HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Filozofia e refuzimit

Mark Marku -- nga Mark Marku*

Nė mė tė shumtėn e rasteve personaliteti i studiuesit tė njė fushe tė caktuar tė shkencave shoqėrore mund tė shpjegohet nga mėnyra se si e pėrzgjedh fushėn dhe objektin e studimeve tė tij. Kėsaj tė vėrtete i brendashkruhet edhe personaliteti i Rugovės. Kjo i jep pėrgjigjet nė njėfarė mėnyre edhe pyetjes pse pikėrisht Letėrsia dhe pse kryesisht letėrsia e vjetėr? Vetė Rugova nė esenė Refuzimi estetik shprehet se karakteri dhe natyra e letėrsisė pėrmban nė vetvete dhe e realizon humanitetin nė mėnyrėn mė burimore dhe mė autoktone dhe e shpreh mė mirė raportin botė njeri. Po nė kėtė ese autori merret thellėsisht me raportin e individit me tė vėrtetėn ekzistuese dhe tė vėrtetėn e pėrfaqėsuar dhe me mėnyrat e mundshme tė refuzimit tė sė vėrtetės pėrfaqesuese, refuzim ky qė shtrihet nga jeta e pėrditshme nė jetėn letrare. Sipas Rugovės letėrsia ėshtė vendi par exellence i njėrės formė tė refuzimit: i refuzimit estetik. Mė tej ai e shtjellon teorikisht dhe filozofikisht refuzimin estetik i cili nė ndryshim nga refuzimi aktiv ku bėjnė pjesė refuzimi politik, ideologjik, religjioz akte kėto me pasoja konkrete nė jetėn e njėriut, ėshtė njė refuzim nė heshtje dhe qė realizohet me forma letrare.
Nė momentin kur u botua vepra, qarku kulturor i Prishtinės ishte shndėrruar tashmė nė njė lėvizje kulturore dhe letrare me ndikim tė madh nė kulturėn shqipe. Mund tė themi pa frikė se ishte lėvizja me ndikimin mė tė madh pėr momentin. Produkti letrar i saj ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm dhe po aq i rėndėsishėm ėshtė orientimi kulturor qė kjo lėvizje solli nė letėrsinė dhe kulturėn shqipe. Kontributi i tyre ėshtė nė tre drejtime kryesore:
nė krijimin e njė platforme teorike moderne letrare tė aftė pėr tė marrė pėrsipėr orientimin e procesit letrar dhe krijimin e njė sistemi real vlerash; krijim e njė letėrsie tė re tė ēliruar nga dogma e realizmit socialist qė do tė ishte njė mėnyrė e re e pėrfaqėsimit tė botės shqiptare dhe estetizimit tė saj; krijimin e urave tė reja tė komunikimit me universin letrar e kulturor botėror nėpėrmjet sjelljes sė autorėve mė pėrfaqėsues bashkėkohorė nėpėrmjet pėrkthimit nė letėrsinė shqipe.
Tashti qė kemi mundėsi tė shohim rezultatet e kėsaj lėvizje kulturore mund tė themi se kemi patur tė bėjmė me njė projekt tė madh estetiko letrar pėr shndėrrimin e botės shqiptare, me njė projekt tė madh refuzimi estetik i cili do tė pėrgadiste akte tė tjera tė rėndėsishme nė jetėn politike tė shqiptarėve. Rugova ėshtė nė qendėr tė kėsaj lėvizje me veprėn e tij teorike. Ky rast ėshtė njė rast i pazakontė nė kulturėn shqipe pasi pėr herė tė parė elementi teorik i paraprin ose ėshtė i njėkohshėm me krijimtarinė letrare. Natyrisht me kėtė nuk dua tė them se letrarėt shkruanin sipas recetave kritike tė teorikėve letrare, por dua tė them se Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Rexhep Ismajli, Mensur Raifi apo tė tjerė qė erdhėn mė pas ndihmuan nė orientimin e procesit letrar dhe nė emancipimin e letėrsisė. Pėr kėtė arsye vepra teorike e studiuesve tė letėrsisė sė kėsaj periudhė ėshtė e lidhur fort me veprėn e shkrimtarėve si Pashku, Podrimja, Shkreli, Musliu, Basha etj. Natyrisht nė kėtė prirje futen edhe pėrkthimi i veprės sė Bartit, Zhenetit, Todorovit dhe shumė autorėve modernė tė cilėt deri mė atėherė ishin tė panjohur pėr botėn shqiptare.
Personalisht unė shoh nė kėtė prirje njė projekt tė madh qė synonte kthimin e botės shqiptare nė modernitet. Dhe vepra e Rugovės ėshtė mishėrim i mėnyrės se si pėrfytyrohej moderniteti i botės shqiptare. Objekti i punės sė tij shkencore ėshtė domethėnės nė kėtė drejtim. Tre jane fushat kryesore tė studimeve tė tij: autorėt e vjetėr tė letėrsisė shqipe kryesisht Bogdani;
autorėt modernė tė letėrsisė shqipe qė shkruhej nė Shqipėri dhe nė Kosovė; studimet teorike letrare dhe estetike.
Nga gjithė kjo ajo qė tė bie nė sy ėshtė fakti se nė thelb moderniteti i kėrkuar ėshtė njė shartim i botės paraotomane shqiptare me modernitetin bashkėkohor. Kjo shpjegon nė njėfarė mase orientimin e kritikės sė Rugovės pėr nga autorėt e vjetėr pasi kėta autorė janė pikat e vetme tė referimit tė njė bote tashmė tė zhdukur. Rilindasit duke filluar me De Radėn u kapėn pas modelit tė Skėnderbeut nė pėrpjekjet e tyre pėr krijimin e kombit shqiptar, por Rugova shkon pėrtej Skėnderbeut, ai shkon nė botėn qė mbronte Skėnderbeu, pikėrisht nė atė botė qė u zhduk pas vdekjes sė tij. Lidhja e Rugovės me veprėn e autorėve tė vjetėr tė letėrsisė shqipe nuk ėshtė e rastėsishme. Vetėdija e kohėve moderne lind nga kuptimi i historisė si njė e tėrė dhe nga vetėdija se e tashmja ėshtė njė fazė e kėtij globalizmi historik. Vepra e Rugovės qė na paraqitet nė kėtė botim tė plotė tė shtėpisė botuese "Faik Konica" ėshtė dėshmia mė e qartė e kėsaj vetėdije.

Por nė kėtė vepėr gjejmė jo vetėm teorizmin e refuzimit estetik nga ana e Rugovės. Refuzimi estetik parapėrgatit refuzimin e madh politik tė shqiptarėve tė Kosovės, rezistencėn e kėsaj bote ndaj represionit tė ushtruar nga aparati serb i dhunės. Kalimi nga njė refuzim nė tjetrin ėshtė krejt i natyrshėm dhe pėr kėtė vepra e plotė e Rugovės ėshtė model i koherencės sė njeriut tė ideve dhe njeriut tė veprimit, i ideologut dhe politikanit, i njeriut tė rrethanave dhe njeriut largpamės tė sė ardhmes.
Pikėrisht kjo koherencė e bėn atė njeriun mė pėrfaqėsues tė ēėshtjes sė shqiptarėve tė Kosovės, imazhin e pėrkryer tė kėsaj lėvizje tė shenjtė dhe emancipuese nė histori.

*Autor ėshtė profesor nė Fakultetin e Filologjisė nė Tiranė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara