė shqiptarė i kėrkojnė herė pas here Romės t’u nisė disa ksombla tė kėtij Fjalori.

Ndėr tė parėt qė gjykoi ta hetonte Dictionarium-in si objekt studimi ishte Petrotta nė veprėn “Popolo, lingua e letteratura albanese”, ku pasi e pėrshkruan me hollėsi, mes tė tjerave shkruan: “Sikundėr e vėren edhe vetė autori, Fjalori i tij ėshtė mjaft i vogėl; e nuk arrin ta pėrbushė qėllimin pėr tė cilin u hartua. Por anipse i vogėl, Fjalori i Bardhit mund tė studiohet me mjaft dobi, dhe, qoftė edhe pėr rėndėsinė e tij historike, meriton tė botohet nė njė pėrshfaqjet tė re”.

Pas studimit tė Petrotta-s dhe sidomos pas shestimeve shkencore tė paanėshme tė M. Roques, janė tė shumtė e tė njėpasnjėshėm studiuesit qė u ndalėn te Bardhi, ose iu referuan atij. Kėshtu, ndėr punėt e para qė kreu gjuhėtari riosh E. Ēabej nė vitin 1936, kur sapo qe kthyer nė Shqipėri, ishte hartimi i njė teksti pėr shkollat “Elemente tė gjuhėsisė e tė literaturės” ku Dictionariumi analizohet me instrumente shkencore tė thjeshtėzuara pėr ta bėrė tė kuptueshme nga nxėnėsit e shkollave. Po kėshtu edhe M. Domi, bashkėhartues i tekstit shkollor “Antologji e letėrsisė” pėr shkollat e mesme, nė kreun “Frangu i Bardhė”, pėrshkroi me detaje sa thelbėsore aq edhe tė thjeshta kriteret dhe tiparet kryesore tė Dictionarium-it, pa i ndarė ato nga shenja historiko-kulturore e kohės, pra duke shmangur rrezikun qė kjo vepėr tė pėrjetohet nga shqiptarėt e sotėm si e largėt dhe e papėrkitshme. Me drunjtėzimin e mėpasmė tė mendimit dhe tė gjuhės, dhe me kufizimin e lirisė sė tė shprehurit lidhur me ēėshtje tė tilla “delikate” qė kanė tė bėjnė me historinė e kulturės shpirtėrore tė shqiptarėve tė Mesjetės si dhe me vijimėsinė e natyrshme linguistike tė shqipes sė shkruar, kjo filozofi pune nuk u ndoq mė tej.

Pėr studiuesit e fushės sė grafisė shqipe apo tė fonetikės historike, tė cilėt u referohen dėshmive tė vjetra shkruar prej Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit, njė ēelės mjaft tė mirė leximi pėr Fjalorin e Bardhit ofroi albanologu rumun Macrea nė punimin me titull “Fjalori shqip i 1635”, duke sjellė nė kujtesė se vepra “ėshtė njė mjet i shkėlqyeshėm pune pėr filologėt dhe historianėt dhe u ka shėrbyer si gurrė dijetarėve pėr studime mbi gjuhėn shqipe: F. Bopp-it pėr veprėn “Mbi shqipen nė marrėdhėniet e saj farefisnore”; F. Miklosich-it pėr “Studime shqiptare”; G. Meyer-it pėr “Studime shqiptare” dhe pėr “Fjalor etimologjik i gjuhės shqipe”.

Mė 1956 Injac Zamputi botoi “Tė dhana tė reja mbi gjendjen ekonomike, shoqnore e politike tė vendit tonė nė shekullin e XVII-tė”, ku shprehet se: “kėtu kemi tė bajmė jo me njė prelat qė administron nė mėnyrė tė zakonshme ēashtjet shqiptare, por me njė njeri qė ka iniciativė, vepron mbrenda rregullave por edhe jashta rregullave tė shėnueme nga tradita, si ta lypė nevoja dhe pėrpiqet t’i sigurojė vendit e kishės vendase njerėz t’aftė si veten e me kulturė”.

Nė vėshtrim tė parė duket paradoks qė njė rregulltar i Kishės s’Shenjtė t’veprojė brenda e jashtė rregullave. Cilave rregulla? Ja si informon vetė Bardhi - Episcopus Sappatense nė vjetin 1637: “Mbasi kėta priftėnt e mij shqiptarė nuk e kuptojnė gjuhėn latine, megjithėse janė tė ritit latin, e kam pėrkthye besojmėn e shejtes fe nė gjuhėn shqipe […] Po ashtu edhe rendin e Synodit, tė vendosun nė Pontifikalin romak, e kam pėrkthye nė kėte gjuhė, me disa shtesa, pėr qeverisjen e mirė tė kishės sime…”. Dhe sikundėr dėshmohet, ai nuk ka pritur tė marrė pėlqimin ose sė paku mendimin e Romės pėr njė punė tė tillė kaq tė natyrshme, porse tė paguxuar mė parė.

Po nė vjetin 1956, nė “Buletin pėr Shkencat Shoqėrore”, Kolė Kamsi shkroi artikullin “Frangu i Bardhė”. Kėtu Kamsi pėrpiqet tė hetojė shenjat e ecurisė morfologjike nė zinxhirin evolutiv tė shqipes, e jo vetėm tė shqipes truallsore, por tė mbarė korpusit landor tė saj. Natyrisht, pėr nga vetė pėrmasat e kėtij punimi, nuk mund tė priten rezultate pėrfundimtare, pasi pėr kėtė do ndėrtuar pikėsėpari i gjithė thesaurusi i autorėve tanė tė vjetėr, shkurt do formėsuar ajo qė Kolė Ashta e quan “pėrmendore e leksikut historik”.

Disa vjet mė pas, nė 1964-ėn, studiuesi Kolė Ashta shkroi “Vėzhgim historik nė fjalorin e parė tė shqipes, Bardhi 1635” ku mbėrrin tė formėsojė disa pėrfundime mjaft tė vyera nė lidhje me landorėsinė gjuhėsore nė analizė tė faktit se “Fjalori pėrbahet prej 5000 fjalėsh latine dhe prej 2544 shqipe; ky shpėrpjestim rrjedh nga se auktori disa fjalė tė latinishtes i pėrkthen me njė tė vetme shqipe ose pėrdor njė mėnyrė pėrkthimi perifrastik.”.

Ky studiues dashamirė mundohet ta pėrligjė mpakjen e mėsipėrme duke thėnė: “Tue marrė para sysh kėto kushte se kish shkue tash sa vjetė nė dhe tė huej e pa njerz, me tė cilėt tė flasė shqip o tė kėshillohet me ta pėr punė tė fjalorit, shumė fjalė latine nuk ja ka marrė mendja se si t’i pėrkthejė. Pėr mungesė tė njoftjes sė leksikut shqip, do t’i qėllojė jo fort rrallė qė dy ose katėr fjalė latine, mś edhe tetė kėsosh t’i pėrkthejė me njė fjalė tė vetme shqipe; pėr kėtė shkak fjalori del i cektė”.

Vallė, nė periudhėn ideologjike kur ish nderė perdja e hekurt, tė ketė qenė mirėfilli ky mendimi i Ashtės, apo kaq i ka lejuar rrethi i ngushtė i lirisė sė shprehjes asokohe? Kjo ndėrdyzje lind vetiu nga njė tjetėr paragraf qė po ky studiues ndėrton nė parashtresėn e tij. Ashta dėfton se kur punonte pėr fjalorin, Frangu i Bardhė kish afėr vetes dy bashkėnxėnės tė tij shqiptarė, dalmatin Matķ Duda dhe durrsakun Shtjefėn Gaspri. Pasi dėshmon kėsisoj, Ashta shtron tėrthorazi pyetjen: “Po pse atėherė Bardhi thotė se nė pregatitjen e fjalorit nuk kishte ‘me chį me razenuem e me folle mbe ghiuhet tane’, kur si Matķ Dudesi dhe Shtjefėn Gaspri shi nė veprėn e Frangut kanė shkrue tue folė kaq mirė pėr auktorin? Kontradiktė!”.

Nė kushtet ideologjike tė Shqipėrisė socialiste ftillesat historike pėr gjuhė-kulturėn e shqiptarėve, pėr tiparet e qenėsishme tė kėtij binomi, ishin temat kryesore ku pėrqėndrohej mbikėqyrja e njinjishme e shtetit. Qasja nė continuum-in historik mund tė kryhej vetėm nė rrafshe ku mendimi rravgonte mbi konkordanca ilire, iliro-trake, indoeuropiane e deri nė pėrsiatje hamendėsore pellazge. Si kufi i hontė e i pashpallur qėndronte Mesjeta, sidomos ajo e Vonė. Edhe ajo mund tė shqyrtohej, porse jo me synime vijimore nė kohė dhe sidomos jo aspekti social e kulturor i saj e aq mė tepėr nuk duhej ndalur mbi misionin e humanistėve t’asaj ere. Ndaj edhe dikush si Ashta mund ta studionte Bardhin, porse tė veēuar si ishull dhe thjesht e vetėm nė metashkencė: sa lema shqipe kish, sa huazime shfaqte, nė ē’raport formal qėndronte shqipja e tij nė krahasim b.fj. me atė tė Matrangės etj. Kėsisoj Ashta, nė pamundėsi pėr t’u shtyrė mė tej, la gjithsesi njė vėzhgim pyetės, i cili, edhepse duke u parė shkujdesshėm ngjan si pyetje retorike, mund tė pėrmbushet nga e njėjtja pėrgjigje qė kėnaq edhe pyetjen zanafillore tė kėsaj parashtrese, pra: “Pse edhe pas afro 400 vjetėsh Dictionari i Bardhit mund tė konsiderohet ende si modern?”.

Vijojmė mė tej. Nė vitin 1965, nė “Studime Filologjike”, Pashko Geci botoi shkrimin me titull “Frang Bardhi dhe fjalori i tij latin-shqip”, ku del nė pėrfundimin se Bardhi kėrkon t’i japė dorė misionit ruajtės shpirtėror qė kleri kish ndėrmarrė ndaj popullatės shqiptare, antropologjia kulturore e sė cilės rrezikonte tė shkimej e tė tjetėrsohej nga njė kulturė e huaj me karakter asgjėsues nė sens tė botėkuptimit: osmanizimi. Kėshtu receptohet kjo mėnyrė pune e Bardhit, parė nga kėndvėshtrimi etiko-filozofik, kurse nė rrafsh gjuhėsor, tė parapėlqyerit e shpjegimit nė vend tė pėrkthimit tė sforcuar lidhet me faktin se Bardhi nuk kėrkoi ta gjejė me ēdo kusht fjalėn gjegjėse nė shqip, e aq mė pak ta shpikė apo ta “fabrikojė” atė siē thotė Roques.

Lidhur me kėtė P. Geci i mbahet mendimit se Bardhi nuk u ndal tė shqipėronte fjalė tė njohura nga tė gjithė, tė pėrditshme e qė kishin zėnė vend. Njė personalitet aq i formuar si Franciscus Blancus, i cili ndėr arkivat e Propaganda Fides cilėsohet si njė nga njerėzit e ditur tė kohės dhe sakaq kėshilltar e asistent i disa kardinalėve, e ka ditur fort mirė cili ėshtė parakushti kryesor qė garanton vijimėsinė e natyrshme tė njė gjuhe tė shkruar: ky parakusht lidhet me ruajtjen e shtresėzimit historik tė leksikut tė saj. Epėrsia e gjuhės sė shkruar nė ngulitjen e formave nuk mund tė zhvillohej nė kurriz tė evolucionit tė natyrshėm tė saj, endepse tė pashkruar dhe kėtij gabimi Bardhi e tė tjerė lavrues mendjehapėt tė shqipes iu ruajtėn fort.

Nuk ėshtė aspak e rastit qė pikasjen e kėsaj procedure tė Bardhit dhe paraqitjen e saj si zgjedhje pozitive gjuhėsore, e kryejnė pikėrisht figura si P. Geci e K. Ashta. Tė dy kėta gjuhėtarė nė Kongresin e drejtshkrimit tė vitit 1972 kanė referuar mbi tė njėjtėn ēėshtje: “Mbi shkrimin e fjalėve tė burimit latin”, duke iu kundėrvėnė reformės shkrimore qė propozonte zėvendėsimin e ortografisė sipas burimit latin, shprehje kjo e continuum-it tonė historiko-kulturor dhe dėshmi e lidhjeve tė gjithhershme, me shkrimin sipas modelit tė ri tė gjuhėve neolatine, pasi kėsisoj gjurma humbet, forma e fjalės nuk dėshmon mė pėr faktet historike qė kanė lėnė shenjė mbi gjuhė. Ajo pushon sė qeni dorėzania mė besnike e trashėgimisė sė njė kombi. Ngulmimi i tyre nuk u mor parasysh dhe shqipja iu nėnshtrua edhe njė herė sindromit tė Feniksit: riformėsim pas shkrumbimeve revolutive.

A pėrnjimend u ngjall nga hini i vetvetes po ajo qė pati qenė? “Rrethanat - thotė Saussure, - e bėjnė gjuhėn tė ndryshojė pėr hir tė vazhdimėsisė. Porse ajo qė mbizotėron nė ēdo ndryshim ėshtė ruajtja e lėndės sė hershme; mungesa e besnikėrisė ndaj sė kaluarės ėshtė diēka fare relative. Ja pse parimi i ndryshimit mbėshtetet mbi parimin e vazhdimėsisė. Ky fakt kryesor mjafton pėr tė dėshmuar pamundėsinė e njė revolucioni nė gjuhė”. Sindromi i Feniksit a me fjalė tė tjera njė Shqipėri qė rishfaqet ndryshe pas Revolucionit Kulturor (qė kulmoi me Revolucionin Gjuhėsor) e shenjuan aq fort frymėn e gjuhės shqipe, sa sot edhe pas afro 400 vjetėsh, pėr tė zbardhur dilemat tona, s’na mbetet veēse tė thėrrasim nė ndihmė veprėn e atyre qė nuk i ushqyen ato zjarre tė shkreta.

Dihet se tradita ekziston nė dy forma: shpirtėrore dhe landore. Duke u mbėshtetur te kjo e dyta, do tė mbeteshim brenda sinorėve tė muzeve etnografike qė gėlojnė nga furkat, xhubletat e orenditė pagojce. Parė nė kėtė dritė, bėn vėrtet pėrshtypje pesha qė i dha regjimi traditės landore; aq peshė sa dukej se pas kėtij ekzagjerimi fshihej krimi i zhgjetimit dhe copėtimit tė sė vetmes garante qė pėrcjell shpirtin e njė kombi; fshihej faji i dėmtimit tė thurjes sė brėndshme dhe emfatizimit tė ornamenteve tė jashtme. Sindromi i Feniksit pėrshfaqej pėr herė tė dytė pas pushtimit osman. Citojmė sėrish Ēabejn: “Nė Ballkanin Perėndimor ka pasur treva me njė besim tė vetėm, dhe ky besim nuk mund tė mos ketė ushtruar njė veprim koncetrues edhe nė lėmin gjuhėsor.

Njė nga kėto treva ka qenė Shqipėria katolike, e cila gjer tre shekuj mė parė shtrihej edhe mė nė veri (Kuēi) e nga jugu arrinte gjer nė Shqipėri tė mesme. Nė kėtė zonė tė hapėt njėsia fetare qė ekzistonte prej shekujsh e pandėrprerė, nė kohėn para dhe pas Buzukut ndihmoi pas mendimit tonė nė njė shkallė tė gjerė pėr formimin e zhvillimin e njė gjuhe letrare...”. Me fjalė tė tjera Ēabej i urtė kumton (nėn diktaturė) se dėmtimi i thurjes moralo­fetare dėmtoi procesin e formimit dhe zhvillimit tė natyrshėm tė gjuhės letrare, qė nė rasėn mė fatlume solli vonesė tė madhe historike, e jo vetėm, por pėr fat tė keq edhe deformimin relativ tė trajektores shumėshekullore tė gjuhės mu nė adoleshencė tė saj. Analogjia ėshtė e qartė.

Me lexu e mos me kuptu domethanė me neglizhu ­ citon Bardhi; por edhe me lexu duke neglizhu domethanė mos me kuptu. E ndėr librat tona ka pasur njė neglizhim tė qėllimtė. Kėshtu qė nė fjalinė e parė tė paraqitjes qė Bardhi i bėn fjalorit, del qartė se qėllimi kryesor i tij ėshtė “me ndihmuem gjithė atyne qė janė nd'urdhėnite Tinėzot e tė Shintesė Kishė Katolike…” ­ pra pėr tė ndihmuar pikėrisht klerin e vendit. Tė theksuarit se Bardhi e krijoi fjalorin e tij vetėm me qėllim progjuhėsor, nuk ishte veēse gjysma e dytė e sė vėrtetės. Cenzura ndaj studiozėve dhe fshehja ndaj studentėve e faktorit primar tė ndėrmarrjes historike tė tij, shpjegon pėrse-tė dhe ndėrdyshjet e mėsipėrme. Ruajtja e identitetit religjioz, sikundėr deduktonte Ēabej, asokohe do tė thoshte sė pari ruajtje e identitetit europian tė trevės dhe tė gjindjes; e sė dyti (pėr efekt tė lavrimit tė njė kulture rajonale nė gji tė kėtij identiteti), edhe ruajte e pėrkatėsisė etnike nėpėrmjet lavrimit tė njė koineje letrare tė pėrbashkėt.

Fjalori i Frang Bardhit e ngėrthente brenda vetes kėtė dėshmi sa identitare aq edhe gjuhėsore. Dhe ėshtė vėrtet pėr t’ardhur keq se si njė libėrth me volum kaq tė vogėl, porse tė parin Fjalor tė gjuhės shqipe, shteti shqiptar gjatė Periudhės sė Socializmit nuk e botoi kurrė, nė asnjėrėn nga format e mundshme tė paraqitjes sė tij. Ndonėse vepra monumentale u interesonte sa albanologėve qė merreshin mirėfilli me ēėshtjet “e mėdha”, aq edhe studentėve, bibliofilėve, etj., ky monument nuk u “zgjodh” tė pėrshfaqej pėr gjithkėnd, pasi me ēėshtjet “delikate” duhet tė merrej vetėm njė grup i kufizuar njerėzish, tė cilėt, tė nisur nga ēelėsa jashtėhistorikė dhe jashtėgjuhėsorė, duhet ta pėrkthenin kėtė kontribut tė madh humanizmi vetėm nėn dritė dogmatike me bazė revolucionare. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ky mosbotim.

Fjalori shpalonte pa kurrfarė ndėrdyzje identitetin tonė. Fjalori shpalonte pa kurrfarė ndėrdyzje njė tjetėr identitet tonin. Dhe ėshtė ky shpalim qė e bėn atė modern sot e gjithė ditėn, anipse kanė rrjedhė gati katėr shekuj nga hartimi i tij. Ndaj po e hedhim nė tregun kulturor kėtė botim anastatik tė “Dictionarium Latino-Epiroticum”, duke ua ofruar tė gjithėve, studiuesve, studentėve, bibliofilėve, atyre tė cilėve ideologjia sot nuk ua verbon mė tejqyrėn historike, e qė kanė tash mundėsi ta njohin nė mėnyrė intelligere Frangun tonė Ogurbardhė, si rojė tė evolucionit dhe continuum-it tonė identitar.

Somario
Pse edhe pas afro 400 vjetėsh Dictionari i Bardhit mund tė konsiderohet ende si modern?

Eshtė pėr t’ardhur keq se si njė libėrth me volum kaq tė vogėl, i pari Fjalor i gjuhės shqipe, shteti shqiptar gjatė Periudhės sė Socializmit nuk e botoi kurrė. Ndonėse vepra monumentale u interesonte sa albanologėve qė merreshin me ēėshtjet “e mėdha”, aq edhe studentėve, bibliofilėve, etj., ky monument nuk u “zgjodh” tė pėrshfaqej pėr gjithkėnd, pasi me ēėshtjet “delikate” duhet tė merrej vetėm njė grup i kufizuar njerėzish, tė cilėt, tė nisur nga ēelėsa jashtėhistorikė dhe jashtėgjuhėsorė, duhet ta pėrkthenin kėtė kontribut tė madh humanizmi vetėm nėn dritė dogmatike me bazė revolucionare. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ky mosbotim.

Diēitura. Faqja e parė e parathėnies sė Bardhit. Kėtu zė fill Bardhi shqip, ku shpjegon arsyet pse i hyn kėsaj pune.
Kopertina e botimit anastatik tė fjalorit tė Frang Bardhit

Shekulli, 28/07/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara