HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Physios apo Momos

-- nga Mentor Petrela*, Neurokirurg

Mentor Petrela

Mbi ndarjen e privatit nga publiku nė spitalet universitare

Ministri Cikuli nė mandatin e parė realizoi tri reforma themelore: Sigurimet shėndetėsore, privatizimin e shėrbimit farmaceutik dhe privatizimin e shėrbimit stomatologjik. Ndėrkohė, spitalet tona universitare kanė humbur busullėn dhe prof. Cikuli qė vjen nga kėto ambiente, nuk mund tė mbyllė sytė, pasi ai shikon dritė. “Lux mea crux, cruz mea lux”, thotė Nietzsche.

Ndarja e aktivitetit publik nga ai privat nė historinė tonė fillon nė vitin 1920. Duke hulumtuar aktet e para tė qeverisė shqiptare kur instalohet nė Tiranė, kam gjetur kėtė paragraf mjaft interesant: “Detyrat e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėndetėsisė. Drejtoria e Pėrgjithshme ka me nxiere nje urdher ndalim te praktikes se lire (libre pratique) jashte publikut, tue qene se mjeket e soēme jane tenje te zene, sa mezi muejte me plotesue kadron e nevojshme. Prandaj, secili mjek n’interes te shendetesis botore (publike) do te jete i detyruem me pame detyren qi ka me ngarkue autoriteti kompetent; atij mjeku qe s’pranon detyren e propozueme, i merret dores diplloma, tue ndalue me ndjekje te profesionit te tij (AQSH. 1920)”.

Sa mė tepėr kalon koha, aq mė tepėr fenomenet janė tė njėjta. Spitalet tona universitare duhet tė njehsohen me normėn evropiane, pasi degradimi i cilėsisė sė shėrbimit, mungesa e edukimit tė vazhdueshėm, kosto e eficencės, mungesa e gjeneratave tė specializuara jashtė, dezertifikimi pas drekės, fiktiviteti i orareve, delokalizimi jashtė mureve dhe pėr terciarin kjo pėrkthehet “jashtė kufijve” etj, janė tė gjitha fenomene qė tashmė nuk kanė nevojė pėr konstatim. Mjafton njė shifėr: Mė 2005-ėn vetėm nė njė spital tė Turqisė janė trajtuar mbi 400 pacientė shqiptarė me sėmundje zemre. Kėrkon ky fenomen, pėrveē shpenzimeve ekonomike tė individit dhe GDP-sė, njė strategji kombėtare pėr grupet mė tė mėdha tė sėmundjeve, si vaskularet, kanceri, trauma?

Kolegė dhe miq, kudo qė tė keni kryer specializimet nė Evropėn Perėndimore ose SHBA, nė spitalet universitare, aktiviteti privat jashtė mureve tė spitalit e ka marrė verdiktin. Pas vitit 1992 deri mė 2002-shin, nė reformimin e sistemit shėndetėsor janė organizuar takime, seminare, konferenca me dokumente pėrkatės, ku kėshilltarėt kryesorė kanė qenė Domenique Jolly i grupit tė spitaleve tė Parisit, Chris Newman i agjencive spitalore tė Chicagos, aktualisht kryetar i Kėshillit Administrativ tė Bashkisė sė New-Yorkut, Charles Brether i grupit spitalor tė New Yorkut, tė cilėt, ndėr tė tjera, i kanė shpjeguar ndarjen e sistemit publik nga ai privat nė spitalet universitare.

Por mė duket se korteksi premotor nė kėtė rast, ka penguar auditin e aktorėve pjesėmarrės nė kėtė reformė. Pra shtrohet pyetja: Do t’i nėnshtrohen Physios-it, ligjeve tė natyrės njerėzore apo Nomos-it, ligjeve tė shoqėrisė civile qė Jolly, Newman, Bretcher u pėrpoqėn tė na mėsojnė me definicionin: Sa mė vonė ta kryeni ndarjen e publikut nga privati, aq mė tepėr do t’ju degradojė sistemi shėndetėsor, i cili do tė jetė njė boomerang edhe pėr ju vetė. Ky ka qenė mesazhi i seniorėve tė politikave shėndetėsore.

Pėr njė fakt mė vjen keq, se dy drejtues tė vjetėr dhe tė rinj tė QSUT-sė, pėr sa i njoh memoteknikė, auditet e mėsipėrme i keqpėrdorėn kėsaj radhe pėr tė mbetur nė epiqendėr.
Nė vazhdim tė reformės, prof. Cikuli, bazuar nė ligjin pėr konfliktin e interesave, i nisur nga njė preambule tė diskutuar, miratoi statutin dhe ashtu si “Aristotelis dixit” nė “Politikat”, pėr njė vit ai vetėm shpjegoi.

Aktualisht ėshtė momenti i aplikimit dhe reaksioni i disa miqve tė mi ishte sikur vinin nga njė tjetėr galaksi. Duke mbetur besnik i parimit se njė aforizėm ėshtė rruga mbretėrore qė orienton qendrėn e mendimit, mė lejoni t’ju pėrmend atė tė profesorit tim: “njė mendje kam si pėr dimėr edhe pėr verė”, pra ėshtė koha pėr ta pėrdorur atė intramuros.
Okhlokratia me ndihmėn e medikamenteve, nuk ėshtė mjeti pėr tė arritur qėllimet, kur nė qendėr ėshtė pacienti, kodi etik dhe e ardhmja ėshtė Evropa.

*Profesor nė Universitetin e Parisit
Shekulli, 14/09/2006


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara