HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NDERI DHE BURRACAKERIA E SHKRIMTAREVE

-- nga Dr. Moikom Zeqo

Dr. Moikom Zeqo Nderi i shkrimtareve ka te beje me te verteten, mund ta quajme te vertete artistike, por te pashkeputur nga te vertetat e jetes. Kjo nuk e perjashton rolin e jashtezakonshem dhe te pazevendesueshem te imagjinates dhe te trillit. Nderi i shkrimtareve ka te beje me trimerine civile, guximin qytetar per te mos e deformuar dhe perjashtuar te verteten. Nga kjo pikepamje, shkrimtaret e medhenj, thone te verteta te medha. Stilet e tyre jane personale, por te vertetat nuk u takojne vetem atyre. Keshtu mund te arrijme ne cakun e arsyetimit se shkrimtari eshte nje qenie sociale shume me teper nga c'mund te mendohet. Vetmia e tij vetjake eshte nje forme e zhgenjimit optik, brenda shkrimtarit te vertete koncentrohen te tera qeniet, universet, paradokset dhe kontradiktat. Nuk ka te verteta te thjeshta, te vertetat e medha jane te nderlikuara dhe te nderthurura. Keshtu, shkrimtari i vertete e kapercen epoken fizike, ku kinse ai ka jetuar, ose qe ne besojme se ai ka jetuar me te vertete.

Koeficienti i socialitetit, kur jepet nepermjet koncentrimit te artistikes, perben mrekullira te medha. Shkrimtari nuk mund te jete indiferent, as i shtire, as nuk mund te beje alibi me vetveten, ne kohen e tij, duke menduar se mund t'i fshihet syve te padukshem, por te tmerrshem te historise. Alibia nuk mund te jete nje institucion komod, pervecse nje shkaterrim i shkrimtarit. Alibia nuk eshte nder i shkrimtarit te vertete, eshte deformimi dhe klonimi artificial i shemtimit te tij. Pa dyshim qe ka nje kufi ndares konvencional, shpesh edhe midis shkrimtarit si njeri dhe shkrimtarit si artist. Ne kete pikepamje, me universale duhet te ngre nje ceshtje qe me ka shqetesuar gjithe jeten: Burracakeria e shkrimtareve, kaq e rendomte dhe shqetesuese ne Shqiperi.

Eshte fakt qe shkrimtaret shqiptare mund te kene bere vepra edhe te shquara, por nuk jane dalluar per burreri dhe qytetari ne jete dhe ne politike. Shpesh edhe shkrimtaret qe quhen mite te kombit, jane interesuar me teper per mitologjine e vetvetes, per te rikonstruktur deri ne nje rutine te merzitshme rolin e pakuptueshem, por shume te pelqyeshem prej tyre te baballareve te kombit.. Kinse flasin per gjithcka, por kryesisht per politiken e vogel te dites, shpesh edhe ne rrafshin e nacionalizmit romantik, por shume rralle, ose asnjehere nuk permendin thelbet e plageve sociale te shoqerise, kinse interesohen t'i japin popullit artin e tyre, por mungon respekti per njeriun e thjeshte, mund te hiqen edhe si babaxhane, por asnjehere ne thelb si qytetare te guximshem.

Midis shkrimtareve shqiptare nuk ka miqesi te verteta

Midis shkrimtareve shqiptare nuk ka miqesi te verteta, me teper sesa nje vellazeri krijuesish, ata perbejne vetmi ishullore, veteperkedhelen dhe masturbohen nga deliret e tyre. Midis shkrimtareve shqiptare edhe atyre me e shquarve, gati nuk ekziston solidariteti njerezor, mirekuptimi dhe mbrojtja e te tjereve, mungon kultura e mbrojtjes se kolegut ne momente te veshtira. Ne momente te mprehta politike, kur koleget persekutohen, shkrimtaret nuk flasin. Ata jane gati te artikulojne mendime nga me te cuditshmet per politikanet, per fat te keq personazhe medioker dhe produkte hibride te publicitetit dhe te masmedias.

Por heshtin per personalitete te verteta te kultures, madje heshtin edhe per njeri-tjetrin. Ky eshte nje cinizem i paster dhe nje shprehje e mosemancipimit te tyre dhe te shoqerise. Nuk e kam fjalen ketu per shkrimtaret prometeike, as vetesakrifikues, as per akte kamikaze te pakuptimta, ndonese te bujshme. E kam fjalen per veprime shoqerore qe tregojne kulturen e larte qytetare te secilit shkrimtar, te nderimit te vlerave dhe te njeri-tjetrit. Ka shume mllef dhe urrejtje midis shkrimtareve, ka nje vetembyllje ne cikle dhe ne sekte te vogla, qe shpesh kane edhe atribute politike edhe mjete botuese per te lartesuar vetveten dhe per te mohuar te tjeret. Nese do te kerkonim nje emancipim te shoqerise, nder protagonistet e pare do te ishin shkrimtaret. Por per fat te keq, ende shkrimtaret shqiptare nuk jane te tille.

* * *

Solzhenicini, shembelltyre heretike e dinjitetit

Ne vite e kam percjelle krijimtarine e Solzhenicinit, kontestator i paperkulur ndaj dogmatizmit politik, si kuptim negativ i dogmatizmit artistik. Akti rebelues i Solzhenicit tashme ka hyre ne histori. Eshte bere indikacion i pashmangshem historik. I burgosur politik, duke vuajtur me vite terrorin stalinist, Solzhenicini kishte vizionin e vet te kundershtimit heretik. Ky vizion ishte i komlpetuar dhe universal. Qe vizioni i nje shkrimtari, qe i shikon pikat e horizontit nga pikepamja e njerezores, qe refuzon krimin nga pozita e dinjtetit. I liruar nga kampi i internimit ai hyri ne portat e letersise pa trokitur me miresjellje, por me nje vrazhdesi tipike, ate te te revoltuarit te plotfuqishem. Ne 1967 shpertheu konflikti midis shkrimtarit te njohur menjehere, me shpejtesi te pabesueshme ne tere boten dhe Lidhjes se Shkrimtareve te BS.

Ky konflikt kishte domethenie te shumefishte. Ky konflikt kishte ne qender te vemendjes temen e angazhimit politik pro regjimit totalitar, apo sfiden ndaj ketij misioni te detyruar. Solzhenicini konceptohej nga ortodokset e metodes se realizmit socialist si Satanai i madh e ndaj tij skicohej alternativa e mbylljes se gojes, te mohimit te se drejtes te te shkruarit, si nje nga te drejtat me te qenesishme te njeriut ne te gjitha koherat e kombet. Drama e letersise sovjetike qendronte ne faktin se qe e lidhur ngushte me nje politike, qe ne fund te fundit, pesoi disfate, sidomos mbas vdekjes se Leninit. Ajo nuk qe e tille ne vitet e para te revolucionit, kur ekzistonin e gjallonin rryma te ndryshme artistike e kishte nje liri krijimi me te madhe. Formula e Stalinit se "shkrimtari eshte inxhinier i shpirtrave" i shtrengonte artistet te programoheshin qe ne fillim. Kjo te kujtonte kodet e artit pikturik bizantin. 50 vjet mbas ardhjes se Stalinit ne fuqi deshtimi i kesaj politike kulturore qe i plote.

As Dostojevski, as Tolstoi, as Gorki, as Pasternaku, as Babeli, as Solzhenicini nuk qene inxhiniere te shpirtrave. Aplikimi me kembengulje i tipizimit te shkrimtareve te llojit "te ri" ka percaktuar nje impotence te artistit, po edhe nje revolte te brendshme, mbijetuese. Fatmiresisht ka patur edhe perjashtime. Po deshira e pushtetit politik per te nxitur Pushkinet, Cehovet, Bullgakovet per te qene furnizuesit kryesore dhe konstante te heronjve shembullore u shemb. Dikur edhe hungarezi Llukash, francezet Garodi e Lui Aragon ishin per nje forme angazhuese, mbase te variantit te realizmit socialist. Ne te vertete, dyshimet nuk kane pushuar kurre. Duke i bere homazh ne vitet '60 piktorit Henri Matis edhe Roland Lerua, ahere anetar i byrose politike te PK franceze ka thene per artin: "Nje forme e nihilizmit kulturor eshte te udhezosh per te hedhur poshte tere veprat ne te cilat permbajtja dhe kuptimi politik nuk jane te perceptueshme nga te gjithe, pretekstin se vepra te tilla do te benin nje floreshence magjike te ekonomise borgjeze.

Po ne refuzojme ta asimilojme ne menyre mekanike artin ne politike, per ta detyruar funksionin e artit te behet atribut i politikes". Po ne BS pushtetaret kishin kuptim tjeter per aplikimin e politikes ne krijimin artistik, duke dogmatizuar vete instiktin krijues. Ne kete kontekst kafkian te vazhdueshem te vijimesise ne humbje, u zhvillua edhe dalja ne drite e fenomenit Solxhenicin ne ate kohe. Pasternaku pati "disfaten" e vet. E detyruan te mos pranonte cmimin "Nobel" pikerisht ne kontekstin etatist politik. Ai u be nje simbol i perplasjes se Perendimit me Lindjen ne substratin e artit dhe ne superstrukturat e medha te politikes.

Pas Pasternakut pritej nje ndeshje e dyte. Kete here me fitimtare nga ana e heretikut, qe bente sfiden. Duke u kthyer nga Siberia mbas Kongresit te XX-te, ku Hrushovi denoncoi "gabimet e Stalinit", nje shkrimtar nervoz dhe i semure, ne te dyzetat, njeri me personalitet, me talent e me karakter, ngriti zerin per te shfaqur urrejtjen e thelle. B. Sovjetik u shokua, i mbytur nga shprehjet letrare te ketyre zbulimeve. Ky Dostojevsk bashkekohes, mbas 8 vjet pune te detyruar dhe i brejtur nga semundja, u shqua ne pak dite ne nxjerrjen te revista "Jeta e Re", e nje tregimi te tij qe titullohej: "Nje dite e Ivan Denisovicit". Eshte e qarte se Lidhja e Shkrimtareve e priti me krahe hapur ne ate kohe.

Nderkaq disa rezerva u manifestuan me tregimin "Shtepia e Matrones". Shigjeta e zeze dhe therrese e Solzhenicinit plagos optimizmin, i cili eshte baza e letersise zyrtare. Keto rezerva kryqezohen me likujdimin politik te mbrojtesit te tij Nikita Hrushovit ne tetor 1964. Mbas nje periudhe te pasigurte, Solzhenicini refuzon ato qe ka shkruar. Me 1967, A. Tvardovski, qe drejton "Jeta e Re", eshte i detyruar te refuzoje publikimin e "Rrethit te Pare" dhe te "Pavionit te kancerozeve". Por nga kopjet e panumurta, doreshkrimet kalojne jashte shtetit, pikerisht ne France, ku ne 1968 u publikuan nga Juliard dhe Lafont. Ne Kongresin e lll-te te shkrimtareve sovjetike, ne 1959, Solzhenicini ishte i panjohur. Ne Kongresin e lV, ne 1967, kariera e Solzhenicinit kishte mbaruar. Por ai nuk u dorezua. Nen konformimzmin e debateve te pafund, qe sovjetiket i mbanin sekret, mbreteronte nje semundje e dukeshme.

Te pakten, Solzhenicini nuk heshti

Ishte akoma ne valen e denimit te Siniavskit dhe Danielit, qe kishte ngritur reaksione te panumurta ne Gjirin e Lidhjes se Shkrimtareve. Do te ishte gabim te mendoje se shkrimtaret nuk mund te shpreheshin. Por jo, ata flisnin... Te pakten disa prej tyre. Por eshte gjithmone sekretari anonim, qe kish fjalen e fundit.

Ne fakt, ky i shenonte te gjithe ata qe nuk aprovonin ngricen. Po befas shpertheu bomba. Ne korridoret e Kongrest kalonte nga dora ne dore letra e Solzhenicinit. I burgosuri i vjeter, edhe nje here zgjodhi indinjimin. Ne kete leter ne spjegimet e pameshirshme, ai percaktoi rolin e shkrimtarit, detyren e tij qe te trajtoje tema me te pergjitheshme, "misteret e zemres, te ndergjegjes njerezore, takimin e jetes dhe te vdekjes, kalimin e dhembjes shpirterore dhe ligjet e thellesive te pafund te mijevjecareve, qe do te shoqerojne historine njerezore dhe do te zgjatin perderisa Dielli te shuhet." Ai vijonte: "E vetmja gje qe me ngushellon, eshte se asnje nga keto shpifje nuk do mund te me jape nje infarkt: une kam qene mjaft i forcuar nga kampet staliane".

Dhe akoma kjo fraze e shquar:

"Une jam i qete, une e di, qe do te permbush detyren e shkrimtarit ne te gjitha rrethanat dhe mund qe mbas vdekjes time me akoma me shume sukses, me me shume autoritet se ne te gjallet tim. Askush nuk mund te arrije te pengoje rrugen me te vertete dhe une jam gati te vdes qe ajo te shkoje me tej". Kongresi qe tronditur dhe ne momentin e zgjedhjeve, liberalet fituan gjithashtu nga terreni kunder konservatoreve. Lufta kunder Solzhenicinit u ashpersua me teper ne vitet 1968 dhe 1969. Shkrimtari refuzonte me kembengulje cdo leshim ne aparatin e tij kritik. Gjate nje mbledhjeje te Lidhjes se Shkrimtareve, qe u mbajt ne Rjazan, ai u shpreh: "Po, une jam gati te vdes dhe jo vetem. Votoni! Ju jeni shumica, por mos harroni qe historia e letersise do te interesohet per seancen e sotme."

Kete here Lidhja e Shkrimtareve e goditi te panenshtruarin ne te gjithe shtypin. Kjo ashpersi shpjegohet nga dy aresye. E para qe pohuar nga vete Sekretari i Lidhjes se Shkrimtareve Sykov, qe thoshte: "veprat e Solzhenicinit jane me te demshme per ne se sa veprat e Pasternakut. Pasternaku ishte nje njeri i merzitur nga jeta ndersa Solzhenicini ka nje temperament te gjalle, luftetar i formuar ideologjikisht". Aresyeja e dyte qendron ne ashpersine e Solzhenicinit, i cili perseriste "nuk do te zgjasi shume qe te heshtin krimet e Stalinit, sepse jane krime te kryera mbi miljona qenie dhe kerkojne drite". I perjashtuar Solzhenicini nuk kishte me asnje shans te publikoje ne Bashkimin Sovjetik. Ai vendosi edhe nje here akoma te godase duke apeluar koleget e tij. "Oret tuaja jane mbrapa, hapni perdet, qe i doni kaq shume.

Ju nuk dyshoni se jashte eshte dite... Te verber, ju nuk kuptoni gjithashtu se po shkoni ne drejtim te kundert me kete qe ju keni delkaruar..." Shume nga admiruesit i shkruajten Lidhjes se Shkrimtareve per te protestuar, opinioni boteror deshtoi. Solzhenicinit te fyer, te akuzuar per tradhti ju paraqit nevoja e mergimit. Ai veproi tamam sipas Pasternakut: "Une nuk kam asnje deshire te shkoj jashte. Le te shkojne te tjeret po te duan, le te shkojne ne Kine". Ne kete atmosfere, me pensionin e tij si invalid lufte, Solzhenicini perjetoi vitin 1970, deri ne cmimin "Nobel", qe shkrepi si bubullime, kur nuk dihej akoma ne se do te ishte per te hyjnor apo katastrofik. Kane kaluar vite.

Nobelisti Solzhenicin jetoi ne Amerike dhe vazhdon te shkruaje ne Rusi. Qe nga ekzili i tij ai shpalosi disa kryevepra letrare, duke e ngritur perden per te pare tere njerezimi koken e Meduzes se totalitarizmit.Lufta e tij nuk qe e pakuptimte, as dhe ezoterike. Lufta e tij u universalizua dhe sot ende vazhdon te impresionoje njerezit. Vec te tjerave Solzhenicini tregon se shkrimtaret nuk duhet te jene kurre konformiste, po perhere heretie. Ky heretizem buron nga koncepti i lirise se krijimit, qe ngrihet edhe mbi konceptin e lirise politike.

A nuk eshte ky apel teper aktual edhe per ditet tona?

* * *

A eshte rastesi qe personalitetet e kultures kurre nuk i kane mbrojtur koleget?

Skica evokuese e mesiperme, eshte konceptuar nga une qe heret. Ne vitet '70 te shekullit te kaluar, punova per gati tre vjet si redaktor ne gazeten "Drita". Rastesisht, me ra ne dore nje reviste kulturore franceze ku lexova te dhenat per Solzhenicinin dhe revolten e tij. Asokohe, ne gazeten "Drita", Solzhenicini anatemohej. Ky anatemim, u insititucionalizua edhe per shkrimtaret shqiptare ne te famshmin dhe kobziun Pleniumi IV. Duke ripare ne shtepi disa nga shkresat e viteve te kaluara, u befasova kur gjeta shenimet e dites kur ne redaksine e gazetes "Drita", personalitete te kultures se asaj kohe, por edhe te kesaj kohe, me kritikuan mua si hermetik, me ndikime te huaja, se bashku me kolegun tim gazetarin Thanas Dino dhe na denuan te shkonim per riedukim mua, ne qytetin e Rrogozhines si mesues, kurse Dinon ne fshatin e Picarit ne Gjirokaster.

Atehere me naivitet mendoja se miqte qe kishim, shkrimtaret, personalitetet qe ne i adhuronim, qe i donim me gjithe shpirt, nuk kishin fuqi per te na mbrojtur, per shkak te struktures se diktatures. Kjo gje, me ka bere te mendoj thelle, per te menduar se nuk ka qene nje rastesi qe personalitetet e kultures kurre nuk i kane mbrojtur koleget dhe njeri-tjetrin, pothuaj asnjehere "c'trishtim i tmerrshem!) edhe ne kohen e shkaterrimit te diktatures, kur mitizohet fjala e lire dhe kinse liria eshte kthyer ne nje tabu. E them me trishtim perseri njeqind-fish me te tmerrshem kete gje, mbasi kur vjen puna per te persekutuar nje personalitet te kultures, koleget bejne te heshturin dhe jane burracake ndaj persekutimit. Kjo nuk ka te beje me ndonje fat personal, ose me ndonje zhgenjim te tmerrshem timin.

Si ka mundesi qe statusi i nje personaliteti te kultures te jete i paperfillshem dhe gati zero nga politika? Por nga cila politike? Nga politika me mediokre qe ka nje fobi te tmerrshme ndaj kultures se vertete, por qe zoteron gjithcka sot ne Shqiperi, fatet e njerezve, fatet e secilit, pra te te gjitheve? Kush i pyet intelektualet, intelektualet e kultures ne Shqiperi? Akademiket konsiderohen si nje kope, qe mund te shperndahen nga kerraba e cilitdo bari. Por ama, bari politik. Politika e futjes se kokes se strucit ne dhe' mund te jete e pelqyeshme, komode, por llahtarisht e mjerueshme. Ky shkrim nuk duhet pergjithesuar ne menyre totale. Por ky shkrim heq perden per te pare koken tmerruese te Meduzes, te dukurise se burracakerise se shkrimtareve dhe njerezve te kultures. Kur statusi i njeriut te kultures, eshte i nderuar ne nje shoqeri, atehere kjo shoqeri eshte vertet e emancipuar. Por jemi larg ketij emancipimi.

KOHA JONE - E Shtune, 07 Janar 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara