HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Distanca Tiranė-Prishtinė nė “Opinion”

-- nga Migjen Kelmendi

Migjen Kelmendi Gjatė javės sė shkueme RTK kishte vendosė me u lidh me emisionin “Opinion” nė nji transmetim ‘live’, emision qė ka nji renome dhe histori tė lakmueshme nė botėn mediale shqiptare.

Tue dashtė me i thanė nja 2 fjalė se si ndodhi ky ‘depėrtim’ (ma mirė me thanė ‘penetrim’) 7 orėsh ‘live’ nė sferėn publike tė Kosovės dhe pėr ēfarė arsyesh, m’lejoni me e ndėrtue shpejtazi nji kontekst ku mujm me e lėshue kėte emision.
Siē dinė punėt me qenė zakonisht tė thjeshta nė vetvete, gjithēka filloi me nji nevojė tė Baton Haxhiut – me u pa. Dhe, me disa lajka qė Batoni nuk i ka zor me i thanė. E lavdon siē din Batoni, me sherr, menaxhmentin e RTK-s dhe i bind me jau shitė emisionin “Opinion” - me vetveten n’to (sic!).

Por, siē din Batoni nė kėtė pėrpjekje tė vazhdueshme tė tij me u pa, njikohėsisht edhe me ba punė tė mira, pahiri, rezultoi se emisioni “Opinion” vuni nė pah dhe vėrtetoi pėrfundimisht tanė pamundėsinė dhe mungesėn e medias elektronike kosovare dhe tanė distancėn qytetnuese e kulturore tė Tiranės me Prishtinėn. Diēka qė na n’Java e pėrsėrisim si vergėl plot 4 vjet.

7 orė ‘live’ t’emisionit “Opinion” provuen dhe na dėshmuen jo vetėm kulturėn e debatit, jo vetėm pėrgjegjėsinė e njerėzve me mandat n’Tiranė pėr me iu nėnshtrue ekzaminimit publik, kulturėn dhe diapazonin e atyne qė pėrfaqėsojnė dhe kanė poste me pėrgjegjėsi n’Tiranė, por edhe diēka shumė ma shumė – Distancėn. Distancėn qytetnuese. Distancėn kulturore tė Tiranės me Prishtinėn. Distancėn gjuhėsore dhe ate t’artikulimit. N’emisionin “Opinion” u pa jo vetėm Baton Haxhiu (me shall!), por edhe krejt ajo qė i mungon sot Prishtinės politike e kulturore, qė kisha me e pėrmbledhė me nji fjali – mungesa e kulturės qytetare.

Sepse, mendoj se nga kultura qytetare buron ndjenja e pėrgjegjėsisė ma s’pari ndaj vetvetes dhe mandej ndaj atij mandati tė fituem dhe besimit tė atyne qė kanė votue pėr ty, por edhe vetėdija e kultura e qytetarit me e kėrkue e me luftue pėr ate besim e pėrgjegjėsi tė dhanun.
Ra ky emision e u pa tanė papėrgjegjėsia e politikanėve tanė, u pa mungesa e transparencės, u pa ashiqare sesi iket dhe mbytet debati n’Kosovė, u pa debakli i medias elektronike kosovare, u pa DISTANCA.

Asht Distanca ajo qė i ban mandej tanė njerėzit me mungesė kulture qytetare n’Prishtinė me u ba euforikė, me u shpreh nė superlativ e nė mėnyrė jokritike ndaj Tiranės dhe emisionit “Opinion”, tue ra n’depresion e tue u vesh me mazokizėm tė pėrkryem – “kurrė s’kemi me e kalue kėte Distancė!”, pa e pa nji tė metė tė madhe tė kėtij emisioni dhe krejt Tiranės zyrtare ndaj Kosovės – stereotipizimin.

Se ka Distancė mes Prishtinės e Tiranės kjo tashma s’asht tabu. Edhe nėse ka qenė tabu me nji moment, kėte tabu e ka shkėrdhye JAVA. Ishte e zorshme me e pranue, por ma n’fund tė gjithė po e pranojnė – Distancėn. Rrugėt ndahen kur duhet me u pėrpjekė me i gjetė shkaqet e kėsaj Distance. Kur duhet me e pėrcaktue se konsekuencė e cilave fenomene historike, politike, kulturore, gjuhėsore e qytetnuese asht kjo Distancė. Nji pėrgjigje e mundshme nė kėtė pyetje asht vetė lansimi dhe atituda publike e Gazetės JAVA, qė asht i pari medium kosovar qė e konstaton dhe mundohet me i gjetė zbėrthimin dhe me i dhanė pėrgjigje kėsaj Distance.

Atituda e Gazetės JAVA nuk gjenerohet nga ajo ndjesi e thellė inferioriteti dhe mazokizmi tė pėrkryem qė e ka kaplue qarshinė e Prishtinės nga kjo Distancė, por tue u mundue me i eksplorue e me i identifikue e faktografue fenomenet, ngjarjet, dokumentet, stereotipet, emisionet, filmat, botimet… qė kanė shkaktue dhe po vazhdojnė me e mbajtė e me e kultivue kėte Distancė...
Asht Distanca ajo qė i ban njerėzit me e pa e pėrjetue ‘penetrimin’ e emisionit “Opinion” nė sferėn publike tė Kosovės si diēka tė hatashme, fascinante e me u shpreh me fjalor tifozėsh tė futbollit si ta nxamė Shkėlzen Maliqi nė nji artikull. (Pėr te, pak ma vonė.)

Por, nėse vetėm pėr pak lirohemi nga kjo eufori dhe i kthehemi kthjelltėsisė dhe qėmtimit kritik tė kėtij ‘penetrimi’ t’emisionit “Opinion”, na dalin shumė pyetje qė nuk mbėshtesin me ēdo kusht kėte eufori me kėte emision.
E para: nė momentet historike tė nisjes sė negociatave pėr status; nė momentet dramatike kur Presidenti i Kosovės asht nė gjendje tė randė shėndeti; nė momentet kur sėmundja e zotit Rugova ka shkaktue lėvizje dhe ambicie pėr pushtet e kontroll mbrenda partisė ma tė madhe LDK dhe ka ba me u mendue pėr kohėn post-Rugova e asnji transparencė nuk ka; nė momentet kur Kosova pėrballet me ēashtjen e decentralizimit, minoriteteve, identitetit, flamurit… t’ardhmes… Radio Televizioni i Kosovės, servisi i vetėm publik i Kosovės, i kushton 7 orė hapsinė ēashtjes sė Zogut tė Zi n’Tiranė, a me e ndėrtue a jo, dhe 100 ditėve tė Qeverisė Berisha (sic!).

Ku asht kuptimi i kėtij ‘penetrimi’? Nė faktin se menaxhmenti i kėtij servisi publik e pranon disfatėn? E pranon publikisht se nuk ka guximin e duhun profesional e qytetar me i hapė dyert e studiove pėr asnjanėn nga kėto ēashtje tė Kosovės qė pėrmendėm? Se ma lehtė e ka me i dhanė hapsinė ekzaminimit tė Qeverisė Berisha sesa ekzaminimit tė Qeverisė Kosumi? Se ma lehtė e ka me folė pėr Zogun e Zi, sesa pėr Faqen e Zezė tė nji kosovari mbrenda Standardit ’72?

E dyta: vetėm para disa javėsh, Gazeta JAVA kishte pregaditė nji debat lidhun me ēashtjen e identitetit ‘kosovar’, nji temė me shumė implikime e me shumė randėsi pėr tė sotmen e t’ardhmen e Kosovės, tė cilin pėr fat nė bashkėpunim me RTK edhe e realizon. Por, duhet me e thanė se pėrderisa RTK gjeti guximin edhe profesional edhe qytetar me i hapė studiot pėr debat, ma n’fund, edhe pse kishte marrėveshjen qė emisioni t’ishte ‘live’, nė momentin e fundit e ndrron qėndrimin. Dhe, tashti, po kjo shpi lidhet 7 orė ‘live’ me nji emision qė nuk e ka pėr temė Kosovėn (pos nėse e konsiderojmė ‘Kosovė’ prezencėn e Baton Haxhiut!)

Ēka e ban kėte medium me iu tutė temave kosovare ‘live’? A duhet me shkue n’Tiranė me i ba emisionet ‘live’ qė RTK mos me u tutė? Po nėse Tirana nis me na seleksionue, siē na seleksionon, tue e zgjedhė prej krejt Kosove dhe temave tė saj si statusi, pamvarėsia, identiteti, gjuha, flamuri, decentralizimi… vetėm Baton Haxhiun, po me shall?

E treta: meqenėse po e konstatojmė se Distanca flet nė tė mirė dhe pėrparėsi tė Tiranės, atėherė si u ba qė emisioni “Opinion”, ose cilido nga ato emisione tė 100 shpive televizive tė Shqipnisė sot, nuk po gjejnė hapsinė e kohė me u kushtue kėtyne momenteve historike jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr krejt ēashtjen shqiptare nė Ballkan, as edhe nji emision me randėsi? Nėse Prishtina politike na qenka inferiore dhe e lanun, nėse media elektronike nė Prishtinė nuk e ka guximin qytetar e njerėzor me i ba hapsinė Kosovės, pėrse atėhere Tirana e qytetnueme dhe superiore nuk po e ndien pėrgjegjėsinė, as nuk po gjen hapsinė n’emisionet dhe ‘opinionet’ e veta pėr Kosovėn?

Imagjinoni 7 orė emision ‘live’ me protagonistat e jetės publike e politike nė Kosovė, ndihmue me ate kapacitet intelektual e qytetar, qė u pa n’emisionin “Opinion”, kushtue temave si statusi, identiteti, flamuri… e ardhmja… Kosova… Vetėm atėhere kuptohet se sa pak e sa stereotipike janė ato 7 orė emisioni nė kontekstin e momenteve dhe ngjarjeve e temave qė pėrmendėm.
E katėrta: Se si emisioni “Opinion” e kupton ēashtjen e Kosovės, flet bash pozicioni dhe roli i Baton Haxhiut mbrenda asaj mizanskene: i largėt, si Kosova, i hutuem, i hapareshun n’karrige nga mėrzia e temave qė s’i kishte familjare, i heshtun dhe i vetėdijshėm se – ku e ka vendin. Si Kosova.

E pesta: as qė po guxoj me e lansue pyetjen: e pse asnji shpi televizive nga ato 100 e sa nuk po gjen jo 7 orė, po as 7 minuta pėr ndonjanin nga emisionet e tri shpive televizive kosovare: RTK, KTV, RTV21? Mos asht shumė pėr nji kosovar me kėrkue nji kėsi trajtimi tė barabartė? Mos asht Dinjiteti, Vetrespekti, Barabarėsia, Reciprociteti nji luks pėr nji kosovar n’relacionet Tiranė-Prishtinė?...

“Oh sa mirė me qenė shqiptar!”
Iu ka ba ves Shkėlzen Maliqit qė, sahere don me i lejue vetes me qenė euforik, me qenė jokritik e lajkatues ndaj Tiranės, ai fėrkohet pėr emnin tem dhe atitudėn teme publike.
Paj, nime atituda jeme asht publike dhe asht e kritikueshme, por derisa e kuptoj pėrse tanė mediokrat e mundshėm janė tubue e janė kritikė ndaj kėsaj atitude teme, tue e luftue me pėrgjithėsime e gjeneralizme si ‘don me na pėrēa’, ‘rrezik pėr unitetin kombėtar’, tue e keqkuptue, keqinterpretue, simplifikue dhe paragjykue kėte atitudė, nuk e kuptoj pse Maliqi shėrbehet me gjeneralizime.

Nga ana tjetėr, ndoshta edhe muj me e kuptue, sepse vetėm para nji kohe nė revistėn KLAN dėshmonte se n’esencė nuk ekziston Distanca, se Migjeni po i ekzagjeron gjanat… etj., etj.. Tashti kur kjo Distancė ma nuk ka ku me u mshef, tashti s’ke si me folė pėr Distancėn pėr pa u fėrkue me Gazetėn JAVA dhe vogėlsinė teme. Dhe, pėrnjihere, Maliqi e pranon Distancėn, por po i pengon tashti ajo qė ai e quen “Gjuha” si argument.

Mundesh, ashtu me lehtėsi si Maliqi, me konstatue se “Gjuha” nuk asht nė thelb tė Distancės dhe keqkuptimeve civilizuese mes Tiranės dhe Prishtinės, por kur asaj qė Maliqi quen “Gjuhė” i kundėrven nocionin e “Mentalitetit”, nji nocion qė asht 1000-fish ma zor me e faktografue dhe me e substancializue, nocion qė pėr mue i takon domenit tė gjeneralizimeve tė njisojta si t’asaj ushtrie mediokrash qė i janė turr “Javės”, une nuk kam si ndryshe me e kuptue kėte krruemje tė Maliqit me emnin tem pos si maliciozitet dhe kompleks...
Gegnishtja ma shumė se ēashtje gjuhėsore asht ēashtje civilizuese. Asht ēashtje e kulturės dhe vetėdijes qytetare. Asht dėshmi pėr ekzistimin ose jo tė kėsaj kulture.

Pėr mue Distanca qė po e konstatojmė mes Tiranės dhe Prishtinės e ka nji spjegim dhe JAVA asht tue mundue me shumė seriozitet me i kontribue me e gjetė rranjėn dhe spjegimin, sepse nuk po mujm me u pajtue se kjo Distancė ka ndonji spjegim gjenetik apo tjetėrqysh gjindet e shkrueme n’Gjak ja n’Mentalitet, siē po don me dalė nga euforia e zotit Maliqi dhe minoriteti i Batonit!
Kisha me qenė kurioz me e pa se si po e zbėrthen Maliqi nocionin “Mentalitet” nė diēka qė asht e verifikueshme dhe e dokumentueshme.
Por, nuk po due me u zgjat me Gjuhėn dhe Distancėn, sepse nuk mendoj se Maliqi asht nji interlokutor i gjetun pėr me e debatue kėte relacion.

Po due shkurt me u ndal te ky shkrim i tij pėr emisionin “Opinion” pėr me e konstatue nji tjetėr jokonsekuencė tė zotit Maliqi. Prej ditės kur kisha dhanė dorėheqje nė RTK, mes meje e Maliqit zhvillohet nji polemikė e heshtun, e pabame publike, mbrenda nji rrethi miqsh, pėr RTK dhe pėrgjithėsisht mediat elektronike nė Kosovė. Pėr tanė kėte kohė, Maliqi pėr qėllime pėr mue tė dyshimta, e ka keqkuptue dhe keqinterpretue ma s’pari dorėheqjen dhe arsyet e mia me dalė nga RTK, tue e zhvleftėsue e tue i dhanė kahje qė asnjihere s’e ka pasė dorėheqja dhe tue ndėrtue nji mbrojtje dhe hapsinė pėr menaxhmentin e ri. Ai haptazi e msheftazi e ka keqpėrdorė miqėsinė teme tue e zhvleftėsue aspektin dhe fuqinė etike t’asaj dorėheqje. Spjegimet e mia se nė pamundėsi me ba ndryshime, me dorėheqje, si nji akt moral, jam mundue me e alarmue ate gjendje, ai gjithmonė e ka keqinterpretue si dėshtim.

E gjej me ēudi qė po ky njeri, i cili pėr tana kėto vjet me ka akuzue se jam kritik ndaj RTKs, se kam dėshtue dhe nuk kam argumente pėr dėshtimet profesionale nė RTK, e merr emisionin “Opinion” si argument se sa tė zvetnueme e kurrfare janė kėto mediume, sidomos RTK.
Duhesh shumė fitore mbi mbamendjen tande me i ba, e shumė fjalė me i pėrbi e me u ba se nuk i ke thanė, pėr me i shkrue kėto fjali kritike pėr RTK sot.
Po thom, shkoj Batoni (me shall!) n’Tiranė pėr me u pa, e shumėēka duel e u pa n’Prishtinė.

-- Marrė nga gazeta “Java”, Prishtinė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara