HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Misioni i poetit dhe arratia e tij drejt Amerikės, mė 12 shtator tė vitit 1990

Gjekė Marinaj, mes kufijve tė baladės "Kuajt" dhe eposit

-- nga Dhurata Hamzai

Asnjėherė nuk dihet fati i krijuesit dhe i veprės sė tij. Dhe poeti Gjekė Marinaj, i arratisur nė vitin 1990 nga atdheu drejt Amerikės (para se tė rrėzohej Komunizmi nė Shqipėri), nuk e kishte parashikuar se pikėrisht pas 16 vjetėsh miqtė e tij do tė mblidheshin bashkė dhe do tė himnizonin poezinė e tij "Kuajt", kthyer tashmė nė baladė, dhe me kėtė rast ata do t’i kthenin atij tė gjithė mallin dhe dashurinė e humbur. Por ai nuk ndihet mė aq entuziast pėr kėtė poezi, sa pėr njė mision tjetėr mė tė rėndėsishėm, pėr tė cilin ėshtė kthyer nė atdhe.

Poeti Gjekė Marinaj, ashtu siē nuk kishte parashikuar as fatin e arratisė, nuk do ta parashikonte dot se njė ditė njė grup profesorėsh amerikanė me tė cilėt aktualisht punon, do tė bėheshin kureshtarė pėr letėrsinė gojore shqiptare, e sidomos pėr Eposin e Veriut. Tashmė ata kanė nisur njė ekspeditė, me tė cilėn Marinaj do tė bashkėpunojė derisa njė ditė dėshiron ta shikojė pasurinė kombėtare, padrejtėsisht tė fshirė nga historia e letėrsisė botėrore - nė faqet e saj. Njė poezi gati baladeske e ēoi Gjekėn nė Amerikė, dhe njė poezi mė e madhe, ajo e popullit tė tij e risolli nė atdhe. Pėr arratinė e tij vagullore, nė njė intervistė ai kujton bisedėn me Ambasadorin Amerikan nė Beograd:
Gjekė Marinaj Gjeka tha: "Unė kam njė poezi, qe ajo poezi shkak qė mė solli deri kėtu. – "Kėtu nė Beograd e ke?,- tha ambasadori.
"- Po, tha Gjeka".
"- Me vete? "Jo, - tha Gjeka, - e kam nė Hotel".
"- Atėhere nė rregull, - mė tha, sille nesėr".
Pėr mua ishte shumė e vėshtirė tė rrija dhe njė ditė tjetėr vetėm qė tė ēoja atė poezi, rrėfen Gjeka. Shkova ditėn tjetėr. Ia lexoi pėrkthyesi dhe ai mė tha: "Paē fat nė Amerikė, bir!". Kjo ishte fjala qė shoqėroi udhėtimin e Gjekė Marinaj drejt Amerikės...

Poezia "Kuajt" u kujtua me rastin e promovimit tė pėrmbledhjes me poezi tė zgjedhura nga krijimtaria e poetit tė famshėm amerikan Frederick Turner, ditėn e shtunė nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės (QNK). Libri u pėrkthye nė shqip nga Gjekė Marinaj dhe u manifestua me pjesėmarrjen e njė numri tė konsiderueshėm shkrimtarėsh, politikanėsh aktivė shqiptar, si dhe tė medias shqiptare. Frederick Turner ėshtė i njohur si njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė sė sotme botėrore, kandidat pėr Ēmimin Nobėl nė letėrsi (kėtė vit i propozuar nga 41 universitete dhe organizata tė akredituara letrare nga e gjithė bota, fitues i ēmimit "Pen International," Ēmimit "The Milan Fust Prize" (ēmimi mė i lartė letrar i Hungarisė), Ēmimit "Gjenima," Ēmimit "Levinson Prize" etj, etj.

Ai ėshtė kryeredaktor i revistės letrare famėmadhe Kenyon Review, drejtues i Institutit Letrar tė Teksasit, profesori themelues i shkollės sė Arteve dhe Humanitetit pranė Universitetit tė Teksasit nė Dallas. Ka bėrė pjesė nė disa dokumentarė televizive, pėrfshi kėtu dhėnien e ēmimeve tė The Emmy and Golden Eagle, dhe ėshtė nė bordin e kėshilltarėve tė disa institucioneve kulturore dhe letrare. Ndėrsa Gjekė Marinaj aktualisht ėshtė presidenti i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, poet dhe publicist i mirėnjohur, dhe autori i poezisė "Kuajt", e cila ka ndihmuar miqtė e tij nė revoltat kundėr qeverisė despotike. Me zi u shkėput i gjallė nga Shqipėria, Gjekė Marinaj, mė 12 shtator tė vitit 1990 dhe ėshtė tani nėnshtetas amerikan. Nė aktivitetin e sė shtunės gjatė ceremonisė, u lexua edhe pėrshėndetja e poetit Frederik Turner, i cili ishte ftuar nga Drejtori i QNK-sė, Mujo Buēpapaj, pėr tė marrė pjesė nė kėtė eveniment, por pas njė operacioni tė paparashikuar mjekėsor qė pati nė Teksas, Turner-it iu desh ta anulonte vizitėn e tij nė Shqipėri.

Poezia "KUAJT"

Tėrė jetėn duke vrapuar rrimė
Shohim veē pėrpara
Ē'bėhet prapa s'duam t'ia dimė.
Ne nuk kemi emėr
Tė gjithėve kuaj na thonė.
Nuk qajmė,
Nuk qeshim;
Heshtim,
Dėgjojmė;
Hamė atė ē'na japin,
Ecim nga na thonė,
Asnjė nga ne s'ėshtė mendje hollė.

Kush qe kalė mbreti,
Posti qe i lartė
Kush qe kalė princeshe
I bėnė shalė tė artė
Kush qe kalė fshatari
Pat samarė me kashtė
Kush qe kalė i egėr
Tėrė jetėn fjeti jashtė.
Po qemė dhe mbetem kuaj, para njeriut!

Intervista

Zoti Gjekė Marinaj, jeni arratisur nga vendi juaj drejt SHBA-sė qė nė vitin 1990, kur ende Shqipėria ishte nėn sundimin komunist. Cilat ishin motivet qė ju sollėn kėto ditė nė atdheun tuaj?

- Sigurisht qė ardhja ime kėtu do tė shoqėrohej edhe me vizitėn e e shkrimtarit tė madh amerikan Frederick Turner, i cili pėr fat tė keq, ndėrsa bėhej gati tė vinte kėtu qė tė ishte i pranishėm nė promovimin e librit "Ne shpellėn e Platonit", pėrkthyer nė shqip prej meje, sėmuret dhe shkon nė spital pėr tė kryer nje operacion. Ju e dėgjuat edhe nė letrėn e tij qė u lexua gjatė promovimit, ku ai duke u kėrkuar falje premtonte se do tė vinte nė Shqipėri, sapo shėndeti i tij tė pėrmirėsohej.

Kur e pėrkthyet Frederick Turner, pas 16 vjetėve i larguar nga Shqipėria, a e dinit, ju Gjekė, se kėtu nė Shqipėri ka poezi tė mira, ka shkrimtarė tė rinj tė mirė, por kritikė letrare pothuajse nuk ka?

- Ajo mė ka shkuar ndėrmend, sepse e dija qė Shqipėria ka shkrimtarė tė mirė, ka plot poetė e shkrimtarė tė pėrkthyer, por e dija se nuk ka Frederick Turner. Unė mendoj se poetėt janė si yjet. Secili e ka atė bukurinė e tij nė hemisferėn e vet dhe unė nė fakt mendoj se kam gjetur njė nga yjet mė tė mėdhenj, tė cilėt kur Shqipėria nuk kishte relacione me botėn, ishin nė njė mjegull, kishte njė re midis poetėve si Frederick Turner dhe tė tjerėve. Unė mendova se ku ėshtė shanci im qė t’i largoj kėto re. Dhe ėshtė mirė qė njė poet kaq i madh tė shihet fytyrė pėr fytyrė me poetėt shqiptarė qė kanė njė dimension kaq tė madh sa ky poet dhe njė dėshirė po aq tė madhe pėr tė lexuar.

Njė nga mesazhet e Turner pėr poezinė, ose tė Turner "si ruajtės i poezisė", bie direkt nė konflikt me atė lloj poezie tė shpikur veē prej mendjes, tė asaj poezie qė vrapon drejt formave tė jashtme, eksperimentimit, etj, si do ta zgjeronit ju komentin rreth kėtij mesazhi?

- Po mesazhi i tij ėshtė qė tė hidhen sytė nga poezia. Mesazhi i tij ėshtė njerėzor. Ai nuk do qė ta largojė poetin nga njeriu. Ai ka arritur qė ta tėrheq poezinė nga poezia mekanike, nga terminologjia e errėt. Ai mendon si mund ta bėjmė poezinė pronė tė njeriut, poezi tė humanėve. Ai e konsideron poezinė si medikament. Njeriut i dhemb shpirti, njeriut i vuan shpirti. Shko merr Frederik Turner dhe ai tė qetėson, sapo e lexon! Lexoje poezinė qė ka pėr dashurinė dhe tė bėn mė tė zjarrtė, tė bėn mė erotik. Lexoje poezinė qė ka pėr tė kaluarėn, tė bėn ta duash atė e tė kesh njė farė nderimi dhe nė tė njėjtėn kohė ka njė fuqi marramendėse pėr tė ėndėrruar tė ardhmen, ku pėrfshihet e ardhmja e njerėzimit dhe e ardhmja e poezisė.

Ē’farė keni planifikuar gjatė ditėve qė ju do tė qėndroni kėtu nė Shqipėri?

- Qėllimi i ardhjes sime kėtu, nuk ėshtė thjesht promovimi i librit, por unė kam ardhur pėr njė punė tjetėr kėtu. Unė kam ardhur me tetė profesorė amerikanė qė do tė studiojnė poezinė e Ballkanit, domethėnė poezinė epike gojore, dhe unė isha bashkė me Turner dhe profesor Galatin dhe kur Turner nuk erdhi dot, profesor Galati ndejti nė Beograd me grupin tjetėr dhe ne do tė bėjmė sė bashku pas kėsaj studimin e poezisė epike tė Ballkanit. Kėshtu qė unė kam dhe dy ditė tė tjera kėtu dhe do tė shkoj me grupin nė Beograd.

- Zoti Gjekė, ky duket njė projekt shumė interesant. Si ka nisur ideja pėr kėtė ekspeditė nga profesorėt amerikanė?

- Pėr fat tė keq, letėrsia botėrore, lėndė tė cilėn unė e jap nė Amerikė, nuk ka asnjė tė dhėnė pėr epikėn gojore shqiptare, pėr eposin dhe legjendat dhe folklorin shqiptar. Pothuajse poezia epike gojore shqiptare nuk njihet nė botė sot pėr sot. Mirėpo poezia gojore e Ballkanit njihet, ashtu siē e kanė bėrė serbėt, grekėt, maqedonasit, etj. pėr vėten e tyre. Mirėpo unė, pėrpos qė dėgjoja letėrrsinė epike, sepse ėshtė pjesė e punės qė bėj, mė ra nė sy kjo mungesė. Kėshtu qė vendosa "ta ngre pak zėrin", dhe kėshtu qė u vendos nga Universiteti i Teksasit, qė tė tė sponosorizohet kjo ekspeditė dhe ėshtė plan qė nė qoftė se punėt do tė na shkojnė mirė, ne do tė kemi njė tekst shkollor pėr Universitetet nė Amerikė qė tė ketė epikėn e Ballkanit, pra tė ketė njė studim, ku nuk ėshtė vetėm poezia, sepse ata i duan tė padėgjuara e tė pabotuara mė parė, tė paredaktuara, por ėshtė edhe mendimi rreth tyre se ēfarė ka menduar shqiptari p.sh kur Gjergj Elez Alia dhe Bajlozi i Detit kanė luftuar me njėri-tjetrin, se cili ishte koncepti i dashurisė nė atė kohė. Pse Balozi ishte i keq dhe Gjergji ishte i mirė. Pra, pėrmes artit, duam tė futemi nė brendėsinė ideologjike tė popullit nė atė kohė, duke menduar se poezia dhe arti i njė kombi ėshtė produkt i popullit, sepse populli ėshtė ai qė ka menduar dhe e ka ruajtur atė poezi.

- Pra, zoti Gjekė, ky qenka njė kthim shumė i bukur nė atdheun tuaj, sepse nė poezitė tuaja vė re se largimi juaj nė Amerikė lidhet me njė frikė se mos po humbisni gjithēka, por ju po zbuloni diēka qė ka humbur herėt me profesorėt amerikanė dhe do ta ēoni si vlerė nė Amerikė, apo jo?

Unė shpresoj qė vėrtetė ta bėj kėtė, sepse unė ndiej njė pėrgjegjėsi shumė tė madhe. Unė e kam nisur kėtė punė qė nga Himara, sepse nuk dua ta ndaj epikėn shqiptare qė tė them qė ėshtė vetėm e Veriut, sepse ne jemi njė komb shqiptar dhe ata qė janė nė Vlorė kanė shumė gjasa qė tė jenė nga Veriu dhe nė Veri ka gjasa tė jetojnė shumė nga ata qė janė nga Vlora. Kėshtu qė kam shpenzuar dy ditė atje. Kam takuar fshatarė. Jam takuar me njerėz qė i dinin kėngėt e vjetra epike tė Shqipėrisė sė Veriut. Ata i kanė thėnė me shumė dėshirė. Kam njė pėrgjegjėsi shumė tė madhe, sepse qė nė vitin 1870 ka shqiptarė nė Amerikė, por nuk i ėshtė dhėnė askujt ky shans dhe unė e kam kėtė shans. Sikur ky projekt tė jetė i plotėsuar, poezia epike shqipe do tė jetė mė e kualifikuara nė tė gjithė Ballkanin.

Sigurisht qė ju duke pėrmbushur kėtė mision, patėt rastin edhe tė jeni i pranishėm nė promovimin e librave tuaj, atij me poezi tė pėrkthyera tė Turner dhe pėrmbledhjes modeste me poezitė tuaja "Infinit", por ajo qė u diskutua me tepėr dhe qė iu riktheu sėrish si emėr tė njohur nė atdhe ishte poezia juaj "Kuajt"...!

- Unė jam munduar qė prej vitit qė u largova t’u shmangem intervistave pėr poezinė "Kuajt" dhe nė shumicėn e rasteve ia kam arritur.... Heeh, poezia "Kuajt" ishte njė poezi me fat. Natyrisht qė nuk ėshtė poezia ime mė e mirė, por ishte njė poezi me shumė fat. U shkrua nė njė kohė tė caktuar e kishte fat sepse doli nga njė poet i panjohur, nga "askushi", sepse e njėjta poezi sikur tė ishte botuar nga poetėt e njohur Kadare, Preē Zogaj, Marku, Xhevair Spahiu, etj, nga xhelozia e kolegėve nuk do tė kishte nė fillim tė njėjtėn forcė, por duke e ditur se u bė nga askushi, ajo u shpėrnda me gjithēka pati nė vetvete. Sikur njė poet bėn njė poezi dhe humb, unė bėra njė poezi dhe fitova dhe kėshtu unė nuk e shoh veten si ndonjė poet tė jashtėzakonshėm, nė qoftė se njerėzit mė identifikojnė mua me poezinė "Kuajt", por mė vjen mirė qė unė munda tė nxjerrė diēka nga jeta e pėrditshme dhe ta vė nė vargje dhe u dhanė njerėzve pėr tė kuptuar se shqiptarėt po vuanin, shqiptarėt po hanė ē’u jepnin dhe shqiptarėt kishin mbi krye ashtu siē kanė gomerėt dhe kuajt njerėz qė aq ishin. Mesazhi i fundit qė shqiptarėt nuk ishin kafshė, por "ne qemė dhe mbetėm kuaj para njeriut", pra, kuptuar nga mėnyra se si komunizmi i formonte njerėzit nė ēfarėdo mirėqėnie qė tė jenė, ishte se ata mbetėn kuaj para njeriut. Por komunistėt e interpretuan ndryshe. Megjithatė edhe interpretimi i dytė edhe pse nuk ishte i thėnė me qėllim, edhe ai interpretim ka shėrbyer mirė.

- Ku u lind Gjekė Marinaj?

- Unė kam lindur nė Brut tė Malėsisė sė Madhe. Bruti ėshtė njė fshat i vogėl me 9 shtėpi. Nė atė kohė unė s’e kuptoja poezinė fare. Vetėm kur kam shkuar nė Bajzė, nė moshėn 13-14 vjeē kam filluar tė shkruaj.

- Ideja juaj pėr tė shkruar ka nisur nga ndikimi i leximeve, apo ju kishit njė ndjesi tė jehonės sė kėngėve dhe baladave popullore tė trevės ku banonit?

- Unė besoj se kam filluar tė shkruaj, jo se poezia ėshtė e rėndėsishme, por kam filluar tė shkruaj, sepse besoja se poeti ishte i rėndėsishėm. Pėr mua kur flitej se dikush ishte poet, mė dukej se kishte diēka magjike. Madje, mė duket se edhe sot ky imazh nuk ka ndryshuar. Kur dėgjoja pėr poetin, mė dukej se flitej pėr diēka qė krijonte njė lidhje midis njeriut dhe zotit. Ishte diēka qė unė se kuptoja se si njerėzit kushdo qė ishin, fshtarė ose njerėz tė thjeshtė nuk donin qė tė bėheshin poet. Pėr mua poet ishte shkalla mė superlative e qenies njerėzore. Pastaj unė kam filluar tė shkruaja dhe pak nga pak e pashė se poezia po mė ndihmonte shpirtėrisht dhe pastaj e pashė se aty unė mund tė shkėpusja diēka nga jeta e ta hidhja diku.

Sigurisht qė historia e arratisė suaj tė bėn shumė kurioz. A mund tė na tregoni diēka rreth asaj ngjarjeje, e cila ishte e ndėshkueshme nė sistemin totalitar?

- Po, poezia "Kuajt" u bė shkak. Unė mora lajmin se do tė shkoja dhe do tė takohesha nė Degė tė Brendshme, tė nesėrmen nė orėn 8.00 tė datės 12 shtator, dhe tė them tė drejtėn u zura ngushtė, sepse e dija se ēfarė kanė bėrė me poetėt e tjerė. Dija pėr ata qė e kishin kundėshtuar regjimin dhe pa u matur shumė mora njė ēantė me libra dhe mė shkoi mendja pėr tė kaluar klonin dhe kalova nė Jugosllavi. Ishte diēka qė nuk kam shumė qejf ta sjellė ndėrmend, se nuk e di... Ishte diēka mė e thellė se loti, e unė nuk qaja dot...

- Ishit vetėm kur ikėt?

- Isha me njė shokun tim. Vėllai i tij kishte ikur para dy-tre javėsh dhe ai i dinte rrugėt mė mirė se unė. Pra, pėr mua ishte diēka shumė e vėshtirė. Si do qė tė jetė puna, tė ikėsh nga atdheu ėshtė diēka e vėshtirė. Unė nuk mund ta riprodhoj dot nė mendjen time atė ndjenjė qė kam pasur kur po ngjitesha malit natėn. Kėshtu qė i hutuar, i trembur i zhgėnjyer, i lodhur, plot dhimbje, unė nuk e dija se ē’po merrja me vete dhe se ē’po lija pas.

- Dhe qėndruat....?

- Qėndruam nė Jugosllavi pėrreth nja dy javė. Nė Jugosllavi na futėn nė njė lloj burgu, por ishte diēka ndryshe nga burgu i vėrtetė, sepse aty po na mbanin ne qė kishim kaluar kufirin dhe po na investigonin; nga kishim ardhur, pse kishim ardhur dhe kush jemi. Pėr pak kohė, pasi na liruan, unė ndejta nė Beograd nė disa hotele, pastaj nė kamp pėrqendrimi, pėr pak kohė, dhe kur erdhi koha qė unė tė ikja nė Amerikė shkova tek Ambasadori Amerikan pėr intervistėn dhe ai mė tha "Ju paskeni punuar nė Shqipėri tek disa gazeta dhe keni botuar poezi tek gazetat mė me famė nė Shqipėri, si tek "Drita", etj. Unė nuk e kuptoj se ēfarė ju ka bėrė komunizmi. Si doni tė ikni prej komunizmit? Ē’prova keni se e urreni komunizmin? Unė nuk dija se ē’ti thosha pėr prova, sepse unė s’e dija se ē’donte tė thoshte prova, por megjithatė unė i thashė se unė nuk dua tė jem deklarativ, por unė kam njė poezi qė mė solli deri kėtu. "Kėtu nė Beograd e ke, mė tha". "- Po". "Me vete?"
"-Jo. i thashė, e kam nė hotel". "- Atėhere nė rregull, mė tha, sille nesėr". Pėr mua ishte shumė e vėshtirė tė rrija dhe njė ditė tjetėr vetėm qė tė ēoja atė poezi. Shkova ditėn tjetėr, ia lexoi pėrkthyesi dhe ai mė tha "Paē fat nė Amerikė, bir!". Kjo ishte fjala qė shoqėroi udhėtimin tim drejt Amerikės.

Gjekė Marinaj nė Amerikė...?

- Oh, nė Amerikė e nisa me vėshtirėsi si tė gjithė tė tjerėt. Kur shkova gjuhėn nuk e flisja. Unė vija nga fshatrat e Shqipėrisė me njė kulturė minimale, pavarėsisht se dėshirat e mia pėr njohuritė jashtėshkollore ishin tė mėdha. Fillova tė punoj si njė punėtor i thjeshtė nė njė hotel, dhe mė duhej qė tė rregulloj krevatet e tė pastroj gjithė shkallėn e hotelit.
Mirėpo mė duhej qė tė rregulloj 17 dhoma nė ditė. Unė nuk kisha aftėsi tė vendosja aq rregull dhe nganjėherė mė duhej tė vija dorėn nė mes tė krevatit dhe tė kėrceja nė anėn tjetėr nė vend, qė tė mos harxhoja kohė duke u sjellė rrotull. Po ata e panė se unė s’e bėja dot kėtė punė dhe pėr dy javė mė dhanė njė detyrė tjetėr qė ishte pak mė e lehtė. Duhej tė ēoja jastėk, ose sende tė tjera klientėve kur ata thirrrnin dhe kėshtu punova pėr pak kohė. Pastaj unė e ndjeva se nuk doja tė jetoja gjithmonė ashtu. Shkova dhe u regjistrova nė shkollė. Vazhdova njė institut mjekėsor qė nė fakt e mbarova pėr tre vjet dhe fillova tė punoj nė spital si specialist i enėve tė gjakut dhe qė andej shkova nė njė kolegj dhe mbarova shkencat e pėrgjithshme. Sapo mbarova shkencat e pėrgjithshme, shkova nė universitet, nė Richland College, nė Dallas tė Teksasit (aty ku jap mėsim). Ėshtė njė katėrvjeēare pėr arte dhe letėrsinė botėrore dhe jam akoma nė vazhdimėsi pėr dy doktoraturat. Kam pesė vjet qė punoj si pedagog i Letėrsisė Botėrore dhe i Komunikimit nė anglisht.

Gjekė, keni krijuar familje atje nė Amerikė?

- Kam njė grua tė mrekullueshme. E ka emrin Dusita dhe ajo ka mbaruar dy universitete. Madje para dy javėsh kishim inagurimin e diplomimit tė saj pėr mjekėsi. Fėmijė nuk kemi, se kemi qenė tė dy nė shkollė, por kemi ndėrmend qė "tė mblidhemi bashkė’ dhe tė bėjmė diēka... (Qesh).

III.

Gjekė Marinaj, pak biografi

Gjekė Marinaj u lind nė Brrut tė Malėsisė sė Madhe, nė vitin 1965. Ai u largua nga Shqipėria pėr arsye politike nė vitin 1990. Eshtė nderuar me disa ēmime nacionale (Amerikane) dhe internacionale pėr krijmitarine e tij, duke perfshirė The Golden Pen Award (26 nėntor 1999) dhe International Poet of Merit Award (17 nėntor 2002). Ai ėshtė autor i dy librave me poezi dhe i njė libri intervistash me individualitete tė zhgjedhura. Marinaj ėshtė gjithashtu botues dhe editor aktual i revistės Pena, revistė letrare e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė. Ai jep mėsim English & Communications nė Richland College, nė Dallas tė Teksasit, ku jeton me gruan e tij, Dusita.

Vepra letrare:

"Mos mė ik larg", 1995 - poezi
"Infinit", 2000 - poezi
"Ana tjetėr e pasqyrės", 2003 - intervista
"Ora e paqes", 2005, pėrkthim - poezi nga Rainer
"Nė shpellėn e Platonit", pėrkthime nga Frederick Turner, etj.

_______________
Pėr mė shumė informacione rreth autorit, vizito faqen e tij tė internetit:
http://www.marinajpublishing.com/marinaj/

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara