HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NE DJALL ASOCIMI, PO JU DALIN FEMIJET NGA DUART!

-- nga MIMOZA DERVISHI

Seks, hashash, makina tė shtrenjta. Mos i aplikoni, kjo ishte kėshilla e ministrit Pollo, nė njė takim me njė grup gjimnazistėsh. Gati nė turp, i pafuqishėm, i bindur se s’po bindte askėnd, ai u pėrpoq t’u thoshte, se nuk janė kėto elementet qė u duhen, atyre, qė s’kanė dalė ende nga bankat e shkollės sė mesme.

Gjimnazistė

Janė ata, fėmijėt qė u lindėn nė fillim tė viteve ‘90, nė kohėn e ēoroditur tė Shqipėrisė postkomuniste. Kohė nė tė cilėn qenia e deformuar shqiptare, po hynte pa e ditur drejt njė deformimi tė ri, akoma mė absurd, nėn siglėn e hapjes me botėn. Shqipėria, njė tokė e etur pėr hapje, e hapi derėn. Dhe si nė tė tilla raste, bashkė me tė mirėn hyri dhe e keqja. Nė tokėn e virgjėr deri atėherė nga SIDA, HIV, apo plagė tė mėdha tė botės sė qytetėruar apo jo, hynė tė gjitha edhe droga, edhe prostitucioni, dhe nė fund si kurorė, degjenerimi moral, qė shihet si vlerė. Shqipėria do bėhej kapitaliste dhe tė gjithė do pasuroheshin, ēfarė shihej jashtė do bėhej brenda. Ekranet u hapėn dhe nuk shkoje mė nė burg po tė shihje botėn.

Ishte koha kur nuk dihej ē’vinte mė pas, kur shoqėria nuk dinte ē’tė bėnte me ndėrgjegjen e saj. Kur e mira nuk dallohej nga e keqja dhe ēdo gjė me targėn “Made in…”, shihej si vlerė. Sistemi u pėrmbys dhe bashkė me tė dhe sistemi i punėsimit, edhe ai i tė jetuarit. Varfėria gėlonte, deri sa erdhėn piramidat, njė tjetėr sistem fals nga ana e tij.

Gjimnazistė Nė kėtė vorbull lindėn ata, fėmijėt e demokracisė me pėrkėdheli, viktimat e ndryshimit, me realizėm. Deri aty nga 1997 shihje tek- tuk, nė kioskat e Lanės, adoleshentė qė drogoheshin e villnin buzė kanalit, kryesisht artistė e kėngėtarė, qė donin tė preknin mė nga brenda magjinė Jim Morrison. Apo disa fėmijė politikanėsh nė karrierė, tė cilėt kishin fatin tė dilnin jashtė Shqipėrisė herė pas here. Po deri kėtu, kjo nuk dukej akoma se do ishte njė plagė qė do kapte shoqėrinė e nesėrme nga koka. Ishte koha kur Kurt Cobain shihej si hero nė Tiranė, jo aq pėr revolucionin qė solli nė rock’n roll, por mė tepėr pėr aktin sublim, qė ja hoqi vetes i mbingarkuar nga droga.

Ishte koha kur prindėrit mbetėn pa punė dhe tė rinjtė qė mbaruan shkollat e larta, gjyskomuniste-gjysdemokrate, mbetėn pa shpresė. Kur vajzat shkonin pėr njė pjatė makarona (tani e kanė rritur piacėn), vetėm tė uleshin nė njė lokal VIP. Dhe meqė shkonin, kemi parasysh, bėnin seks nė banjon e lokalit a nė njė cep tė rrugės. Ishte koha kur artistėt e kohės sė Enverit, ish-ikonat e tė gjithėve, u katandisėn si mos mė keq, jo vetėm artistikisht, nė njė vend pa kinematografi dhe art, por dhe materialisht. Dhe ata shkonin nėpėr lokalet VIP, nė pritje qė dikush t’u jepte ndonjė gotė, pėr hir tė nostalgjisė sė dikurshme. Ishte koha pra kur po lindnin ata, fėmijėt e ‘90-ės, tė ngjizur nė netėt e ftohta pa drita, mė tepėr si opsion pėr ngrohje, sesa si dėshirė a planifikim familjar. Dhe shkollat qė i prisnin ishin nė shkatėrrim tė plotė, me mėsues tė ēoroditur, qė s’po kuptonin pėr ēfarė punonin dhe ēfarė do tė thoshte misioni i tyre edukativ tani e tutje. Punonin nė kapitalizėm dhe paguheshin si nė komunizėm. Ishte gjithashtu koha kur po ngjizej moda e telenovelave, tip dinastish ēudibėrėse, ku motrat shkojnė me vėllezėrit herė pa e ditur, herė se kanė rėnė nė dashuri. Ku bashkėshortėt tradhtojnė njėri-tjetrin, por dhe dashnorėt, madje dhe i vrasin po t’u bėhen pengesė. Dhe gratė, ato realet jashtė ekraneve, shqiptaret me hekur nė dorė nė kuzhinė, pėrdėlleheshin e lotonin, harronin hekurin sipėr duke djegur kėmishėt e burrave, nė fillim pa dashje, pastaj me dėshirė, duke u frymėzuar nga ajo qė po shihnin. Frymėzim qė s’e lanė me kaq, por u pėrgatitėn shpirtėrisht ta bėnin realitet, duke mos qenė nė gjendje tė ndajnė fiction nga realiteti.

Dhe e gjitha kjo panoramė ka si kolonė zanore muzikėn rep, ku nėnat dhe gratė shahen kurva. Kėshtu u krijuan modelet, nė fillim nga bota, pastaj ato tė brendshmet, kėshtu u shtrua toka, ku do rriteshin fėmijėt qė sot kryejnė marrėdhėnie seksuale me shpinė nga dėrrasa e zezė.

Jemi nė 2006-ėn. Mirė se erdhėt nė Shqipėrinė e Luigjit XIV. Shqipėrinė e orgjive, pėrdhunimit, drogės, prostitucionit, atij televiziv dhe tė ligjshėm, si edhe nė shoqėrinė e Dolce Gabanos(a). Modeli i fėmijėve sot ėshtė ai i artistes me pjatė droge, qė do kish karrierė, edhe pa njė tė fortė nė krah a njė pjatė me efekte tė forta para hundės. Por jo, kėshtu e ka bota, ose mė saktė kėshtu mendojnė nė Shqipėri se e ka bota. Bota sigurisht i ka dhe kėto, por nuk i ngre nė piedestal, nuk i shfaq nė ekran. Tregon vetėm fundin e tyre, herė tragjik e shumė herė pėrbuzės. Sepse ekranet i ka pėr diēka tjetėr. Pėr atė qė edhe ekranet shqiptare po e provojnė, fuqinė e tyre nė edukimin e shoqėrisė. Ende nuk po e kuptojmė se roli i medias nuk ėshtė mė ai i pushtetit tė katėrt, por absolutisht i pushtetit tė parė.

Dhe falė disa prej ekraneve shqiptare, modeli i sotėm ėshtė ai i zhveshur nga tė gjitha, ai i garės pėr cica dhe shalė, ėshtė ai i Shqipėrisė me rripa qė s’dihet kur do t’i mbledhė rripat. Edhe mė tė talentuarit artistė, ta thonė pa pikė gajle, e bėjmė pėr komerc, kur kjo nuk thuhet nėpėr botė edhe nga mė tė patalentuarit. Bota di t’i dallojė artistėt e vėrtetė, ata qė s’kanė nevojė tė heqin brekėt tė tregojnė se janė artistė, ashtu sikur di tė dallojė ata tė fast-foodit, qė ngrihen e bien si meteor. Jemi nė kohėn e shthurjes dhe nga kjo vorbull, drejt e nė rrugė, drejt e nė bankat e shkollės, duke deformuar kėshtu ende pa u rritur mirė, ata njomėzakė qė s’e kanė idenė se ē’po bėjnė e ku po shkojnė. Vetėm dinė qė e bėjnė se ėshtė nė modė. Eshtė e vėshtirė tė gjykosh sot gjithė faktorėt socialė, ekonomikė dhe psikologjikė qė ndikojnė nė degjenerimin e atij brezi tė ri nga i cili Shqipėria pret shumė, pret tė kalojė gjithė fazat e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit dhe tė hyjė nė Evropė. Psikologėt kanė shumė pėr tė bėrė. Por, deri sa ata ta mbledhin veten, le tė veprojė instinkti i prindit, mė i pagabueshmi nė botė. Dhe sigurisht ėshtė vėshtirė tė japėsh kėshilla prindėrore, sot kur shprehja e vjetėr shqiptare, “atė qė ta bėn fėmija, s’ta bėn as perėndia” gjen vend mė shumė se kurrė. Por le tė bėjmė aq sa kemi nė dorė.

Pėr ju prindėr ende tė painfektuar nga telenovelat latino-porno, pėr ju qė nuk uleni nėpėr lokale nė drekė me bashkėshortėt dhe nė darkė me dashnorėt, kushtojini mė shumė vėmendje fėmijėve. I blini njė libėr sa herė t’ju kėrkojnė njė video-game, hiqini televizorėt dhe internetin nga dhomat e fėmijėve, mos i hapni tuajt kur fėmijėt janė rrotull, hidhini fare nė kosh, bėni ca kohė edhe pa to. Pėr tė tjerat, pagat e mėsuesve, programet edukative-argėtuese, le tė mendojė ministri Pollo. I cili nė kėtė moment kaq delikat pėr tė ardhmen e vėrtetė tė Shqipėrisė ėshtė ministri mė i rėndėsishėm i kabinetit aktual. Nė djall Marrėveshja e Stabilizim-Asocimit dhe Brukseli. Po ju ikin fėmijėt nga duart!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara