HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diaspora shqiptare duhet te orientohet nga vlerat

-- nga Nevruz LULO

Shqiptaret, neper vite kane provuar emigracionin dhe veshtersite qe kane hasur kane qene jo te pakta. Zanafilla e hershme e emigrimit te shqiptareve, ka bere qe jo vetem ne Europe, por edhe ne kontinentet e tjere te kete ngulime te shumta. Qe kane nje shtrirje gjeografike te lakmueshme per cilindo komb. Me perberje heterogjene, diaspora, ka patur ne vetvete dhe misherimin per nje ndjesi kombetare te virtutshme. Gje qe ka munguar tek bashkekombasit gjate periudhes tragjike komuniste.

Edhe ne SHBA ngulimet shqiptare datojne qysh nga fundi i shekullit te 18-te, dhe gradualisht kane patur ngritje e zbritje te kondicionuara nga realitetet qe ndodhnin ne trojet shqiptare. Dyndjet me te medhaja datojne pas periudhes se postdiktatures, cka ka sjelle nje zhvilim krejt tjeter persa i perket shtrirjes, nivelit arsimor dhe regjional. Nese ndalesh dhe analizon ngulimet shqiptare ne Amerike, do te shohesh se ka patur dhe krisje apo kontrakdita midis bashkekombesve te orientuar sipas llogjikes partiake, fetare dhe universale.

Me se shumti kontrakditat ishin te percaktuara sipas politikes dhe sygjerimeve partiake, qe sollen jo pak konfuzitet dhe dasi ne mesin e diaspores ne kete vend me kulture te theksuar demokratike. Dasite ne mesin e diaspores u thelluan me se shumti kur rregjimi gjakatar i Enver Hoxhes,arrtiti te konsolidonte pushtetin brenda Shqiperise, dhe me ndihmen e pakursyer te bizantizmit bolshevik rus, mundi te infiltronte ne Ameriken e larget grupe te sofistikuara agjentesh. Qe me hir apo pahir sollen eleminimin e elitarizmit antikomunist, mbollen percarje dhe synonin te shkaterronin perfundimisht rolin efektiv te antikomunizmit real qe strehohej ne SH.B.A. Te derguarve te Hoxhes, po t'u shtosh dhe ata qe emetonte UDB-ja e Titos (flasim vetem per shqiptaret e shitur) do te shohesh se dergata e percarjes behesh me teper se parashikonte mendja njerezore.

Keshtu diaspora shqiptare kishte perballe nje mur jo te lehte, qe vepronte me te gjitha menyrat per te atrofizuar bazen e opozites reale shqiptare, per te krijuar kesisoj nje lehtesi per sistemin qe dhunonte paradoksalisht nje popull te tere, dhe mendjen e kish te dhunonte edhe ata qe ishin larguar dhunshem. Ky tabor i antishqiptarizmit dhe i shitjes se interesave tona kombetare ka vepruar, vepron dhe do te veproje ne harmoni te plote me qarqet shoviniste antishqiptare, te drejtuara nga trinomi Beograd-Moske-Athine. Keta sherbestare te antihumanizmit, antidemokracise dhe antishqiptarizmit edhe sot vazhdojne te mbjellin ngado frymen e percarjes kombetare, fetare apo partiake.

Keta ilegale te bolshevizmit te shperdare si kepurdhat pas shiut neper media, shoqata apo organizma te komunitetit veprojne serish me deshirren e zjarrte per te shkaterruar si perhere intelektualizmin, ndjenjen kombetare dhe per te risjelle ne skene makabritetin e perversitetin absurd. Hidhi nje sy organizmave e do te kuptosh se sa thelle kane hyre veglat e diktatures gjakatare ne shpirtin e komunitetit. Shiko mediat shqiptare ne SH.B.A dhe do te kuptosh se ishshefat e sigurimit famekeq, ishUDB-istet, ishkomunistet dhe ishkomitetasit e vitit '97-te bejne ligjin sipas llogjikes se tyre primitiviste. Hidhi nje sy shoqatave humanitare dhe do te shohesh se serbofilet, enveristet dhe Asfalistet jane koordinatoret apo kreret kryesore te tyre. Pse mund te pyese kushdo...?

Ky eshte orientimi qe kane marre. Kjo eshte detyra qe u eshte ngarkuar. Dhe serish pas shume thirrjeve apo apeleve ndaj komunitetit shqiptar serish kavjet e semura kerkojne emer, kerkojne terren per te helmuar deri ne qelize komunitetin shqiptar. Dhe neper mend me vjen shprehja e fameshme e Konices: Armiku me i madh i shqiptarve eshte vet shqiptari (sherbestaret e antishqiptarizmit - shen. im). Por deri kur do te lejojme qe gjendrat kanceroze te mbajne ne kaos nje komunitet te tere...? Deri kur do te vazhdojme te shohim antivlerat kombetare te bejne c'duan...? Nese vazhdimisht do te mbetemi ne indiference, do te kemi pas shpine thiken e ngulur nga ata (imoralet e kombit), qe shesin-blejne ēdo gje, mjafton te permbushin detyrat qe kane marre.

Shqiptaret nuk duhet te mbesin te denuarit e perjetshem, ata kane forcen, intuiten dhe ndjesine per t'u ngritur mbi amoralitetin e maskarades qe eshte sot ne krye te formacioneve proNanoiste, progreke apo propercarjes. Diaspora shqiptare perfundimish duhet te largohet nga mentaliteti primitiv i te derguarve tragjike. Ajo duhet te kuptoje se progresi nuk mund te avancoje nga zjarrevenesit e shkaterruesit e vlerave, pavarsisht nga pasurite qe zoterojne. Tashme koha kerkon ndryshimin e kursit, kerkon te mos vazhdohet me sulme ndaj elites apo te neperkembjes se vlerave.

Nese Enveri apo bashkeidealistet e tij sllavo-ortodokse arriten te vrisnin nje Mit'hat Frasher, te mbanin larg nje Ernest Koliq, te talleshin me kapacitetet tona intelektuale e kombetare. Kjo nuk do te thote te vazhdojme te njejtin kurs, sepse keshtu duan bashibozuket e diktatures. Mjaft me me falsitete pseudosh te deshtuar, koha nuk punon per antishqiptaret.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara