HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė mėnyrė alternative pėr organizimin e KKRT-sė dhe KDRTSH-sė

Mark Marku -- nga Mark Marku* & Henri Ēili*

Njė debat i nxehtė ka shpėrthyer mes qeverisė dhe disa aktorėve mediatikė pėr projektin e qeverisė pėr tė riformatuar Kėshillin Kombėtar tė Radiotelevizioneve dhe Kėshillin Drejtues tė Radiotelevizionit Shqiptar. Ideja e njė reforme nė kėto institucione, pritej dhe nė fakt njė gjė e tillė ishte bėrė e domosdoshme ngase ato kanė rezultuar ose tė diskrediturara pėr nga besueshmėria, joefikase nga funksioni dhe nė kundėrshtim me qėllimshmėrinė e krijimit tė tyre si organe tė paanshme pėr tė rregulluar hapėsirėn e medias publike dhe asaj private. Nė kėtė kuptim reforma e shumicės sė re ėshtė e mirėpritur, madje e vonuar.
Por projekti i qeverisė ka ardhur nė mėnyrė krejt papritur dhe pėr mė tepėr kahu i reformės qė propozohet duket se jo vetėm nuk zgjidh asnjė prej krizave qė kanė manifestuar kėto dy insitucione, por thjesht ripėrsėrit tė njėjtėn skemė si e tanishmja. Kryeministri Berisha, ka pranuar se reforma nuk ėshtė konsultuar nga grupet e interesit dhe nga korporata e gazetarėve dhe ka deklaruar se “shumica do tė mirėpriste nisma dhe propozime nga ana e komunitetit tė gazetarėve”. Meqenėse jemi nė kohė, dhe nė kulmin e debatit, nė cilėsinė e specialistėve tė medias, ne parashtrojmė pėr debat njė projekt alternativ pėr ristrukturimin e kėtyre dy institucioneve tejet delikate dhe me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr zhvillimin e medias dhe demokracisė nė Shqipėri.
Nė projektin tonė janė tė mirėpritur pėr solidarizim, ide dhe kėndvėshtrime tė tjera edhe gazetarė apo aktorė tė tjerė tė interesuar pėr kėtė problem.

Kėshilli drejtues i RTSH
Analiza e pėrvojės sė deritanishme tė institucionit tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė


Kėshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar, ka qenė vazhdimisht njė institucion i sulmuar pėr mungesėn e besueshmėrisė sė tij, pėr njėanshmėrinė nė favor tė partisė nė pushtet si dhe pėr diskriminimin e opozitės. Pėr pasojė ekipet drejtuese tė RTSH-sė qė ka prodhuar ky kėshill, kanė qenė nė qendėr tė kritikave tė opozitės dhe aktorėve tė pavarur tė shoqėrisė shqiptare. Mjafton tė evokojmė kritikat e bėra nga ana e opozitės socialiste tė kohės ndaj ekipeve drejtuese tė RTSH-sė tė periudhės 1992-1997, tė kontrolluara nga demokratėt nė pushtet apo grevėn e urisė tė deputetit Arbnori, nė vitin 1997 njė protestė qė shėnonte kulmin e kritikave tė ashpra tė opozitės sė kohės, ndaj ekipit tė ri drejtues tė RTSH-sė, i cili kontrollohej asokohe nga socialistėt e sapo ardhur nė pushtet. Mė vonė u shėnuan disa pėrmirėsime tė papėrfillshme nė drejtimin e RTSH-sė, nė funksion tė mos diskriminimit tė opozitės, gjatė mandatit tė Kėshillit aktual drejtues dhe ekipit Zheji, qė erdhi nė krye tė RTSH-sė, pas vitit 2002, si pasojė e njė fryme politike konsensusi mes qeverisė dhe opozitės e konsideruar nga tė dyja palėt si “frymė pėr balancimin e institucioneve ta pavarura”. Por sėrish kriza e autoritetit, e drejtimit dhe paanshmėrisė sė RTSH-sė nuk u zgjidh nė parim dhe problemi mbeti i hapur.
Nga ana tjetėr nė RTSH, nuk ėshtė kryer njė reformė themelore pėr tė shndėrruar kėtė institucion nė njė institucion cilėsor, konkurrues dhe profesional. Fakti qe secila qeveri e ka pėrdorur RTSH-nė pėr qėllimet e veta, nė njė farė mase e ka kompleksuar ekipin drejtues pėr tė bėrė njė reformė me themel pėr shkak tė kritikės sė palės tjetėr. Kjo e ka lėnė kėtė institucion nė njė stanjacion tė gjatė dhe korruptiv. Nga ana tjetėr duke qenė njė kanal i vetėm, ky institucion nuk mund tė jetė pėrfaqėsues i gjithė shoqėrisė shqiptare, i nuancave, kundėrshtive, apo diversitetit tė saj. Si kanal i vetėm, ai ka ndėrruar kryekėput fizionomi sa herė kanė ndryshuar shumicat qė e kanė kontrolluar atė, pėr tė arritur deri kėtu ku jemi, ku ai nuk ka asnjė fizionomi. Kjo ka asgjėsuar dhe thelbin e ekzistencės sė entit publik tė transmetimeve, qė gjithandej pėrligjet me njė theks qė radiotelevizioni vė mbi disa aspekte tė cilat radiotelevizionet private nuk i pėrfillin shumė, si historia kombėtare, identiteti kombėtar, ēėshtja kombėtare, tradita, gjuha etj. Por duke qenė njė kanal i vetėm, RTSH ka mbetur pa fizionomi. Nuk mund tė thuhet se ēfarė frymė pėrcon sot pėr teleshikuesit RTSH pėr disa pika delikate tė historisė sonė kombėtare, pėr disa personalitete tė historisė dhe kulturės sonė, pėr disa aspekte tė gjuhės dhe kulturės sonė kombėtare, pėr tė cilėn nė shoqėri ka njė ndarje tė madhe, apo ka njė ndarje pėrgjithėsisht tė frymėzuar prej kulturės politike e filozofike tė sė majtės apo tė sė djathtės. Fakti qė kemi njė kanal ėshtė njė prej arsyeve pse enti publik i transmetimeve ka dėshtuar nė funksion e saj kryesor.
Ėshtė e qartė se pėrsėritja e sė njėjtės formulė, por tanimė me shumicė blu, ose me personalitete tė mbėshtetura nga partia demokratike nė pushtet, ėshtė njė vend-numėro e kėtij institucioni, pėr tė mos thėnė njė regres i saj. Ėshtė nė nderin e partisė demokratike, opozitės sė djeshme tė persekutuar nga kėto institucione dhe njė prej atyre aktorėve qė ka kėrkuar me tė madhe, “balancimin e insitucioneve”, tė ruajė koherencėn dhe sot nė pushtet, nga pozitat e fuqishmit tė realizojė vėrtet reformėn qė kishtė ndėrmend nė opozitė. Janė tė gjitha arsyet tė kalohet nė njė skemė tė re tė strukturimit tė RTSH-sė.

Njė formulė pėr organizmin e Kėshillit tė Drejtues tė RTSH-sė

Duke u mbėshtetur nė analizėn e mėsipėrme, e cila mund tė pėrmblidhet nė dy konkluzione rreth defekteve tė kėtij institucioni, mund tė themi se duhen gjetur mekanizmat pėr tė korrigjuar sė pari: pėrbėrjen e zhbalancuar politike apo pėrfaqėsuese tė kėtij institucioni; sė dyti: duhet gjetur njė zgjidhje alternative pėrtej njė kanali tė vetėm, pėr tė bėrė tė mundur krijimin e fizionomisė sė televizionit publik shqiptar, fizionomi qė riprodhon flukset kryesore politike, kulturore dhe ato intelektuale apo tė mendimit qė gjenden nė shoqėri, qė janė grupuar pėrgjithėsisht, nė njė frymė tė majtė, dhe tė djathtė, megjithė nuancat qė kjo ka brenda.
Prandaj ėshtė e nevojshme qė tė kemi menjėherė dy kanale televizive dhe pėr kėtė ekziston liēensa dhe mundėsitė teknike dhe njerėsore nė RTSH, pa shtuar asnjė lek nga fondi i shpenzimeve publike. Njėri kanal mund tė ishte konvencialisht me njė frymė editoriale majtas dhe tjetri djathtas. Kjo do tė zgjidhte krizėn e identitetit tė RTSH-sė dhe do tė krijonte mundėsinė e zhvillimit lirshėm tė identiteteve ideore, kulturore, politike tė secilit. Kjo do tė shmangte ndryshimin radikal tė frymės sa herė qė ndryshon shumica nė pushtet. Kjo do tė kishte nevojė pėr njė kėshill tė ri drejtues tė balancuar politik, mė 7 anėtarė, 3 anėtarė me mandat tė kufizuar i takojmė shumicės, tre opozitės, kurse anėtari i shtatė, pa mandat tė pėrcaktuar, tė emėrohej dhe shkarkohej nga kryetari i parlamentit. Kjo do tė thotė, se sa herė lėvizim shumicat nė kuvend, pa shkaktuar asnjė krizė, tė ndėrrohej shumica e kėtij institucioni. Si rregull shumicės nė pushtet, i takon tė kėtė vazhdimisht kontrollin mbi kėtė institucion, pasi kjo po ndodh realisht dhe ėshtė hipokrizi tė mendojmė tė kundėrtėn. Shumica nė pushtet do tė kontrollonte drejtorin e pėrgjithshėm tė RTSH-sė me shumicė tė thjeshtė 4 me 3.
Kurse drejtorėt e TVSH 1 dhe TVSH 2, pėrkatėsisht njėri majtas e tjetri djathtas do tė zgjidhen me shumicė tė cilėsuar qė e kapėrcen numrin e anėtarėve qė ka njė krah, pra me 5 me 2. Nė kėtė mėnyrė secila palė do tė kushtėzonte krahun tjetėr pėr tė zgjedhur drejtorin e kanalit tė tjetėr. Pak a shumė njė lloj mekanizmi si ajo e KQZ-sė aktuale, e cila duket se funksionoi shumė mė mirė se “KQZ-tė e pavarura”. Kjo do to tė thotė qė si drejtorė tė secilit kanal do tė zgjidheshin njerėz profesionistė, tė ekuilibruar dhe me besueshmėri. Kėshtu pakica, apo pala tjetėr do tė ishte vazhdimisht e pėrfaqėsuar fort nė kėshill dhe nga ana tjetėr ajo do tė ruante paprerė kontrollin mbi kanalin e vet, ndėrkohė do tė ishin edhe e kushtėzuar pėr standardet profesionalet tė dretuesve tė kanalit nga pala tjetėr dhe po ashtu do tė kushtėzonte palėn tjetėr pėr tė njėjtėn gjė.

Kėshilli Kombėtar i Radiotelevizioneve KKRT

Analiza e Kėshillit Kombėtar tė Radio – Televizioneve (Enti i Licensave)

E njėjta analizė mund tė bėhej pėr entin e licensave. Legjislacioni nė kėtė fushė ka nevojė pėr njė liberalizim tė menjėhershėm, ai ėshtė shumė i ngurtė dhe pa asnjė arsye. Ky ligj duhet tė pėrfillė realitetet mediatike qė krijon konkurrenca e vazhdueshme. Sistemi duhet tė jetė i hapur ndaj hyrjeve tė reja dhe fleksibėl ndaj zhvillimit tė shpejtė teknologjik.
Enti i fundit vėrtet ka qenė i balancuar politikisht megjithė diversionet qė i janė bėrė opozitės me zgjedhjen e pėrfaqėsuesve tė opozitės fasadė, por megjithatė ai ka ēaluar nė aspektin e vendimmarrjes. Vendimmarrja e thjeshtė ka bėrė qė vendimet e kėtij Kėshilli tė jenė tė gjitha nė favor tė qeverisė, pėrderisa shumica pėrgjithėsisht ka kontrolluar 4 nga tre anėtarėt e kėshillit.

I njejti mekanizėm si ai pėr Kėshillin e RTSH-sė mund tė aplikohej edhe pėr entin e licensave. Kėshtu dy anėtarė do tė zgjidhen me mandat tė kufizuar nga shumica, dy nga qeveria, anėtari i pestė qė bėn balancėn e votave, duhej tė zgjidhej nga kryetari i parlamentit me njė mandat tė pakufizuar. Kjo siguron pėrtėritjen pa krizė tė kėtij institucioni dhe reflektimin e realiteteve tė reja politike nė kėshill sa herė ndryshojnė shumicat. Vendimet e rėndėsishme tė kėtij Kėshilli, si dhėnia dhe heqja e licensave, e cila ėshtė pika mė delikate, mund tė merren me njė shumicė tė cilėsuar 4 me 1, pra njė shumicė qė kapėrcen njėrin krah politik qė i ka sjellė kėto anėtarė nė kėtė institucion.

Pėrfundime.

Kjo skemė e zgjedhjeve dhe e marrjes sė vendimeve nė kėto dy institucioneve i pėrgjigjet situatės aktuale nė Shqipėri, ku ėshtė shumė e vėshtirė qė tu besohet “tė pavarurve” dhe tė ashtu – quajturave “institucione tė pavarura”, tė cilat e kanė provuar veten se janė tė njėanshme dhe pa efektivitet.
Askush, pėrveē procedurave ligjore racionale dhe tė besueshme qė nuk varen nga vullnete individuale, nuk mund tė bėhet garant pėr lirinė e shtypit, pavarėsinė e institucioneve dhe funksionimin profesional tė medias publike.
Njė alternativė tjetėr, ėshtė shkrirja e kėtyre institucioneve dhe shndėrrimi i tyre ne ente pranė qeverisė, me kusht qė qeveria tė mbajė pėrgjegjėsinė e vendimeve qė kėto ente marrin dhe tė japė llogari elektorale pėr to. Nėse vendoset tė mbeten tė tilla, si “institucione jashtė qeverisė” ka nevojė qė dhe pėr shumė kohė vendimmarrja e kėtyre institucioneve tė mbėshtetet nė parimin e balancimit politik.

*Pedagogė nė departamentin e gazetarisė dhe komunikimit

Shekulli, 14/02/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara