HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkodra, si vend konflikti mes tė varfėrish

Mentor Nazarko -- nga Mentor Nazarko

Brenda mė pak se njė viti Shkodra u bė e famshme nė kronikat e ditės pėr shkak tė deklarimeve tė ndryshme me sfond fetar, mė saktė nxitėse tė konflikteve a tė ndarjeve fetare nė vend. Presion presidentit deri nė dorėheqje pėr deklarime tė tijat nė Oksford, sherr pėr punė kryqi nė Bushat; sherr pėr punė restaurimi tė njė kishe-xhami nė kėshtjellė, madje kur ishin dhe amerikanėt nė mes; sherr pėr Nėnė Terezėn. Madje ky i fundit, pra sherri i fundit praktikisht po duket sikur po institucionalizohet.

Ndėrsa nė fillim u shfaqėn nja tre tė ashtuquajtura organizata myslimanėsh- tre ėshtė numėr i madh pėr ca tė ashtuquajtura organizime nė njė qytet ku jeta civile thuajse ka vdekur,- tani u rishfaq dhe ai, Myftiu i Shkodrės. U solidarizua me shoqatat e famshme qė tani po mbledhin firma dhe shkoi kundėr edhe kryetarit tė Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muēa. Njė lloj herezie apo distancimi nga qendra qė pėr organizime tė ngurta si ai i njė Komuniteti fetar, merr njė rėndėsi tė madhe. Shtrohen dhe njėherė pyetjet: pse tė gjitha kėto nė Shkodėr? Prapė Shkodra?

Ka nė pėrsetė e protagonizimit negativ tė Shkodrės arsye tė vjetra dhe tė reja. Shkodra ėshtė nė kufi; nė kufi tė dy kombeve qė po ndajnė mes vedi diēka tė rėndėsishme si Kosova; nė kufi tė dy feve kryesore apo vendi ku ato priten me njera tjetrėn, por mbi tė gjitha Shkodra ėshtė sot shumė, shumė e varfėr. Ėshtė siē e kemi thėnė deri nė mėrzi, shembulli mė i prekshėm i cilėsisė sė keqe tė tė gjitha qeverisjeve: megjithėse e bekuar nga zoti me liqen, lumė, det, kufi tokėsor, fushė, mal, traditė qytetarie etj., Shkodra ka aktualisht si rreth dhe si qytet nivel tė ulėt jetese, ndoshta mė tė ulėtin bashkė me Tropojėn dhe Kukėsin.

Veē tė tjerash ka dhe arsye tė tjera qė lidhen me Shkodrėn apo qė e bėjnė Shkodrėn si vend tė mirė ku mund tė eksperimentohen pėrēarje me sfond fetar. Kemi hyrė nė vitin e diskutimit tė statusit tė Kosovės dhe vendi fqinj me ne, ka tė gjitha arsyet pėr tė eksperimentuar ngjarje tė tilla nė Shqipėri, duke ilustruar kėshtu nė kontekstin e krijimit tė njė shteti tė ri shqiptar, njė shembull shteti tė vjetėr shqiptar ku fondamentalizmi mysliman ėshtė i fortė. Sepse sikur tė mos mjaftonin faktorėt e njohur, mbivendosen faktorė tė largėt si organizatat bamirėse arabe qė dhe ato duan dukshmėri apo vizibilitet nė njė qytet si Shkodra. Zjarri ndizet kollaj nė njė mjedis tė thatė…

Faktorėt e brendshėm
Shkodra ėshtė njė zonė e mirė pėr ta bėrė kėtė: ėshtė njė zonė e varfėr, ku tė varfrit grinden pėr burimet e pakta qė janė nė disponim; vende pune; licenca; porcione pushteti; pjesė nė trafiqe tė zeza, etj. Pra, Shkodra ėshtė njė qytet ku ka sherr tė varfėrish. Qytet ku politika vendore dhe ajo e kryeqytetit duket se ka luajtur nė mėnyrėn mė tė shėmtuar duke pėrjashtuar nga burimet apo duke diskriminuar grupe tė caktuara tė popullsisė duke i etiketuar si tė ndryshme, ato tė fesė tjetėr. Afirmimi nė qendėr i politikanėve me origjinė katolike- edhe pėr shkak tė nevojės sė pėrfaqėsimit tė tyre nga partitė kryesore nė nivelet e larta- sjell pėr pasojė njė politikė kuadri nė Shkodėr tė ndėrtuar mbi bazė feje. Pra, farefisi i katolikut tė qendrės zė pozita kyēe dhe nė ndarjen e pushtetit nė Shkodėr, duke krijuar pakėnaqėsira shtesė.

Duhet hequr dorė nga tradita e kėrkimit ekskluziv tė shkaqeve tė fatkeqėsive tona jashtė vetes. Sepse nė fund tė fundit faktori i jashtėm i interesuar pėr tė krijuar zallamahi i gjeti premisat qė ne vetė i kemi krijuar pikėrisht nė Shkodėr. Ai gjeti atje konfliktualitetin pėr burimet e pushtetit apo shpėrpjesėtimet nė pėrfaqėsimin politik mes feve tė ndryshme. Ai gjeti atje mbizotėrim tė katolikėve nė vende pune qė kontrollohen nga pushteti qendror, dhe ndoshta e kundėrta nė ato vende qė kontrollohen nga pushteti lokal, pėrgjithėsisht i drejtuar nga pjesėtarė tė fesė myslimane. Duke ndriēuar arsyet e vjetra dhe tė reja qė e bėjnė Shkodrėn njė qytet problematik nė pikėpamje tė bashkėjetesės fetare, njė teolog liberal i fesė myslimane, i quajtur Kreshnik Osmani, nė tė pėrjavshmen “ABC”, pohon njė pjesė tė kėtyre problemeve ku mė i rėndėsishmi sipas tij ishte njėlloj diskriminimi fetar nė dėm tė myslimanėve, qė krijon alergjira reciproke, por dhe mungesėn e koordinimit brenda strukturės sė komunitetit.

Osmani, qė e konsideron vendosjen e bustit tė Nėnė Terezės si njė veprim normal pėr vendin nė kuadėr tė procesit tė integrimit evropian, nuk quan normale ndėrkaq qė njė myfti tė shqiptojė qėndrime tė tilla pa marrė lejen e qendrės. Ndėrsa njė njohės tjetėr i sektorit, si Ilir Kulla, dikur kreu i Komitetit Shtetėror tė Kulteve, ndoshta nė mėnyrė pak akuzuese pėr qeverisjen socialiste, flet pėr krijim tė jashtėligjshėm strukturash paralele me kėtė Komunitet nė kohėn e kėsaj qeverisjeje. Nėse bashkoni pamjet e mozaikut qė krijohet nga deklarimet e tyre mund tė krijohet njėfarė pasqyre e realitetit shkodran. Ku reflektohen dhe realitete tė tjera globale apo rajonale. Pėr keq, sigurisht…

Roli i shtetit
Dhe nė njė situatė tė tillė me tė vėrtetė shteti duhet tė ndėrhyjė nė emėr tė interesit kombėtar siē sugjeronte intelektuali Arbėn Xhaferri, duke sakrifikuar pak nga politikani Arbėn Xhaferri. Jo thjesht duke shpallur njė program tė madh zhvillimi pėr Shkodrėn, siē ėshtė detyrimi i saj, por dhe nė marrėdhėniet me kėsisoj organizimesh tė ashtuquajtura tė besimit qė sot trajtohen si OJQ. Duhet tė nisė nga nxjerrja jashtė ligjit e strukturave tė tilla paralele, qė thjesht bėjnė zhurmė, dhe duke i tėrhequr vėmendjen jo nė publik sigurisht Komunitetit Mysliman qė tė qartėsojė dhe njėherė pozicionin e vet nė raport me kėtė myftiun qė vjen nga Postriba. Qė hėpėrhė duket i vetėm pasi, pėr fat tė mirė, shkodranėt myslimanė nuk ndjekin barinj tė tillė, qė bėjnė zhurmė tė madhe ama, duke ushqyer propagandėn e fqinjėve.

Dhe pėr shtetin ka akoma shumė punė pėr tė bėrė: pėr tė rritur pavarėsinė financiare tė komuniteteve, tė kthejė pronat e tyre vėrtet dhe jo thjesht si propagandė nė rast festash, kur kryeministrat tokin duart me krerėt e tyre. Tė bėjė njė ligj pėr marrėdhėniet e shtetit me komunitetet dhe tė miratojė marrėveshje tė veēanta me ta, duke hequr dorė nga trajtimi si OJQ i tyre. Sepse neglizhenca nesėr mund tė krijojė pasoja tė tjera.

Shekulli, 26/03/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara