HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mateo Mandalą, Shqipja e pėrbashkėt, kujtim apo realitet?

-- nga Ledi Shamku-Shkreli

Ledi Shamku-Shkreli Gjuha shqipe ėshtė sėrish njė entitet i hapur pėr nga pikėpamja kulturore. Falė kėsaj hapjeje ajo vetiu po rishikon marrėdhėniet me shtresat, nėnshtresat dhe traditėn e saj tė ndėrprerė dhe kėtė po e kryen qoftė nė sferėn e pėrdorimit publik formal e gjysmėformal, e qoftė nė atė popullor informal. Hapja e shqipes ka bėrė tė lindin edhe disa vakuume, tė cilat nevoja e komunikimeve dhe kumteve tė reja kėrkon patjetėr t’i mbushė. Si rrjedhojė Shqipja e Sotme, duke respektuar thelbin e rregullave parashkruese si gjuhė e njėsuar, mėton t’i plotėsojė kėto vakuume me mjete gjuhėsore qė i nevojiten pėr tė emėrtuar universin rreth saj. Duke pasur parasysh qėndrimin pragmatik qė ka nė pėrgjithėsi pėrdoruesi i mesėm i ēdo gjuhe, rrezikut qė kėto hapėsira tė zihen me lėndė jo shqipe apo qoftė edhe me lėndė fare tė re, e qė shpėrnjeh mjetet e sprovuara nė rrjedhė tė kohėve, mund t’i dilet para pikėrisht duke riaktivizuar kujtesėn historike tė pėrdoruesve tė shqipes. Me fjalė tė tjera duke sjellė nė qarkullim, pa paragjykim dhe tė pacėnuara nė formė, sa mė shumė mjete burimore nga tri Koinetė e mėdha tė shqipes: Gegė, Toskė e Arbėreshe...

Deri nga mesi i shekullit XX ndėr lavruesit e shqipes haset natyrshėm bindja se produkti gjuhėsor i njė kombi nuk mund tė shkimet dhe se Shqipja e Pėrbashkėt rritet vetėm duke shfrytėzuar plotnisht korpusin e saj. Pėrmendim me kėtė rast J. Rrotėn, i cili duke iu pėrmbajtur vizionit historik e global se shqipja me ecurinė e saj tė pandėrprerė i kapton kufijtė e sotėm politikė tė Shqipėrisė, ndėrmori fill pak muaj pas transkriptimit tė Buzukut edhe transkriptimin e Lukė Matrangės me “Shkrimtari ma i vjetėr i italo-shqyptarėvet”, duke e kthyer edhe kėtė dėshmi tė vyer tė identitetit tonė gjuhėsor e kombėtar nė vepėr tė lexueshme nga shumėkush. Njė pjesė e kėtyre transkriptimeve (me aparatet kritike pėrkatėse) si dhe mjaft pjesė tė tjera nga Kazazi, De Rada, Santori, Skiroi, Serembe etj., gjenden sot tė pėrmbledhura nė dy nga veprat e tij: “Pėr historķn e alfabetit shqyp” e sidomos te “Letratyra shqype pėr shkolla tė mjesme”.

Por kjo traditė metodologjike erdhi duke u zbehur nė dekadat qė vijuan. Nė pesėdhjetė vjet e mė tepėr trashėgimia letrare arbėreshe iu paraqit shqipfolėsve “e pėrditėsuar” nė formė, pra e kthyer pak a shumė nė trajtat e Shqipes Bashkėkohore. Pėr pasojė lexuesi shqiptar u njoh veē me brendinė e kėtyre teksteve, pa mundur tė shijojė formėn e tyre dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja pa mundur dot tė rrokė vijimėsinė historike tė gjuhės sė tij, tė ruajtur me ngulm nga diaspora e pėrtejdetit. Kėshtu, nė pėrfytyrimin kolektiv, tė dėmtuar nga ky “pėrditėsim”, elementi gjuhėsor arbėresh u pėrftua si diēka e jashtme, krejtėsisht ekzotike, qė kish jetėn e vet ndarazi nga zhvillimet e shqipes si mjet letrar dhe komunikues. Ndaj ai nuk mundi t’i ofrohet Pėrdorimit Gjuhėsor si alternativė mjetesh shprehėse, sa herė qė ndryshimet social-kulturore nė Shqipėri krijonin vakuume brenda sistemit tė shqipes, tė cilat duheshin plotėsuar nga mjete tė reja gjuhėsore.

Kthimi i teksteve arbėreshe sot nė “masivisht tė lexueshme”, por pa ua cėnuar formėn e tyre gjuhėsore origjinale duhet parė dhe kuptuar si vėnie e njė tjetėr hallke tė fortė nė zinxhirin e traditės. Kjo hallkė duke u rilidhur pėrpikmėrisht nė vendin e vet, ndihmon jo vetėm gjuhėtarė e albanologė nė punėn studimore (pasi ata, ndonėse me vėshtirėsi, mund edhe t’i lexonin vetė ato, falė formimit tė tyre special), por ē’ėshtė mė kryesorja, ndihmon edhe shtresėn e mesme tė shoqėrisė ta konceptojė shqipen nė tė gjithė pėrbėrėsit dhe zhvillimet e saj nga qendra nė periferi dhe nga Mesjeta deri sot. Pėr vetė ekskursin historik tė shqiptarėve, tradita shkrimore e shqipes ėshtė jo vetėm relativisht e re, krahasuar me gjuhėt pėrreth saj, por ka edhe hone tė mėdha, tė krijuara nga kėputjet e herėpashershme nė vijimėsinė e kėsaj tradite. Kėtu duhet kėrkuar pamjaftueshmėria gjuhėsore sot, me tė cilėn ndeshemi jo rrallė kur ballafaqohemi me gjuhėt e tjera me traditė tė pandėrprerė, pra vijimore. Pėr pasojė bashkėsia shqipfolėse brenda kufijve tė Shqipėrisė e ka tė vėshtirė tė pėrftojė mjete gjuhėsore edhe nga Koineja arbėreshe, dhe kjo e dobėson fuqinė e saj shprehėse si dhe ul artificialisht moshėn e saj si gjuhė.

Duke i transkriptuar dhe shpjeguar me metodėn ekdotike, studiuesi Mandalą i jep dorė shtresės sė gjerė ta pėrfytyrojė mė qartė trungun e vet gjuhėsor, pra edhe atė etniko-historik. Mandalą e kapėrcen mirėfilli cakun e metodės krahasuese duke thirrur nė ndihmė analizat etnolinguistike. Fillesat e kėsaj disipline gjenden nė shkollėn filologjike tė njohur si “Shkolla e Fjalėve dhe e Sendeve”. Kjo shkollė mendimi, duke ndjerė pamjaftueshmėrinė e sistemit studimor ngushtėsisht gjuhėsor, parashtroi e para nevojėn qė tekstet e traditės tė shqyrtoheshin jo mė tė shkėputura, po bashkė me kulturėn materiale tė epokave nė tė cilat u sendėrtuan. Pra parimet e kėsaj shkolle i gjejmė tė zbatuara nė metodėn filologjike tė Mandalasė, i cili shpall qė nė hyrje tė kėtij punimi se ka ndjekur shtegun ekdotik, pra krahas analizės sė brendshme tė gjuhės si sistem, ai ka pasur parasysh edhe “periudhėn historike, pėrkatėsinė siciliane tė autorėve, rrethanėn pėrse veprat e tyre kanė mbėrritur tė gjitha nė dorėshkrim si dhe faktin qė ato vepra dokumentojnė njėrėn prej fazave mė tė begata e tė dobishme tė historisė sė albanologjisė, atė tė origjinės”. Kjo simbiozė mėnyrash studimi ka pėrparėsinė e pėrftimit tė elementeve jashtėgjuhėsore (antropologji kulturore, etnografi, kushte social-historike etj.); treguesit e mėsipėrm ndihmojnė nė tė kuptuarit saktė e nė kontekst tė elementit gjuhėsor, i cili, i shkėputur dhe i trajtuar veēmas, paraqitet i mangėt…

Botimet e reja tė teksteve arbėreshe i ofrohen shoqėrisė shqipfolėse nė njė kohė tejet tė rėndėsishme pėr jetėn e Shqipes sė Pėrbashkėt, dhe pikėrisht kjo kohė pėrcakton nevojėn e rritjes sė bashkėpunimit mes dy brigjeve. Nė mjediset e diasporės, duke shfrytėzuar ligjin mbi tė drejtat e pakicave gjuhėsore historike, arbėrishtja duket se mund tė rritet si gjuhė shkolle, dhe kjo ndėrmarrje e nxjerr gjuhėn jashtė kontekstit thjesht familjar. Po tė mėsohet e ushtrohet ndėr shkolla, gjuha ka mundėsi tė pėrdoret nė tė katėrta funksionet e saj jetike: gjuhė e folur, e dėgjuar, e shkruar dhe e lexuar. Kėtė element tė domosdoshėm tė rritjes albanologėt arbėreshė e kanė rrokur fare mirė, ndaj duke shfrytėzuar pėrparėsitė qė ofron pėrpunimi elektronik i tė dhėnave gjuhėsore, nė vitin 1994 ata pėruruan Projektin e konkordancave nė tekstet letrare. Themeluan kėshtu Bibliotekėn Elektronike tė Teksteve Arbėreshe, tė cilėn, duke e konsideruar si ndėrmarrje tė rėndėsishme jo vetėm pėr dokumentimin lėndor, por edhe pėr riaktivizimin e kujtesės gjuhėsore, e pėruruan me botimin e Bagėti“e Bujqėsija tė N. Frashėrit. Sikundėr shkruan qysh nė fillim Mandalą “zgjedhja e njė vepre shqiptare dhe jo e njė vepre arbėreshe pėr t’i kumtuar botės shkencore albanologjike fillimin e stinės sė rigjallėrimit tė studimeve filologjike, shpaloste nė tė vėrtetė dėshirėn pėr tė riprezantuar edhe nė Shqipėri, nė njė periudhė mjaft tė rėndėsishme tė ripėrtėritjes sė saj demokratike, njė disiplinė qė, ndonėse qe zhvilluar nė mjedisin arbėresh qė nga gjysma e dytė e shekullit XIX, e megjithėse kishte gjetur edhe nė Shqipėri njė mikpritje dinjitoze por jetėshkurtėr nė gjysmėn e parė tė tė mėpasmit, gjatė pesėdhjetė vjetėve tė fundit qe mėsyrė prej programeve zyrtare tė kėrkimit dhe qe zhvendosur nė periferi tė hulumtimit shkencor". Pas kėtij pohimi mund tė thuhet pa frikė se ky libėr i Mandalasė, pos tjerash mund tė shėrbejė fare mirė edhe si njė Manual i Pėrmbledhur i Filologjisė, i cili pėr nga kriteret vijon traditėn e ndėrprerė nė filologjinė shqiptare, por edhe e pėrsos atė. Duke i pėrkitur nė tė njėjtėn kohė edhe Shkollės Filologjike Italiane, e cila sikundėr dihet mbetet njėra nga mė tė pėrparuarat nė kėtė lėmė tė dijes, Mandalą ofron njė mėnyrė studimi edhe mė moderne, e cila i ndjek tė gjitha etapat analitiko-deskriptive. Nė trajtimin e teksteve tė vjetra njė metodė e tillė ka dy pėrparėsi: ajo formėson njė procedurė tė saktė studimi dhe nuk ndėrhyn nė gjuhėn e origjinalit, pasi tė gjitha shpjegimet nuk kryhen mbi tekstet vetė por u pranėvihen atyre si aparate leximi.

Duke iu pėrmbajtur kėsaj metode Biblioteka elektronike BETA e teksteve arbėreshe synon tė bėjė atė qė pati sugjeruar Ēabej nė Shqipėri qysh nė vitet `50 para se tė vendosej norma letrare . Pra mbledhjen, katalogimin dhe pėrpunimin mbarė materialit tė shkruar nė Koinenė arbėreshe, duke nxjerrė s’andejmi pėrmes konkordancave dhe hierarkisė sė frekuencave format mė tė pėrdorura tė kėsaj koineje, tė cilat do tė formėsojnė nė vija tė pėrgjithshme edhe normėn e ardhshme arbėreshe, qė nga sa duket do tė ndjekė shtegun e normimit retrospektiv, duke i mundėsuar tė gjithė pėrdoruesve tė idiomave tė ndryshme arbėreshe ta gjejnė veten brenda gjuhės letrare tė unifikuar. Kjo ėshtė njė punė e saktė dhe krejtėsisht e mbėshtetur mbi metodologjinė bashkėkohore, e cila ka gjasė tė madhe t’i shpjerė idiomat krahinore tė njėrės nga tri koinetė tona letrare drejt unifikimit dhe pėrhapjes masive.
Nė kėtė epokė ringjalljeje vlerash vjen e bėhet mjaft i nevojshėm masivizimi i njohjes mbi trashėgiminė letrare arbėreshe dhe idiomėn shprehėse tė saj.

Mė nj’anė rritja e pranisė sė trashėgimisė letrare arbėreshe nė Shqipėri dhe m’anė tjetėr azhornimi i politikave gjuhėsore ndaj Shqipes Letrare si mjet kohezioni identitar, historik, kulturor, por edhe praktik, kanė fuqi ta kthejnė Shqipen tonė tė Pėrbashkėt nga kujtim nė realitet. Dilema qė mundoi dikur Marcel Jousse-in, se “duke u gjendur e rrethuar nga njė pafundėsi ngjarjesh e bėmash tė pėrbotshme, si mund t’ia dalė qenia njerėzore ta ngulisė nė kujtesė mbresėn e kėtyre ngjarjeve dhe t’ia pėrcjellė atė pasardhėsve, besnikisht e brez-pas-brezi?”, vjen e lehtėsohet dora-dorės pėr shqipen falė botimeve e studimeve tė tilla filologjike. Ndaj dhe mund tė pėrligjet optimizmi vizionar i Mandalasė, i cili, duke folur pėr ardhmėrinė e marrėdhėnieve gjuhėsore dhe kulturore mes shqiptarėve dhe arbėreshėve, thotė se “ai det qė na ndante deri dje, sot po mpaket duke u shndėrruar thjesht nė liqen”.

Nė pėrmbushjen e vakuumeve qė krijohen nė repertorin e mjeteve shprehėse, tė kėrkuarit mė s’pari te tradita jonė e mė pas nė mjetet gjuhėsore qė ofrojnė gjuhėt pėrreth, mbetet misioni kryesor i politikave tona gjuhėsore sot dhe nesėr. Ky mision ofrues ka veē njė emėr: Emancipimi gjuhėsor i bashkėsisė shqipfolėse.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara