HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova, nė kėrkim tė identitetit kombėtar

-- nga Martin Woker*

Martin Woker Me trashėgiminė e kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, i cili vdiq nė janar, papritmas ndeshesh nė varrin e tij. Udhėrrėfyesi filozofik dhe politik pėr pavarėsinė e Kosovės gjendet nėn njė pllakė tė thjeshtė mermeri pa asnjė shenjė fetare. Vendi ėshtė rrethuar me njė gjysmėhark me kurora, tė cilat gati janė vyshkur. Disa fėmijė lozin nė rrugėn me lule, e cila tė ēon te varri. Para njė kabine tė policisė rri ulur, duke lexuar gazetėn, njė pjesėtar i Shėrbimit Policor tė Kosovės. Nė pyetjen mbi rrugėn qė tė shpie te pėrmendorja e afėrt pėr partizanėt e Luftės sė Dytė Botėrore, ai shikon pa dhėnė shenjė se po kupton dhe thotė: "Nuk po ju kuptoj". Pyetje atij iu shtrua nė gjuhėn shqipe. Por polici te varri i Rugovės di vetėm serbisht.

Flamuri i diskutueshėm
A ishte rastėsi qė tamam gjatė vizitės sonė njė pjesėtar i pakicave joshqiptare tė Shėrbimit Policor tė Kosovės u komandua pėr tė bėrė roje nė varrin e Rugovės? Mund tė jetė. Themeluesi filozofik i mėvetėsisė sė Kosovės nga fundi i jetės sė tij nuk ka rėnė nė sy se ėshtė angazhuar veēanėrisht pėr tė drejtat e serbėve, romėve, boshnjakėve, goranėve, turqve dhe kroatėve, tė cilėt banojnė nė Kosovė. Nė vend tė kėsaj ai pėrsėriste pandėrprerė kėrkesėn pėr pavarėsi tė plotė dhe tė pakushtėzuar tė atdheut tė tij, pa i ndihmuar shumė administratės sė pėrkohshme, e cila u ndėrtua nė Prishtinė qė nga viti 1999. A ishte kjo pėr shkak se shkrimtari i dikurshėm nuk interesohej aq pėr puset e politikės ditore? Se mėvetėsia e Kosovės do tė jetė shumė afėr vetėm shtatė vjet pas dėbimit tė aparatit tė sigurisė tė Milosheviqit, kėtė e kanė besuar vetėm pak politikanė shqiptarė, pėrkundėr retorikės tjetėr. Presidenti e shihte botėn nė kontekste mė tė gjėra dhe pėr momentin e madhe tė pavarėsisė krijoi njė flamur.

Flamuri valon nė varrin e Rugovės. Nė njė sfond blu gjendet njė rreth i kuq, nė qendrėn e sė cilit pushon shqiponja dykrerėshe e zezė shqiptare, ndėrsa mbi tė mbishkrimi "Dardania". Ky emėrtim i referohet njė fisi ilir, i cili nė kohėn romake banonte nė territorin e Kosovės sė sotme. Historia shqiptare e prezanton popullsinė e sotme shqiptare si pasardhėse tė drejtpėrdrejtė tė ilirėve. Nėntorin e kaluar, nė Ditėn e Flamurit shqiptar (tė shqiponjės sė zezė dykrerėshe nė sfond tė kuq, flamurit zyrtar tė Republikės sė Shqipėrisė), nė Prishtinė dhe nė disa qytete tė tjera tė Kosovės krahas famujve shqiptar u ngritėn edhe flamujt e Dardanisė sė Rugovės. Veteranėve tė kryengritėsve tė UĒK-sė kjo nuk u pėlqeu fare. Kėtė ata e shihnin si tradhti ndaj luftės sė tyre ēlirimtare, e cila u zhvillua nėn shqiponjėn dykrerėshe. Flamujt e Dardanisė u zhdukėn brenda natės.

Ideja e Rugovės qė pėr krijimin e njė emri tė ri shtetėror t'i referohet kohės romake hasi nė pak mirėkuptim. Nuk e dimė nėse i vdekuri (Rugova) pėr tė mbrojtur idetė e tij tė ketė marrė shembullin e padiskutueshėm te Helvetisė. Fakt ėshtė se Kosovės mė urgjentisht se kurrė, i duhen insinjet (simbolet) kombėtare. Dhe nė kėtė mes hyn edhe flamuri. Nuk mund tė pėrjashtohet se krahina formalisht pjesė e Serbisė qė kėtė vit do tė fitojė njė formė tė mėvetėsisė.

Meqė Kosova nė shtetin shumėkombėsh jugosllav nė asnjė kohė nuk e ka pasur statusin formal (por gjithsesi faktik) tė njė Republike, njė flamur i veēantė deri mė tani nuk ka qenė i nevojshėm. Qė Kosova e pavarur nė tė ardhmen tė pėrdorė flamurin shqiptar, vėshtirė mund tė merret me mend pėr dy arsye. E para, sepse me kėtė do tė dilnin tė sakta paralajmėrimet e disave se njė Kosovė e pavarur do tė ishte vetėm njė hap drejt krijimit tė njė Shqipėrie tė Madhe. Dhe, se dyti, me kėtė shqiptarėt manifestojnė njė pretendim tė vetėm, etnikisht tė mbėshtetur, pėr shtetin e tyre tė ri. Gjithsej 10 pėr qind e gati dy milionė banorėve tė Kosovės i takojnė ndonjė pakice etnike.

Gjithēka vetėm semantikė?
Pikėrisht kėtu ėshtė fjala, thotė Migjen Kelmendi, botues i revistės "Java", e cila publikohet nė Prishtinė. Kelmendi ėshtė njė ndėr kokat mė jo-ortodokse tė Kosovės dhe prej vitesh pėrpiqet nė njė kuadėr tė ngushtė pėr mirėkuptim mes tė gjithė banorėve tė krahinės. Te "Java" rregullisht botojnė shkrime edhe gazetarė serbė. Me pėrkrahjen e Zyrės sė Zvicrės nė Prishtinė Kelmendi sė fundi publikoi njė pėrmbledhje me tekste mbi temėn e identitetit tė Kosovės. Ai thotė se me kėtė libėr, mė nė fund, ėshtė lancuar njė debat ngaherė i nevojshėm.

Pėr fat tė keq, sipas tij, televizioni si medium i vetėm masiv nė Kosovė, ende i shmanget kėsaj teme. Kosova si bashkėsi shtetėrore e tė gjithė qytetarėve apo si shtet shqiptar nė kuptimin etniko-kombėtar? Kjo pyetje shtrohet menjėherė qė nga emri? A quhet ky vend Kosovo apo Kosova, siē e quajnė shqiptarėt? Toponimi "Kosova dhe Metohija", i cili ėshtė i vlefshėm pėr Serbinė, ka bazė gjeografike dhe burim serb. Kos nė serbisht do tė thotė mjellmė.

Gjithēka vetėm semantikė? Nė parim po, madje pėr arsye tė mirė. Vendimtare do tė jenė fjalėt, me tė cilat do tė skicohet statusi i ardhshėm i Kosovės. A do tė pėrmendet fare nocioni pavarėsi? Momentalisht kėtė nuk e di askush. E qartė ėshtė se qeveria serbe, e cila kėmbėngulė nė "autonominė maksimale", nė rast tė njė Kosove zyrtarisht tė pavarur, pa marrė parasysh si do tė jetė forma e saj, nuk do tė mund tė ruaj fytyrėn. Pėr shqiptarėt e Kosovės, ndėrkaq, nocioni pavarėsi nė njėfarė forme duhet tė jetė pranishėm, thotė Kelmendi. Afėrmendsh do tė ishte njė nocion artificial semantik, mendon njė njohės vendor dhe kėrkon si definicion tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės nocionin e sovranitetit. Ėshtė e mundshme qė me kėtė mund tė jetojnė tė gjithė.

Protektorati i Bosnjės si model
Nga ana e Bashkimit Evropian tashmė janė duke u bėrė pėrgatitje pėr kohėn pas rregullimit tė ēėshtjes sė statusit dhe, rrjedhimisht, edhe dhėnien fund tė administratės sė OKB-sė. Ėshtė planifikuar njė strukturė sigurie dhe administrative e bartur nga BE, e cila tė kujton shumė protektoratin e aplikuar nė Bosnjė pas pėrfundimit tė luftės mė 1995. Njė pėrfaqėsues i BE-sė i stacionuar nė Prishtinė dhe pajisu me autorizime tė gjėra pritet ta mbikėqyrė nė tė ardhmen qeverinė lokale me qėllim tė integrimit tė ngadalshėm nė BE. Nė kėtė proces tė paraparė ende ėshtė i paqartė anėtarėsimi i Kosovės nė organizata ndėrkombėtare. Derisa anėtarėsimi i Kosovės nė institucionet ndėrkombėtare, nė fushėn e financave dhe nė sektorin e sportit dhe kulturės duket se ėshtė i zgjidhshėm, ēėshtja e njė vendi nė OKB ėshtė e hapur. Pėrveē Rusisė, e cila pėr shkaqe taktike pėrpiqet tė pengojė mėvetėsinė e Kosovės, merret vesh se edhe qeveria gjermane synon ta shtyjė pėr disa vite njė vend nė OKB pėr Kosovėn.

Veriu si faktor jostabiliteti
Kjo mund tė jetė pjesė e linjės sė ndjekur nga shtete tė tjera evropiane, tė cilat kryesisht duke marrė parasysh raportet brendapolitike nė Serbi pėrpiqen tė ngadalėsojnė procesin e pavarėsisė sė Kosovės. Prapa kėsaj fshihet frika nga njė radikalizim i qeverisė sė Beogradit, gjė qė pak do tė stimulonte integrimin e Serbisė nė BE. Kryeredaktori i gazetės sė famshme kosovare "Koha Ditore", Agron Bajrami, paralajmėron se nė rast tė shtyrjes sė vendimit pėr status mund tė ketė konsekuenca tė paparashikueshme dhe fajėson udhėheqjen politike nė Prishtinė pėr mungesė guximi. Bashkėbisedues tė tjerė nė Kosovė mendojnė se ėshtė e mundshme qė vendimi mund tė shtyhet deri nga mesi i vitit te ardhshėm. Mė gjatė, ndėrkaq, forcat e gatshme pėr dhunė nė mesin e shqiptarėve tė Kosovės, vėshtirė mund tė mbahen nėn kontroll. Njė kontribut tė dukshėm pėr qetėsinė aktuale thuhet se ėshtė duke dhėnė Ramush Haradinaj, ish-prijėsi i kryengritėsve dhe ish-kryeministri i Kosovės, i cili po pret procesin e tij para Tribunalit tė Hagės. Por qetėsia ėshtė mashtruese.

Shqetėsimet e trupave ndėrkombėtare tė KFOR-it, tė cilat janė pėrgjegjėse pėr sigurinė, aktualisht po pėrqendrohen nė pjesėn veriore tė Kosovės tė banuar pothuaj plotėsisht me serbė. Njėsitė qė numėrojnė gjithsej 17 mijė ushtarė sė fundi janė rigrupuar. Tani, sipas njė burimi tė informuar mirė, nė veri janė tacionuar edhe 300 ushtarė gjermanė. Po ashtu, nė kėtė rajon ėshtė pėrforcuar me disa qindra pjesėtarė kontingjenti i policisė ndėrkombėtare. Prapa kėsaj fshihen shqetėsimet e njė shkėputjeje tė pakontrolluar tė veriut, i cili nė rast tė mėvetėsisė sė Kosovės do tė mund tė deklaronte bashkimin me Serbinė apo autonominė.

Frika ėshtė me vend, sepse nė kėtė rajon pothuaj nuk ėshtė e shtrirė administrata e OKB-sė. Ish-administratori gjerman, Michael Steiner, nė vitin 2002 pa sukses kishte provuar t'i shkatėrrojė strukturat paralele serbe nė veri. Por ai nuk gėzoi mbėshtetje politiken pėr linjėn e tij konsekuente. Qė nga atėherė administratat komunale tė financuara nga Beogradi nė veri tė Kosovės janė forcuar. As integrimi i pjesėrishėm nė strukturat e ardhshme tė Kosovės nuk do tė kalojė pa konflikte. A ėshtė integrimi i brendshėm i Kosovės njė dėshirė e kotė? Ne e gjetėm rrugėn drejt pėrmendores sė partizanėve edhe pa udhėzimin e policit serbishtfolės.

Nga atje ofrohet nga pamje e hapur nė qendrėn e Prishtinės, e cila mė shumė se tė gjitha qytetet e tjera provinciale tė rajonit rrezaton sharmin e hidhur tė njė qyteti model jugosllav. Nė kohėn kur jetonte Tito u vėrejt nevoja qė popullsia e harruar nė juglindje, mė nė fund, tė bėhet pjesė e tė arriturave mbarėjugosllave. Lagje tė gjėra banimi, spitale, shkolla, hotele dhe ndėrtesa administrate u ndėrtuan gati brenda natės, njė themel i derdhur nė beton pėr njė jetė paqėsore pranė njėri-tjetrit tė popullsisė sė pėrzier. Koha e lulėzimit tė Jugosllavisė zgjati pak. Sistemi nuk mbėshtetej nė bazė demokratike; demagogėt dhe dorasit nga tavolina e punės e patėn relativisht lehtė demontimin. A thua Bashkimi Evropian nė Kosovė do tė arrijė atė qė nuk ia doli Tito?

Marrė nga “Neue Zürcher Zeitung”
Nga gjermanishtja: Enver Robelli

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara