HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Jeta njerzore rrjedh pėrmes anktheve tė ndryshme

-- nga Mhill Velaj*, Conneticut

Mhill Velaj Njė vėshtrim i shkurtėr rreth prozės sė shkrimtarit Ramiz Gjini

Ramiz Gjini (1961), ka botuar aq tregime nė shtyp, e sidomos nė gazetėn e njohur "Illyria" (1991), sa lexuesi i rregullt, edhe pse nuk ka patur mundėsi tė mrrė nė dorė librat e botuar, i ka pėrthith me endje mesazhet e ngrohta, qė pėrcjell arti i rrėfimeve tė tij. Misioni artistik e bėn shkrimtarin ta shikojė shumė mė herėt dritėn e diellit, mjegullėn apo mugėtirėn, dhe si e tillė, i jep tė drejtėn atij, tė futet nėpėr shtjella ngjarjesh, duke i bėrė jetės njė shpalosje universale: qė nga dhimbjet intime tė dashurisė e deri tek ngutja e vrullshme njerėzore, qė kėrkon tė arrijė transformime tė mėdha.

I tillė ėshtė profili i shkrimtarit Ramiz Gjini. Larg atij modeli, ku shpesh skemat ngjanin me njėra-tjetrėn, (e si rezultat, u jepnin ngjashmėri edhe autorėve), prozatori Gjini, ka individualitetin e tij krijues nė letėrsinė shqipe. Proza e tij, e sidomos tregimet, duhen lexuar me vėmendje e meditim, pėr tė kuptuar nė mėnyrė befasuese vėrtitjen e shtjellave tė ngjarjeve. Me elekuencė e pjekuri tė thellė si njė rrėfimtar i regjur me artin e rrėfimit, ai na sjell me artin e fjalės mistere tė fshehura.

Katėr vėllimet e botuar me tregime, janė padyshim njė kontribut i veēantė nė letėrsinė shqipe, pėr faktin e thjeshtė, sepse pėrmbushin misionin, qė duhet ka letėrsia: janė zbulime, qė pėrftojnė e zgjojnė tek lexuesi emocione tė fuqishme. Sot ka njė lumė tė madh botimesh dhe ē'ėshtė e vėrteta, lexuesi ėshtė disi i topitur nga mungesa e orientimit drejt vlerave tė vėrteta nė letėrsi.
Nuk ka njė institucion tė mirėfilltė kritike, ku studjuesit tė kenė kurajon, pėr t'i frenuar disi antivlerat, duke i thėnė kėpucarit troē tė merret me kėpucėt dhe shkrimtarit, tė merret me letėrsinė. Megjithatė, edhe mes kėtij zhurmimi tamtamesh, qė na vjen nė vesh nga tė gjitha anėt, fjala e menēur dėgjohet, kur nė rreshta shkėlqejnė tė vėrtetat, kur shpirti i shkrimtarit shkrihet me ato tė personazheve tė tij.

Ramiz Gjini-shkrimtar, e ka kėtė cilėsi. Ai, ka kuptuar, se njerėzit nė jetė janė enigmatikė, se ata kanė dhimbje tė fshehura e tė ndrydhura, tė cilat, nganjėherė i marrin me vete nė varr. Shkrimtari, ka kuptuar, se pėr t'i zbuluar kėto dhimbje, nuk ėshtė e lehtė. Duhet zelli i njė hulumtuesi tė devotshėm, duhet vėshtrimi prej skifteri, syri i njė kamere, qė futet aty, ku nuk futet dot vėshtrimi i zakonshėm. Por tregimtari ynė, nuk merr pėrsipėr t'i shėrojė plagėt e tyre. Misioni i tij, ėshtė t'i zbulojė ato, pėrmes njė arti pikant dhe t'i vendosė nė njė vend tė dukshėm nė shoqėri, si qenje me faj apo pa faj, kjo nuk ka fort rėndėsi.

Janė gati 100 tregime tė shkruara nga Ramiz Gjini, si dhe njė roman i titulluar "Rrėketė" dhe ne nuk mund tė analizojmė sot si duhet asnjėrin prej kėtyre krijimeve, por do t'u ftoja tė lexoni vetėm njėrin nga tregimet qė mė ka mbetur nė mendje, "Kėpucėt e tė tjerėve mbi trotuar", qė ju e keni si fashikull nė dorė. Do tė dėgjoni gjatė leximit ca hapa kalimtarėsh, qė shkojnė e vijnė nė rrugėn sipėr, hapa qė tė ngjallin frikė, njė frikė qė ėshtė e lidhur ngushtė dhe e pėrligjur nga morali strikt i shoqėrisė. Pėr shkak tė moralit, individėt janė tė destinuar tė ndrydhin brenda tyre dashuri tė zjarrta, e tė pėrjetojnė drama tė vėrteta tronditėse.

Nė kėtė tregim, plazmohet njė gjendje socpsikologjike sa dramatike aq edhe lirike. Takimi e ēastet, qė kalojnė protoganistėt, mbartin njė ngarkesė tė fortė morale dhe psikologjike, pėr shkak tė mardhėnjeve erotike e morale nė njė zgrip fatal. Por autori, nuk e analizon kėtė gjendje, nuk rreket tė na paraqesė ngarkesėn psikologjike, pėrmes "parametrash tė brendshėm" apo komentesh patetike. Me njė finesė tė mrekullueshme prej narratori, ai rrėfen mėnyrėn e takimit e pastaj operon me komunikimin e protoganistėve, dialogun e brendshėm, e sidomos, me mjetet e pranishme: lulet (e verdha pėr tė vdekurin, e kuqja pėr tė dashurėn).

Fati i kėsaj dashurie tė brishtė dhjetvjeēare, pėrcaktohet nga lulja qė ka marrė rrėmbimthi e dashura. Duke dashur tė mos zgjatėm, duke hyrė nė shumė detaje (pasi kjo do tė kėrkonte njė impenjim tė madh nė fushėn studimore), mė lejoni tė shpall, sipas meje, njė dukuri tė veēantė krijuese nė prozėn e shkrimtarit Ramiz Gjini. Ajo ėshtė: bukuria e anktheve njerėzore. Dhe nuk ėshtė e fundit pėr nga rėndėsia. Ėshtė ndoshta mė kryesorja, mė e spikatura. Gati tė gjitha tregimet e tij, kanė kėtė sintagmė: Jeta njerzore rrjeth pėrmes anktheve tė ndryshme. Dhe tė gjitha kėto, edhe kur pėrmbajnė elemente tė sė shkuarės, apo tė groteskut, janė tė bukura. Ramiz Gjini, i sjell kėshtu me artin e fjalės sė tij narrative. Uroj t'i ēojė mė tutje.

*Shėnim: Mhill Velaj, ėshtė n/Kryetar i Klubit tė Shkrimtarėve Shqiptaro - Amerikanė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara