HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


RIBASHKIMI I SHQIPERISE ETNIKE

SHQIPĖRIA SIPAS VIZIONIT "ORUELLIST SERB"

-- nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Mehdi Hyseni Nė intervistėn dhėnė gazetės sė pėrditshme “Epoka e Re”, gazetari shqiptar Danaj, me tė drejtė ka vlerėsuar se ėshtė i pashmangshėm procesi i ribashkimit tė shqiptarėve nė kuadrin e shtetit tė tyre, qė quhet Shqipėria Etnike (ndoshta edhe para vitit 2013), jo “Shqipėria e Madhe”, ashtu siē e kanė akuzuar qarqet politike e diplomatike tė Serbisė zyrtare, me nė krye Vuk Drashkoviqin (ministėr i Jashtėm i Serbisė). Me gjithė dezinfomimin dhe keqinterpretimin tendencioz antishqiptar tė deklaratės sė analistit shqiptar, nga ana ministrit tė Jashtėm tė Serbisė, Vuk Drashkoviq dhe nga agjencia “Tanjug”, mesazhi i shkurtėr dhe tejet i qėlluar i saj, duhet tė jetė kuptuar drejt jo vetėm nga qarqet shoviniste dhe neokolonialiste tė politikės zyrtare tė Serbisė, por edhe tė Malit tė Zi, tė Greqisė dhe tė Maqedonisė, sepse pa zgjidhjen e problemit kolonial tė shqiptarėve, tė cilėt jetojnė nė kėto shtete artificiale, nuk mund tė ketė siguri dhe paqe tė qėndrueshme nė Ballkan.

Vėshtruar, historikisht, politikisht dhe juridikisht, autori ka nxjerrė konstatimin objektiv se shtetet kolonizatore serbo-sllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia) janė “krijesa tė panatyrshme”, domethėnė janė ngrehina shtetėrore artificiale, tė krijuara nė kurriz tė territorit tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike. Kėtė tė vėrtetė historike, tanimė e kanė marrė vesh edhe “vremēat” e lere mė shqiptarėt dhe aleatėt e tyre ndėrkombėtarė. “Xhorrxh Oruelli“ pesimist serb, V. Drashkoviq, para tė tjerėve e ka parashikuar zhbėrjen e natyrshme tė Serbisė sė Madhe artificiale, qysh nė vitin 2002!

Pra, Vuk Drashkoqviqi nuk ka asnjė arsye valide qė t’iu kundėrvihet tezave parashikuese reale tė analistit Koēo Danaj, kur ai thotė se brenda ca vitesh, (jo mė larg se deri nė vitin 2013), tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan, do tė bashkohen nė shtetin e tyre natyror-Shqipėrinė Etnike. Ky konstatim nuk duhet tė merret, tė kuptohet ose tė interpretohet gabimisht sipas tekave banditeske tiranike tė strategjisė sė kolonializmit dhe tė hegjemonizmit serbosllav, si utopik dhe joreal, sepse nė njė tė ardhme shumė tė shpejtė, domosdo do tė bėhet ribashkimi i tė gjithė shqiptarėve brenda territorit dhe kufijve tė tokave tė Shqipėrisė Etnike. I pėlqeu apo jo kjo V. Drashkoviqit, Tadiqit, Koshtunicės, “engjujve tė zinj” tė Kishės Ortodokse Serbe dhe vendeve konolonialiste serbosllave fqnije.

Me njė fajlė, popullėsia dhe territoret e grabitura nga imperialistėt serbė, malazezė, maqedonė dhe grekė, pa tjetėr, nė mėnyrė paqėsore dhe tė ligjshme, duhet t’i rikthehen Shqipėrisė Etnike e jo “Shqipėrisė sė Madhe”, siē pandehin Kisha, shkenca, politika dhe propaganda falsifikatore e Serbisė sė Madhe, e cila pėr qėllime tė saj ekspansioniste dhe militariste nė Ballkan, edhe e ka sajuar “Shqipėrinė e Madhe”, tė cilėn sipas nevojės dhe krijimit tė rrethanave politike nė rajon dhe mė gjerė, e pėrdorė si “armėn mė moderne” pėr kundėrshtimin dhe mohimin e sė vėrtetės historike tė qenies etnike, territoriale dhe shtetėrore shqiptare nė Ballkan. Kėtė mistifikim tė sė vėrtetės shqiptare nuk e shohin vetėm ato politika, tė cilat nė vijimėsinė historike kanė qenė nė anėn e mbrojtjes sė Serbisė kolonialiste gjenocidale dhe tė “Antantės sė Madhe” serbo-sllave nė dimensione evro-ballkanike ndėrkombėtare. Pėr mė tepėr, njė imperativ tė kėtillė vizional dhe tė pashmangshėm pėr bashkimin dhe pavarėsimin e shqiptarėve nė shtetin e tyre etnik, e ka parashikuar, edhe vetė kyrediplomati aktual i Serbisė, Vuk Drashkoviq (ish-kryelider i SPO-s), qysh para katėr vitesh (mė 2002), duke nėnvizuar se: “Kosova dhe Metohia, do tė bėhen shtete tė pavarura, pėrkatėsisht pjesė tė Shqipėrisė sė Madhe. Ndaj, edhe Bujanoci, Medvegja e Presheva praktikisht do gjenden jashtė Serbisė. Praktikisht, kjo do tė thotė, Shqipėria e Madhe, do tė trokit nė dyert e Vranjės.” (www.antic.org, 30.06.2002).

Fundja, Vuk Drashkoviqi, Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia nuk kanė asnjė arsye pse tė “tremben” nga pėrmbajtja e deklaratės individuale e Koēo Danės, sepse nuk ėshtė vetėm qėndrim, vlerėsim dhe koncept individual i tij, por direkt dhe indirekt ėshtė RIPOHIM i Platformės gjithėkombėtare shqiptare, qė daton, jeton dhe frymėn nė ēdo zemėr me gjak, ideal dhe besė shqiptare. Kjo aspiratė e pavdekshme, e natyrshme, e ligjshme dhe legjitime pėr mbrojtjen e identitetit kombėtar dhe shtetėror tė Shqipėrisė Etnike dhe tė gjithė kombit shqiptar nė Ballkan ėshtė sanksionuar dhe zyrtarizuar edhe nė Kushtetutėn ekzistuese tė Republikės sė Shqipėrisė sė vitit 1998, ku ndėr tė tjera, thuhet: “…me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar, me bindjen e thellė se drejtėsia, paqja, harmonia dhe bashkėpunimi ndėrmjet kombeve janė vlerat mė tė larta tė njerėzimit.”(Shih: Preambula e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, Tiranė, 2002, f. 5).

Pra, pavarėsisht se si e kanė keqkuptuar dhe keqinterpretuar deklaratėn, drashkoviqėt, koshtuniqėt, tadiqėt dhe klerikėt, patriarku Pavle dhe vladika Artemije, si dhe delegacioni negociues serb i Beogradit (i cili ka paralajmėruar se do ta pėrdorė si “argument justifikues” nė favor tė mbrojtjes sovranitetit kolonial tė tėrėsisė artificiale tė Serbisė), ajo deklaratė ėshtė me bazė tė strategjisė zyrtare si tė politikės, ashtu edhe tė shkencės gjithėkombėtare shqiptare tė Republikės sė Shqipėrisė, pavarėsisht se kush ėshtė nė krye tė saj sot , apo do tė ndodhej nesėr e pasnesėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara